Falënderuar qoftë All-llahu, i Cili na zbriti Kur'anin fisnik, që ta kemi në jetë udhëheqës dhe gjykues, dritë dhe shërues, argument dhe shpëtues.
Me te pastrohen zemrat dhe qetësohen, sytë në te kënaqën dhe rehatohen, veshet prehen me dëgjimin e tij dhe trupi shërohet.
Nga mirësitë e All-llahut, të cilat janë të pafundme është se All-llahu [subhanehu ve teala] na mundësoi t'i bëjmë Atij ibadet edhe me lexim të Kur'anit. Leximi i Kur'anit të lartë ka vlera të mëdha. Këtë e dëshmojnë ajete të numërta dhe hadithe të shumta.
Thotë All-llahu i Madhëruar:
إِنَّ الَّذِينَ يَتْلُونَ كِتَابَ اللَّه وَأَقَامُوا الصَّلَاةَ وَأَنفَقُوا مِمَّا رَزَقْنَاهُمْ سِرًّا وَعَلَانِيَةً يَرْجُونَ تِجَارَةً لَّن تَبُورَ
"Ata që e lexojnë librin e All-llahut, e falin namazin dhe nga begatitë që Ne u kemi dhënë japin fshehtazi dhe haptazi, ata e shpresojnë një fitim që kurrë nuk u humbet." [Fatir, 29]
Cili është ky fitim kaq i madh?
Është shpërblimi dhe mirësia e All-llahut që i shton për robët e Tij, siç vijon ajeti më pas:
لِيُوَفِّيَهُمْ أُجُورَهُمْ وَيَزِيدَهُم مِّن فَضْلِهِ إِنَّهُ غَفُورٌ شَكُورٌ
"Që Ai (All-llahu) do t'ju plotësojë shpërblimin e tyre, e edhe do t'ju shtojë nga mirësia e Tij, vërtet Ai është mëkatfalës dhe shumë mirënjohes." [Fatir, 30]
Gjithashtu thotë All-llahu i Madhëruar:
إِنَّمَا أُمِرْتُ أَنْ أَعْبُدَ رَبَّ هَذِهِ الْبَلْدَةِ الَّذِي حَرَّمَهَا وَلَهُ كُلُّ شَيْءٍ وَأُمِرْتُ أَنْ أَكُونَ مِنَ الْمُسْلِمِينَ {91} وَأَنْ أَتْلُوَ الْقُرْآنَ فَمَنِ اهْتَدَى فَإِنَّمَا يَهْتَدِي لِنَفْسِهِ وَمَن ضَلَّ فَقُلْ إِنَّمَا أَنَا مِنَ الْمُنذِرِينَ
"91. Unë jam urdhëruar të adhuroj vetëm Zotin e këtij qyteti, të cilin Ai e bëri të shenjtë, se Atij i takon çdo send, dhe jam urdhëruar të jem prej besimtarëve të sinqertë. 92. E, edhe ta lexoj Kur'anin, e kush pranon udhëzimin e tij, ai udhëzohet vetëm për të mirën e vet, e kush ka humbur, ti thuaj: "Unë vetëm tërheq vërejtjen". [En-Neml]
All-llahu i madhëruar e urdhëron të Dërguarin e Tij [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] që të recitojë Kur'an dhe ky urdhër përfshinë edhe ummetin e tij:
وَرَتِّلِ الْقُرْآنَ تَرْتِيلًا
"Dhe Kur'anin recitoje me vëmendje!" [El-Muzzemmil, 4]
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
وَقُرْآنَ الْفَجْرِإِنَّ قُرْآنَ الْفَجْرِ كَانَ مَشْهُودًا
"Me të vërtetë që leximi i Kur’anit herët në agim është gjithnjë i dëshmuar (i ndjekur nga melekët e ditës dhe të natës, të ngarkuar për mbikqyrjen e njerëzve)." [El-Isra, 78]
Hadithet e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] që tregojnë për vlerën e leximit të Kur'anit:
Transmetohet nga Ebu Seidi se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]:" Thotë All-llahu, azze ve xhel-le: "Kush angazhohet me leximin e Kur'anit nga dhikri (përmendja e All-llahut) dhe duaja, do t'i jap atij mirësi më shumë se sa atyre që më bëjnë dua. Vlera e madhe e fjalëve të All-llahut mbi fjalët e tjera është sa vlera e All-llahut mbi krijesat e Tija." [Et-Tirmidhiu, 2962, Ed-Darimij, 441/2]
Transmetohet nga Enesi [radijallahu anhu] se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "All-llahu i ka disa njerëz shumë të afërt. Thanë: Kush janë ata, o i Dërguari i All-llahut! Tha: Të afërmit e Kur'anit janë të afërmit e All-llahut dhe të veçantit e Tij." [En-Nesaiu, 56]
Qëllimi i të afërmeve të Kur'anit (ehlu Kur'an) është hafizat e Kur'anit, ata që vazhdimisht e lexojnë dhe i praktikojnë parimet e tija. Ata janë evlijatë e All-llahut dhe njerëzit e veçantë të Tij.
Transmetohet nga Abdullah bin Amër bin El-Asë [radijallahu anhu] se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Kush e ka përmledhur Kur'anin (në gjoks, dmth e ka mësuar përmendësh) ka bartur një gjë madhështore. Mes shpatullave të tija ka arrirë pozita e pejgamberllekut, me ndryshim se atij nuk i shpallët ndonjë shpallje. Sepse Kur'ani është në gjoksin e tij." [El-Hakim në El-Mustedrek, 552/1]
Transmetohet nga Ebu Emameh [radijallahu anhu] se ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: "Lexone Kur'anin sepse ai do të ndërmjetësojë për të afërmit e tij në Ditën e Gjykimit." [Muslim, 1871 dhe të tjerë]
Transmetohet nga Othman bin Affani [radijallahu anhu] se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Më i miri prej jush është Ai që e mëson Kur'anin dhe ua mëson të tjerëve." [El-Buhari, 5027]
Transmetohet nga Abdullah bin Amër bin Al-Asë [radijallahu anhuma] nga Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se ka thënë: "I thuhet të afërmit të Kur'anit (në Ahiret): Lexoje Kur'anin dhe ngritu lartë duke e recituar ashtu siç e recitojshe në dunja se vendbanimi yt do të jetë aty ku do ta përfundosh ajetin e fundit." [Ebu Davudi, 1464]
Transmetohet nga Ebu Sherih El-Hizai se ka thënë: Doli njëherë tek ne i Dërguari i All-llahut dhe tha: "Myzhde... myzhde...! A dëshmoni se nuk ka të adhuruar me të drejtë tjetër pos All-llahut dhe se unë jam i Dërguari i Tij? Thanë: Pajtetër. Tha: Vërtetë, ky Kur'ani është shkak, një anë e tija është në Dorën e All-llahut dhe një anë është në dorën tuaj, andaj kapuni fort për te! Ju nuk do të devijoni e as do të humbëni pas tij asnjëherë." [Shuabul-Iman, 501/4]
Transmetohet nga Salimi e ky nga babai i vet se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Nuk lejohet zilia përveç se ndaj dy përsonave; Ndaj një njeriut, që All-llahu i ka dhuruar pasuri e ai e shpenzon atë ditë e natë dhe ndaj një njeriut ia ka dhuruar Kur'anin e ai falët dhe e lexon atë ditë e natë." [El-Buhari, 7529]
Transmetohet nga Ebu Hurejra [radijallahu anhu] se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Çdo grup njerëzish që mblidhen në një shtëpi nga shtëpiat e All-llahut për të lexuar Kur'an dhe e mësojnë atë mes tyre, u zbret atyre qetësia dhe i mbulon ata rahmeti dhe i përmend All-llahu tek ata që i ka tek vetja." [Muslim, 6795]
Këto ishin disa ajete dhe hadithe që treguan vlerën e madhe të leximit, mësimit dhe recitimit të Kur'anit.
Lusim Zotin që të jemi prej atyre që marrim pjesë nga kjo mirësi e madhe e mos të na privojë nga leximi dhe mësimi i Kur'anit!