EBU SUFJANI
Numri i postimeve : 18 Join date : 31/07/2009 Age : 37 Location : Ne token e ALLAHUT
| Titulli: Vendimi në lidhje me vizitën e varreve nga gratë Sun Oct 11, 2009 4:26 am | |
| Babi i hallës tim ka vdekur dhe ajo (halla) e vizitoi varrin e tij njëherë. Ajo dëshiron që ta viziton prapë, por ajo ka dëgjuar një hadith i cili donë të thotë se vizita e varreve për gratë është e ndaluar. A është ky hadith sahih – i vërtet, dhe nëse është sahih, a është ajo fajtore për mëkatin për të cilin duhet paguar kefaret (kompensim)? Falënderimi i qoftë Allahut Mendimi më i saktë është se nuk është e lejuar për gratë ti vizitojnë varret, për shkak të hadithit të cekur. Është transmetuar që Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi atë) i ka mallkuar ato gra që i vizitojnë varret. Gratë duhet të ndalen nga vizita e varrezave. Ajo grua e cila e ka vizituar ndonjë varre prej injorancës (duke mos e ditur këtë vendim) nuk është për tu fajësuar, por ajo nuk duhet ta bëjë këtë më. Nëse e bënë atë, ajo duhet të pendohet dhe të kërkojë falje dhe pendimi e anulon atë që ka qenë më parë. Të vizituarit e varrezave është vetëm për burrat. Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi atë) ka thënë: "Vizitoni varret, se ato do tua kujtojnë juve botën e ardhshme." Në fillim të islamit, vizita e varreve nuk ka qenë e lejuar as për burra e as për gra, për arsye se muslimanët ishin të ri në islam dhe vinin prej një mjedisi ku adhurimi i varreve dhe lidhja e tyre me të vdekurit ka qenë e përhapur gjerësisht. Pra kanë qenë të ndaluar nga vizita e varreve si mas preventive, për ti ikur të ligës dhe shirkut. Por kur islami u rrënjosua mirë dhe ata e kuptuan islamin, Allahu e porositi vizitën e varreve për shkak të mësimit dhe përkujtimit të vdekjes dhe botës së ardhshme që bënë pjesë aty, dhe në këtë mënyrë që ata të bëjnë dua për të vdekurit dhe për të bërë dua për mëshirë ndaj tyre. Pastaj Allahu ua ndaloj grave ta bëjnë atë – sipas mendimit më të saktë të opinionit të dy shkollave – për arsye se ato mund të jenë fitne për burrat dhe derisa edhe për veten e tyre, dhe për arsye se ato kanë pak sabër dhe ato shqetësohen shumë. Pra me mëshirën e Tij dhe më butësinë ndaj tyre, Allahu ua ka ndaluar atyre që ti vizitojnë varret. Kjo gjithashtu është një lloj i butësisë ndaj burrave, se po të ishin të gjithë së bashku tek ndonjë varr, kjo mund të shkaktojë fitne – turbullirë. Pra me mëshirën e Tij, Allahu ua ndaloj grave ti vizitojnë varret. Ndërsa në lidhje me namazin (që gratë ta falin namazin e xhenazes), nuk ka të keqe aty. Gratë mund ti bashkëngjiten namazit të xhenazes. Ndalesa vlen vetëm ndaj vizitës së varreve. Gratë nuk duhet ti vizitojnë varret sipas mendimit më të saktë të opinionit të dy shkollave, për shkak të hadithit që indikon se është e ndaluar. Ajo nuk duhet të jep kefaret - konpensim, e tëra që ajo duhet të bëjë është të pendohet. Nga Fetaua ue Mekalat Muteneui’eh li Semahet el-Shejkh el-‘Alamah ‘Abd al-‘Aziz ibn ‘Abd-Allaah ibn Baz (Allahu e meshirofte), vëll. 9, p. 282 www.botaislame.com | |
|