Ne nuk themi, siç mund të mendohet, se gruaja nuk duhet të dalë nga shtëpia për t’u ballafaquar me punën. Kurrësesi, por gruaja muslimane punon dhe ka variante të shumta pune.
Thënja se Islami e ndalon gruan nga të punuarit është njollosje për Islamin dhe emrin e tij, gjithashtu edhe fjala se vendet e punës së saj janë të pakta nuk është fjalë e mirëanalizuar. Gruaja muslimane është e lirë që të ballafaqohet me punën e saj duke mos qenë në vende ku ka burra, apo të përziehet a të vetmohet me ta.
Gruaja mundet të jetë mësuese, drejtoreshë apo të punojë në zyrat e shkollave për femra. Ajo mundet të punojë gjithashtu si doktoreshë, infermjere, zyrtare apo çdo punë që i përshtatet në spitalet e posaçme për gra, si dhe punë të tjera që i përshtaten natyrës së saj.
Ndërsa ajo grua e cila del nga shtëpia e saj, me qëllim kërkimi pune, e zbukuruar me zbukurimet e saj dhe e parfumosur në gjendje të urryer e duke u përdredhur sikur po reklamon veten e saj kur kalon mes burrave, sigurisht që qëndrimi i Islamit për të është të ngjasuarit e saj me prostitutën, ashtu siç është vërtetuar nga Tirmidhiu në hadithin e Ebu Musa el Eshariut, se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Nëse gruaja parfymoset dhe kalon pranë burrave, ajo është kështu e kështu! D.m.th: prostitutë."[10]
Tirmidhiu thotë: Ky është hadith i saktë.
Hadith të ngjashëm me këtë ka transmetuar edhe Ebu Daudi nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Ajo që duket nga shprehja: “prostitutë”, është se ajo është fjalë e Ebu Musa el Eshariut si sqarim nga ai për fjalën “kështu e kështu”, e Allahu e din më së miri.
Shembulli i gruas është sikur shembulli i një njeriu i cili ka përgatitur një llojë ushqimi të shijshëm me mundime të shumta, pastaj e merr me vete në qosh të rrugës afër një moçali dhe ia heq mbulesën. Pastaj atij i vërsulen insektet nga çdo vend nga aroma e tij. Mizat sillen rrotull enës dhe disa prej tyre bjenë në të, ndërsa njerëzit e vështrojnë atë ushqim me pështirësi dhe fytyra të vrenjtura. Ndërsa në mbrëmje ai ushqim bëhet darka e qenëve, pasi atë e kanë mbuluar insektet.
Kështu është shembulli i atyre që shëtisin të zbukuruara nëpër rrugë, kështu që le ta pastrojë veten e saj muslimania dhe të ruajë nderin dhe virtytin e saj nga kjo ultësi, dhe të veshë mbulesën e drojtjes në trupin e saj, ashtu si e ka urdhëruar Zoti i saj. Kjo është më e mirë për të tek Allahu si dhe në mesin e shoqërisë.
Pas gjithë kësaj, Islami dëshiron që të ruajë familjen muslimane, sepse rregullimi i saj është rregullimi i të gjithë shoqërisë, ashtu siç është edhe prishja e saj prishje e masës së gjerë.
Islami është kujdesur me një kujdesje të veçantë për këtë kuptim e që nuk mungon kjo kujdesje as gjatë kohës së kryerjes së disa adhurimeve që janë të përbashkëta mes burrave dhe grave, në një vend të përbashkët si namazi i të xhumasë dhe i dy bajrameve, edhe këtu Islami e ka programuar si të kryhen edhe këto grumbullime gjatë adhurimeve.
I Dërguari me Udhëzimin e drejtë (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), duke i rregulluar safat (rreshtat)për namaz, ka thënë: "Rreshti më i mirë për burra është ai i pari dhe më i keqi ai i fundit, ndërsa për gratë rreshti më i keqi është ai i pari."[11]
Dhe nga njohja e tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për atë që ndikon gruaja e parfumosur në gjokset e burrave, ai ka urdhëruar duke thënë: "Nëse gruaja del për në xhami, të lahet nga parfymi ashtu siç lahet nga xhunubllaku".[12]
Them: Hadithi i fundit dhe ai para këtij llogariten nga shembujt më të fortë për parandalimin e së keqes, siç e vëren këtë, Allahu na mundësoftë të mirën!