Është vështirë që njeriu të arrijë deri tek gjërat me vlerë në këtë botë, për arsye se ato kanë çmim të caktuar i cili çmim është i papërballueshëm për ne. E gjithë bota bashkëkohore është e orientuar drejt ekonomisë së tregut ku të gjitha sendeve i vendohet një vlerë e caktuar. Në esencë jetesa jonë në këtë botë është një tregti e cila realizohet ndërmjet nesh, djallit të mallkuar, engjëjve, dhe Zotit. Nëse jetën nuk e kuptojmë si treg ku shitet dhe blihet vlera e saj, atëherë ne nuk mund ta definojmë me terma të kësaj boteje qenësinë tonë. Jeta e besimtarit është e shtrenjtë dhe e shenjtë për krijesat tjera në rruzullin tokësor. Besimtari nuk guxon që të shesë jetën e tij lirë. Ai asnjëherë nuk mund ta paramendoj një tregti ku jeta e tij shitet për mashtrimet e kësaj bote dhe ku varet për disa persona të caktuar të cilët diktojnë secilën sferë të tij. Për të kuptuar esencën e kësaj teme do mundohemi të ndalemi në pika të shkurtra tek një ajet kur`anor.
Thotë Allahu i Madhërishëm në Kur`anin Famëlartë:” All-llahu bleu prej besimtarëve shpirtrat dhe pasurinë e tyre me xhenet. Luftojnë në rrugën e Allahut, mbysin dhe mbyten. (Allahu dha) Premtim të cilin e vërtetoi në Tevrat, Inxhill e Kur’an. E kush është zbatues më i sigurt i premtimit të vet se All-llahu? Pra, gëzoju tregtisë që e bëtë me Të. Ky është suksesi i madh.” ( Tevbe: 111)
Allahu xh.sh. në këtë ajet kur`anor flet për luftëtarët në rrugën e Tij të cilët mbyten dhe mbysin njerëz për hir të Tij. Por, kjo sferë e këtij ajeti kur`anor nuk ka intereson në këto momente të trajtimit të këtij reflektimi. Ne më shumë interesohemi për pjesën e parë, të tretën, të katërtën dhe të pestën të këtij ajeti kur`anor.
Allahu ka dhënë premtim të cilin e ka vërtetuar në Tevrat, Inxhil e Kur`an. Nuk do të kishte kuptim gjithë kjo sakrificë dhe mundim në këtë botë, pa një premtim të caktuar nga ana e Allahut të Madhërishëm. Nuk do të kishte kuptim as dërgimi i atij numri të madh Pejgamberësh në rrugën e Zotit, pa një kompensim të caktuar për shpirtrat e besimtarëve mysliman. Në këtë rrugë Allahu na mësoi që të veprojmë edhe ne njerëzit të cilët ftojmë në të Vërtetën. Paramendo një shoqëri myslimane në të cilën nuk do të ekzistonte lumturia në këtë botë, po edhe xheneti në botën tjetër. Paramendo një shoqëri myslimane e cila do të jetonte pa premtime dhe pa shpresa, si do të dukej? Do të ishte një shoqëri pa një rrugë të definuar mirë. Besimtarët mysliman kanë dy fitore kur nisen në luftë, ose mbyten dhe fitojnë xhenetin, ose fitojnë dhe arrijnë lumturi dhe jetesë në këtë botë. Vet ekzistimi i luftës nuk ka për qëllim vdekjen ose martirizimin e njerëzve, por arritjen e jetesës dhe frymës islame në rruzullin tokësor. Të gjitha tentativat e protestës ushtarake ose luftarake të disa xhematëve në rruzullin tokësor, kanë për qëllim arritjen e fitores së Islamit dhe ligjeve të Allahut në këtë botë. Besimtarët e sinqertë janë ato të cilët kur premtojnë ndonjë gjë e mbajnë premtimin dhe nuk e thyejnë besën e dhënë. Për to, ka shpërblime të mëdha në këtë botë po edhe në botën tjetër në Xhenetin Firdeus.
Njerëzit janë krijuar me mangësi të shumta. Ata janë të dobët dhe jetojnë midis të Vërtetës dhe të Pavërtetës. Ata jetojnë midis djallit dhe engjëllit. Gjatë gjithë jetës së tyre janë në sprovë dhe edhe pse premtojnë gjëra të ndryshme ka shanse që të mos mbajnë premtimet e tyre. Kjo gjë mund të jetë sprovë për besimin e tyre tek njerëzit po edhe tek Allahu i Madhërishëm. Edhe pse jeta e njeriut është në lëvizje midis të vërtetës dhe të pavërtetës, një gjë të këtillë nuk mund të presim nga Krijuesi i njeriut. Ai mban premtimet dhe është zbatuesi më i saktë i tyre. Ai është Mëshirues për krijesat e Tij. Ai pranon pendimin e krijesave të Tij. Por, Ai ndëshkon rënd mohuesit dhe ata që e meritojnë mohimin. Varet prej njeriut se cilën rrugë e zgjedhë. Njeriu gjatë tërë jetës së tij nuk mundet gjithmonë të jetë në vijën e drejtë, por për të është e hapur dera e pendimit ku kërkohet ripërtrirja e besimit të tij. Ndërsa ai njeri i cili gjatë tërë jetës së tij mohon Krijuesin, ai nuk mund të arrijë deri tek dera e pendimit dhe në këtë mënyrë vulos fatin e tij.
Nuk ka tregti më të mirë sesa ajo që bëjmë ne me Allahun. Shesim shpirtrat tanë për arritjen e kënaqësisë së Tij dhe si rezultat i kësaj fitojmë kënaqësitë e pafundme në xhenet. Ne këto gjëra i dimë pasi që Allahu i Madhërishëm na ka mundësuar që ne ti dimë. Ka disa njerëz të cilët edhe pse e dinë se fitojnë shumë në këtë tregti, shkojnë e bëjnë tregti me djallin e mallkuar duke ia shitur shpirtin atij dhe në këtë mënyrë duke e humbur këtë botë, po edhe botën tjetër. Nuk ka dyshim se çmimi që na vendon Allahu shpirtit tonë është shumë i shtrenjtë, është kënaqësia e pafundme në xhennetet e Tij. Ndërsa çmimi që marrim prej djallit të mallkuar është shumë i lirë dhe i pavlerë, vrapimi pas kësaj bote, vrapimi pas mirësive të kësaj bote, stresi, korrupsioni, hajnia dhe të gjitha dukuritë e këqija dhe në fund si piedestali i shpërblimeve të këtyre veprimeve është edhe dënimi jonë në xhehenem ( Allahu mos na sprovoftë).
O besimtar- ti ke çmim xhenetin, prandaj mos u shitë lirë për këtë botë.
Oj motër mos e shit shpirtin tënd shumë lirë duke u dhënë pas pasurive të kësaj bote, ndërsa duke harruar në këtë mënyrë tregtinë që duhesh ta bësh me Allahun e Madhërishëm. Nuk mund asnjëherë të krahasosh pasuritë e kësaj bote me vetëm një segment të pasurive të xhenetit.
“O ti shpirt i bindur plotësisht! Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar! Hyn në turmën e robërve të Mi! Dhe hyn në xhenetin Tim! “ ( Kur`an,89/27-30)