Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Tefsiri i Selefit Imam Ibn Tejmije

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
Usame


Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

Tefsiri i Selefit Imam Ibn Tejmije Empty
MesazhTitulli: Tefsiri i Selefit Imam Ibn Tejmije   Tefsiri i Selefit Imam Ibn Tejmije Icon_minitimeSat Aug 01, 2009 9:21 am

Gjëja e parë që duhet ditur është ajo se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) ua ka shpjeguar domethënien e Kur’anit shoqëruesve të tij, ashtu siç ua mësoi atyre fjalët e tij (Kur’anit). Urdhëri hyjnor: “Ti duhet t’u shpjegosh njerëzve se ç’u është shpallur atyre,” [16:44] thërret për të parën ashtu siç thërret për të fundit. Abd el-Rrahman el-Sulemi ka thënë: Kurdo që njerëzit të cilët ua mësuan atyre Kur’anin, si ‘Uthman ibn Afan (radiallahu anhu), Abdullah ibn Mes’ud (radiallahu anhu) dhe të tjerët, i mësonin dhjetë vargje të Kur’anit nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam), ata nuk vazhdonin më tutje, përveç nëse e kuptonin se çfarë qëllime dhe rregulla përmbanin ato vargje. Ata thoshin: “Ne mësuam tekstin e Kur’anit dhe i studiuam qëllimet dhe urdhërat të gjitha së bashku.” Kjo e shpjegon atë për çka ata shpenzuan aq kohë të gjatë në mësimin e një kaptine (sureje). Enes (radiallahu anhu) ka thënë: “Ne e çmonim shumë lart atë i cili mësonte dy suret e Kur’anit: el-Bekare dhe Ali-Imran”. Ibn Umer (radiallahu anhu) shpenzoi disa vite, dhe sipas Malikut, tetë vite të plota, në mësimin e këtyre sureve. Në të vërtetë, Shoqëruesit (sahabët) i nënshtroheshin urdhërit të Allahut:



“Ky është një Libër i bekuar. Ne ua zbritëm juve atë që të sodisni mbi të,” [38-29] dhe



“A nuk menduan thellë ata mbi Kur’anin!” [47:24] dhe,



“A nuk medituan ata në fjalët e Allahut!”. [23:68]



Natyrisht se nuk mund të meditohet në fjalë nëse nuk e kupton domethënien e tyre. Për këtë shkak, Allahu ka thënë:



“Ne e kemi shpallur atë si një Kur’an në Arabisht, ashtu që ta kuptoni” [12:22],



dhe të përvetësohet Kur’ani do të thotë të kuptohet domethënia e tij.



Gjithkush e di se libri është për t’u kuptuar, jo vetëm për t’u lexuar. Dhe kjo vlen edhe më shumë për Kur’anin. Askush asnjëherë nuk lexon një libër mbi ndonjë temë - mjekësi, matematikë apo ndonjë tjetër - pa u munduar që ta kuptojë atë. E njëjta vlen edhe për Kur’anin, në të cilën qëndron mirëqenia dhe lumturia jonë, feja jonë dhe jeta. Kjo është ajo për çka shoqëruesit e pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) dallonin paksa në interpretimin e Kur’anit. Pasardhësit e tyre (el-Tabi’in) në krahasim me ta dalluan edhe më shumë. Sidoqoftë, kur të krahasohen dallimet e tyre me ato të gjeneratave të mëvonshme, ato dalin si të parëndësishme. Si një rregull, sa më e mirë gjenerata, aq më i thellë është të kuptuarit e saj dhe dituria e Kur’anit, dhe pajtimi i dijetarëve të tyre është më i madh lidhur me interpretimin e tij. Në mesin e pasardhësve ka patur shumë të atillë që kanë mësuar Kur’anin me Sahabët. Për shembull, Muxhahidi e studioi tërë Kur’anin, ashtu siç thoshte edhe vetë ai, me Ibn Abasin (radiallahu anhu); e pyeti atë për secilin varg dhe i shënoi të gjitha komentet e tij. Për këtë shkak el-Theuri ka thënë: “Nëse e merrni komentin e Muxhahidit, kjo do të mjaftojë.” Kjo po ashtu shpjegon atë përse el-Shafi’i, el-Buhari dhe dijetarë të tjerë, si dhe Imam Ahmedi dhe të tjerët të cilët e kanë komentuar Kur’anin, i citojnë fjalët e Muxhahidit më shumë sesa fjalët e kujtdoqoftë tjetër. Dua që të vë theksin në atë se pasardhësit e mësuan interpretimin (tefsirin) e Kur’anit prej Sahabëve, ashtu siç ata e mësuan hadithin e pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) prej tyre. Kjo nuk do të thotë se me këtë mohohet se ata e ushtruan mendjen e tyre në vargje të ndryshme dhe shprehen mendimet e tyre, ashtu siç vepruan në lidhje me hadithe të ndryshme të pejgamberit (salallahu alejhi ue selam).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Tefsiri i Selefit Imam Ibn Tejmije
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Çka jan SELEFIT ?
» Tefsiri i sures El Bekare - Ajetet 8 - 10
» Ibën Tejmije dhe ekonomia islame!
» Mendjemprehtësia e Imam Ebu Hanifës
» Jeta e Shejh Islam Ibn Tejmije Shkurtimisht

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Kur'an dhe Tefsir-
Kërce tek: