Një ndër llojet më të larta të njohjes është njohja e All llahut të Lartësuar nëpërmjet bukurisë së Tij.Kjo është njohja e grupi të zgjedhur të krijesave të Tij.Cdo krijesë e ka njohur Atë npërmjet ndonjë cilësie të Tij,mirpo njohja e plotë është njohja e atyre të cilët e kanë njohur Atë nëpërmjet përsosurisë së Tij,Madhështisë dhe Bukurisë.Asgjë nuk i përngjan në asnjë cilësi të Tij.Nëse edhe supozojmë se të gjitha krijesat janë në një shkallë të bukurisë së asaj më të bukurës që e ka krijuar All llahu,e pastaj të krahasojmë bukurinë e tyre të përbashkët me bukurinë e All llahut të Lartësuar,dallimi do të ishtë shumë i madh sesa krahasimi i një qiriu të dobët me diellin përcëllues.
Për të paraqitur bukurinë e Tij mjafton që të tregojmë se shkëlqimi i fytyrës së Tij me rastin e ngritjes ë përdes do të digjte gjithçka që ka krijuar ku do të deportonte shikimi i Tij (Xhele ue Ala)
Mjafton të përmendim se çdo bukuri e brendshme dhe e jashtme në këtë botë dhe në ahiret,është e krijuar me veprën e Tij.Atëher,çfarë është bukuria e Atij i cili është burimi dhe shkaktari i bukurisë së njohur.
Kur të flasim për madhështinë e bukurisë së Tij,mjafton të përmendim se Atij i takon gjithë Madhështia,e gjithë fuqia e gjithë bujaria,çdo bamirësi e gjithë dituria dhe çdo e mirë.Me Nurin (dritën) e fytyrës së Tij janë të ndriquara errësirat,ashtu siç e përmend I Dërguari s.a.v.s,në duan e tij,me rastin e kthimit nga Taifi :”Kërkoj mbrojtje në nurin (shkëlqimin) e fytyrës Tënde,me të cilën janë ndriçuar errësirat dhe janë vendosur të mirat e dynjasë dhe të ahiretit”.(Et Taberiu 2/344)
Abdullah ibn Mes’udi r.a,thotë : “Te Zoti juaj nuk ekziston dita dhe nata,sepse drita e qiejve dhe e tokës janë nga drita ,nuri i fytyrës së Tij.(Ibn Tejmije thot : është vërtetuar nga Ibn Mesudi)
All llahu I Lartësuar është dritë e qiejve dhe e tokës dhe në Ditën e Gjykimit kur të vijë për tu gjykuar krijesave,e tërë Toka do të ndriçojë me nurin e Tij.
Një prej emrave të Tij të bukur është edhe El Xhemil (I Bukuri)
Në sahihun e Muslimit thuhet se Pejgamberi s.a.v.s ka thënë : “All llahu me të vërtetë është i bukur dhe e do bukurinë.”
Bukurinë All llahut mund ta ndajmë në katër nivele,të cilat janë :Bukuria e Dhatit (Qenies),bukuria e cilësive(sifatit),bukuria e veprave dhe bukuria e emrave.Të gjitha emrat e Tij janë të bukur,cilësitë të përsosura,veprat të urta,të vyeshme,të drejta dhe mëshiruese.
Kur bëhet fjalë për bukurinë e Dhatit,qënies së Tij të Lartësuar,ajo është të cilën mendja nuk mund ta arrijë,e as që dikush përveq Tij mund ta kuptojë.Krijesat për Dhatin kanë vetëm shprehje gjuhësore dhe ata të cilëve Ai u bën nder,nëpërmjet tyre vijnë deri te njohja dhe zbulimi i Tij.Ajo bukuri është e mbrojtur nga ndryshimet,është e fshehur pas mbulesës së Mantelit të Tij,ashtu siq na transmeton I Dërguari I All llahut në hadithin kudsij:”Madhësia është Manteli Im,ndërsa fuqia guna Ime.”(Ahmedi në Musned 2/428)
Pasi që madhësia është më përfshirëse dhe cilësi më e madhe sesa fuqia ka pasur prioritet të quhet mantel i cili është më I madh se guna sepse Ai është I Gjithëmundshmi,El Kebir el Muteal (I Madh,I Lartësuar mbi gjithçka).
Ai është El Alij el Adhim (Lart mbi gjithçka,I Plotëfuqishëm).
Abdullah ibn Abasi r.a thotë : Me cilësitë e Tij e ka mbuluar Dhatin,ndërsa cilësitë i ka mbuluar me veprat e Tij.
A mund të paramendohet Bukuria,e cila është mbuluar me cilësitë absolutisht të përkryera dhe e mbuluar pas përshkrimit të madhësisë dhe lartësimit.!
Nëpërmjet këtyre shprehjeve mund të kuptojmë disa kuptime të bukurisë së Dhatit të Tij,sepse me të vërtetë robi me njohjen e veprave të Tij,ngrihet në shkallen e njohjes së cilësive të Tij,e pastaj me njohjen e cilësive të Tij ngrihet në shkallen e njohjes së qenies së Tij.
Kur robi vëren disa bukuri të veprave të Tij,kjo i bëhet dëshmi për bukurinë e cilësive të Tij,e pastaj edhe bukuritë e cilësive të Tij dëshmojnë bukurinë e qenies së Tij.
Në bazë të të lartëpërmendurës është bërë e qartë se çdo Falënderim (Hamd) I takon vetëm Atij,të Lartit dhe se asnjë krijesë nuk mundet në mënyrë të ngjashme të lavdërohet apo plotësisht t’i Falenderohet Atij.Ai është ashtu siç e ka lavdëruar Vetveten.Për shkak të Vetes së Tij,Ai zotëron të drejtën absolute që të jetë i adhuruar,të duhet dhe të falenderohet.Ai,shumë I Larti e do Veten,lavdërohet dhe falënderon Vetveten.Kjo dashuri,lavdërim falënderim dhe manifestim i njëshmërisë,është dashuria e vërtetë atë që e meriton lavdërimi dhe falënderimi i vërtetë dhe pranimi I vërtetë I njëshmërisë së Tij.
Ai është I tillë siç është lavdëruar dhe Ai është mbi atë se si e lavdërojnë krijesat e Tij.Ai shumë I Larti ashtu siç e do qenien e Tij,I do edhe cilësitë dhe veprat e Tij.Të gjitha veprat e Tij janë të mira dhe të bukura,edhe pse prej veprave të krijesave që i krijon dhe i lejon diçka urren dhe nuk do.Mirëpo,nga veprat e Tij asgje nuk është e urryer dhe e qortuar.
Nuk ekziston asgjë që vetvetiu duhet dhe lavdërohet përveq All llahut të Lartësuar .Të gjitha të tjerave të cilave u dhurohet dashuria dhe kujdesi,nëse nuk është në pajtim me dashurinë e cila i dhurohet Atij të Lartësuarit dhe që nuk duhet për shkak të Tij,ajo është dashuri e pavlefshme dhe asgjësuese.
Kjo është esenca e Hyjnores,sepse vetëm Zoti i Vërtetë duhet dhe lavdërohet për shkak të Vetë Atij.Nëse kësaj ia shtojmë edhe bamirësinë e Tij ndaj krijesave,të mirat,butësinë e Tij,faljen,mos dënimin për shkak të mëkateve,mëshirën dhe të mirat,adhurimi bëhet I domosdoshëm.
Detyra e robit është të dijë se nuk ka zot tjetër përveq All llahut dhe për shkak të kësaj dhe të përsosurisë së Tij,duhet të lavdërohet.Gjithashtu duhet ditur se në realitet nuk ekziston bamirës I cili shpërndan të mira të llojllojshme të dukshme e të padukshme përveq All llahut dhe për shkak të bamirësisë dhe të mirave të Tij duhet të falënderohet.Më një fjalë,është detyrë e robit që ta dojë Zotin e tij në dy raste : për shkak të përsosurisë së Tij dhe për shkak të bamirësisë së Tij.
Ashtu si All llahu që nuk i përngjan askujt,ashtu edhe dashuria ndaj Tij nuk I përngjan ndonjë dashurie tjetër.Dashuria e kurorëzuar me nënshtrim është ubudijjet-ibadet për të cilën All llahu I ka krijuar të gjitha krijesat.Kjo shihet me plotësimin e dashurisë së pafund e cila shkakton nënshtrimin e përgjithshëm.Ky lloj ibadeti i takon vetëm All llahut të Lartësuar.T’I përshkruash All llahut shok në këtë,është shirk të cilin All llahu nuk e fal,e me këtë as veprat e tjera nuk di pranojë.
Falënderimi I All llahut (el Hamd),nënkupton dy gjëra ,e para : përmendja e cilësive të Tij të bukura dhe cilësitë e përsosurisë dhe e dyta :plotësimi I dashurisë ndaj Tij në bazë të atyre cilësive dhe atributeve.Në të vërtetë,ai i cili flet për bukurinë e dikujt pa plotësimin e dashurisë ndaj tij,nuk e ka lavdëruar.
Ndërsa ai që e do dikë,por nuk flet për bukurinë e tij,gjithashtu nuk llogaritet prej atyre që e lavdërojnë të dashurin.Duhet të bashkohen të dyja gjërat,dashuria dhe përmendja e mirë.
All llahu I Lartësuar falënderohet me fjalët e Tij dhe me atë me të cilën e falenderojnë falënderuesit: Melekët,Pejgamberët,të Dërguarit dhe rrobërit besimdrejtë. Në esencë,All llahu në të dy rastet falënderohet,sepse falënderimi i tyre me të cilën e falënderojnë Atë,është me lejen e Tij,me dëshirën dhe krijimin e Tij.
Pra,Ai është që falënderuesin e ka bërë falenderues,muslimanin musliman,falësin falës,të penduarin të penduar.Të mirat burojnë prej Tij dhe Atij i kthehen.Vijnë me falënderimin e Tij dhe përdoren për falenderimin e Tij.Ai e frymëzon robin e Tij me pendim dhe më pas me gëzim të madh e pranon pendimin.
Kjo bie në të mirën dhe bujarinë e Tij.Ai e frymëzon robin e Tij,me nënshtrim dhe me vepra të mira,e pastaj e ndihmon në këto dhe në fund e shpërblen.E gjithë kjo është prej të mirave dhe bujarisë së Tij.
All llahu është Shumë I Larti absolutisht I pavarur (EL GANIJJ) nga gjithësecili,ndërsa gjithçka përveq Tij është plotësisht e varur prej Tij,në çdo kuptim.Robi i varur prej All llahut në të gjitha qëllimet dhe shkaqet e Tij të cilat e ofrojnë drejt qëllimeve,sepse atë që nuk e jep All llahu,nuk do të jetë,dërsa ajo që nuk është për shkak të Tij,nuk do të ketë dobi.