Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Qetësimi i zemrave dhe i trupave është në nënshtrimin ndaj All llahut

Shko poshtë 
AutoriMesazh
rrumejsa

rrumejsa


Numri i postimeve : 23
Join date : 09/08/2009

Qetësimi i zemrave dhe i trupave është në nënshtrimin ndaj All llahut Empty
MesazhTitulli: Qetësimi i zemrave dhe i trupave është në nënshtrimin ndaj All llahut   Qetësimi i zemrave dhe i trupave është në nënshtrimin ndaj All llahut Icon_minitimeSat Oct 10, 2009 8:17 am

Qetësimi i zemrave dhe i trupave është në nënshtrimin ndaj All llahut

Në këtë është i fshehur sekreti I madh I imanit,e ajo është se zemra nuk do të arrijë qetësinë,rehatinë,dhe stabilitetin përveq se me vendosjen e lidhjes me Zotin.Gjithçka që kërkohet dhe duhet jashtë All llahut në realitet kërkohet dhe duhet për diçka jashtë kësaj,ndërsa vetëm një duhet dhe kërkohet për vetveten.
Ajo është dashuria ndaj Atij tek i Cili është përfundimi.Është e pamundur që fundi të jetë te dy veta,ashtu siç është e pamundur që fillimi I krijimit të krijesave të fillojë prej dy vetave.Ai,të cilit dashuria,dëshirat,dashjet dhe nënshtrimi i tij përfundojnë të dikush tjetër përveq All llahut,me të vërtetë të gjitha do t’i dështojnë dhe do t’i shkatërrohen në atë moment kur të ketë nevojë më shumë.Ndërsa ai,dashuria e të cilit,frika,shpresa dhe qëllimi janë për All llahun e Lartësuar,do të realziojë mirësinë e tij të përhershme,ëmbëlsinë,gëzimin dhe lumturinë.

--------------------------------------------------------------------------------

Dispozitat e fesë dhe dispozitat e fatit


Gjendja e robit gjithmonë është e kushtëzuar me raportin e tij ndaj dy gjërave : dispozitave të fesë dhe dispozitave të fatit.
Në kryerjen e dispozitave të fesë,robi ka nevojë për ndihmë dhe përkrahje,më saktë,këto për të janë të detyrueshme.Ndërsa në rastin e dispozitave të fatit,ai ka nevojë për dhembshuri dhe mëshirë.
Pra ,sa të jetë robi këmbëngulës dhe konsekuent në kryerjen e dispozitave të fesë,aq meriton dhe fiton dhembshurinë dhe mëshirën gjatë dispozitave të fatit.Nëse i respekton të gjitha dispozitat e fesë,formalisht dhe thelbësisht,atëhër i dhurohet mirësia dhe mëshira formalisht dhe thelbësisht.Mirëpo nëse I kryen dispozitat e fesë vetem formalisht,duke neglizhuar thelbin dhe brendësinë e tyre,atëherë mëshirën që e fiton është e kufizuar vetëm formalisht,derisa në thelb ndikimi i tij është mospërfillës
Dhembshuria e brendshme apo thelbësore

Nëse pyet se çfarë është dhembshuria e brendshme apo thelbësore mund të thuhet se është ajo ndjenjë e qetësisë dhe rehatisë të cilën e ndjen zemra gjatë dispozitave të fatit,humbja e frikës,mërzisë dhe e humbjes nga zemra e cila pastaj i nënshtrohet dhe i përulet Zotit të saj,duke shikuar në Të.Robi i nënshtrohet Zotit të tij m e shpirt dhe me brendësinë e tij dhe i pushtuar me vështrimin e dhembshurisë së All llahut ndaj tij,është mospërfillës ndaj fuqisë së dhembjes dhe të vështirsisë që e ka kapluar.Ndërsa njohja se Zoti i tij e ka zgjedhur si një rob të zakonshëm që mbi të të realizojë dispozitat e Tij,qoftë ai të gëzohet apo hidhërohet,kontribon edhe më shumë në atë që ai të mos ndjejë dhembjen dhe fatkeqësinë.Nëse e pranon me kënaqës përcaktimin,do të shpërblehet me kënaqësinë e All llahut.Ndërsa,nëse zemërohet,e njejta do t’i kthehet me zemërim.Kjo mirësi e brendshme është fryt i këtij aktiviteti të brendshëm dhe me rritjen e saj edhe ajo rritet,në të kundërtën ajo zvogëlohet.
Enes ibn Maliku r.a,transmeton se Pejgamberi s.a.v.s ka thënë :”Madhësia e shpërblimit është e barabartë me madhësinë e sprovës.Kur All llahu e do një popull,Ai e vë në sprovë,dhe kush pranon me kënaqësi do të shpërblehet me kënaqësi,ndërsa kush zemërohet,meriton zemërimin.
(Et Tirmidhiu 2404,ibn Madhe 4031 – hadith i mirë)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Qetësimi i zemrave dhe i trupave është në nënshtrimin ndaj All llahut
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dashurija ndaj All-llahut (subhanehu we teala) - Ulvi Fejzullahu
» Njohja e All llahut nëpërmjet Bukurisë së Tij
» Dëgjueshmëria është arsyeja e butësisë, ndërsa bërja e gjynaheve është shkaktari i fatkeqësive
» Tërmeti dhe lëkundja e zemrave
» Njëshmëria e All-llahut (Teuhidi)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Feja dhe shoqëria-
Kërce tek: