Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Mendjemprehtësia e Imam Ebu Hanifës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 40

Mendjemprehtësia e Imam Ebu Hanifës Empty
MesazhTitulli: Mendjemprehtësia e Imam Ebu Hanifës   Mendjemprehtësia e Imam Ebu Hanifës Icon_minitimeFri Oct 09, 2009 7:24 am

Mendjemprehtësia e Imam Ebu Hanifës
Mendjemprehtësia e Imam Ebu Hanifës 44341597Një njeri një ditë në frymë të madhe gjuante harabela, dhe për shkak të frymës së ashpër, i hyri pluhuri në sy dhe filloi të lotojë pandërprerë.

Margaritarë të urtësisë

Transmetohet që një grup harixhist me shpata të valvitura erdhën te imam Ebu Hanifeja përderisa ishte ulur në xhami dhe duke iu kërcënuar i thanë:
"O Ebu Hanife, do t'i shtrojmë dy pyetje, nëse përgjigjesh, shpëton, nëse nuk përgjigjesh, do të mbysim!"
Ebu Hanife u tha: "Pyetni lirisht!"
Pastaj njëri prej tyre tha: "Njerëzit bartin dy xhenaze për t'i varrosur. Njëri i vdekur është burrë i cili ka konsumuar alkool dhe ka vdekur në gjendje të dehur, ndërsa i vdekuri tjetër është grua e cila ka mbetur shtatëzënë në marrëdhënie prostitucioni dhe ka vdekur para se të pendohet. A janë këta besimtarë?"
Pas kësaj, Ebu Hanife i pyeti ata: "A kanë qenë jehudi?"
"Jo", u përgjigjën.
"A kanë qenë të krishterë?"
"Jo".
"A kanë qenë zjarrputistë?"
"Jo".
"Çfarë feje kanë qenë?", pyet Ebu Hanifeja.
"Kanë qenë myslimanë", u përgjigjën harixhitë.
"Pra, vetë e dhatë përgjigjen", u tha Ebu Hanifeja . . .
Harixhitë më pastaj pyetën: "A janë këta në Xhennet apo në Xhehennem?"
Imam Ebu Hanife u tha: "Do t'u përgjigjem me fjalët e Ibrahimit a.s.:
"E kush më respekton mua, ai është i imi (në fe), e kush më kundërshton mua, atëherë Ti je që fal dhe që mëshiron."
(Ibrahim, 36)
- dhe me fjalët e Isait a.s.:
"Nëse i dënon ata, në të vërtetë ata janë robër Tu, e nëse u falë atyre, Ti je i gjithëfuqishmi, i urti."
(El - Maide, 118)
Pas këesaj përgjigjje, harixhitë u larguan kokëulur nga xhamia.


PËRGJIGJJA E NJERIUT TË DEVOTSHËM

Transmetohet që Ibrahim ibn Edh'hemi takoi një jehudi i cili kishte një qen me vete. Kur jehudiu e pa Ibrahimin, deshi ta nënçmojë dhe përulë, dhe i tha:
"Ibrahim, ti je njeri i mençur dhe i urtë, andaj më thua a është më i pastër bishti i qenit tim apo mjekrra yte?"
Ibrahim ibn Edh'hemi në këtë u përgjigj i qetë: "Nëse kjo mjekërr e imja është në Xhehennem, dije që bishti i qenit tënd është më i pastër se mjekrra ime, por nëse kjo mjekrra ime është në Xhennet, atëherë dije është më e pastër se bishti i qenit tënd."
I mahnitur me devotshmërinë e Ibrahimit, sinqeritetin, maturinë dhe urtësinë, me të cilën nuk arriti ta provokojë, jehudiu nga zemra e shqiptoi shehadetin dhe e pranoi Islamin.


PËR KË TA MARTOJ VAJZËN

Dijetari islam, Nuh ibn Merjem, deshi ta martojë bijën e tij dhe në mes tjerash u këshillua edhe me fqiun e tij zjarrputist për kë ta martojë.
Ai i tha: "Ti kërkon këshillë nga unë, ndërsa të tjerët kërkojnë këshillë nga ti, e përveç kësaj unë nuk jam mysliman. Por nëse dëshiron, kështu do të them: Mbreti persian, kur është në pyetje kjo gjë, ka zgjedhur pasurinë, udhëheqësi romak ka zgjedhur bukurinë, ndërsa udhëheqësi juaj, Muhammedi s.a.v.s. ka zgjedhur dhe rekomanduar besimin, andaj t'i zgjedh kë do ta pasosh."


MOS SHIKO Ç'BËJNË SYTË, POR DUART

Një njeri një ditë në frymë të madhe gjuante harabela, dhe për shkak të frymës së ashpër, i hyri pluhuri në sy dhe filloi të lotojë pandërprerë.
Por edhe pas kësaj, vazhdoi të gjuajë, dhe sa herë që kapte një harabel, ia shkurtonte krahët dhe e vendoste në çantë. E vërejtën dy harabela nga degët e afërta dhe njëri i tha tjetrit: "A po e sheh këtë gjuetar, unë mendoj se nuk na mendon të keqen kurrsesi. Shikoje sa i ndjeshëm është, vazhdimin qan dhe loton."
Harabeli tjetër i tha: "Mos shiko ç'bëjnë sytë e tij, por shiko ç'bëjnë duart e tij."



DY ORGANET MË TË MIRA DHE MË TË KËQIJA

Transmetohet që Lukmani i urtë ka qenë shërbëtor te një i pasur. Një ditë, zotëriu i tij e urdhëroi ta therrë një dele dhe t'ia sjellë dy organet më të mira. Lukmani pasi e therri delen, ia dërgoi zotëriut të tij gjuhën dhe zemrën. Pas një kohe përsëri e urdhëroi ta therrë një dele dhe tani t'ia sjellë dy organet më të këqija, dhe Lukmani përsëri solli gjuhën dhe zemrën. I çuditur me sjelljen e tij, zotëriu i tha: "Unë të urdhërova që të më sjellësh dy organet më të mira, e ti më solle gjuhën dhe zemrën, pastaj të urdhërova që të më sjellës dy organet më të këqija, e ti përsëri më solle gjuhën dhe zemrën - ku është fshehtësia e sjelljes tënde në këtë mënyrë?"
Lukmani u përgjigj: "Vërtetë nuk ka gjë më të bukur se gjuha dhe zemra kur janë të pastërta, dhe asgjë më të keqe se këto kur janë të prishura."


Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Mendjemprehtësia e Imam Ebu Hanifës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Imam Ibn Kajjim El-Xheuzi
»  Thënie të Imam Ebu Hanifes mbi teuhidin
» Dialogu midis Ebu Hanifes dhe ateistit
» Dallimi ndërmjet Ebu Hanifes dhe xhumhurit
» Imam Malik ibn Enes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Sira dhe histori nga jeta e te Derguarit Muhammedit s.a.v.s dhe dijetarëve Islam-
Kërce tek: