Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Besimi në Librat e All-llahut xh.sh pjesa e pare

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 40

Besimi në Librat e All-llahut xh.sh pjesa e pare Empty
MesazhTitulli: Besimi në Librat e All-llahut xh.sh pjesa e pare   Besimi në Librat e All-llahut xh.sh pjesa e pare Icon_minitimeFri Jun 05, 2009 2:34 pm

Një nga bazat e imanit është të besohen Librat e All-llahut xhel-le shanuhu, të cilët ua ka shpallur Pejgamberëve të Vet. All-llahu xhel-le shanuhu ua ka shpallur Librat e Vet si Muhammedit alejhis-selam - Kur’anin - ashtu edhe Pejgamberëve të tjerë.

Disa prej këtyre Librave All-llahu xhel-le shanuhu i ka përmendur në Kur’an:
1 - Teuratin, të cilin ia ka shpallur Musait alejhis-selam. All-llahu xhel-le shanuhu thotë:
“Ne kemi dërguar Teuratin, në të cilin është udhëzimi dhe drita. Sipas tij Pejgamberët, të cilit ishin të bindur e të ndershëm ndaj All-llahut, i gjykonin hebrenjtë, por edhe të diturit dhe juristët gjykonin sipas asaj që është ruajtur nga Libri i All-llahut, e për të cilin ata dëshmonin (se është i vërtetë)” (El-Maide: 44)
2 - Ungjilli, i cili i është shpallur Isait alejhis-selam. All-llahu xhel-le shanuhu thotë:
“Ne dërguam në gjurmët e Pejgamberëve, Isanë - të birin e Merjemës, vërtetues të Teuratit që e kanë para tyre. Dhe na ia dhamë atij Inxhilin, në të cilin ka udhëzim dhe dritë, vërtetues i Teuratit të shpallur para tij - udhërrëfim dhe këshillim për ata që i druhen All-llahut.” (El-Maide: 46)
3 - Zeburi, i cili i është shpallur Davudit alejhis-selam. All-llahu xhel-le shanuhu thotë:
“... dhe Davudit i kemi dhënë Zeburin.” (El-Is’ra: 55)
4 - Suhufet (fletushkat), të cilat All-llahu xhel-le shanuhu ua ka shpallur Ibrahimit alejhis-selam dhe Musait alejhis-selam Për to All-llahu xhel-le shanuhu na informon në këto ajete:
“Vallë, a nuk është i lajmëruar ai - për atë që gjendet në fletët e Musait (në Teurat) dhe të Ibrahimit i cili i plotësoi (obligimet) - që askush nuk do t’i bartë mëkatet e personit tjetër, dhe që njeriu do të ketë vetëm atë që ka punuar, dhe që përpjekjet e tij pa dyshim do të shihen së shpejti, (dhe se) do të shpërblehet me shpërblim të plotë dhe se te Zoti yt do të jetë kthimi.” (En-Nexhm: 36-42)

“Shpëtimin do ta arrijë ai që pastrohet (nga të këqijat) dhe që e përmend emrin e Zotit të vet dhe bën namaz! Por ju, përkundrazi, më shumë po e parapëlqeni jetën e kësaj bote, por jeta tjetër është më e mirë dhe e përhershme (e amshuar) Kjo, me të vërtetë, ka qenë shënuar në faqet e broshurave të lashta, në fletët e Ibrahimit dhe Musait.” (El-A’la: 14-19)
E, për sa i përket Librave të tjerë, që u janë shpallur Pejgamberëve të tjerë, All-llahu xhel-le shanuhu nuk na informon për emrat e tyre, porse na lajmëron se çdo Pejgamber i Tij ka pasur shpalljen që ia ka kumtuar popullit të vet. All-llahu xhel-le shanuhu thotë:
“(Dikur) të gjithë njerëzit i kanë takuar një bashkësie (pastaj lindi mospajtimi ndër ta), dhe All-llahu u ka dërguar Pejgamberë si sihariqtarë dhe si qortues, dhe me ta dërgoi Libër në të cilin gjendej e vërteta, që me të të gjykoheshin njerëzit për ato gjëra për të cilat nuk janë pajtuar...” (El-Bekare: 213)
Ne jemi të obliguar t’u besojmë këtyre Librave edhe pse nuk janë përmendur me emra. Por nuk e kemi të lejuar që All-llahut xhel-le shanuhu t’ia përshkruajmë çfarëdo libri qoftë të cilën Ai nuk ia ka përshkruar Vetes në Kur’an.
Jemi të obliguar të besojmë se të gjithë këta Libra kanë ardhur me të vërtetën, dritën, udhëzimin dhe teuhidin (veçimin, njësimin) e All-llahut xhel-le shanuhu, në rububijjetin e Tij, uluhijjetin e Tij me emrat e bukur dhe me cilësitë hyjnore të Tij. E çdo gjë që është shkruar më vonë në to dhe kundërshtohet me këto baza, është falsifikim që e kanë bërë njerëzit. All-llahu xhel-le shanuhu për Teurat thotë:
“Na kemi dërguar Teuratin, në të cilin është udhëzimi dhe drita.” (El-Maide: 44)
Për Inxhilin thotë: “Ne dërguam në gjurmët e Pejgamberëve, Isanë - të birin e Merjemes, vërtetues të Teuratit që e kanë para tyre. Dhe Ne ia dhamë atij Inxhilin, në të cilin ka udhëzim dhe dritë, vërtetues i Teuratit të shpallur para tij – udhërrëfim dhe këshillim për ata që i druajnë All-llahut.” (El-Maide: 46)
Jemi të obliguar të besojmë se Kur’ani është Libri i fundit që është shpallur nga All-llahu xhel-le shanuhu dhe se All-llahu xhel-le shanuhu e ka dekoruar atë me dekorata të posaçme mbi të gjithë librat e tjerë të shpallur më herët. Dekoratat më të rëndësishme janë:
1 - Ai përmban porosinë e Zotit dhe se ka ardhur si vërtetim i asaj që thuhej në Librat e mëparshëm për teuhidin (njëshmërinë) e All-llahut xhel-le shanuhu, për adhurimin kushtuar vetëm Atij dhe obligueshmërinë e nënshtrimit vetëm Atij; ka përmbledhur tërë atë që ka qenë e shpërndarë nëpër ata Libra për të mirën dhe për virtytet; ka ardhur si fjalë e fundit me të cilin kontrollohet korrektësia e të gjitha librave të tjerë, sepse ky verifikon të vërtetën që gjendet në to dhe flak ato që njerëzit kanë futur në to duke u përpjekur t’i shtrembërojnë ato. All-llahu xhel-le shanuhu thotë:
“Ne ty (o Muhammed!) ta kemi dërguar Librin (Kur’anin), të vërtetën e kulluar, që t’i vërteton Librat e shpallur më parë dhe të vigjilojë mbi to.” (El-Maide: 48)
Të besojmë se ai ka ardhur me Sheriat (Ligjin) për tërë njerëzimin e kemi obligim. Sheriati përmban tërë atë që i nevojitet njerëzve për lumturinë e tyre në të dy botët dhe me këtë janë anuluar të gjitha ligjet e mëparshme që u kanë ardhur popujve të mëparshëm. Në Sheriat janë caktuar ligjet e fundit e të përjetshme (amshueshme), të cilat vlejnë për të gjitha kohët dhe për të gjitha vendet.
2- Se Kur’ani është i vetmi Libër mbrojtjen e të cilit e garanton All-llahu xhel-le shanuhu:
“Ne, me të vërtetë, kemi shpallur Kur’anin, dhe Ne, me të vërtetë, do ta ruajmë atë (origjinalitetin e tij)” (El-Hixhër: 9)
“Me të vërtetë, ata që e kanë mohuar Këshillën (Kur’anin), kur u ka ardhur atyre (do të dënohen), me të vërtetë, ai (Kur’ani) është Libër i madhëri-shëm (i mbrojtur), të cilit nuk mund t’i vijë gënje-shtra, nga asnjëra anë (as përpara, as për mbrapa). Kjo është Shpallja prej të Gjithëdijshmit, të Falën-deruarit.” (Fussilet: 41-42)
Kjo cilësi dalluese rrjedh nga një tjetër cilësi dalluese, e kjo është se Kur’ani i është shpallur tërë njerëzimit nëpërmjet Muhammedit alejhis-selam, se nuk i është dërguar vetëm një populli, siç ka qenë rasti me shpalljen e Librave të tjerë. Prandaj, mbrojtja e tij nga falsifikimi dhe nga keqpërdorimi është e domosdoshme, në mënyrë që të mbetet argument i All-llahut xhel-le shanuhu kundër njerëzve derisa të ekzistojë kjo botë.
E, për sa u përket librave të tjerë, fjala e çdonjërit prej tyre ka qenë e dedikuar vetëm një populli të caktuar. Dhe ato, edhe pse janë në pajtueshmëri për nga bazat e besimit, kanë ardhur me dispozita ligjore lidhur vetëm për një kohë të caktuar dhe për një popull të caktuar. All-llahu xhel-le shanuhu thotë:
“... Ne për të gjithë ju kemi bërë ligj dhe rrugë të qartë.” (Maide: 48)
Prandaj All-llahu xhel-le shanuhu nuk është angazhuar që t’i ruajë ato gjatë tërë historisë, siç ka bërë me Kur’anin. Mirëpo, All-llahu xhel-le shanuhu na informon për falsifikimet që kanë përjetuar ata Libra. Për falsifikimet dhe ndërrimet që kanë bërë hebrenjtë në Teurat, All-llahu xhel-le shanuhu thotë:
“A shpresoni ju se për hir tuajin hebrenjtë do të bëhen besimtarë, kur disa prej tyre i dëgjonin Fjalët e Zotit, e pasi i kuptonin, me vetëdije i pështjellonin (ato fjalë).” (El-Bekare: 75)
“Në mesin e hebrenjve ka të tillë që shtrembërojnë kuptimin e fjalëve...” (En-Nisa’: 46)
Ndërsa për ndërrimet që i kanë bërë të krishterët në Ungjill, All-llahu xhel-le shanuhu thotë:
“Dhe prej atyre që thanë: “Jemi të krishterë”, kemi marrë zotimin e tyre, por edhe këta kanë harruar një pjesë nga ato me çka janë këshilluar, prandaj ua shtimë armiqësinë dhe urrejtjen në mes tyre deri në Ditën e Kiametit. Se, All-llahu, me të vërtetë, do t’i lajmërojë ata për ato që kanë punuar. O ithtarë të Librit! Ju erdhi juve Pejgamberi Ynë, i cili ju shpjegon gjëra nga ato që i keni fshehur ju prej Librit (Teuratit dhe Inxhilit) dhe ju fal shumë (kalon në heshtje) E, prej All-llahut ju erdhi juve dritë (Pejgamberi) dhe Libri i qartë (Kur’ani).” (El-Maide: 14-15)
Nga gjërat e shtrembëruara që i kanë futur hebrenjtë dhe të krishterët në fenë e tyre është edhe ajo se hebrenjtë pohojnë se Uzejri është i biri i All-llahut, e të krishterët pohojnë se Mesihu është i biri i All-llahut. All-llahu xhel-le shanuhu thotë:
“Hebrenjtë thonë: “Uzejri është i biri i All-llahut”, të krishterët thonë: “Isai është i biri i All-llahut”. Këto janë fjalët e tyre, nga goja e tyre, i imitojnë fjalët e mohuesve të mëparshëm. I vraftë All-llahu! Si po shmangen (nga e vërteta)!” (Et-Teube: 30)
Kur’ani e korrigjon këtë gabim dhe shtrembërim të tyren të Fjalëve të All-llahut xhel-le shanuhu, e thotë:
“Thuaj: Ai, All-llahu është Një! All-llahu është mbrojtës i gjithkujt. (Ai) nuk ka lindur prej dikujt, as nuk ka lindur kë. Dhe askush nuk i ngjason Atij.” (El-Ihlas: 1-4)
Kur’ani verifikon faktin se të gjithë Pejgamberët janë njerëz, të cilët All-llahu xhel-le shanuhu i ka dekoruar me shpallje dhe me cilësi të cilat u mundësojnë ta pranojnë atë nga All-llahu xhel-le shanuhu dhe t’ua komunikojnë besnikërisht njerëzve. All-llahu xhel-le shanuhu i drejtohet Pejgamberit të Vet duke thënë:
“Thuaj: “Unë jam vetëm njeri si ju, mua më është shpallur që Zoti juaj është vetëm një Zot. Kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të punojë vepra të mira dhe, le të mos i bëjë shok askënd në adhuri-min e Zotit të vet!” (El-Kehf: 110)
Nga shtrembërimet që i kanë bërë të krishterët, e për çka na informon All-llahu xhel-le shanuhu në Kur’an, bën pjesë edhe ajo se disa prej tyre e kanë çoroditur domethënien e pejgamber-llëkut dhe kanë filluar t’i veshin Isait, birit të Merjemës, cilësi hyjnore, ndërsa të tjerët atë e konsideronin njërin prej të treve. All-llahu xhel-le shanuhu thotë:
“Jobesimtarë janë ata të cilët thonë: “Me siguri Zot është Mesihu - i biri i Merjemes!” (El-Maide: 72)
“Jobesimtarë janë ata që thonë: “All-llahu është njëri prej treve! E, s’ka zot tjetër përveçse një Zot!” (El-Maide: 73)
Kur’ani sinjalizon në këtë falsifikim dhe duke shpjeguar korrektësinë e besimit përkitazi me Isanë alejhis-selam thotë:
“Mesihu - i biri i Merjemës, është vetëm Pejgamber, - edhe para tij kanë kaluar Pejgamberë. Nëna e tij përherë ka qenë e drejtë. Që të dy hanin ushqim...” (El-Maide: 75)
Fakti rreth të cilit nuk do të kundërshtohet kurrë një njeri objektiv është se sot nuk ekziston asnjë libër që me siguri të plotë mund t’i përshkruhet All-llahut xhel-le shanuhu, përveç Kur’anit madhështor. Në këtë fakt udhëzojnë edhe shumë argumente shqisore, me gjithë lajmërimet e All-llahut xhel-le shanuhu se Librat e mëparshëm janë falsifikuar që të tëra. Ja disa prej këtyre argumenteve:
VAZHDON PJESA E DYTE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Besimi në Librat e All-llahut xh.sh pjesa e pare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Besimi në Librat e All-llahut xh.sh pjesa e dyte
» Shkarko ligjeraten 100 hadithe që flasin për faljen e mëkateve (pjesa e pare dhe pjesa e dyte)
» TRINITETI DHE VËRTETËSIA E TIJ (Pjesa e parë)
» Përgatitja për Ramazan, pjesa e parë
» Kur'ani famëmadh mahnit shkencëtarët pjesa e pare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Akide-
Kërce tek: