Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Besimi në Librat e All-llahut xh.sh pjesa e dyte

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 40

Besimi në Librat e All-llahut xh.sh  pjesa e dyte Empty
MesazhTitulli: Besimi në Librat e All-llahut xh.sh pjesa e dyte   Besimi në Librat e All-llahut xh.sh  pjesa e dyte Icon_minitimeFri Jun 05, 2009 2:35 pm

1 - Ekzemplarët origjinalë të Librave të shpallur para Kur’anit janë humbur, andaj sot në duart e njerëzve ekzistojnë vetëm përkthimet e tyre. E, për sa i përket Kur’anit, ai gjer më sot është ruajtur me të gjitha kaptinat, fjalitë, fjalët dhe shkronjat, ashtu siç e ka mësuar Xhibrili alejhis-selam Pejgamberin e All-llahut dhe ashtu siç i ka mësuar Pejgamberi alejhis-selam as’habët e vet, radijAll-llahu anhum.
2 - Në këta libra janë përzier Fjalët e All-llahut xhel-le shanuhu me fjalët e njerëzve, të cilët kanë komentuar dhe kanë folur për historinë, për jetëshkrimin e Pejgamberëve dhe të nxënësve të tyre dhe për konkluzionet e fakihëve (juristëve). Prandaj nuk mund të dihet se cilat janë Fjalët e All-llahut xhel-le shanuhu e cilat janë fjalët e njerëzve. E, për sa i përket Kur’anit, ai është e folur e All-llahut xhel-le shanuhu dhe në të nuk është përzier asgjë tjetër, as hadithi i Pejgamberit alejhis-selam, e as e folura e as’habëve a e kujtdoqoftë tjetër.
Ebu Vefa Ali bin Akliu thotë: “Nëse dëshiron të vërtetohesh se Kur’ani nuk është e folura e Pejgamberit alejhis-selam, por i është shpallur atij, shiko të folurin e tij se si dallohet nga Kur’ani dhe kundroje dallimin ndërmjet dy të folurave dhe dy stileve. Është e njohur se të folurat e njerëzve i ngjajnë njëra-tjetrës, kurse asnjë fjalë e Pejgamberit alejhis-selam nuk i ngjan të folurës së Kur’anit. Gjithashtu nga mu’xhizet e Kur’anit bën pjesë edhe ajo se askush nuk mund të gjejë në Kur’an ndonjë fjali të marrë nga librat e mëparshëm, ndërsa njerëzit edhe sot e kësaj dite zbulojnë se si njerëzit marrin njëri nga tjetri, e themi, bie fjala, se Mutenebbi ka marrë nga Buhariu, e të ngjashme.”
3 - Shkencërisht nuk mund të dëshmohet lidhshmëria e asnjë libri me Pejgamberin, të cilit ia veshin atë (libër). Asnjëri prej tyre nuk zotëron një zinxhir të pandërprerë historik (sened) të personave që i transmetojnë ato. Kapitujt e Biblës, që quhet Dhiata e Vjetër, ose të Teuratit, janë shkruar disa shekuj pas vdekjes së Musait alejhis-selam. Muhammed Ferid Vexhdi transme-ton nga Enciklopedia Shkencore “Larus” këto fjalë: “Shkenca bashkëkohore, e para së gjithash kriticizmi gjerman, pas studi-meve të gjata të zbulimeve arkeologjike dhe pas njohurive gjuhësore, konstaton se Teuratin nuk e ka shkruar Musai alejhis-selam, por është vepër e priftërinjve hebrenj, emrat e të cilëve nuk janë përmendur. Ata e kanë shkruar këtë periodikisht, duke u bazuar në traditat gojore që kanë dëgjuar para robërimit në Babiloni. Aq më tepër, një numër shkencëtarësh pohojnë se këta pesë libra të Dhiatës së Vjetër nuk përmbajnë të gjitha traditat e hebrenjve, por ato përmbajnë vetëm tezat, simbolet dhe tregimet më elementare.” E për sa i përket Kur’anit, ky është i vetmi Libër autenticiteti i të cilit dhe lidhshmëria e të cilit me Pejgamberin Muhammed alejhis-selam mund të argumentohet në mënyrë të padyshimtë. Kur’ani është transmetuar me të gjitha suret dhe fjalët e tij, me radhitjen e tyre dhe me mënyrën e shqiptimit, në çdo periudhë pas shpalljes së tij, nga ana e një numri të madh njerëzish. Kështu që nuk ka dyshim se Kur’ani, të cilin ne e mësojmë sot, është Kur’ani i njëjtë të cilin All-llahu xhel-le shanuhu ia ka shpallur Pejgamberit të Vet të ndershëm.
4 - Një nga argumentet e shtrembërimit të këtyre librave është edhe ekzistimi i ekzemplarëve të llojllojshëm, të cilët dallojnë esencialisht sipas përmbajtjes së tyre.
5 - Një nga argumentet e pakontestueshme për shtrem-bërimin e Biblës është edhe ai se ajo përmban besime të parreg-ullta dhe prezantim të gabueshëm të Zotit xhel-le shanuhu dhe të Pejgamberëve të Tij fisnikë. Në Bibël do të gjesh krahasimin e Zotit me njeriun dhe dhunimin e dinjitetit të Pejgamberëve, që është gjithsesi në kundërshtim me pagabueshmërinë e tyre. Pas shtrembërimeve dhe ndryshimeve që kanë përjetuar Librat e mëparshëm, jemi të obliguar të besojmë se ato në esencën e tyre janë nga All-llahu xhel-le shanuhu, të cilat Ai ua ka shpallur Pejgamberëve të Vet, me qëllim të njëjtë për çka është shpallur edhe Kur’ani. Për përmbajtjen e tyre, ne sot nuk besojmë se është nga All-llahu xhel-le shanuhu, përveç asaj që na ka informuar Kur’ani a Pejgamberi alejhis-selam. E, për sa i përket Kur’anit Madhështor, jemi të obliguar të besojmë se ai është ekskluzivi-sht Fjalë e All-llahut xhel-le shanuhu, se është e Vërtetë e kulluar dhe se është ruajtur çdo fjalë e tij. Jemi të obliguar t’i zbatojmë të gjitha urdhrat e tij e t’i shmangemi të gjitha ndale-save të tij. T’i besojmë asaj që thuhet aty dhe t’i flakim të gjitha ato që janë në kundërshtim me të.

Marrë nga libri: EL-IMAN: ERKÂNUHU HAKIKATUHU NEVAKIDUHU
Autori i librit: Dr. Muhammed Jasin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Besimi në Librat e All-llahut xh.sh pjesa e dyte
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Besimi në Librat e All-llahut xh.sh pjesa e pare
» Shkarko ligjeraten 100 hadithe që flasin për faljen e mëkateve (pjesa e pare dhe pjesa e dyte)
» TRINITETI DHE VËRTETËSIA E TIJ (Pjesa e dytë)
» Kur'ani famëmadh mahnit shkencëtarët pjesa e dyte
» Imani (besimi) është burim i lumturisë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Akide-
Kërce tek: