Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Përse Islami e ka lënë shkurorëziminvetëm në dorën e burrit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
Usame


Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

Përse Islami e ka lënë shkurorëziminvetëm në dorën e burrit Empty
MesazhTitulli: Përse Islami e ka lënë shkurorëziminvetëm në dorën e burrit   Përse Islami e ka lënë shkurorëziminvetëm në dorën e burrit Icon_minitimeMon Feb 22, 2010 9:38 am

Nga ajo që kaloi më parë na u bë e qartë se legjitimiteti i shkurorzimit kishte vend të rendësishëm, nëse vërtetohet se kjo është shërimi i fundit për zgjedhje të problemeve bashkëshortore.

Por ka mbetur në këtë pikë edhe një pyetje e cila ka peshën e vetë nëse përgjigjja e saj kuptohet ashtu si duhet. Ajo pyetje është: Përse Islami e ka lënë shkurorëzimin vetëm në dorën e burrit??

Në fakt gruaja ka diçka në dorë, gjë e cila as nuk përmendet dhe bëhet fjalë për “El Hul’u”, i cili është një ndarje ku bashkohet edhe gjyqi dhe nuk veçohet vetëm gruaja në të, siç është e ditur.

Kështu, në përgjigje të kësaj pyetje thuhet:

Përderisa ishte burri ai i cili pagoi prikën (mehrin) dhe të gjitha shpenzimet e tjera në jetën bashkëshortore, po kështu edhe shkurorëzimi është lënë në dorën e tij, pasi që ai nuk do të kursejë në ruajtjen e jetës bashkëshortore e që për formimin e saj ka shpenzuar, por do të jetë më i kujdesëshëm që formimi i kësaj baze familjare të vazhdojë të gëzojë qetësi dhe lumturi sa të ketë mundësi për këtë.

E sikur shkurorëzimi të ishte në dorën e gruas, do të shihnim gjëra si në vijim:

Shohim një burrë të ndërtojë pastaj e plotëson me orendi e kujdeset për rezultatet e pritura nga kjo shoqëri-shoqatë, pastaj shohim që gruaja, e cila është e mangët në logjikë dhe mendim, e shkatërron atë organizatë dhe i shkapërdis orenditë e saj për arsye nga më të kotat. Përse? Sepse nuk ka shpenzuar kur është formuar ajo organizatë, e ndoshta edhe ka pas dëshirë të largohet nga ajo që të provojë të tjera.

Jam i bindur se gruaja muslimane e drejtë në gjykim më beson mua para se të më besojë vetë burri, pasi që gjendja aktuale dhe gjestet e disa grave argumentojnë atë që folëm më herët, në kohën kur gruaja nuk e ka në dorë shkurorëzimin. E Allahu e di më së miri.

Dhe në mbyllje, o ju vëllezër muslimanë! Të përfaqësojmë Islamin tonë me veprat tona, aq sa të kemi mundësi për këtë dhe jo vetëm me fjalë, sepse Islami është fe e punës dhe praktikës dhe musliman është ai i cili i nënshtrohet me përkushtim urdhërave të Zotit të tij, Krijuesit të tij, duke i zbatuar ligjet e Tij.

Qëllimi i mirë, nijeti i sinqertë, vepra e mirë dhe mundimi i praktikimit të ligjit të Allahut, këto parime janë objekt i shikimit të Allahut robin e tij, siç ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "Allahu nuk vështron në fizionomitë tuaja e as në pasuritë tuaja, por vështron në zemrat tuaja dhe në veprat tuaja."[13]

O Vëllezër! Ju keni rastin të punoni për fenë dhe Islamin tuaj, pasi që ligji i vendit tuaj ua lejon juve të jeni shërbëtorë të fesë suaj me të gjithë lirinë. Ju duhet ta kuptoni se kjo liri është mirësi nga Allahu për juve, andaj ju porosis që ta shfrytëzoni këtë me punë serioze për përhapjen e mësimeve të islamit tuaj.

E Allahu pa dyshim se do të jetë me ju, nëse jeni të sinqertë në punët tuaja, sepse Allahu i Madhëruar është me ata të cilët punojnë dhe janë të sinqertë. Atyre u jep sukses dhe i udhëzon në të Drejtën.




--------------------------------------------------------------------------------

[1] Vërejtje: Nxjerrja e haditheve të përmendura në libër nuk janë nga puna e autorit (Allahu e mëshiroftë!).

[2] Trans. Muslimi (35), nga hadithi i Ebu Hurejres.

[3] Trans. Buhariu (6612) dhe Muslimi (2657), nga hadithi i Ebu Hurejrës.

[4] Trans. Buhariu (5065) dhe Muslimi (1400), nga hadithi i Ibën Mesudit.

[5] Trans. El Bejhakiu në Suneni el Kubra (vëll.VII, f. 78), nga hadithi i Ebu Humam, e ka vërtetuar Albani në “Sahih el Xhami” (2941).

[6] Trans. Buhariu (5136) dhe Muslimi (1419), nga hadithi i Ebu Hurejrës.

[7] Trans. Buhariu (1088) dhe Muslimi (1339), nga hadithi i Ebu Hurejrës.

[8] Trans. Tirmidhiu (2165), nga hadithi i Umerit. Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) e ka konsideruar të saktë në “Sahih el Xhami” (2546).

[9] Trans. Buhariu (5233) dhe Muslimi (1341), nga hadithi i Ibën Abasit.

[10] Trans. Ebu Davudi (4173), Tirmidhiu (2786), Nesai (5126) nga hadithi i Ebu Musa el Eshari. Shejh el Albani (Allahu e mëshiroftë!) e ka konsideruar të saktë në “Sahih el Xhami” (323).

[11] Trans. Muslimi (440), nga hadithi i Ebi Hurejres.

[12] Trans. Nesai (5127), nga hadithi i Ebi Hurejres. Shejh Albani e ka konsideruar të saktë në “Sahih el Xhami” (503).

[13] Trans. Muslimi (2563), nga hadithi i Ebi Hurejres.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Përse Islami e ka lënë shkurorëziminvetëm në dorën e burrit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Islami tradicional dhe 'Islami tradicional' - Ekrem Avdiu - HUTBE
» F&I Media Paraqet Filmin Vizatimor: " Mjerë për ata që lënë mangu në peshore "
» Paraqitja e gruas para vëllezërve të burrit
» Mospasja xhelozi te burrit ndaj gruas (Dej-juthizmi)
» Video ligjerat ''Perse jemi krijuare'' Behxhet Dernjani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Gruaja dhe Familja në Islam-
Kërce tek: