Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Imam Malik ibn Enes

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 40

Imam Malik ibn Enes Empty
MesazhTitulli: Imam Malik ibn Enes   Imam Malik ibn Enes Icon_minitimeFri Jun 05, 2009 2:40 pm

Imam Malik ibn Enes
Një nga emrat e mëdhenj padyshim është Malik ibn Enes, jurist dhe imam i medhhebit Malikij.

Emri i plotë i tij është Ebu Abdullah Malik ibn Enes ibn Malik ibn Ebi Amir ibn Amër ibn el-Harith ibn Gajman ibn Husajil ibn Amr ibn el-Harith el Hashabi.

Malik ibn Enes ka prejardhjen nga fisi jemenas Asbe. Gjyshi i tij i shpërngulur në Medine ka qenë një nga dijetarët tabiin. Nuk dihet saktësisht viti i lindjes së tij. Shumë thonë se ai është i lindur në vitin 93 hixhri. Ishte i stolisur me butësi dhe zgjuarsi. Në trup ishte i gjatë dhe kishte mjekër të bardhë porsi dëbora. Diturinë e fitoi pranë dijetarëve më të famshëm të Medinës si Ibn Shib dhe Nafi Mevla Abdullah ibn Omer. Nga i pari (Ibn Shib) merrë 232 hadithe dhe nga i dyti (Nafi Mevla Abdullah ibn Omer) 80 të cilët i fut në "Muvetta"-në e tij të njohur. Në baz të transmetimeve të përcjellura nga Tirmilliu, vetë Pejgamberi a.s. paralajmëron ardhjën e tij si dhe të Ebu Hanifes dhe Shafiiut.

Dijetarët e asaj kohe me rastin e vizitës së varrit të Pejgamberit a.s. në Medine, takoheshin edhe me Imam Malikun. Bëhen takime dhe biseda të shumta fetare me çrast dituria e tij përcjellet në shumë territore të hilafatit.

Maliku është themeluesi i shkollës juridike të hixhazit, karakteristikat e së cilës janë Suneti i Pejgamberit a.s. dhe traditat e popullit të Medinës, prandaj edhe emri i kësaj shkolle është "shkolla e synetit" ose "shkolla e traditës".

Imam Maliku e njihte mirë shkencën e hadithit. Në ligjiratat e tij, të cilat ishin në zë, vinin nga të gjitha anët, e kishte nga ata të cilët udhëtonin me muaj të tërë për të ndëgjuar ligjiratat e tij. Në pyetje jepte përgjigjje të qarta dhe kurrë nuk lente që përgjigjja e tij të ketë dy kuptime. Legjenda thotë se ai ka fituar dituri tek 900 dijetarë nga të cilat 300 ishin tabiinë.

Halifja Harun er-Rashid me një rast kur kryen haxhin kthehet në Medine me qëllim që të ndigjoj Imam Malikun me çrast qon fjalë që të vij Imami tek ai. Në këtë i përgjigjet: "Kush don që të mësoj diqka ai shkon tek dijetari sepse dituria askujt nuk i vjen në këmbë." Kur haroni dëgjon ngritet në këmbë dhe shkon te shtëpia e Malikut për ta ndëgjuar atë (për të kërkuar dituri nga ai). Me atë rast Imam Maliku ia thotë hadithin e Pejgamberit a.s. :

"Në qoftë se një dijetarë e transmeton diturinë e tij vetëm tek një njeri, nga ajo dituri nuk ka dobi as marrësi i saj e as transmetuesi."

Kur Halifja e dëgjon këtë hadith urdhëron që gjithë shoqëria e tij të mblidhet e të dëgjojë ligjiratën. Imam Maliku ligjiratën e tij e fillon me Hadithin: " Kush për kërkim të diturisë nënshtrohet Allahu do ta lartësojë." Kur Halifja e kuptoi domethënien e këtij hadithi la vendin e tij dhe u ul sëbashku me të gjithë dëgjuesit e tjerë.

Maliku gjatë jetës së tij ka shkruar shumë vepra. Vepra e tij Kitabul-Muvetta është vepra juridike Islame më e hershmja. Dituria e tij (Medhhebi Malikij) është i përhapur kryesisht në Tunizi, Algjeri, Marok, pjesëve të tjera të Afrikës dhe Spanjës muslimane të asaj kohe.

Imam Maliku vdiq në vitin 179 h. në moshën 85 vjeç.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Imam Malik ibn Enes
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Enes Goga - Etika e selamit (përshëndetjes)
» Mendjemprehtësia e Imam Ebu Hanifës
» Imam Ibn Kajjim El-Xheuzi
» Tefsiri i Selefit Imam Ibn Tejmije
» Biografia e Imam Ibn Kajjim El-Xheuzijjut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Sira dhe histori nga jeta e te Derguarit Muhammedit s.a.v.s dhe dijetarëve Islam-
Kërce tek: