Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Biseda e Pejgamberit a.s. me shejtanin (iblisin)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
DeMiRy

DeMiRy


Numri i postimeve : 14
Join date : 20/04/2010
Age : 35

Biseda e Pejgamberit a.s. me shejtanin (iblisin) Empty
MesazhTitulli: Biseda e Pejgamberit a.s. me shejtanin (iblisin)   Biseda e Pejgamberit a.s. me shejtanin (iblisin) Icon_minitimeTue Jun 01, 2010 2:41 pm

Transmeton Muadh bin Xhebeli r.a. nga Ibni Abbasi r.a. të këtë thënë: ishim një grup shokësh duke qëndruar me Pejgamberin a.s. në shtëpinë e njërit nga (banoret e Medinës) Ensarët dhe papritmas thërret dikush me zë të larte: o besimtarët e shtëpisë (o ju që jeni duke qëndruar në këtë shtëpi) a me lejoni që të hyjë brenda sepse keni nevojë për mua?

Atëherë Pejgamberi a.s. u tha shokëve (sahabeve) a e dini kush është ai që po thërret (që po kërkon leje të hyjë brenda)? Sahabet (shokët e Pejgamberit a.s.) thanë:All-llahut xh.sh. dhe i dërguari i tij e dinë me mirë se kush është ai. Pejgamberi a.s. tha: Ai është Iblisi i mallkuar të cilin e ka mallkuar All-llahu xh.sh. Menjëherë u ngrit Omer bin Hatabi r.a. dhe tha: o i dërguari i All-llahut a më jep leje që ta vras? Pejgamberi a.s. i tha Omerit r.a.: Ngadalë o Omer a nuk e dinë që ai do të ekzistoj dhe do të paraqitet deri në ditën e kiametit? Por hapjani derën sepse ai është urdhëruar që të vij këtu, dhe kuptojeni atë çka thotë dhe dëgjojeni se çka ju ndodhe prej tij.

Ibni Abbasi r.a. thotë:" I është hapur dera dhe ka hyrë brenda e ai ishte (në formën) plak i shtyre në moshë më një sy, në mjekrën e tij kishte shtatë qime si qimet e kalit të madh, dhëmbët i kishte të dalur sikur dhëmbët e derrit dhe buzët i kishte sikur të kaut.

Iblisi i mallkuar tha: Paqja qoftë mbi ty o Muhamed... Paqja qoftë mbi ju o xhemati musliman. Pejgamberi a.s. i tha: "Paqja i takon All-llahut o i mallkuar, kam dëgjuar që ke nevojë dhe për çfarë ke nevojë?

Iblisi i mallkuar i tha Pejgamberit a.s.: o Muhamed nuk kam ardhur me zgjedhjen time me dëshirën time por kam ardhë sepse jam i urdhëruar jam detyruar të vij.

Pejgamberi a.s. tha: çka është ajo që të ka detyruar të vish (kush të ka detyruar të vish) o i mallkuar.

Iblisi tha: më ka ardhur një melek që e ka dërguar All-llahu i Madhërishëm dhe më ka thënë: je i urdhëruar nga All-llahu që të shkosh të Muhamedi duke qenë i vogël, i ulët,i nënçmuar, modest dhe ta informosh si është dinakëria mashtrimi yt për bijtë e Ademit dhe si i mashtron ata, dhe ta thuash të vërtetën për çdo gjë që do të pyetesh, se pasha madherin time po që se vetëm një herë gënjen dhe nuk e thua të vërtetën do të bëjë hi e pluhur qe e bart era, dhe do e kesh armiq, kështu që të kam ardhur o Muhamed sikur jam urdhëruar dhe pyet çfarë të duash e po që se nuk të them të vërtetën për atë që më pyet armiqtë e mi do të kënaqën e a ka gjë me të vështirë se të gëzohen armiqtë.

Pejgamberi a.s. tha: nëse po e thua të vërtetën atëherë më trego kush është personi me i urryer për ty.

Iblisi tha: Ti o Muhamed je krijesa e All-llahut me e urryer për mua, dhe të gjithë ata që janë si ti.

Pejgamberi a.s. tha: çka urren tjetër gjithashtu?

Iblisi tha: të riun e devotshëm që është dhënë pas All-llahut?

Pejgamberi a.s. tha: pastaj kenë e urren?

Iblisi tha: Dijetarin e devotshëm.

Pejgamberi a.s. : Pastaj kenë?

Iblisi: Atë që kur pastrohet pastrohet tri herë.

Pejgamberi a.s.: Pastaj kë tjetër?

Iblisi: Të varfrin durimtar nëse nuk ja tregon varfërinë dikujt tjetër dhe nuk ankohet për të keqen që ka.

Pejgamberi a.s.: Kur e llogarit që ai është durimtar?

Iblisi: o Muhamed nesë ai ankohet për dëm brenda tri dite të krijesat tjera si ai atëherë All-llahu nuk e shkruan atë si durimtar.

Pejgamberi a.s .: Pastaj kë tjetër?

Iblisi: Të pasurin falënderues.

Pejgamberi a.s.: Kur e llogarit që ai është falënderues?

Iblisi: Nëse e shoh që merr nga malli i tij hallall dhe e shpenzon në vendin e tij, e shpenzon në hallall.

Pejgamberi a.s.: Si është gjendja jote kur umeti im ngritet të falin namaz?

Iblisi: o Muhamed me (godisin) kapin ethet dhe dridhjet.

Pejgamberi a.s.: E pse o i mallkuar?

Iblisi : Sepse kur robi i All-llahut bënë sexhde për All-llahun, All-llahu ia ngrit atij gradën.

Pejgamberi a.s.: Po kur agjërojnë?

Iblisi: Jam i lidhur derisa të bëjnë iftar.

Pejgamberi a.s.: Po kur bëjnë haxhin?

Iblisi: atëherë çmendem.

Pejgamberi a.s.: Po kur lexojnë Kur'an?

Iblisi: Shpërndahem (shkatërrohem) sikur plumbat në zjarr.

Pejgamberi a.s.: Po nëse japin sadaka (lëmosh)?

Iblisi: Bëhem sikur ai që jep sadaka ta marre sharrën e të më këpus në dy pjesë.

Pejgamberi a.s.: E përse kështu o i mallkuar?

Iblisi: Sepse në sadakë janë katër të mira (shkallë).. E ato janë:All-llahu i Madherishëm zbret begati në mallin e tij, dashuri gjatë jetës se tij, sadakan e tij e bënë mburojë në mes tij dhe zjarrit, dhe e bënë sadakan e tij ta mbroj atë nga hendikepimet dhe fatkeqësitë.

Pejgamberi a.s. :"Çka thua per Ebu Bekrin"?

Iblisi: o Muhamed nuk ka qenë i dhanun pas meje as kur ka qenë në xhahilijet (koha para islamit) e si te jepet pas meje ndërsa tani është në islam.

Pejgamberi a.s.:" Çka thua për Omer bin Hatabin"?

Iblisi: Pasha All-llahun nuk ka ndodhur që ta takoj e të mos ik nga ai.

Pejgamberi a.s.: "Çka thua për Othman bin Afanin"?

Iblisi: Turpërohem prej atij të cilit janë turpëruar melaiket e Mëshirplotit.

Pejgamberi a s.: "Çka thua për Ali bin ebi Talibin"?

Iblisi: Ah sikur të bëjmë paqe njeri më tjetrin e ta le unë atë e të me lenë ai mua por ai nuk e benë një punë të tille.

Pejgamberi a s. : Falenderimet i takojn All-llahut qe e ka bërë të lumtur umetin tim e ty të keq të pa lumtur të mjerë deri në ditën e kiametit.

Iblisi : Sa larg, sa larg...ku është lumturia e umetit tënd kur unë jam gjallë deri në Ditën e Kiametit! E si gëzohesh me muetin tënd e unë ju hyjë atyre ne venat e gjakut e në mish e ata nuk më shohin mua, pasha atë që më ka krijuar dhe më ka dhënë mundësin që të shfaqem deri në Ditën e Kiametit (ringjalljes) do t'i mashtroj të gjithë, të dijshmin e të diturin, analfabetin e jo analfabetin, të shfrenuarin dhe robin përveç robërit e sinqertë të All-llahut.

Pejgamberi a s.: E kush janë ata të sinqertit sipas teje?

Iblisi : A nuk e din o Muhamed se ai që e donë dirhemin dhe dinarin nuk është i sinqertë me All-llahun xh.sh., e nëse e sheh një person që nuk e donë dirhemin dhe dinarin dhe nuk i donë lëvdatat dhe mburrjet, ti e din që ai është rob i sinqertë i All-llahut xh.sh., e atë e kam lënë, ndërsa robi i cili nuk pushon se dashuri (mallin) pasurin dhe mburrjet dhe zemra e tij është e lidhur me kënaqeshit e kësaj bote ai është i nënshtruar ndaj meje.

A nuk e din që dashuria për pasurin është prej mëkateve të mëdha o Muhamed, a nuk e din që dashuria për pushtet është prej mëkateve më të mëdha, dhe vërtetë mendjemadhësia është prej mëkateve të mëdha.

O Muhamed a nuk e din që unë i kam (70000) shtatëdhjetë mijë fëmijë, dhe në çdo njërin prej tyre gjenden nga (70000) shtatëdhjetë mijë (shejtan) djaj e disa nga ata i kam urdhëruar (autorizuar) qe të merren me dijetaret e disa prej tyre që të merren me rininë e disa prej tyre që të merren me të moshuarit e disa prej tyre që të merren me të dobëtit, kurse i riu entuziast nuk ka dallim mes neve dhe tyre ndërsa më fëmijët luajnë si të duan e disa prej tyre i kam obliguar që të merren me robërit e disa prej tyre i kam obliguar që të merren me ata që bëjnë jetë askete (Zuhd) hyjnë te ata dhe i nxjerrin prej gjendjes në gjendje tjetër prej një dere në tjetrën gjersa të shajnë për ndonjë shkak e atëherë e marr (u humbet) sinqeritetin dhe ata atëherë e adhurojnë All-llahun xh.sh. pa sinqeritet dhe ketë nuk e ndjejnë ata.

A e din o Muhamed që (prifti) murgu i sinqertë para All-llahut për shtatëdhjetë vite, dhe që shëroheshin të sëmurit nga lutjet (duatë) e tij atë se lëra rehat gjersa bëri zina (prostitucion) ka vrare dhe ka bërë mosbesim (kufer) dhe ky është ai që e ka përmend All-llahu xh.sh. në librin e tij të dashur ku thotë: "Sikurse shejtani kur iu thotë njerëzve mos besoni e kur nuk besojnë u thotë unë jam i pastër larg nga ti, unë vërtetë e kam frik All-llahun Zotin e botrave.

A nuk e din o Muhamed që gënjeshtra është prej meje dhe unë jam i pari që kam gënjyer, e kush gënjen ai është shoku im e kush betohet rrejshëm në All-llahun ai është i dashuri im.

A nuk e din o Muhamed që unë jam betuar rrejshëm në All-llahun kur u kam thënë: Ademit e Havës që unë jam këshillues i ju dyve (ju këshilloj)..Gë njeshtra është gëzimi i zëmrës sime (gëzim për zemrën time), përgojimi dhe thashethemet janë perimet e mija dhe gëzimi im ( kënaqësia ime), dëshmia e rrejshme është drita e syve të mi dhe kënaqesia ime, e kush betohet për shkurorëzim ngutet në mëkat edhe nëse vetëm një herë edhe nëse ka qenë i sinqertë, dhe vërtetë kush e ka (mësuar) bërë zakon për gjuhën e tij shkurorëzimin atij i bëhet haram gruaja e tij ! Pastaj nuk ndalen duke u shtuar ( shumuar) deri në Ditën e Kiametit dhe që të gjithë janë fëmijë të prostitucionit (k****) dhe hyjnë në zjarr (xhehenem) për shkak të një fjale.

O Muhamed ka nga umeti yt që e vonojnë namazin orë pas ore e kur donë ta falin namazin u bëjë vesvese e u them ke kohe për namaz ti je në punë, gjersa e vonon namazain dhe nuk e fal në kohën tij por jasht kohe e atëherë goditet më të në fytyrë, e nëse ka sukses i bënë balle kësaj vesveseje atëherë e dërgoj një shejtan (djall) nga njerëzit që ta angazhoj dhe ta humb kohën e namazit, e nëse ka sukses edhe ndaj kësaj e le deri sa të hyjë në namaz e atëherë i them shiko djathtas shiko majtas e ai shikon. e atëherë e preku fërkoi me dorë fytyrën e tij e puthi në mes të syve dhe i them ke bërë në (vepër) punë që nuk rregullohet kurrë e ti e din o Muhamed se kush bënë lëvizje shumë në namaz atëherë goditet më të (me namaz në fytyrë), e nëse falet vetëm atëherë e (urdhëroj) nxis që të ngutet e atëherë falet sikur pula kur han kokrra ai nxiton në ngrëne (ju turret kokrrave), e nëse ka sukses ndaj kësaj dhe falet me xhemat e frenoj me një fre (ja vendosi një fre) pastaj e ngris kokën e tij para se ta ngris imami dhe e vendosi atë para se ta vendos imami dhe ti e din që ai që vepron kështu e ka pirsh namazin e tij, dhe All-llahu e shndërron kokën e tij ne kokë gomari në Ditën e Kijametit, e nëse ka sukses ndaj kësaj atëherë e nxis (urdhëroj) që të kërcet me gishta sa është në namaz gjersa të bëhet prej falënderuesve të mijë e ai është në namaz, e nëse ka sukses ndaj kësaj atëherë i fryj në hun deri sa ta hap gojën e ai është në namaz e nëse nuk me vendos dorën në gojë hynë shejtani në brendi të tij dhe ja shton dëshirat në këtë botë dhe dashurin ndaj saj e atëherë është dëgjues dhe nënshtrues i imi, e ku është lumturia e umetit tënd e unë jam udhëheqës i të dobëtëve unë ua humbi namazin e u them: nuk është namazi për ty por për ata që i ka begatuar All-llahu xh.sh. me shëndet sepse All-llahu xh.sh. thotë: "Nuk ka vështirësi (nuk është obligim) për të sëmurin, e nëse e humb namazin e endet kot deri sa të vdes si pabesimtarë e nëse vdes si lënës i namazit kur është, i sëmur kur ta takoi All-llahun xh.sh. ai (All-llahu xh.sh.) do te jetë i zemëruar me të, o Muhamed nëse të kam gënjyer ose mashtruar lute All-llahun që të më bëjë hi e pluhur, o Muhamed a po gëzohesh me umetin tënd e unë i nxjerri një të gjashtën e umetit tënd nga islami?

Pastaj Pejgamberi a s.e pyeti : o i mallkuar kush është bashkudhëtar i yti?

Iblisi : Ai i cili e han kamatën.

Pejgamberi a.s. : Kush është shoku yt?

Iblisi: Ai i cili bënë zina (prostitucion, kurvëri).

Pejgamberi a.s.: Kush është shoku i yt në shtrat?

Iblisi: Ai i cili është i dehur.

Pejgamberi a.s. : Kush është mysafiri yt?

Iblisi : Ai i cili vjedh (hajni).

Pejgamberi a.s. : Kush është i dërguari ytë?

Iblisi: Magjistari.

Pejgamberi a.s.: Cila është drita e syve tu?

Iblisi: Betimi me shkurorëzim.

Pejgamberi a.s.: Kush është i dashuri yt?

Iblisi: Lënësi i namazit të xhumasë.

Pejgamberi a.s.: O i mallkuar çka ta thënë shpinën tënde?

Iblisi: Hingellima e kuajve në rrugën e All-llahut xh sh.

Pejgamberi a.s.: Çka e dënon trupin tënd?

Iblisi: Pendimi (kërkimi falje para All-llahut xh.sh.) i penduesit.

Pejgamberi a.s.: Çka e pjek mërçin tënde?

Iblis: Të kërkuarit falje shumë para All-llahut xh.sh. natë e ditë.

Pejgamberi a.s.: Çka e poshtëron e benë të pikëlluar fytyrën tënde?

Iblisi: Sadakaja (lëmosha) e fshehtë.

Pejgamberi a.s.: Çka i verbon (fshin) sytë e tu?

Iblisi: Namazi i sabahut.

Pejgamberi a.s.: Çka është ajo që t'i vendos frenat në kokën tënde?

Iblisi: Namazet e shumta në xhemat.

Pejgamberi a.s.: Kush është personi me i lumtur të ti (sipas teje)?

Iblisi: Lënësi i namazit me qëllim.

Pejgamberi a.s.: Cilët persona janë të pa fat tek ti?

Iblisi: Koprracët.

Pejgamberi a.s.: Çka të pengon në punën tënde?

Iblisi : Mexhliset (konferencat, konsultimet) e dijetarëve.

Pejgamberi a.s.: Si hanë?

Iblisi: ha me dorën e majtë dhe me gishtërinj ( me maje të gishtërinjve) .

Pejgamberi a.s.: Ku i strehon (vendos nën hije) fëmijët e tu kur bënë nxehtë dhe kur fryn nxehtë?

Iblisi: Nën thonjtë e gjatë të grave- njerëzve.

Pejgamberi a.s.: Për sa gjëra ju ke lut Zotit (që t'i kesh)

Iblisi: Dhjetë gjëra.

Pejgamberi a.s.: Cilat jan ato o i mallkuar?

Iblisi: Ju kam lutur që t'i shoqëroj (të jem bashkëpjesëmarrë s) te bijtë e Ademit në pasurin e tyre në fëmijët e tyre dhe me ka bërë bashkëpjesëmarrë s në ta e për këtë tregon All-llahu xh.sh. në fjalët e tij ku thotë: Shoqëroji ata në pasuri e në fëmijë. Dhe unë ha në të gjitha pasuritë që nuk është dhënë zeqatë nga to po ashtu ha nga ato ushqime me të cilat është përzier kamata dhe harami, dhe ç'do pasuri për të cilën nuk është kërkuar mbrojtje nga shejtani i mallkuar për të, dhe çdo person kur benë marrëdhënie seksuale me gruan e tij dhe nuk kërkon mbrojtje nga shejtani atëherë në atë marrëdhënie merr pjesë edhe shejtani e atëherë fëmijët do të jenë të dëgjueshëm dhe të nënshtruar ndaj meje, dhe kush hipë në kafshë (automobil) dhe ec me të duke kërkuar jo hallall (haram) unë jam shokë i tij siç thotë: All-llahu xh.sh.: " Mundi ata në kuaj (kalorësi) dhe në këmbë (këmbësori).

Ju kam lutur që të (më bëjë) kem shtëpi e shtëpia ime është WC-ja. Ju kam lutur që të kem xhami e xhamit e mia janë tregjet. Ju kam lutur që të kem kur'an e kur'ani im është poezia. Ju kam lutur që të kem shokë në shtrat e shoku im në shtrat është i dehuri. Ju kam lutur që të kem ndihmës e ndihmësi im është fataliteti. Ju kam lutur që të kem vëllezër e vëllezërit e mi janë ata të cilët shpenzojnë pasurit e tyre në mëkate pastaj lexoi fjalët e All-llahut xh.sh.: "Vërtetë ata që shpenzojnë kot janë vëllezër të shejtanit.

Pejgamberi a.s. : Po të mos kishe thënë argumente nga fjalët e All-llahut xh.sh. për të gjithë çka ke thënë nuk do të kisha besuar (zë besë).

Iblisi: o Muhamed ju kam lutur All-llahut xh.sh. që t'i shoh bijtë e Ademit e ata të mos më shohin e të lëvizi në damarët e gjakut e të sillem ashtu si dua edhe në qoftë se është vetëm një orë, All-llahu xh.sh. më ka pranuar atë që iu kam lutur dhe unë krenohem me këtë deri në Ditën e Kiametit, dhe vërtetë ata që janë me mua janë më shumë se ata që janë me ty dhe shumica e bijve të Ademit janë me mua deri në Ditën e Kiametit.

Unë kam një fëmijë i cili quhet Atmeh e ai është ai i cili urinon në vesh të robit që ai të flenë ndaj namazit me xhemat e po të mos ishte ky nuk do të flinin njerëzit deri sa ta falnin namazin, unë gjithashtu kam një fëmijë i cili quhet Elmutekadi e kur robi bënë ibadet fshehtas dhe e fsheh atë ibadet ky fëmijë vazhdimisht e gjykon (se lenë rehat) derisa robi t'ju tregon njerëzve për atë iabdet e atëherë All-llahu xh.sh. ja fshin (99) nëntëdhjetë e nëntë sevape nga (100) njëqind sevape.
Unë kam një fëmijë i cili quhet Kehil e ai është ai i cili ua errëson sytë njerëzve në mexhliset konsultimet e dijetarëve edhe kur imami ligjëron në hytbe ai ua errëson sytë derisa flenë kur janë duke i dëgjuar fjalët e dijetarëve dhe nuk i shkruhen atij sevape kurrë.

Nuk ka grua e cila del dhe që shejtani ulet me të dhe e zbukuron për ata që e shikojnë, i thotë asaj nxirre dorën e ajo e nxjerr i shfaq thonjtë dhe zhveshët.

Pastaj tha: o Muhamed nuk kam mjet tjetër pos vesveseve dhe zbukurimeve që t'i fus njerëzit në humbje dhe po të ishte humbja në dorën time nuk do të kisha lënë asnjë person në sipërfaqen e tokës prej atyre që thonë:" LA-ILAHE-IL- ALLAH MUHAMEDU RESULULLAH e as agjërues e as namazli, sikur që nuk është në dorën tënde diçka për udhëzim pos që je i dërguar dhe lajmëtar sepse po të ishte udhëzimi në dorën tënde nuk do të kishe lënë në sipërfaqen e tokës asnjë pabesimtarë, porse ti je argument i All-llahut xh.sh. për krijesat e tij, e unë jam shkaktar për palumturin e tyre, e i lumtur është ai që e ka bërë All-llahu xh.sh. të lumtur që në barkun e nënës se tij, e i pa lumtur për ata të pa lumturit që në barqet e nënave të tyre.

Pastaj Pejgamberi a.s. i përmendi fjalët e All-llahut xh.sh. "Nuk ndalen se kundërshtuari përveç atë që e ka mëshiruar Zoti yt".

Pastaj përmendi fjalën e All-llahut xh.sh. "E atë çka ka urdhëruar All-llahu xh.sh. ka qenë e përcaktuar".

Pastaj Pejgamberi a.s. tha: o i mallkuar a mundesh të pendohesh e ti kthehesh
All-llahut xh.sh. e unë do ta garantoi xhennetin.

Iblisi tha: o i dërguari i All-llahut xh.sh . (puna është kryer ka mbaruar) çështja është shkruar dhe ngjyra është tharë për atë se si do të jetë deri në Ditën e Kiametit, dhe falënderimi i takon Atij që të ka bërë zotëriun e pejgamberve dhe të dërguarve dhe ligjërues të banoreve të xhennetit dhe për këtë të ka dalluar dhe të ka zgjedhur ty, e mua më ka bërë zotëriun e të pa lumturve e të pa fatëve dhe ligjërues të banoreve të zjarrit dhe unë jam më i pa lumturi dhe i larguari nga mëshira e tij, kjo është fundi i krejt asaj çka të njoftova dhe çka kam thënë e kam thënë të vërtetën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.demiry19.piczo.com
 
Biseda e Pejgamberit a.s. me shejtanin (iblisin)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dialog me shejtanin
» BISEDA FETARE me Hoxhallarët e nderuar Bekir Halimi dhe Ulvi Fejzullahu
» Pasimi i sunetit të Pejgamberit
» Obligimi ynë ndaj Pejgamberit a.s
» Hutbja e Lamtumirës e Pejgamberit alejhi selam

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Forumi gjeneral-
Kërce tek: