Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Gënjeshtra - dëm i madh për shoqërinë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
Usame


Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

Gënjeshtra - dëm i madh për shoqërinë Empty
MesazhTitulli: Gënjeshtra - dëm i madh për shoqërinë   Gënjeshtra - dëm i madh për shoqërinë Icon_minitimeFri Jul 31, 2009 1:18 am

Gënjeshtra është veti e keqe dhe shëmtuar.
Gënjeshtër llogaritet çdo fjalë që nuk është e vërtetë, qoftë duke e thënë për shaka, apo për seriozitet, apo kur je i nevrikosur, apo për t'i bërë të tjerët që të qeshin.

Për fat të keq, në shoqëri është përhapur shumë kjo dukuri negative.

Vështirë është të shpëtojë nga ajo i vogëli apo i madhi, gruaja apo burri. Madje gënjeshtra gati se është bërë artikull i shitblerësave, argument i bashkëshortëve, arsyetim i fëmijëve...
Gjithashtu ajo është bërë atraktive tek mediat dhe shkrimet gazetareske, tek artistët dhe humoristët.
Vërtetë gënjeshtra sjellë dëm tek individi dhe shoqëria. Ajo tregon shpirtligësinë e gënjeshtarit, qëllimet e dobëta të tija dhe devotshmërinë e pakët që posedon. Gënjeshtari vetëm veten e tij e poshtëron, ai e largon nga vetja e tij krenarinë dhe motivitetin.
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Keni kujdes nga gënjeshtra! Gënjeshtra të shpie në gjëra të këqija e ato të shpiejnë në Xhehennem. Robi vazhdon gjithnjë të jetë gënjeshtar gjërsa tek All-llahu shkruhet si gënjeshtar."
Sa gënjeshtra kanë shkaktuar urrejtje dhe armiqësi mes njerëzve?! Sa e sa gënjeshtarë kanë humbur besueshmërinë e tyre tek njerëzit për shkak të gënjeshtrave që bëjnë?!
Gënjen për të mashtruar të tjerët. Gënjen për ta shitur mallin e tij të dobët, të prishur dhe me çmim që nuk e meriton. Gënjen për të blerë ashtu si i konvenon atij.
Gënjen bashkëshortin e vet për t'ia mbuluar vetës gabimet apo tradhëtin. Gjithashtu gënjen bashkëshorten për arsye të dobëta.
Gënjejnë për t'i bërë programet më interesante dhe për t'i tërhequr lexuesit.
S'ka dyshim se në Ditën e Gjykimit do të ketë llogari për të gjitha këto.

Gënjeshtra ndaj All-llahut
Është prej gënjeshtrave më të rënda të shpifësh për All-llahun atë që nuk e di. Të thuash për një vepër të ndaluar se është e lejuar apo të thuash për një vepër të lejuar se është e ndaluar.
Thotë All-llahu i Madhërishëm:
"Mos thoni në lidhje me atë që jua thotë goja duke gënjyer: “Kjo është e ligjshme dhe kjo është e ndaluar”, që të shpifni gënjeshtër ndaj All-llahut, (pasi) me të vërtetë ata të cilët shpifin gënjeshtra ndaj All-llahut kurrë nuk do të fitojnë." [En-Nahl, 116]
"Dhe kush bën padrejtësi më të madhe se ai i cili trillon gënjeshtër ndaj All-llahut, apo mohon Ajetet e Tij (provat, shenjat, treguesit)? Vërtet që mizorët (mosbesimtarët, keqbërësit, të padrejtët) kurrë nuk do të jenë të fituar." [El-En'amë, 21]
Duhet pasur kujdes ata që japin fetva, të mos e thojnë diçka që All-llahu nuk e ka ligjësuar apo e ka lejuar. Apo t'i udhëzojnë njerëzit për në Xhennet në një rrugë që i devijon ata nga ai. Apo t'ia mveshin All-llahut diçka që Atij nuk i takon dhe nuk është i kënaqur me të.

Gënjeshtra ndaj Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]
Nuk lejohet që njeriu të tregojë hadithe që nuk janë të sakta, duke thënë se i ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. Edhe nëse këtë e përdorë për t'i motivuar njerëzit për vepra të mira.
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Gënjeshtra ndaj meje nuk është sikur një gënjeshtër ndaj dikuj tjetër. Kush gënjen ndaj meje qëllimisht, le ta përgadisë ulësen e tij prej zjarri."
Andaj le të ketë kujdes ai që flet në emër të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]! Ose t'i mësojë hadithet e sakta të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], ose le të heshtë, e mos të flasë atë që nuk e di!

Gënjeshtra për t'i bërë njerëzit për të qeshur
Humoristët që trillojnë tregime, që të qeshin njerëzit, janë nën një kërcënim nga ana e All-llahut Fuqiplotë.
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Mjerë për atë që shpif për t'i bërë njerëzit që të qeshin, mjerë për të... mjerë për të."
Nëse dikush don që të bëjë shaka, le të flasë drejtë e mos të gënjejë!

Gënjimi i fëmijëve
Shumë prindër i gënjejnë fëmijët e tyre të vegjël që të "rehatohen" nga ata apo për t'i trembur, ashtuqë të ndalen nga lojërat e të rrijnë urtë. Apo u tregojnë atyre tregime të rrejshme. Këto sjellje e dëmtojnë moralin e fëmiut, sepse fëmiu më pas pason prindërit në këtë veti të keqe.

Gënjeshtra e datës 1 prill
Është për të ardhur keq që kjo datë njihet edhe në mesim e muslimanëve si "Dita e Rrenës". Muslimanët janë të urdhëruar që të flasin gjithmon drejtë e mos të gënjejnë, larg asaj që rrenës t'ia veçojnë një ditë të veçantë, e të shkrehen në gënjeshtra duke mos patur rezervë. A nuk ia kanë frikën All-llahut?!
Thotë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Një përson e thotë një fjalë që e hidhëron All-llahun e Madhëruar, e që ai nuk e mendon se me të ka shkaktuar dëm aq sa ka shkaktuar, e All-llahu t'a shkruaj hidhërimin e vet ndaj tij për këtë fjalë deri që ta takojë."
Andaj, i këshillojmë të gjithë besimtarët që të mos marrin pjesë në këto gjeste të dobëta dhe veti të shëmtuara dhe të ruhen nga hidhërimi i All-llahut.
Lusim All-llahun që t'na bëjë nga të sinqertit dhe t'na ruaj nga gënjeshtra!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Gënjeshtra - dëm i madh për shoqërinë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gënjeshtra mes bashkëshortëve
» LLOJET E KUFRIT TË MADH
» Lënia e namazit - kufër i vogël apo i madh?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Gruaja dhe Familja në Islam-
Kërce tek: