Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Vrasja e Othmanit(Allahu koft i kenaqur prej tij)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 40

Vrasja e Othmanit(Allahu koft i kenaqur prej tij) Empty
MesazhTitulli: Vrasja e Othmanit(Allahu koft i kenaqur prej tij)   Vrasja e Othmanit(Allahu koft i kenaqur prej tij) Icon_minitimeFri Oct 09, 2009 7:34 am

Vrasja e Othmanit(Allahu koft i kenaqur prej tij)
Vrasja e Othmanit(Allahu koft i kenaqur prej tij) Uthmaniselam alejkum
Vrasja e Uthmanit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!)

Pas gjithë këtyre pakënaqësive që ishin përhapur ndaj Uthmanit, disa njerëz nga Kufja, Basra dhe Egjipti u drejtuan për në Medinë, me pretekstin se donin të shkonin në haxh, duke fshehur qëllimin e tyre të vërtetë. Dijetarët kanë rënë në kundërshtime rreth numrit të tyre; disa janë të mendimit se nga çdo qytet kishte dy mijë veta, por disa të tjerë kanë thënë se gjithsej ishin dy mijë. Pra ata nuk kanë qenë më shumë se gjashtë mijë veta, por as më pak se dy mijë. Kur këta luftëtarë hynë në qytetin e Profetit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), erdhën tek Uthmani për ta larguar nga posti, duke e kërcënuar dhe duke përdorur forcën. Ditët e fundit të muajit Dhul Kide, ata e rrethuan shtëpinë e Uthmanit dhe e urdhëruan të hiqte dorë nga posti që kishte. Rrethimi zgjati deri në datën tetëmbëdhjetë Dhul Hixhe dhe po atë ditë u vra Uthmani (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!).

Në kohën që e rrethuan, ata e ndaluan Uthmanin të shkonte në xhami, madje edhe të pinte ujë. Tek ai shkuan disa shokë të Profetit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe kërkuan me ngulm që ta mbronin. Më të njohurit ishin: Hasen bin Ali, Husejn bin Ali, Abdullah bin Zubejr, Ebu Hurejra, Muhamed bin Talha bin Ubejdilah (Es Sexhad) dhe Abdullah bin Umeri. Këta kishin zhveshur shpatat për ta mbrojtur Uthmanin nga këta zullumqarë, por ai nuk pranoi dhe i urdhëroi të mos luftonin.

Në disa variante të tjera thuhet se ata që erdhën për ta mbrojtur, ishin shtatëqind burra dhe të gjithë djem sahabësh, por sërish numri i tyre ishte më i vogël se ai i zullumqarëve. Abdullah bin Amir bin Rabia thotë: Kur isha me Uthmanin në shtëpinë e tij, më tha: I urdhëroj të gjithë ata që më binden dhe më dëgjojnë, që t’i lëshojnë armët dhe mos të luftojnë.

Ibën Sirini thotë: Erdhi Sejd bin Thabi tek Uthmani dhe i tha: Ensarët po presin te dera dhe po thonë se nëse dëshiron të bëhemi dy herë ndihmësit e Allahut, siç u bëmë me Profetin (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), bëhemi edhe me ty. Uthmani tha: Për sa i përket luftës, nuk e pranoj.

Njëherë, Ibën Umeri hyn tek Uthmani: O Ibën Umer, a i dëgjon se çfarë thonë këta njerëz? Thonë largohu nga udhëheqja dhe mos e vrit veten me duart e tua. Ibën Umeri iu përgjigj: Nëse largohesh nga posti, a do të jetosh përgjithmonë në këtë botë? Jo iu përgjigj Uthmani. Ibën Umeri vazhdoi: Nëse nuk largohesh, a mund të të bëjnë gjë tjetër përveçse të të vrasin? Uthmani: Jo. Ibën Umeri: Ata e kanë në dorë xhenetin dhe xhehenemin? Uthmani: Jo. Ibën Umeri: Atëherë unë jam i mendimit që të mos e heqësh këtë këmishë që të ka dhuruar Allahu, sepse, nëse e bën, kjo gjë do të bëhet zakon dhe sa herë që një popull ta urrejë udhëheqësin, menjëherë do ta largojë atë.Gjithashtu thuhet se Uthmani u ka thënë robërve: Secili rob që ul armën, do të jetë i lirë për hir të Allahut. Pra Uthmani ishte ai që e ndaloi gjakderdhjen.



Kush e vrau Uthmanin



Në kohën që Uthmani ishte i rrethuar, zullumqarët kapërcyen murin dhe hynë në shtëpinë e tij. Në momentin që e vranë, ai ishte duke lexuar Kuran.

Hasan el Basriun e pyetën: A ka marrë pjesë në vrasjen e Uthmanit ndonjë nga muhaxhirët apo ensarët? Jo, - tha ai, - ata që e vranë, ishin njerëz të ashpër nga banorët e Egjiptit. Ata ishin Kenane bin Bishr, Runan el Jemani, një person me emrin Xhebleh, Sudan bin Hamran, një person nga fisi Sedus me pseudonimin “Vdekja e zezë” dhe Malik bin el Eshter en Nehaij. Këta ishin kokat e sprovës që arritën deri me vrasjen e Uthmanit.

Amrah bint Erta thotë: Në vitin që u vra Uthmani, unë me Aishen shkuam në Mekë dhe kur u kthyem në Medinë, pamë Kur’anin që po lexonte Uthmani në momentin e vrasjes. Pika e parë e gjakut që i kishte dalë, kishte rënë mbi Kuran, aty ku Allahu i Madhëruar thotë: “Nëse besojnë ashtu siç besuat ju, ata vërtet e kanë gjetur rrugën e drejtë. Nëse refuzojnë, ata atëherë janë kundërshtarë. Ty të mjafton Allahu kundër tyre, Ai është Dëgjuesi, i Dijshmi.”

Amrah vazhdon fjalët e saj dhe thotë: Asnjë prej atyre që vranë Uthmanin nuk vdiq i udhëzuar. Muhamed bin Sirini thotë: Në momentin kur po bëja tavaf rreth Qabes, dëgjova një burrë që po lutej e po thoshte: O Zot më fal, edhe pse mendoj se nuk do të më falësh. Unë u habita nga kjo lutje dhe i thashë: O rob i Allahut, nuk kam dëgjuar njeri të lutet kështu siç lutesh ti. “Unë i kisha dhënë besën Allahut, se nëse do të më jepte mundësinë të godisja Uthmanin, do ta bëja. Në kohën që u vra Uthmani dhe u vendos në shtrat, njerëzit vinin dhe i falnin xhenazen në shtëpi. Unë hyra duke u shtirur sikur doja t’i falja xhenazen dhe në momentin që nuk kishte asnjë njeri afër meje, i zbulova fytyrën dhe e godita, por në atë moment m’u paralizua dora.”

Ibën Sirini ka thënë: E pashë dorën e tij të ngrirë dhe dukej sikur të ishte dru i thatë.


autori:Iben muhamed El Hmijes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Vrasja e Othmanit(Allahu koft i kenaqur prej tij)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të
» 6 - Allahu e do prej teje zemrën tënde - Medarixh Es-Salikin - Muhammed Husejn Jakub
» Video ligjerata ''Vrasja e besimtarit mekat i madhe'' Dhulkarnejn Ramadani
» Ku eshte Allahu
» Ata që Allahu nuk i do në Kuran

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Sira dhe histori nga jeta e te Derguarit Muhammedit s.a.v.s dhe dijetarëve Islam-
Kërce tek: