Gruaja e pare / Hava -Eva
Krishterizmi (Bibla)
Dhe gruaja pa qe pema ishte e mire per t`u ngrene, qe ishte e kendshme per syte dhe qe pema ishte i deshirueshme per ta bere te zgjuar dike; dhe ajo mori nga fruti i saj, e hengri dhe i dha edhe burrit te saj qe ishte me te, dhe hengri edhe ai. Atehere iu hapen syte te dyve dhe e pane qe ishin lakuriq; keshtu ata qepen gjethe fiku dhe bene breza per t`u mbuluar. Pastaj degjuan zerin e Zotit Perendi qe shetiste ne kopsht ne flladin e dites; dhe burri e gruaja e tij u fshehen nga prania e Zotit Perendi midis pemeve te kopshtit. Atehere Zoti Perendi thirri njeriun dhe i tha: "Ku je?". Ai u pergjigj: "Degjova zerin tend ne kopsht, dhe pata frike sepse isha lakuriq dhe u fsheha". Dhe Perendia i tha: "Kush te tregoi se ishe lakuriq? Mos valle ke ngrene nga pema qe une te kisha urdheruar te mos haje?". Njeriu u pergjigj: "Gruaja qe ti me vure prane me dha nga pema dhe une e hengra". Dhe Zoti Perendi i tha gruas: "Pse e bere kete?". Gruaja u pergjigj: "Gjarpri me mashtroi dhe une hengra prej saj". Atehere Zoti Perendi i tha gjarprit: "Me qene se bere kete gje, qofsh i mallkuar nder gjithe kafshet dhe tere bishat e fushave! Ti do te ecesh mbi barkun tend dhe do te hash pluhur gjithe ditet e jetes sate. Dhe une do te shtie armiqesi midis teje dhe gruas, midis fares sate dhe fares se saj; fara e saj do te shtype koken tende, dhe ti do te plagosesh thembren e fares se saj". Gruas i tha: "Une do te shumezoj ne mase te madhe vuajtjet e tua dhe barret e tua; me vuajtje do te lindesh femije; deshirat e tua do te drejtohen ndaj burrit tend dhe ai do te sundoje mbi ty".Pastaj i tha Adamit: "Me qene se degjove zerin e gruas sate dhe hengre nga pema per te cilen te kisha urdheruar duke thene: "Mos ha prej saj", toka do te jete e mallkuar per shkakun tend, dhe me mundime te renda ti do te ushqehesh gjate gjithe diteve te jetes tende."
Genesis 3:6-17
Islami (Kur'ani)
(Ne i thame) O Adem, ti dhe bashkeshortja jote zini vend ne Xhennet, hani nga te doni, e mos iu afroni kesaj peme, pse do te beheni prej zulumqareve (te vetvetes suaj). Shejtani i nxiti ata te dy (i mashtroi), qe t'ua zbuloje atyre pjeset e turpshme qe u ishin te mbuluara dhe tha: "Zoti juaj nuk ua ndaloi ju dyve ate peme vetem qe te mos behi meleqe (engjej), ose te mos beheni prej te perjetshmeve. Dhe ju beri be atyre (duke u thene) se: une jam keshillues per ju. Atehere me mashtrim i zbriti (ne nivel te palakmueshem). E kur e shijuan pemen u zbulua vendturpi i tyre dhe filluan te mbulojne ate (duke vene gjeth mbi gjeth) nga gjethet e (pemeve te) Xhennetit. Zoti i tyre i thirri (duke u thene): "A nuk ua ndalova ju dyve ate peme dhe a nuk ju thashe ju dyve se shejtani eshte armik i hapte per ju?!" Ata te dy thane: "Zoti yne, ne i beme te padrejte(i demtuam) vetvetes sone, ne qofte se nuk na fale dhe nuk na meshiron, ne me siguri do te jemi prej te shkaterruarve!"
Quran 7:19-23-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Gjinia e femres vs. Gjinia e mashkullit
"2....Ne qofte se nje grua mbetet me barre dhe lind nje mashkull, do te jete e papaster per shtate dite, do te jete e papaster si ne ditet e zakoneve te saj....
5.Por ne rast se lind nje vajze, ajo do te jete e papaster dy jave si ne kohen e zakoneve te saj; dhe do te rrije gjashtedhjete dite per t`u pastruar nga gjaku."
Leviticus 12:2-5
"Vetem i All-llahut eshte pushteti i qiejve e i tokes; Ai krijon cka te doje; Ai i fale vetem femra atij qe do; e i fale vetem meshkuj atij qe do..
Kur'an 42:49-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Esenca Shpirterore e Femres
"dhe gjeta nje gje me te hidhur se vdekja; gruan zemra e se ciles eshte kurth dhe gracke dhe duart e se ciles jane pranga. Kush i pelqen Perendise i shpeton asaj; por mekatari do te kapet nga ajo. Ja ajo qe gjeta", thote Predikuesi, "duke i shqyrtuar nje per nje gjerat, per te gjetur shkakun e tyre. Ate qe une po kerkoj ende, por nuk e kam gjetur; nje burre nder nje mije e gjeta, por nje grua ne mes gjithe atyre nuk e gjeta."
"Ecclesiastes 7:26-28
E atyre qe besuan, All-llahu ua solli shembull gruan e faraonit kur ajo tha: “Zoti im, me ben nje vend prane meshires sate ne xhennet dhe me shpeto prej faraonit e brutalitetit te tij dhe me shpeto prej popullit mizor!” Edhe Merjemen, te bijen e Imranit, qe e ruajti nderin e vet, e Ne prej anes sone i
frymezuam nje shpirt, e ajo i besoi fjalet e Zotit te saj dhe librat e Tij dhe ishte e devotshme.
Kur'an 66:11-12
"Parajsa eshte te kembet e nenes."
Profeti Mohammed------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Menstruacionet
"Ne qofte se nje grua ka nje fluks ne trupin e saj, dhe ky eshte nje fluks gjaku, papastertia e saj do te zgjase shtate dite; kushdo qe e prek ate do te jete i
papaster deri ne mbremje cfaredo gje mbi te cilen ajo shtrihet gjate papastertise se saj, do te jete e papaster; cfaredo gje mbi te cilen ulet, do te jete e papaster. Kushdo qe prek shtratin e saj do te laje rrobat e tij dhe do te lahet ne uje, dhe do te jete i papaster deri ne mbremje.Kushdo qe prek cfaredo gje mbi te cilen ajo eshte ulur, do te laje rrobat e tij dhe do te lahet ne uje; do te jete i papaster deri ne mbremje.Kur ajo eshte ulur mbi shtrat ose mbi cfaredo gje tjeter, kur dikush e prek ate do te jete i papaster deri ne mbremje.
Leviticus 15:19-23
Aliu e pyeti Profetin Mohammed kurburri dhe gruaja bejne dashuri atehere rrobat e tyre djersiten ne trupin e tyre, ose nese gruas gjate menstruacioneve i ngjiten rrobat ne trup nga djersa, atehere keto rroba a konsiderohen te papastra?
Profeti tha: "Jo, papasterti ne rroba eshte vetem kur ato preken me fare (sperme) apo me gjak"
Profeti Mohammed
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Marredheniet Sexuale Gjate Menstruacioneve te saj
" Nuk do t`i afrohesh nje gruaje per te zbuluar lakuriqesine e saj ne periudhen e papastertise se saj te shkaktuar nga zakonet."
Leviticus 18:19
"Te pyesin ty per te menstruacionin (hajdin). Thuaj: “Ajo eshte gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjate menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (per marredhenie) derisa te pastrohen..."
Kur'an 2:222------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Te drejtat e Femres per Edukim
"Grate tuaja te heshtin ne kishe, sepse nuk u lejohet te flasin, por duhet te nenshtrohen, sikurse thote edhe ligji. Dhe ne qofte se duan te mesojne ndonje gje, le te pyesin burrat e tyre ne shtepi, sepse eshte e turpshme per grate te flasin ne kishe."
1Corinthians 14:34-35
"Kerkimi i dijes eshte e obligueshme per secilin Musliman dhe Muslimane"
Profeti Mohammed------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
E Drejta e Trashegimise
"Do t`u flasesh gjithashtu bijve te Izraelit dhe do t`u thuash: "Kur nje njeri vdes pa lene ndonje bir, trashegimine e tij do t`ia kaloni bijes se tij...'"
Numbers 27:8
"Meshkujve ju takon pjese nga pasuria qe e lene prinderit e te afermit (pas vdekjes), edhe femrave ju takon pjese nga ajo qe lene prinderit e te afermit, le te jete pak ose shume ajo qe lene, ju takon pjese e caktuar (nga Zoti).."
Kur'an 4:7
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Veshja Modeste / Mbulesa e Kokes
"Por dua qe te dini se kreu i cdo njeriu eshte Krishti, edhe kreu i gruas eshte burri; edhe kreu i Krishtit eshte Perendia.cdo burre, kur lutet ose profetizon kokembuluar, turperon kryet e tij.Edhe cdo grua, qe lutet ose profetizon kokezbuluar, turperon kryet e saj, sepse eshte njelloj sikur te ishte e rruar.Sepse ne qofte se gruaja nuk mbulohet, le t`ia presin floket; por ne qofte se per gruan eshte turp te qethet a te rruhet, le te mbuloje kryet."
1 Corrinthians 11:3-6
" Ne menyre te njejte dua qe edhe grate, te vishen hijshem, me cipe dhe modesti dhe jo me gersheta a me ar, a me margaritare, a me rroba te shtrenjta,po me vepra te mira, si u ka hije grave qe i kushtohen perendishmeri.Gruaja le te mesoje ne heshtje dhe me cdo nenshtrim."
1 Timothy 2:8-10
"O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave te besimtareve le t’i vene shamite (mbuloje) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo eshte me afer qe ato te njihen (se nuk jane rrugace) e te mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai eshte meshirues."
Kur'an 33:59
...tyre (qe u permenden) dhe robereshave, te cilat i kane ne pronesine e tyre, ose sherbetoreve nga meshkujt te cilet nuk ndiejne nevoje per femrat ose femijet qe nuk e kane arritur pjekurine per gra. Le te mos kercasin me kembet e tyre per ta zbuluar fshehtesine nga stolite e tyre. Pendohuni te gjithe te All-llahu, o besimtare, ne menyre qe te gjeni shpetim...."
Kur'an 24:31------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Poligamia
"Pas arritjes se tij nga Hebroni, Davidi mori konkubina dhe bashkeshorte te tjera nga Jeruzalemi dhe keshtu i linden bij dhe bija te tjera."
2 Samuel 5:13
"Ai pati si bashkeshorte shtateqind princesha dhe treqind konkubina..."
1 Kings 11:3
"Dhe Lameku mori dy gra: emri i njeres ishte Ada dhe emri i tjetres Cilah."
Genesis 4:19
"Ne qofte se nje burre ka dy gra, dhe njeren e dashuron dhe tjetren e urren, dhe si e dashuruara ashtu dhe ajo e urryera i kane lindur femije, ne rast se i
parelinduri eshte femija e gruas se urryer..."
Deuteronomy 21:15
"Ne rast se merr nje grua tjeter, ai nuk do te pakesoje ushqimin dhe veshmbathjen e saj, as edhe bashkebanimin e saj."
Exodus 21:10
"Ne qofte se frikoheni se nuk do te jeni te drejte ndaj bonjakeve, atehere martohuni me ato gra qe ju pelqejne; me dy, me tri e me katra. E nese i frikoheni padrejtesise (ndaj tyre), atehere vetem me nje, ose (martohuni) me ato qe i keni nen pushtetin tuaj (robereshat). Ky (perkufizim) eshte me afer qe te mos gaboni."
Kur'an 4:3------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ndalesat ne Martese
"Nuk do te marresh nje grua bashke me te motren per ta bere shemer, duke zbuluar lakuriqesine e saj ndersa tjetra eshte akoma gjalle."
Leviticus 18:18
"U jane ndaluar juve (te martoheni me): nenat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja, bijat e vellaut, bijat e motres, nenat tuaja qe ju kane dhene gji, motrat nga gjiri, nenat e grave tuaja (vjehrrat) dhe vajzat qe jane nen kujdesin tuaj e te lindura (prej tjeter babai) nga grate tuaja me te cilat patet kontakt, ..."
Kur'an 4:23------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ndarjet / Divorci
"...Atehere ai u tha atyre: ``Ai qe le gruan e vet dhe martohet me nje tjeter, shkel kuroren me te.Po ashtu, nese gruaja le burrin e vet dhe martohet me nje tjeter, shkel kuroren."
Mark 10:11-12
"O ti pejgamber, kur t’i leshoni grate, leshoni ato ne vigjilje te fillimit te pritjes se tyre (ne kohen e pastertise se tyre) dhe kohen e pritjes mbajeni mend mire e kini frike All-llahut, Zotit tuaj..."
Kur'an 65:1
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
E veja / Vejusha
"...kushdo qe martohet me nje grua te ndare, shkel kuroren ."
Matthew 5:32
"'Nuk do te marre as grua te ve, as te ndare nga burri, as grua faqenxire, as kurve; por do te marre per grua nje virgjereshe nga populli i tij.'"
Leviticus 21:14
"E ata qe vdesin dhe lene gra pas vete, ato (grate) presin kater muaj e dhjete dite. E kur ta kryejne ato afatin e tyre, nuk eshte mekat per ju (familja kujdestare) per ate qe bejne ato ne menyre te njerezishme me veten e tyre. All-llahu hollesisht e di cka veproni...."
Kur'an 2:234------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Respekti i Prinderve
"Dhe ai zbriti bashke me ta, u kthye ne Nazaret dhe i bindej atyre. E ema i ruante te gjitha keto fjale ne zemren e saj..." Luke 2:51
"E ne fakt Moisiu tha: "Ndero atin tend dhe nenen tende", dhe: "Ai qe mallkon atin ose nenen, te denohet me vdekje".
Mark 7:10
"Secili prej jush te respektoje nenen dhe atin e tij, ..."
Leviticus 19:3
" Ai (Allahu) me ka bere te miresjellshem ndaj nenes sime, e nuk me ka bere kryelarte as te padegjueshem!He (God) has made me (Jesus) kind to my mother, and not overbearing or miserable."
Kur'an 19:32
"Ne njeriun e kemi urdheruar per (sjellje te mira ndaj) prindit te vet, sepse nena e vet ate e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (E porositem) Te jeshe mirenjohes ndaj Meje dhe ndaj dy prinderve tu, pse vetem tek Une eshte kthimi juaj.."
Kur'an 31:14
InshaAllah do te keni perfituar nga ky shkrim ashtu qe te dini te verteten...
Boton SH>K> "Miresia"