Disa gra i bëjnë burrat e tyre të mos i pëlqejnë për shkak të paedukatës së tyre dhe fjalëve të këqija. Për shembull, ata përballen me burrat e tyre duke ja përmendur gabimet e tij, qofshin ato fizike, financiare ose anasjellta. Ajo mund t’ja kujtojë atij këmbët e tij ose gjatësinë e trupit, ose për shembull, ta turpërojë atë sepse ai është i varfër apo nuk është i shkolluar. Ajo grua kurrë nuk është një grua që inkurajon. Në vend që të hesht për gabimet e tij, ajo ja përmend ato dhe e nënçmon atë me këte.
Ka qenë një grua e paedukatë e cila kurrë nuk e linte rahat burrin kur vinte në shtëpi derisa ai e la. Ajo ja përmendte gabimet e tij dhe i bërtiste atij shpesh, kështu ai e kërcënoi atë që ai do ta merrte një grua tjetër, kështu që do të gjente rehati. Ajo qeshi dhe i tha atij: “Kush martohet me ty? Ti je i varfër? Nëse ti të më ftoje tani të martohesha me ty nuk do të pranoja”. Ai e pyeti veten: “Edhe nëse unë të mos isha burri i saj, ajo nuk është e lejuar të ma thotë një gjë të tillë, sepse unë jam musliman. Pasuria dhe varfëria janë nga Allahu dhe kështu edhe krijimi”.
Ai pastaj mori këshillën e një prej shokëve të tij i cili u përpoq t’ia lehtësonte gjërat. Ai i tha: “Unë do të bëj një kontratë fallse martese për ty me një grua që nuk ekziston dhe t’i thuaji asaj për martesën tënde dhe lavdëroji sjelljet dhe cilësitë e mira të gruas tjetër. Tregoji asaj që dasma bëhet së shpejti dhe tregoja asaj nëse ajo nuk të beson ty”. Ai shkoi prapa shtëpie dhe trokiti në derë që ajo e hap derën si zakonisht dhe ajo e pyeti atë: “اfarë të solli kaq herët? Ai i gëzuar dhe lehtë ulet, aty ku ulet zakonisht dhe ajo e pyet prapë: “Pse je kaq i gëzuar sot dhe ke vënë parfum?” Ai i tregoi asaj dhe ajo nuk e besoi atë duke thënë: “Kush do të martohet me ty? Ti duhet të falenderosh Zotin që unë kam qenë e durueshme me ty”. Ai e la që ajo ta përmend listën e gjatë të gabimeve që ajo ka parë tek ai dhe kur ajo mbaroi ai i tregoi kontratën e martesës. Ajo qau dhe e kuptoi gabimet e saja të mëparshme që kishte bërë me të. Ajo u përpoq të kërkonte ndjesë për sjelljen e saj dhe për të qënurit e paedukatë, por kërkoi që ta divorcionte gruan tjetër. Ai i tha se do të mendonte!
Jahja bin Muadh ka thënë: “Vështro një nga tre situatat me besimtarin: Nëse nuk ke dobi, atëhere mos e dëmto, nëse nuk e bën të lumtur atëhere mos u bë e mërzitshme dhe nëse nuk e falenderon atëhere të paktën mos e ndëshko”.