Eksperimentin e tij e bëri në grpin e muslimanëve, jomuslimanëve dhe të shurdhëve, duke matur pulsin, tensionin e gjakut, shkallën e djersitjes, temperaturën e lëkurës, EKG, EEG dhe EMNG.Hulumtimet vërtetuan te besimtarët arritjen e qetësisë gjatë leximit të Kur'anit në 97% të ekzaminuarve.Ndërsa te grupet tjera qetësia u arrit në 60% të ekzaminuarve.Rezultatet e këtij hulumtimi përputhën me atë që All-llahu i madhërishëm ka thënë në Kur'anin fisnik para 14 shekujve: "All-llahu e shpalli të folmen më të mirë, librin, të ngjashëm në mrekulli, të përsëritur herë pas here (me këshilla e dispozita), që prej (dëgjimit të) tij rrënqethen lëkurët dhe zemrat e tyre. Ky (libër) është udhëzim i All-llahut, me të udhëzon atë që do. E atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë udhëzues". (Ez Zumer, 23)
Në këtë verset Kur'anor vërehet se leximi i Kur'anit vepron në lëkurën dhe zemrën e njeriut, të ciën e ka vërtetuar hulumtimi i lartëpërmenduar.Ekzistojnë versete të shumta që vërtetojnë që Kur'ani vepron duke qetësuar shpirtin, zemrën dhe sistemin nervorë.All-llahu i Gjithëfuqishëm i drejtohet mbarë njerëzimit duke u thënë:"O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur'ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët". (Junus, 57)
Edhe në hadithe të shumta të Muhammedit a.s. keni argument në veprimin e bukur të Kur'anit fisnik. Muslimi transmeton në Sahihun e tij thënien e Muhammedit s.a.v.s. që ka thënë: "Nuk mbledhen njerëzit në ndonjë shtëpi të All-llahut që lexojnë Kur'an dhe e studiojnë në mes vete, e të mos lëshohet siguria (qetësia) dhe i mbulon mëshira, i rrethojnë melekët dhe All-llahu do t'i përmend në mesin e atyre që janë tek Ai".Pra, a ka gjë më të bukur se Kur'ani ? A ka gjë më të bukur se versetet i tij?A ka argument më të fuqishëm të All-llahut se Kur'ani famëmadh i cili është dhe mbetet mrekulli e përherë në duart tona deri në Ditën e Gjykimit. "Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kur'an shembuj nga çdo lëmi e nevojshme, ashtu që ata të marrin përvojë (mësim)". (Ez Zumer, 27)
All-llahu i madhërishëm në Kur'anin fisnik urdhëron dhe thotë: "Pasha agimin kur ai shkrep (frymon)"(El Tekvir, 18)
"Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri në errësirën e natës dhe duke bërë lutjen (namazin) e agimit. Vërtet, lutja e agimit është e përcjellur". (El Isra, 78)
Kur'ani famëmadh inkurajon të fjeturit heret dhe zgjimin që në agim. Në një hadith thuhet:"Popullit tim i është dhënë bereqet në mëngjes herët".Ndërsa në hadithin tjetër thotë:"Dy rekatet e namazit të sabahut kanë më shumë vlera se dunjaja e çka në të"Pra në Kur'anin fisnik All-llahu i madhërishëm betohet në agimin që frymon. Shikimi i agimit që vërehet me zemër të hapur, ai me të vërtetë frymon. Në këto skena kosmike të paraqitura me bukuri, shkelqim dhe elegancë u dhurohen ndjenjave të fundit njerëzor. Këto paraqitje kosmike njeriu intelektual i pranon me ndenja poetike. Në këtë mënyrë shpirti njerëzor lidhet me shpirtin kosmik nëpërmjet shprehjes së bukur dhe inspirative, kështu shpirti kosmik rrjedhë në shpirtin njerëzor fshehtësitë e tia duke reflektuar Fuqinë Hyjnore e cila qendron pas, dhe e cila fletë sinqerisht për të vërtetën e besimit.Të mirat që përfiton njeriu nga të zgjuarit heret në mëngjes janë: përqindja e ozonit në ajër është më e lartë në agim. Ky gaz
ndikon pozitivisht në sistemin nervor dhe gjallëron aktivitetin mendorë, duke bërë që kulmi i aktivitetit mendorë dhe fizik i njeriut të jetë herët në mëngjes. Rrezet e diellit në lindjen e tyre janë përafërsisht në ngjyrë të kuqe, dhe është i njohur tashmë ndikimi stimulus për nervat, për aktivitet fiziologjik të organizmit të njeriut.Zgjimi herët në mëngjes parapëngon paraqitjen e krizave hipertenzive dhe sëmundjeve trombembolike.Shkencërisht është vërtetuar sasia më e lartë e kortizonit në gjak ndodhet në mëngjes, duke arritur nivelin 72-75 mikrogram në 100ml. plazmë. Por gjendja më e ulët e tij haset në mbrëmje, ku arrin në nivelin në më pak se 7 mikrogram në 100 ml. plazmë. Dihet se kortizoni është substancë "magjike" që rritë aktivitetin e organizmit.Kortizoni vepron në qelizat e organizmit dhe në procesin e imunitetin. Gjithashtu kortizoni parandalon reaksionin inflamator në proceset alergjike.Rol të veçantë kortizoni luan në gjendjet e stresit, niveli i të cilit
rritet në gjak.All-llahu i madhërishëm në Kur'anin famemadh thotë: "Ai është që nënshtroi detin, që prej tij të hani mish të freskët, e prej tij të nxirrni stoli që i mbani (i vishni), e i sheh anijet si çajnë (lundrojnë) në të (me ushtimë e çajnë ujin në det). Ua nënshtroi që të shfrytëzoni nga begatitë e Tij dhe ashtu të falënderoni (Zotin)". (En Nahl, 14)
Peshku në të gjitha llojet e tij është një ushqim i mirë për njeriun, që në kohët e lashta.Përmban sasira të mëdha proteinash. Vaji i peshkut është burimi më i pasur i vitaminave të tretshme në yndyrna, më e rëndësishmja e të cilave vitamina A, vepron kundër dobësimit të shikimit në errësirë, vitamina D, e domosdoshme për rritjen e eshtrave dhe kundër sëmundjes së rakitizmit tek fëmijët. Peshku është një burim i mirë i kalciumit. Sasia e zvogëluar e kalciumit shkakton spasme muskujsh (tetonia), zgjerimin e zemrës (dilatimi) si dhe rritjen e permeabilitetit të mëmbranës së qelizave nervore.Peshku është burim kryesorë i jodit, i cili është lënda e domosdoshme për funksionimin e gjëndrës tiroide. Sasia e jodit në organizëm është 14 mg. Jodi është i rëndësishëm për formimin e tiroksinës i cili e mban në nivel intenzitetin e metabolizmit në qeliza.Peshku përmban edhe fosfor, i cili luan rol të rëndësishëm në proceset metabolike të organizmit. Eshtrat përmbajnë sasi të mëdha të
kalcium fosfatit.Shkenca bashkëkohore ka zbuluar se: 100gr. peshk përmban 16% proteina, 9% yndyrna, 20gr kalcium, 29gr hekur, 0.5gr fosfor dhe disa vitamina B.Peshku përbën ushqimin kryesorë për një numër të madh njerëzish. Për këtë All-llahu, Krijuesi i Urtë i favorizon krijesat e Tij, duke bërë që në ujërat e lumenjve dhe të detrave të gjendet një burim i pashtershëm ushqimi. "Edhe kafshët Ai i krijoi dhe në saje të këtyre ju mund të mbroheni (nga të ftohtit), keni edhe dobi të tjera dhe prej tyre hani".(En Nahl, 5)
Me siguri njeriu nuk mund të vazhdojë me jetë normale, nëse i mungon ushqimit të tij mishi, që është ushqimi më i pasur me proteina.Mishi karakterizohet nga fakti se, yndyrnat që ndodhen në të kanë fuqi kalorike të lartë, po ashtu ësht i pasur me hekur, fosfor, vitaminë B, dhe vitamnë A.100 gr. mish e furnizojnë trupin merreth 5% të nevojave të tij për proteina.Proteinat përmabajnë 10 deri në 20% të masës qelizore. Nukleo proteinët e bërthamës dhe citoplazmës qelizore janë genet që kontrollojnë tërë funksionin e qelizës dhe përcjelljen e dukurive trashëguese.Enzimet e përbërë nga proteinat katalizojnë reaksionet kimike ne qelizë, pra ato kontrollojnë funksionet metabolike në qelizë.Rroli kryesorë i albumineve është mbajtja e shtypjes koloido-osmotike, i cili parapengon humbjen e plasmës nga kapilarët.Melçia e kafshëve është një depo për shumë lëndë ushqyese dhe shumë vitamina, veqanërisht A,D,B, proteina dhe hekur. Për këtë arsye ajo përdoret për kurimin e anemisë së rëndë.
Është një betim i vetëm në Kur'anin fisnik, për të cilin All-llahu i madhërishëm thotë se është një betim i madh. Nga teksti Kur'anor vërehet zakonisht se njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për madhështinë e këtij betimi. Vetë fakti se kemi të bëjmë me betim madhështorë, regon se në të duhet përqëndruar posaqërisht vëmendjen për shkak të rëndësisë së tij shumë të madhe. Betimi në vete përmban diçka kolosale, sepse nga Ai varet vetë ekzistimi i Gjithësisë. Pozita e yjeve tregon zakonisht rendin dhe harmoninë e kozmosit.Tani të shohim si tingëllon ky betim i madh në gjuhen e Kur'anit famëmadh: "Betohem në shuarjen (perëndimin) e yjeve. E ai është betim i madh, sikur ta dini!" (Vakia, 75-76)
Kuptimi i këtij betimi është përcaktuar me tri fjalë. Këto fjalë janë: mevaki, nuxhum dhe adhim. Të fillojmë shpjegimin e këtyre fjalive me rend te kundërt:Adhim, d.m.th. i madh, madhështor, i fuqishëm, kolosal, i jashtëzakonshëm Nuxhum, është shumësi i fjalës nexhm, që d.m.th.yjet.Mevaki, ëhstë shumësi i fjalës mevaki'a dhe kjo fjalë është përkthyer në shumë mënyra. Kështu Feti Mehdiu e kupton mevaki si "perëndim i yjeve", Sherif Ahmeti si "shuarje e yjeve", Hasan Nahi si "çasti i perëndimit të yjeve".Por mevaki nuk e tregon kohën kur ka ndodhur diçka (mevakit-njësi vakti), por përkundrazi vendin ku ndodh diçka. Po t'i shfletojmë fjalorët e gjuhës arabe, do të shohim se mevaki do të thotë: vend, lokacion, pozicion, pozitë. Duke pasur parasyshë këtë, përkthimi i versetit Kur'anor është: "Por jo! Betohem në pozitat e yjeve. Dhe vërtetë, ky është betim madhështor sikur ta dini!" (Vakia, 75-76)
Pozitën e ndonjë objekti në univera (yjet, galaktikat, mjegullnajat) i përcaktojmë me dy koordinata: rektascenzionin dhe deklinacionin.Për shikuesit nga Toka, ndryshimi i pozitës së yjeve është i pandërperë; yjet "rrëshqasin" nga lindja në perëndim, për tu paraqitur përsëri në lindje.Por ky është vetëm ndryshim imagjinativ i pozitës. Kjo është evidente edhe gjatë stinëve të vitit.Mirëpo yjet kanë edhe lëvizjet e tyre, të cilat në krahasim me diellin, janë më të shpejta për disa dhjetra km/s. Këto lëvizje mund të vërehen vetëm në intervale të gjata kohore.Duhet ditur se ekzistojnë yje që dalin dhe humbasin çdo ditë (cirkumpolare), por gjithashtu ekzistojnë yje që muk dalin kurrë (anticirkumpolare).Ekzistojnë gjithashtu yje, që për shkak të pozitës që kan në qiell, ne nuk i shohim kurrë. Këta janë yjet e qiellit jugor.Duke marrë parasysh largësinë e pabesueshme të yjeve, ata na duken të palëvizshëm. Në realitet nuk është kështu. Hapësira në mes të yjeve rritet për çdo
sekondë, ndërsa Universi është në zgjërim e sipër. Yjësia e Virgjëreshës për çdo sekondë është për 1.200 km të tjera larg prej nësh. Yjësia e Ujorit largohet nga Toka 60 km. në sekondë.Pozita e yjëve, graviteti dhe barazpesha kozmike janë në lidhje të ngushtë, prandaj nuk mund të ndodhë asnjë ndryshim në pozitën e ndonjë ylli e të mos shprehet në hapsirën përreth tij.Mirëpo, secili ndryshim në kozmos është i sinkronizuar dhe i harmonizuar, prandaj për këtë nuk kemi pasoja në përmasa katastrofash.Sot është e mundur që në bazë të lëvizjes së yjeve të përcaktohet vjetërsia e tyre, paraqitja dhe zhvillimi i galaktikave në gjendjen dhe formën e tanishme.Sot astronomët, përveç nevojës që të dinë në cilën pjesë të qiellit t'i drejtojnë teleskopët e tyre dhe të shikojnë galaktikat e zbehta të largëta dhe pozitën e vërtetë të yjeve, për mbajtjen e kursit të satelitëve artificialë, ata kanë nevojë të dinë dhe të sigurojnë ndihmën e nevojshme për drejtimin e sondave kozmike.Yjet
lëvizin me sigari pak kah ne, pak larg nesh me shpejtësi radiale. Për shkak të lëvizjeve të tyre, yjet nuk kanë vend të njejtë.Astronomët e ardhshëm të cilët do të vijnë pas nesh, do të shohin qiellin ndryshe nga ne, dhe ndoshta do t'i ndryshojnë emrat e yjeve!Kështu, dituria e tanishme mbi lëvizjen e yjeve, mundëson të kemi njohuri për të ardhmen dhe për të kaluaren e kupëz qiellore.Kur'ani herë-herë përdor ndonjë fjalë të cilën bashkëkohësit nuk janë në gjendje ta kuptojnë apo ta shpjegojnë, por All-llahu i madhërishëm e di që breznitë e ardhshme do ta zbulojnë dhe do ta shpjegojnë, siç e përshkruan verseti Kur'anor në vijim. "Ne do t'ua bëjmë atyre të mundshme që t'i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t'u bëhet e qartë se ai (Kur'ani) është i vërtetë". (Fussilet, 53)