Ne emër të All-llahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshiruesit
Mbreti rrinte i ulur ne fronin e vet i kapardisur si këndës,e shkëndijat dilnin nga sytë e tij.
Ushtarët dridheshin prej tij nga frika,sepse kishte zemër të fortë si guri,a më të fortë dhe më të ashpër si guri.
Mbreti e lëvizi kokën si shenjë se magjistari mund të paraqitej para tij.Magjistari hyri i përkulur dhe me kokë të ulur,u ndal para mbretit dhe tha: "I falenderohem zotëriut tim që më lejoi të paraqitem para tij.Zotëri,kam ardhur t'ju them se jam plakur dhe se fuqia më ka lëshuar.Kam frikë se kur të vdes,edhe magjia ime do të vdesë së bashku me mua.Urdhëroni,zotëri që të gjendet ndonjë djalosh i zgjuar të cilit do t'ia kisha mësuar mjeshtrinë e magjisë !"
Mbreti tha:"Të falimnderit ty,o magjistar !
Tërë jetën tënde eke shpenzuar në shërbimin tim! ke qenë besnik dhe i sinqertë,ndaj do ta kryej do ta kryej dëshirën tënde!"Mbreti urdhëroi që të plotësohet dëshira e magjistarit. U zgjodh një djalosh i zgjuar dhe me fytyrë të bukur,të buzqeshur,një djalosh shpirtë mirë dhe mendjemprehtë.
Magjistari,pas një vështrimi të shkurtër,me njëherë erdhi në përfundim se ky djalë është një thesar i paçmueshëm.Pastaj tha:"Mirë paskan zgjedhur,po shoh se je i mençur,i çetë dhe i zgjuar.Shpresoj se nuk mashtrohem !
Kështu,djaloshi filloi të vinte çdo ditë te magjistari,që prej tij të mësonte bazat e magjisë, por nuk e bënte këtë dhe gjithaq me dëshirë.Nuk e donte një profesion të këtillë,por çfarë të bënte !
Ky ishte një urdhër i mbretit të ashpër dhe të pamëshirshëm,ndaj nuk kishte mundësi ta kundërshtone atë.
Një ditë,derisa po shkonte te magjistari,dikush e thirri pas si me turp.Ishte ky një kryeprift që jetonte i vetmuar në një banesë të veten,e që dëshironte ta njihte djaloshin me të vërtetën dhe fenë e All-llahut.Djaloshi pranoi të takohej me të dhe hapi zemrën e tij para mësimeve dhe këshillave të tij qëllimmira.I vinte mirë ta ndëgjonte bukurinë e fjalëve dhe mendjen e gjerë të këtij njeriu të devotshëm.Dhe kështu djaloshi çdo ditë kthehej në këtë shtëpi të mirësisë që ta mësonte urtësinë,në mënyrë që të nxirrte nga ajo ç'është e mirë për kët botë dhe të kursente diç nga ajo për botën tjetër dhe për tërë njerëzit.Për kët nuk i fliste asgjë magjistarit, që të mos e gjente ndonjë e keqe.Edhe ai njeri i devotshëm e kishte këshilluar që për këtë të mos i fliste askujt,gjersa All-llahu t'i urdhëroi diç tjetër.Dhe mirë kishte vepruar.
Pas një kohe,djaloshi filloi të mendonte dhe të brengosej gjithnjëe më shumë.Deri kur do të mbetej me frikë nga oborri mbretëror,magjistari dhe padrejtësia?! Si të largohej nga magjistrai përgjithmonë?Atëherë,një ditë,i pa shumë njerëz të cilëve diç iu kishte zënë rrugën.Qfarë po ndodhte atje?
U afrua dhe pa një shtazë të trishtueshme që ua kishte zënë njerëzve rrugën.Të gjithë ishin të frikësuar.Djaloshi e mori një gur,e ngriti dhe tha:"O Zot,nëse tek Ti është më e dashur ajo çfarë bën kryeprifti sesa ajo çfarë bën magjistari,mbyte kët shtazë!"
E pastaj e gjuajti atë shtazë me gur,e qëlloi atë dhe ajo ra e vdekur për toke.
Njerëzit u habitën me atë se çfarë bëri,ndaj filluan të tubohen rreth tij.
Djaloshi shkoi tek kryeprifti për t'i treguar se ç'farë kishte ndodhur.Ishte majft i shqetësuar:zemra sikur donte t'i dilte jashtë gjoksit.
Kryeprifti e qetësonte djaloshin duke i thënë:"Obir,ti je sot më i mirë se unë.Kam dëgjuar se çfarë ke bërë.Dije se All-llahu është me ty ! Besimtari gjithnjë është në sprovë.Ndoshta do të të gjejë ndonjë gjë e pakëndshme,por bëhu zemërfortë dhe i durueshëm. E lus All-llahun që të të ndihmojë në çdo gjë!"
Djaloshi gjithnjë e më shumë bëhej më i devotshëm,ndaj njerëzit e çmonin më shumë.Filloi me ndihmën e All-llahut t'i shërojë të verbërit,të sëmurit nga lebra dhe të sëmurit tjerë.
Për këtë dëgjoi njëri prej bashkëpuntorëve dhe këshilltarëve të afërt të mbretit.Kishte blerë dhurata të shumta të shtrenjta dhe shkoi tek djaloshi,i tha:"Sikur që më sheh,une jam i verbër!Nëse më shëron,të gjitha këto gjëra të bukura do të bëhen të tuat!"
Djaloshi u përgjegj:"Unë jam sikur të gjithë ju,nuk mund ta shëroj askënd.Ai që ju shëron ju dhe mua është All-llahu xh.sh.Nëse beson në All-llahun,i Lartësuar qoftë,une do të lutem që të të shërojë !
Atëherë këshilltrai i mbretit deklaroi se All-llahu është Një i Vetmi dhe menjëherë u shërua prandaj u gëzua tej mase që All-llahu xh.shme kishte shëruar.Kur u shërua u përul në shenjë falënderimi ndaj All-llahut xh.sh
Ditën e dytë,ai njeri erdhi tek mbreti dhe u ul pranë tij si zakonisht,e mbreti u habit kur epa se ky nuk ishte më i verbër.Mbreti e pyeti:"Kush taktheu shikimin?"E njeriu besimtar iu përgjigj:"All-llahu,Zoti im i Lartësuar,Ai mua m'i ktheu sytë."Mbreti u hidhërua dhe bërtiti: Ti a ke Zot tjetër përveq meje? Më thuaj,kush të bindi se egziston zot përveç meje?"
Këshilltari,pas këmbënguljes së mbretit,pranoi se këtë e kishte bërë djaloshi.Mbreti urdhëroi që ta sjellin djaloshin.Kur e prunë,e pyeti:" Më thuj o bir,a thua magjia jote u bë aq e fortë saqë tani mund ta shërosh të verbrin,të sëmurin nga lebra dhe të bësh gjëra të tjera jo të zakonshme."
Djaloshi iu përgjegj:"Unë nuk e shëroj askënd,ndërsa magjia nuk ka kurrfarë ndikimi në shërim.Askush përveç All-llahut nuk i shëron njerëzit nga sëmundjet e tyre!"
Mbreti bërtiti:"Do të mësoj ty se si duhet të sillesh me zotëriun tënd! Unë jamë zoti yt dhe nuk ka zot tjetër!Ndaj duhet të më tregosh kush ta ka helmuar mendjen dhe të ka mësuar të flasësh kështu!"
Mbreti urdhëroi që ta torturonin djaloshin derisa pranoi se ai ishte kryeprifti.Mbreti frikësohej se njerëzit do të fillonin të adhuronin tjetërkënd, e jo atë,dhe kështu do t ahumbte mbretërinë.
Ndaj urdhëroi që menjëherë ta sillnin kryepriftin.
Kur e sollën atë,mbreti filloi të kërcënohej duke i thënë:"Ti do të thotë je kreu i turbullirave? A dëshiron që njerëzit të jenë të pandegjueshëm ndaj meje? A pretendon se ka Zot tjetër veç meje? Largoje këtë ide.Në të kundërtën të pret vdekja!" Kryeprifti i refuzoi kërcënimet dhe tha:"Zoti im është All-llahu, e ti nuk mund të më detyrosh dhe kërcënimet e tua që të largohem nga besimi im !Bëj çfarë të duash!"
Nuk kaluan as disa minuta e mbreti kërkoi që t'ia sjellin një shpatë që me të t'ia përgjysmojë kokën e kryepriftit.Por,ai ishte i palëkundur me fenë e vetë,duke i refuzuar kërcënimet.Mbreti urdhëroi që t'i prehet koka,gjë që edhe u bë.
Atëherë mbreti iu drejtua këshilltarit të vet duke i thënë:"Me ty kam kaluar shumë kohë dhe ty të kam shok.Të këshilloj që ta lësh fenë tënde dhe të mbesim edhe më tej shokë!"Njeriu e refuzoi këtë.Edhe me atë u bë sikur me kryepriftin.
Mbreti pastaj urdhëroi që t'ia sjellin djaloshin dhe tha:"Largohu,o djalosh,nga feja jote?Do të ishte vërtet keq që një djalosh sikur ti ta humbë jetën për shkak të besimit të gabuar.Mos u sakrifiko në lulen e rinisë tënde:ktheu në fenë e baballarëve dhe gjushërve të tu!"
Djaloshi nuk iu lëkund dhe i mbeti besnik fesë së vetë të vërtet,edhe pse e dinte se çfarë i kishte ndodhur kryepriftit dhe shokut të mbretit,dhe iu drejtua mbretit duke i thënë:
"E besoj All-llahun si Zot,dhe nuk kam Zot tjetër veç Tij.Bëni me mua çfarë të doni!"
Mbreti e urdhëroi një grup të njerëzve të vet lojalë që ta dërgojnë djaloshin ne një mal të lartë dhe çë atje t'i kërcënoheshin dhe t'ia tërhiqnin vërejtjen se nëse nuk largohet nga feja e tij,do ta gjuanin në greminëm,në mënyrë që të jetë shembull për të tjerët që duan të bëjnë si ky.
Në majë të malit,djaloshi e luti Krijuesin e vet:"O Zot,dënoji ata për punët e tyre jo të mira!"
Menjëherë mali u lëkund dhe shërbëtorët e mbretit ranë në greminë,e djaloshi u kthye me hapa të sigurt,me kokë të ngritur.Kur e pa mbreti zullumqar,u çudit dhe u habit.
Duke bërtitut tha:"Gjëra të çuditshme po ndodhin me ty.Ku janë njerëzit që i kam dërguar me ty?"
Djaloshi u përgjegj:"All-llahu më liroi prej tyre.Mali i dridh dhe ata ranë në greminë.Kështu nuk arritën ta kryejnë krimin të urdhëruar nga ju!"
Mbreti u nervozua dhe i urdhëroi ushtarët që ta dërgojnë djaloshin në mes të detit dha ta gjuajnë atje për ta mbytur valët e detit.
Djaloshi në mes të detit të trazuar iu lut All-llahut xh.sh,për ndihmë e Ai ia pranoi lutjet djaloshit.Shërbëtorët e mbretit që të gjithë u permbytën,e djaloshi u kthye me besim të fortë dhe i sigurt në ndihmën e All-llahut xh.sh.
Sa e këndshme është përgjigja e tij thënë mbretit:"All-llahu më liroi nga ushtarët tuaj,të cilët u bënë ushqim për peshqit!"Mbreti gati sa nuk pëlciti nga hidhërimi,kur djaloshi me plot besim në All-llahun i tha:"O mbret,ju nuk mund të më mbytni gjersa t'ju them se çfarë duhet bërë për të më mbytur."Mbreti pa u hamendur tha:"Do të veproj si të thuash!"
Djaloshi
me tërë zërin tha:"Tuboni njerëzit në një vend të hapur dhe më lidhni për një trung palme!Pastaj merreni një shigjetë nga çanta ime dhe vendoseni në hark,e pastaj thoni" "Në emër të All-llahut,Zotit të këtij djaloshi!!! Pastaj,gjuajeni shigjetën në drejtim timin. Nëse veproni ashtu,do të keni sukses në mbyetjen tim!"
Mbreti tha:"Po pranoj!"
I tuboi njerëzit në shesh e lidhi djaloshin për trungun e palmës.E mori shigjetën,e vendosi në hark dhe tha: "Në emër të All-llahut,Zotit të djaloshit,"Shigjeta e goditi djaloshin besimtar në tëmth dhe e mbyti.Vdiç sikur dëshmor.
Fjalët e fundit i kishte:"La ilahe il-lall-llah-s'ka zot tjetër përveç All-llahut!".
Njerëzit u bindën me sytë e tyre në sinqeritetin e djaloshit dhe të gjithë e shqiptuan fjalën më të ëmbël që gjuha mund ta shqiptojë: "E besojmë All-llahun,Zotin e djaloshit!"
Një fatkeqësi e rëndë e kishte goditur mbretin!!! Ndodhi ajo që më së shumti i frikësohej.I tërë populli u bë besimtar.As ushtarë,e as oborrtarët nuk mund gjenin ndonjë zgjidhje për t'i kthyer njërëzit nga e verteta.Nuk arritën të gjenin mënyrë si t'i mashtronin dhe t'i largonin nga besimi i tyre në Zotin e djaloshit.
Mbreti nuk dinte çfarë të bënte.Disa nga shokët e tij i thanë: "E sheh,ndodhi ajo prej çka më së shumti frikësoheshe! Nuk ishe sa duhet i kujdesshëm.I tërë populli u bë besimtarë.Urdhëro të hapën gremina të mëdha,të mbushen me dru dhe të ndizet zjarri.Urdhëroi ushtarët që ta hedhin në zjarr secilin që nuk largohet nga feja e tij!"
Kur e bënë këtë,i erdhi rendi një gruaje që mbante në duar një fëmijë të posalindur.Kur e dërguan te zjarri asaj filloi t'i dhimbset fëmija e saj,atëherë fëmija foli dhe tha: "Nënë bëhu e durueshme,ti je në rrugë të drejtë!"
Kur e ëma e dëgjoi këtë,u hodh në zjarr së bashku me fëmijën.Mirëpo,melekët i shpëtuan dhe i dërguan në xhennet,i cili u është premtuar durimtarëve insh-All-llah!
Porosi Nga Tregimi I Mbretit Me Djaloshin Besimtar
1.Muslimani e fsheh besimin e vet,nëse friksohet se armiku mund t'i shkaktojë atij dëm.
2.Muslimani i lutet All-llahut xh.sh.në situata jetësore,e sidomos nëse e godet ndonjë fatkeqësi,sikur që kishte vepruar djaloshi.
3.All-llahu është i Vetmi që shëron,gjersa mjeku është mjet e jo ai që shëron.
4.I riu musliman duhet t'i thërrasë të tjerët në Islam,sikur që kishte vepruar djaloshi kur e kishte thirrur të verbërin.
5.Muslimani është i fortë dhe i vendosur në fenë e vet,edhe përkundër ngacmimeve që i ndodhin nga të tjerët.
6.Kur e vërteta bëhet e qartë,muslimani është i obliguar ta ndjekë atë,sikur që vepruan të pranishmit kur djaloshi u mbyt.
7.Zullumqarët dhe tiranët gjithnjë e kanë fundin e tmerrshëm dhe punët e tyre të shëmtuara gjithnjë zbulohen,sikur që ndodhi me mbretin e padrejtë.