Pyetja:
Vëllau im është martuar para, përafërsisht, dy viteve dhe gjatë kësaj kohe ai ia ka ndaluar gruas së vet që të paraqitet para vëllezërve të tij, edhe me hixhab, apo t´u flasë atyre kur ata e vizitojnë atë. Deri tani, ne nuk e dijmë se si duket ajo dhe nuk kemi ndërruar asnjë fjalë me të. A është ky veprim i lejuar me Sheriat, apo është sjellje ekstreme?.
Përgjigje:
Falënderimi i takon All-llahut (Subhanehu ve Teala).
Gruaja duhet të mbulojë tërë trupin e saj, duke përfshirë edhe fytyrën, në prani të burrave të cilët janë të huaj për të (jo-mahram). Ajo duhet të praktikojë hixhabin në mënyrë edhe më të përpiktë, në prani të burrave të familjes së burrit, sesa në prani të të huajve. Kjo është e kundërta e asaj që, shumica e njerëzve të pakujdesshëm veprojnë në kohën tonë. I Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem), kur u pyet nga një sahabe rreth pranisë së familjarëveve të burrit, ai tha: " Kunati është vdekje." Prandaj, ne duhet të jemi më të kujdesshëm, sa i përket familjerëve të burrit - duke përfshirë këtu edhe vëllezërit e tij - sepse, me të vërtetë, egziston pakujdesi në këtë çështje.
Vëllau juaj ka vepruar mirë, me moslejimin e paraqitjes së gruas së vet para juve, dhe ajo ka vepruar mirë duke iu bindur urdhërit të All-llahut dhe burrit të saj. Kjo aspak nuk është ekstremizëm; më tepër, kjo është bindje ndaj urdhërit të All-llahut. Nuk ka nevojë që vëllau t´a shikojë gruan e vëllaut të vet, e aq më pakë që të ulet dhe të bëjë bisedë me të.
Ata dijetarë, të cilët kanë lejuar qëndrimin e gruas me familjarët e burrit, e kanë lejuar vetëm me kusht që aty të mos ketë ndonjë dyshim dhe që ajo të mos qëndrojë vetëm me ndonjërin prej tyre, apo aty të mos dëgjohen këngë dhe të shikohet gjëra të ndaluara (harame) nga cilado palë. Fatkeqësisht, një gjë e tillë ndodhë në shumicën e tubimeve të njerëzve. Nëse tubimi është i pastër nga të ligat e lartëpërmendura dhe gruaja praktikon hixhab të plotë, atëherë i lejohet asaj që të ulet me ta dhe t´u flasë atyre, derisa të folurit e saj nuk është i butë (sh.p. tërheqës, këndshëm). Por, është ende më mirë dhe më mënyrë e sigurtë për të që, ajo mos t´a bëjë këtë, dhe kjo është ajo që vëllau juaj ka bërë, ashtu që zemra mbetet e pastër dhe e lirë nga kurthat, përmes të cilave Shejtani (i mallkuar) i fut në grackë njerëzit.
Ajo çka ka vepruar vëllau juaj, nuk duhet të ketë asnjë efekt në marrëdhëniet e juaja me të, apo të grave tuaja me gruan e tij. Ata janë duke bërë një gjë të mirë dhe janë duke vepruar në përputhshmëri me Islam. Ju duhet të përpiqeni që t´u afroheni atyre dhe të mësoni prej tyre nga mënyra e sjelljes me tjerët. Duhet të keni parasysh se, kritizimi i vëllezërve tuaj ndaj vëllaut të tyre, sepse ai e ndalon paraqitjen e gruas së vet para tyre, e bën njeriun të dyshojë në ta. Insha All-llah, ata nuk janë nga ky lloj i njerëzve, mirëpo Shejtani (i mallkuar) ia bën njeriut një gjë atraktive, ashtu që ajo që është e mirë atij i duket e keqe, dhe e keqja i duket e mirë, andaj ai e konsideron mbulesën dhe modestinë si ekstremizëm, ndërsa të lëshuarit (shkujdesjen, pakujdesinë) e konsideron si përparim.
Ne lusim All-llahun që, të na pastrojë zemrat dhe trupin tonë, dhe t´u bashkojë juve në mënyrë të mirë, dhe të paqësojë ndërmejt jush, dhe t´u bëjë juve shembull të mirë për njerëzit tjerë.
All-llahu (Subhanehu ve Teala) e di më së miri.
burimi: Islam QA
Kur´an dhe Sunnet