Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Vlera e nijetit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 40

Vlera e nijetit Empty
MesazhTitulli: Vlera e nijetit   Vlera e nijetit Icon_minitimeTue Nov 17, 2009 9:31 am

Vlera e nijetit
Vlera e nijetit 2agh3cazyhlcacasprossca
Muslimani beson në peshën dhe rendësinë që ka nijeti në proporcion me veprat tjera të tija, qofshin ato fetare apo të kësaj bote, ngase sipas të gjitha veprat formohen prej tij, tij forcohen ose dobësohen, vlejnë apo nuk vlejnë, gjithnjë sipas tij. Ky besim i muslimanit në nevojën e nijetit në të gjitha Punët si dhe obligimi i përmisimit të tij mbështetët:

Së pari: në fjalën e Allahut të Lartësuar: "E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij" [El-Bejjine, 5]
Gjithashtu: "Thuaj:" Unë jam i urdhëruar ta adhuroj Allahun, të jem i sinqertë në adhurimin ndaj Tij "[Ez-Zumer, 11]
Së dyti: Në fjalën e Muhamedit alejhis salatu ve selam: "Veprat shpërblehën sipas qëllimit, e secilit i takon ajo çfarë ka pasë për qëllim" (Trans. Buhariu, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu.)
Gjithashtu: "Allahu nuk shiqon fizionomitë dhe pasuritë tuaja, Mirëpo shiqon zemrat dhe Punët tuaja" (Trans. Muslimi dhe imam Ahmedi).
Shiqimi i zemrave është shiqim i nijeteve, ngase nijeti është nxitësi dhe shtytësi kryesor drejt veprës.
Thotë Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem: "Kush synon një vepër të mirë dhe nuk e bën atë, atij i shkruhet një e mire ..." (Trans. Imam Ahmedi)
Pra, synimi i mirë vetëm që bën vepra të jetë më e mirë dhe të të realizohet shpërblimi. Kjo për shkak të vlerës së nijetit të mirë.
Ndërsa në hadithin tjetër thuhet: "Njerëzit janë katër grupe: Një njëri të cilit Allahu i Lartësuar i dha dituri dhe pasuri e ky me diturinë e tij vepron mbi atë pasuri. Një tjetër atëherë thotë: Sikur të më kishte dhënë Allahu mua ashtu siç i dha atij do të veproja njëjtë siç vepron ai, këta të dy në shpërblim janë të njëjtë. njė njeri, tė cilit Allahu i dha pasuri e nuk i dha dituri, e ky e nepërkëmbë atë pasuri. atëherë thotë një tjetër: Sikur të kishte më dhënë Allahu mua ashtu siç i dha atij, do të veproja njëjtë siç vepron ai, këta të dy në mëkat janë të njëjtë. "(Trans. Tirmidhiu)
Që na jep të kuptojmë se i pari u shpërblye me nijet të mirë me shpërblimin e punës së mirë, ndërsa pronari i nijetit të keq mori mëkatin e vepruesit të punës së keqe. Pra, rezultat i gjithë kësaj ishte vetëm nijeti.
Gjithashtu, nga Hadithi i Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, kur ai ishte në Tebuk: "Me të vërtetë në Medine gjinden disa njerëz, nuk kemi kaluar asnjë luginë, si s'kemi shkelur ndonjë vend, i cili i mllefos pabesimtarët , si s'kemi dhënë ndonjë lëmoshë, e as nuk na ka goditur uria vetëmse na kanë shoqëruar në të gjitha këto, e ata duke qenë në Medine ". I është thënë atij: Si mundet kjo oi dėrguari i Allahut? Tha: "I ka penguar arsyeja, Mirëpo kanë marrë pjesë me nijet të mire" (Trans. Buhariu dhe Ebu Davudi)
Atëherë pra, nijeti i mirë e barazoj joluftëtarin me luftëtarin në shpërblim dhe e bëri jomuxhahidin të arrijë shpërblimin sikur shpërblimin e muxhahidit.
Poashtu Hadithi tjetër: "Kur të përleshen dy muslimanë me shpata, mbytësi dhe i mbyturi janë në zjarr". U tha: "O i dėrguari i Allahut, kuptohet se njëri është mbytësi, Mirëpo çështë puna me të mbyturin? Tha:" Ngase ai ka dëshiruar vrasjen e shokut të "tij (Trans. Buhariu Muslimi dhe Nesaiu)
Kurse në një transmetim tjetër të Buhariut qëndron: "Ngase ai ka qenë i përgaditur për vrasjen e vëllait të tij". Nijeti dhe Dëshira e keqe barazoi mes mbytësit meritor për zjarr dhe mes të mbyturit po mos të ishte nijeti i tij i keq do të ishte prej banorëve të xhenetit.
Poashtu Hadithi tjetër: "Çdo njeri, i cili i cakton një gruaje mehrin, Allahu e di se ai nuk do t` ia jep asaj atë, kështuqë e mashtron atë në emër të Allahut dhe ia bën vetes nderin e saj hallall në mënyrë të palejuar ; e takon Allahun atë ditë kur e takon e ai llogaritet amoral (zinaqarë). Çdo njeri, i cili huazon nga një tjetër një borxh, Allahu e di se ai nuk do t `ia kthej atij, kështuqë e mashtron atë në emër të Allahut dhe ia bën vetes hallall pasurinë e tij në mënyrë të palejuar, e takon Allahun atë ditë kur e takon e ai vjedhës llogritet. "(Trans. Imam Ahmedi dhe Ebu Maxhe)
Me nijet të keq vepra e lejuar u shëndrrua në haram dhe e ndaluar, kurse ajo çka ishte jo e vështirë u bë më vështirësi.
Krejt kjo përforcon atë çka beson muslimani në rëndësinë dhe peshën e nijetit. Për këtë arsye muslimani i ndërton të gjitha veprat e tij mbi baza të nijetit të mirë, siç jep mundin që të mos veprojë Asgjë pa nijet, apo nijet të mirë ngase nijeti është shpirti i veprës dhe baza e tij. Ekzistenca e veprës mvaret nga rregullsia e tij ndërsa pavlefshmëria e saj është rezultat i nijetit jo të mirë. Vepra e shoqëruar pa nijet pronari i saj bën syfaqësi, është njeri artificial dhe i urrejtur.
Ashtu siç beson muslimani se nijeti është Shtylla e veprave, poashtu ai sheh se nijeti nuk është vetëm fjalë gojë (O All-llahut, kam vendosur kështu), por ai realizohet me shtytjen e zemrës drejt veprës së pranuar për një qëllim të mirë, qoftë ai përfitim i një dobie apo i dëmit, siç është Dëshira e drejtuar drejt veprës për largim tė arritur me të kënaqësinë e Allahut apo zbatimin e urdhërit të Tij.
Muslimani kur beson se vepra e lejuar (mubah) shëndrrohet përmes nijetit të mirë në vepër që meriton të shpërblehet, dhe se vepra e cila meriton shpërblimin kur i mungon asaj nijeti i mirë shëndrrohet në mëkat që meriton dënimin. Muslimani nuk beson se nijeti i mirë ndikon në gjynahe për t `i shëndrruar ato në punë të mira. Ai i cili përgojon një person për ti jep përshtypje të mirë në mendjen e një tjetri ai është mëkatar ndaj dhe nuk tė bėn Allahut i Lartësuar Dobi atij nijeti i mirë në shiqimin e tij. Ai i cili ndërton një xhami me pasuri haram nuk shpërblehët për këtë. Ai i cili prezenton tubimet e vallzimit dhe paturpësisë, apo blen bileta llotarie me nijet të nxitjes së rrugëve të bamirësisë, apo për ndonjë Dobi të xhihadit dhe të ngjashme, ai është kundërshtarë i urdhërit të Allahut, mëkatar dhe për këtë nuk shpërblehet.
Poashtu ai i cili ndërton kupolla mbi varret e njerëzve të mirë, apo therrë për ta kurbanë apo ua përkushton atyre zotimet me nijetin e dashurisë ndaj të mirëve, ky është kundërshtarë i urdhërit të Allahut të Lartësuar, mëkatar për veprën e tij edhe nëse nijetin e ka pas të sinqertë, siç i duket atij. Ngase, fare mirë dihet se nuk shëndrrohet Një vepër me nijet të mirë në vepër e cila shpërblehët përpos asaj vepre që është e lejuar (mubah) në veprimin e saj, ndërsa vepra e ndaluar (haram) nuk shëndrrohet në vepër të lejuar në asnjë mënyrë .


Marrur nga libri Minhaxhul "musliman"
të autorit:
Xhezairi Xhabir Ebu Beker el
Përktheu:
Abedin Haxhiaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Vlera e nijetit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Bërja e nijetit për agjërim para agimit.
» Gjykimi rreth shqiptimit të nijetit në akte të adhurimit Ibni Tejmije
» Haxhi dhe vlera e tij
» 16. Vlera e Islamit
» Vlera e muajit Sha’ban

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Fikh-
Kërce tek: