Një natë të errët debatoja me shejtanin e mallkuar. Pasi dëgjova ezanin e sabahut, dëshiroja të shkoja në xhami.
Më tha: -Nata është e gjatë, pusho edhe pak.
I thashë: -Frikësohem mos humbas farzin e sabahut.
Më tha: -Koha është e gjatë, ke kohë mjaft.
I Thashë: -Frikësohem se mos më humb namazi me xhemat.
Më tha: -Mos e rëndo veten me ibadet.
Kur u zgjova, tashmë kishte lindur dielli.
Më tha duke pëshpëritur: -Mos të të vijë keq për atë që të iku, se dita e sotme ka kohë shumë.
U ula të bëja dhikrin e mëngjesit, kurse ai më hapi idenë e fitnesit.
I thashë: -Po më pengon në dua.
Më tha: -Lëre atë, nuk është mirë dikush me të pa.
Dëshiroja t'i vijoja, më tha: -Kënaqu sa je akoma i ri.
I thashë: -Nuk i dihet jetës.
Tha: -Jeta jote nuk të ikën.
Fillova të mësoja Kuran.
Tha: -Çlodhe veten me muzikë e tupan.
I thashë: -Ajo është haram.
Tha: -Ka prej dijetarëve që mendimin tënd nuk e kanë.
I thashë: -Hadithet e ndalesës tek unë janë të regjistruara.
Tha: -Të gjitha janë të trilluara.
Rrugës kaloi një bukuroshe, unë ula shikimin.
Tha: -Ç'u bë me shikimin?
I thashë: Kjo është rrezik.
Tha: -Medito, se meditimi rreth bukurisë është fisnik.
U nisa për në Shtëpinë e Shenjtë.
Më doli përpara duke më rrejtur. Tha: -Ku po udhëton?
I thashë: -Për ta bërë umren në Mekën që ndriçon.
Më tha: -Gjithë ky rrezik nga udhëtimi për të kryer këtë lloj obligimi, e sa e sa dyer të hairit janë të rizgjimit.
I thashë: -Patjetër nga shtimi i adhurimit dhe pasimi.
Tha: -Në xhenet nuk hyhet nga veprimi.
Pasi shkova të këshilloja, më tha: -Mos e fut veten në skandal.
I thashë: -Këshilla i bën dobi njerëzisë.
Më tha: -Ki frikë nga autoriteti e mendjemadhësia, se kjo është hipokrizi.
I thashë: -Ç’mendon për disa persona?
Tha: -Të përgjigjem, edhe pse dobësohem.
I thashë: -Ahmed ibën Hanbeli?
Tha: -Më vrau me fjalën e tij: Pasoni Sunetin dhe Kuranin Munezzel.
I thashë: -Po Ibën Tejmija?
Tha: -Goditjet e tij në kokën time janë mërzi.
I thashë: -E Buhariu?
Tha: -Dogji shtëpinë time me librin e tij.
I Thashë: -Muhamed Ibën Abdul Wehabi?
Tha: -Sikurse ai nuk ekziston as'hab.
I thashë: -Po Ebu Lehebi?
Tha: -Unë me të kam për t’u djegur.
I thashë: -E Ebu Xhehli?
Tha: E kam vëlla dhe ai është (ehël) familjar.
I thashë: -Po Lenini?
Më tha: -Mos u mërzit, se në xhehenem po e pret Stalini…
Vazhdon
Autor: Aid el Karnij
Përktheu: Eroll Rexhepi