Përgëzime mbi vlerën e namazit
Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi zotërinë e të Dërguarëve.
Vëlla musliman! Po të drejtohem ty me disa përgëzime të mëdha mbi vlerën e namazit të cilat po ti paraqes si më poshtë:
Përgëzim se namazi është vepra më e mirë*
Është pyetur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):
Cila është vepra më e mirë? Ai tha: "Kryerja e faljes në kohën e saj."
[Trans. Muslimi]
* Përgëzim se namazi është lidhjet mes robit dhe Zotit të tij*
Ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):
"Me të vërtetë që kur ndokush prej jush falet, ai komunikon me Zotin e tij."
[Trans. Buhariu]
* Përgëzim se namazi është shtylla e fesë*
Ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):
"Çështja më e rëndësishme është Islami, shtylla e tij (Islamit) është namazi dhe maja më e lartë e tij është lufta në Rrugën e Allahut-Xhihadi."
[Trans. Tirmidhiu]
Përgëzim se namazi është dritë*
Ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):
"Namazi është dritë"
[Trans. Muslimi dhe Tirmidhiu]
Përgëzim se namazi është largim nga hipokrizia*
Ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):
"Nuk ka namaz më të rëndë për hipokritët se sa namazi i Sabahut dhe i Jacisë e nëse do ta dinin se ç'farë vlere ka në to, do të vinin qoftë edhe duke u zvarritur."
[Muttefekun alejhi]
* Përgëzim se namazi është mbrojtje e siguri nga Zjarri*
Ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):
"Nuk do të hyjë në Zjarr askush që është falur para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij (d.m.th: namazin e sabahut dhe të ikindisë)."
[Trans. Muslimi]
* Përgëzim se namazi të parandalon nga veprat e ndyta e të irituara*
Thotë Allahu i Lartësuar:
"Ti lexo atë që të shallet nga Libri dhe plotëso faljen e rregullt të përcaktuar. Vërtet që falja parandalon nga veprat e ulëta e të irituara."
Përgëzim se namazi është ndihmues në çështjete e rëndësishme*
Thotë Allahu i Lartësuar:
"Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe namaz."
[El-Bekare:45]
Përgëzim se namazi në kolektiv është më i vlefshëm se namazi vetëm*
Ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):
"Namazi në kolektiv është më i vlefshëm se namazi vetëm me njëzetë e shtatë gradë (shkallë)."
[Muttefekun alejhi]
Përgëzim me lutjen që bëjnë engjëjt për mëhirë e falje gjunahesh për ata që falen*
Ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):
"Engjëjt bëjnë lutje për secilin nga ju përsakohë të qëndrojë në vendin ku ai u fal nëse nuk ka prishur avdesin. Ata thonë: O Zoti ynë! Fale atë! O Zoti ynë! Mëshiroje atë."
[Muttefekun alejhi]
Përgëzim për faljen e gjynaheve*
Ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):
"Kush merr avdes dhe e përsos atë pastaj shkon për të falur namazin e obliguar dhe e fal atë së bashku me njerëzit ose në kolektiv apo në xhami, Allahu i fal gjynahet e tij."
[Trans. Muslimi]
Përgëzim për daljen e gjynaheve nga trupi*
Ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):
"Përfytyroni sikur para derës së ndonjërit prej jush të rridhte një lumë e ai të lahej në të pesë herë në ditë, a mbetet nga papastërtia e tij ndonjë gjë? Thanë: Nuk mbetet nga papastërtia e tij asgjë. Tha: Ashtu është edhe shembulli i pesë namazeve, Allahu i fshin gjynahet me to."
[Muttefekun alejhi]
Përgëzim për përgatitjen e një vendbanimi në Xhenet*
Ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):
"Kush shkon në xhami apo kthehet nga ajo, i përgatit Allahu atij një vendbanim në Xhenet për çdo herë që shkon e që kthehet."
[Muttefekun alejhi]
Përgëzim se çdo hap i bërë për në xhami të fshin një gjynah dhe tjetri të ngre një gradë*
Ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):
"Kush pastrohet në shtëpinë e tij pastaj shkon për në një shtëpi prej shtëpive të Allahut për të kryer një obligim nga obligimet e Allahut, njëra nga hapat e tij i fshin një gjynah kurse tjetra e i ngre një gradë."
[Trans.Muslimi]
Përgëzim për atë që shkon herët në xhami me shpërblim të madh*
Ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):
"Sikur ta dinin njerëzit se ç'vlere ka në thirrjen e ezanit dhe në safin-rreshtin e parë të faljes e nuk do të kishin mundësi tjetër për ti zënë ato vetëm se me short, atëherë do të hidhnin short, e sikur ta dinin vlerën e shkuarjes herët në xhami do të garonin për në të."
[Muttefekun alejhi]
Përgëzim se ai që rri në pritje të namazit është njësoj sikur të jetë në namaz*
Ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):
"Ç'donjëri prej jush vazhdon të jetë në namaz për sa kohë që ai e mban të mbyllur atë, nuk e pengon atë që të shkojë tek familja e tij veçse namazi."
[Muttefekun alejhi]
Përgëzim se atij që i përputhet thënia "amin" me atë (thënien amin) të engjëjve, i fallen atij gjynahet e kaluara*
Ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):
"Nëse ndonjëri prej jush thotë "amin" dhe engjëjt në qiell thonë "amin" dhe këto të dyja përputhen, atëherë i falen atij gjynahet e kaluara."
[Muttefekun alejhi]
Përgëzim për ruajtjen nga ana e Allahut të Madhëruar*
Ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):
"Kush fal namazin e sabahut është në garancinë e Allahut, kështu që kujdesu o ti biri Ademit që mos të të heqë Allahu ndonjë pjesë prej garancisë së Tij."
[Trans. Muslimi]
Përgëzim për dritën e plotë në Ditën e Gjykimit*
Ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):
"Përgëzojeni atë që shkon nëpër errësirë për në xhami me dritën e plotë në Ditën e Gjykimit."
[Trans. Ebu Daudi dhe Tirmidhiu]
Përgëzim me Xhenet për atë që e fal vazhdimisht namazin e sabahut dhe të ikindisë me xhemat*
Ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):
"Kush fal dy të ftohtat (sabahun dhe ikindinë) do të hyjë në Xhenet."
[Muttefekun alejhi]
Përgëzim me kalimin e Urës së Siratit për në Xhenet*
Ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):
"Xhamia është shtëpia e çdo të devotshmi dhe Allahu i ka garantuar atij që xhamia është shtëpia e tij frymë e mëshirë, si dhe kalimin e Urës së Siratit drejt kënaqësisë së Allahut, drejt Xhenetit."
[Trans. Taberani dhe e ka saktësuar El-Alabani]
Uel-hamdu lilahi Rabbil Alemin!