Karakteristikat e grave më të mira (devotshme) të krijuara
--------------------------------------------------------------------------------
Me të vërtetë, All-llahu na krijoi neve që ta adhurojme Atë, dhe Ai krijoi çdo gjë në çifte (mashkull dhe femer) me qëllim që vazhdimësia e jetës të jetë e mundur, dhe që adhurimi ndaj Tij të jetë i sigurtë (i provuar). All-llahu thotë:
"]“Dhe All-llahu te krijoi ty (Adem) nga dheu, pastaj nga Nuftah (derdhja e pikes se ujit te mashkullit e femres, sh.p pasardhesit e Ademit), dhe Ai ju beri juve cifte (meshkuj dhe femra)”.
[Fatir, 11]
Të dy, si burri dhe gruaja, kanë obligime dhe detyra për të përmbushur, detyrat (obligimet) e secilit në harmoni me të tjetrën, detyrat (obligimet) e gruas përmbushin dhe përkryejnë ato të burrit, dhe detyrat (obligimet) e burrit përmbushin dhe përkryejnë ato të gruas. Nga këto cilësi të cilat All-llahu (Xhele Shanuhu) dhe Resulullahu (Salallahu Alejhi ve Selem), kanë lavdëruar (lartësuar), e të cilat janë të kërkuara tek një grua besimtare, me qëllim që ajo të zbatojë (kryejë) detyrat (obligimet) e saj me korrektësi, më e mira prej këtyre është cilësia e saj në zotërimin e dinit (më e mira në din, fe)
“Një grua martohet për katër gëra: pasurinë e saj, statusin familjar të saj (prejardhja familjare), bukurinë e saj, dhe dinin (fenë) e saj. Kështu, ju duhet të martoni gruan me din (fe), (përndryshe) ti do të jeni të humbur”. (Bukhari)
Sa i përket burrit, ai gjithashtu duhet të jetë i drejtë, ashtu si Rasulullahu (Alejhi Selam) ka thënë:
“Në qoftë se ndonjëri, feja dhe karakteri i të cilit ju pelqejnë, ju kërkon vajzën tuaj për martesë, pranojeni (pëlqejeni) kërkesën e tij. Në qofë se nuk veproni kështu, do të shkaktohet tundimi dhe fitna (shkatërrim i madh)”. (Tirmidhee, Nasa’s & Ibn Maajah)
Në të vërtetë, Resulullahu (Salallahu Alejhi ve Selem) është dërguar që të përsosë (përmirësojë) karakterin (moralin) e njerëzve, dhe ai i ka lavdëruar gratë të cilat zotërojnë këto cilësi të larta dhe karakter (moral) të përkryer, duke thënë se ajo tek një burrë është pronësia (niamet) më e mirë në këtë botë.
“E gjithe kjo botë është një furnizim (e mirë e përkohshme), dhe gjëja më e mirë që fiton (ke dobi) në këtë botë është gruaja e mirë”. (Sahihul Xhami’, 3407)
All-llahu (subahne we teala) e ka krijuar gruan si shoqe për burrin, me qëllim që ato të munden të jetojnë në këtë botë për të zbatuar detyrimet (obligimet) e tyre dhe ti përmbahen urdhërave të All-llahut(subahne we teala) me besnikëri. Resulullahu (Salallahu Alejhi ve Selem) ka thënë:
“Unë jam dërguar të përsosi karakterin (moralin)” (Al-Muwatta Immam Maleek), dhe
“Midis muslimaneve më i miri, përsa i përket dinit (fesë), është ai i cili karakteri i tij është me i shkëlqyeri, dhe më të mirët midis jush janë ato që i trajtojnë gratë e tyre mirë”. (Tirmidhi)
Me qëllim që të arrijë sukses në këtë botë dhe tjetrën, gruaja duhet të zbatojë këtëë metodë për përkryerjen e karakterit të saj, duke filluar me ato çështje (punë) përsa i përket shtëpisë së saj. Gruaja është një faktor kryesor në ndërtimin e shtëpise, me qëllim të themelimit mbi Takua (frikësimit dhe dashurisë ndaj All-llahut). All-llahu(subahne we teala) thotë se ata të cilët besojnë, thonë:
"Zoti ynë! Na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit". (Kur’an: Furkan, 74)
Kështu, ndreqja e shtëpisë është hapi i parë drejt ndreqjes së shoqërisë.
GRUAJA E DREJTË ësht ajo e cila i din përgjegjësitë e veta, të drejtat dhe obligimet, dhe zbaton (kryen) ato veprime të cilat janë të detyrueshme (obligueshme) për të. Resulullahu (Salallahu Alejhi ve Selem) ka thënë:
“ Në qoftë se një grua fali pesë kohët ditore të salatit (namazin), agjëroi në muaj (të Ramadanit), mbrojti pjesët e turpshme të saj nga mardhëniet seksuale ilegale, dhe ju bind burrit të saj, do ti thuhet asaj: Hyn në Xhennet nga cilado portë ti dëshiron”. (Sahihul Xhami’ 674)
Dhe ai (Salallahu Alejhi ve Selem) tha:
“ Islami është i bazuar në pesë (parimet vijuese): Të dëshmosh se askush nuk meriton të adhurohet përveç All-llahut, dhe se Muhammedi (Salallahu Alejhi ve Selem) është Resulullahu (i Dërguari) i Tij, të falë salatet (namazet) me respekt dhe përsosmëri, të japë (paguajë) Zekatin, të kryeje Haxhxhin, dhe të mbajë agjërimin gjatë muajit të Ramadanit.” (Bukhari)
Kjo është gjëja e parë për të cilën gruaja duhet të kujdeset në të gjitha rrethanat, në çdo vështirësi, mirqenie, kënaqësi ose jo – sh.p të kryejë pesë shtyllat e obliguara të Islamit. All-llahu(subahne we teala) thotë, e shënuar në një hadith kudsi:
“Dhe më të dashurat gjëra me të cilat robi Im afrohet afër Meje, janë çfarë Unë pëlqeva për të”. (Bukhari)
GRUAJA E DREJTË duhet të dijë të drejtat e burrit të saj mbi të dhe duhet ti bindet (shtrohet) burrit në të gjitha çfarë është bindje (dëgjesë) tek All-llahu(subahne we teala). Kur Mu’adhi (Radijallahu Anhu) erdhi tek Resululahu (Salallahu Alejhi ve Selem) dhe donte ti bënte sexhde atij [për ta respektuar], ai (Salallahu Alejhi ve Selem) e ndaloi atë dhe i tha:
“ Në qoftë se unë do të urdhëroja dikend të bënte sexhde para një tjetri, unë do të urdhëroja një grua të bënte sexhde para burrit të saj”. (Tirmidhi)
Kjo për shkak të pozicionit të lartë të burrit, përsa i përket gruas së tij. Ai (Salallahu Alejhi ve Selem) tha:
“Kur një burrë e thërret gruan e tij në shtratin e tyre dhe ajo nuk pranon të vijë, duke e lënë atë (burrin) duke kaluar natën i zemëruar me të, ajo është e mallkuar nga melaiket derisa ajo të lëshojë (pranojë)”. (Bukharee & Muslim)
Dhe ai (Salallahu Alejhi ve Selem) gjithashtu tha:
“Pasha Atë në Duart e të Cilit është shpirti i Muhammedit (Salallahu Alejhi ve Selem)! Asnjë grua s´ka përmbushur (plotësuar) detyrat (obligimet) tek Zoti i saj derisa ajo ka përmbushur detyrimet (obligimet) e saj tek burri i saj. Madje në qoftë se ai e kërkonte atë kur ajo është kaluar në shalë, ajo nuk duhët të kundërshtojë (refuzojë) kërkesen e tij”. (Ibn Maajah & Ahmad)
Këta hadithe theksojnë (tërheqin vemendjen) përgjegjshmërinë e madhe të gruas ti bindet (shtrohet) burrit në të gjitha çfarë është bindje (dëgjesë) tek All-llahu, sigurisht bindja (dëgjesa) ndaj burrit është pjesë e bindjes ndaj All-llahut(subahne we teala). All-llahu(subahne we teala) ka urdhëruar gruan të jetë e bindshme ndaj burrit të saj dhe Resulullahu (Salallahu Alejhi ve Selem) ka lavdëruar atë grua e cila i sjell lumturi dhe kënaqësi burrit të saj. Ai (Salallahu Alejhi ve Selem) tha:
“ Martoni ato që i doni dhe ato që lindin, për të cilën unë do të garoj me profetët e tjerë me numrin e ndjekësve të mi”. (Abu Davud & Nasaa’i)
Kjo lloj gruaje është ajo nëpërmjet të cilës një burrë do të ketë lumturi në shtëpinë e tij dhe ajo e cila do të rrisë një familje të shëndoshë. Resulullahu (Salallahu Alejhi ve Selem) tha:
“ Çdonjëri nga ju është ruajtës (kujdestar), dhe është i përgjegjshëm për çfarë ai është në kujdestari. Gruaja është ruajtësja (kujdestarja) e shtëpisë së burrit të sajë, dhe është e përgjegjshme për të”. (Bukhari)
Dhe All-llahu(subahne we teala) thotë:
“ Dhe rrini në shtëpitë tuaja, e mos shfaqni bukurinë tuaj si në kohën e injorancës”. (Kur’an: Ahzab, 33)
Duke bërë kët, gruaja mund të bëhet nga ato të cilat me të vërtetë janë të bindshme ndaj All-llahut(subahne we teala).
Duhet të nënvizohet se bindja (dëgjueshmëria) ndaj burrit është përmendur duke qenë vetëm në ato punë të cilat janë të mira, sh.p. vetëm në atë të cilën kompletohet (vërtetohet) me Sheriatin, Ligjin e All-llahut(subahne we teala). Kështu, në qoftë se ai e urdhëron atë (gruan) të falet, të agjërojë, të kujdeset për shtëpinë, e të gjitha këto janë në rregull dhe ajo duhet ti bindet (dëgjojë) atij ashtu siç i thotë ai. Sido që të jetë, në qoftë se ai e urdhëron atë me mosdëgjueshmëri ndaj All-llahut(subahne we teala), atëherë:
“Nuk ka bindje (dëgjueshmëri) ndaj krijesave, kur kjo shkakton mosbindje (mosdëgjueshmëri) ndaj Krijuesit (All-llahut)”. (Transmetohet nga Al-Baghawee në Sharhus-Sunnah 10:44)
Kështu në qoftë se ai e urdhëron atë të jetë e pakujdesshme në salatet (faljet) e saj, apo në agjërimin e saj, ose ai dëshiron që ajo të zbukurojë veten e saj në një mënyrë që nuk është e lejueshme, ose të dalë nga shtëpia, të parfumoset etj..., atëherë ajo nuk duhet ti bindet (dëgjojë) atij për këtë, se kjo është mosbindje (mosdëgjueshmëri) ndaj All-llahut. Resulullahu (Salallahu Alejhi ve Selem) tha:
“ Nuk ka bindje (dëgjueshmëri) në veprat (punët) e liga (këqija), bindja (dëgjueshmëria) është e kërkuar vetëm në çka është e mirë”. (Bukhari)
GRUAJA E DREJTË duhet të kujdeset dhe të ruajë veten dhe nderin e saj. All-llahu e lartësoi Merjemen nënën e Isës (Alejhi Selam) për veprimin (vazhdimin) e këtyre cilësive të dlira (pastra morale). Nga ruajtja e dlirësisë (pastërtisë morale) vijnë shumë çështje të tjera:
1. Ulja e shikimit. All-llahu(subahne we teala) ka urdhëruar të dy, burrin dhe gruan, të ulin shikimet e tyre dhe të ruajnë pjesët e turpshme të tyre.
“Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata”.- “Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre”. (Kur’an: Nur, 30-31)
2. Duke mos dalë nga shtëpia, parfumosur, apo shfaqur (zbuluar) zbukurimet. All-llahu(subahne we teala) e ka urdhëruar gruan të mbulohet (mbulesën Islame) me qëllim që të të mbrojë nderin dhe dlirësinë (pastërtinë morale). Është një praktikë e xhahiljetit (injorancës) të dalë jashtë e pa mbuluar, dhe ato e konsiderojnë atë të jetë përparim dhe liri! Më parë kjo është nga rrugët e shejtanit. All-llahu(subahne we teala) përmend në Kur’an atë, kur shejtani i pëshpëriti Ademt dhe Havasë, dhe ato hëngrën nga pema, pjesët e turpshme të tyre u bënë të dukshme tek ato (u zhveshen).
“ Ata të dy hëngrën nga ajo (pemë) dhe që të dy u zhveshen...” (Kur’an: Ta-Ha, 121)
Kështu rruga e shejtanit është të bëjë të dukshme dhe të zbulojë (shfaqë) auretin. Çdo shoqëri në të cilën zbulimi (shfaqja) i pjeseve të turpshme të njerëzve është në rritje (të vazhdueshme) e sipër është një shoqëri e ligë (e keqe), dhe kjo shoqëri është në rrugën e shkatërrimit. Resulullahu (Salallahu Alejhi ve Selem) tha:
“Kur nje grua ve parfum dhe shkon rreth e rrotull, ne nje grumbullim (njerezish), ajo eshte asodore, sh.p zinaqare (femer qe ben kurveri)”. (Tirmidhi, Abu Davud & Nasaa’i)
GRUAJA E DREJTË nuk duhet të jetë ajo e cila ankohet (qahet) dhe të mundon, më mirë ajo duhet të jetë e cila sjell lumturinë brenda shtëpisë. Ne mund të marrim një shembull nga historia e Ibrahimit (Alejhi Selam), kur ai e la gruan e tij Haxheren në Mekke. Haxherja i tha atij,
“ Kush të urdhëroi ty ta bësh këtë?” , Ibrahimi (Alejhi Selam) iu përgjigj asaj, duke thënë: “ Me të vërtetë Zoti im më urdhëroi mua ta bëj këtë.” Kështu, ajo tha, “ Në qoftë se ky është urdhër i All-llahut, atëherë All-llahu kurrë nuk do të na lejë e shkatërrojë neve”.
Një shembull të mëtejshëm mund të gjejmë në historinë e Ibrahimit (Alejhi Selam) dhe gruas së tij. Ibrahimi (Alejhi Selam) vazhdonte të vizitonte Haxheren dhe birin e tij Ismailin, deri sa biri i tij ishte rritur dhe martuar, ai e vizitonte atë në shtëpinë e tij në Mekke. Ai trokiti në derë dhe kuptoi (vërejti) se Ismaili nuk ishte në shtëpi. Gruaja e tij ishte e pranishme por ajo nuk e njohu babanë e burrit të saj. Ibrahimi (Alejhi Selam) filloi ta pyeste atë për situatën e saj dhe në se ajo ishte e kënaqur apo jo, etj. Aju iu përgjigj se ato ishin në një periudhë me një varfëri të madhe dhe sprova, dhe ajo filloi të ankohej rreth situatës së saj. Kështu, Ibrahimi (Alejhi Selam) i tha asaj, “Kur të kthehet Ismaili, thuaj atij të ndërrojë mburojën e sipërme të shtëpisë së tij (trarët, mbulojën e shtëpisë, apo çatinë).” Kështu kur Ismaili u kthye, gruaja i tregoi atij se një njeri i vjetër e kishte vizituar atë ndërkohë që ai ishte jashtë dhe ai e kishte pyetur atë rreth situatës së saj, pyetje të cilës ajo iu përgjigj si më parë. Dhe ajo i tregoi për mesaxhin e Ibrahimit (Alejhi Selam) të cilin e kishte lënë. Ismaili atëherë i tha gruas së tij, “Me të vërtetë ishte babai im, e ai më urdhëroi mua që të të le (divorcoj)”. Kështu ai e la (divorcoi) atë dhe u martua me një grua tjetër. Pak kohë më vonë Ibrahimi (Alejhi Selam) erdhi përsëri të vizitojë birin e tij, e përsëri pa se ai nuk ishte në shtëpi. Kështu ai pyeti gruan e re të Ismailit rreth situatës së saj dhe nëse ajo ishte e kënaqur apo jo. Ajo iu përgjigj, “Elhamdulilah, All-llahu na ka dhënë neve bekime të mëdha dhe na ka dhënë neve të gjitha çka na nevojiten”, bile në atë kohë ajo nuk kishte absolutisht asgjë në shtëpinë e saj. Kështu, para se të shkonte Ibrahimi (Alejhi Selam) i tha, “Thuaj Ismailit ta mbajë mburojën e jashtme (trarët, mbulojen e shtëpisë, apo çatinë), të shtëpisë së tij”. Kur Ismaili u kthye, gruaja e tij i tregoi për vizitorin e saj, dhe çfarë ai i kishte thënë. Ismaili tha, “ Ai ishte babai im dhe ai më tha mua që të të mbaj si gruan time”.
Shiko, si Ibrahimi (Alejhi Selam), ky profet i madh i All-llahut(subahne we teala), përshkroi gruan si mburojën e jashtme (trarët, mbulojen e shtëpisë, apo çatinë) të shtëpisë. Kushdo që hyn në shtëpi, hyn me lejen dhe dijen e saj. Shejtani dëshiron ti shtyejë gratë ti lënë shtëpitë e tyre dhe të zbukurohen (kur të dalin), të lënë pas dore veshjen (zhvishen), kështu që, kur njerëzit të jenë kënqur me to atëherë ata i lënë ato sikur të ishin asgjë. Më mirë , gruaja është ashtu siç e përshkroi Ibrahimi (Alejhi Selam), se ajo është që kujdeset për punët (çështjet) e shtëpisë. Një poet dikur tha: “Nëna është (si) shkollë. Në qoftë se ti kujdesesh për nënën, ti kujdesesh për të gjithë shoqërinë”. Resulullahu (Salallahu Alejhi ve Selem) tha:
“O gra, ju duhet të jepni shumë sadaka (lëmoshë), dhe kërkoni për shumë falje. Se ju pashë juve shumicë midis banorëve të zjarrit”. Një grua e mençme midis tyre tha: “Pse është kështu, Resulullah (Salallahu Alejhi ve Selem), që njerëzit (gratë) tanë janë shumicë në zjarr”? Ai (Salallahu Alejhi ve Selem) iu përgjigj: “Juve mallkoni shumë, dhe nuk jeni falënderuese ndaj burrave tuaj. Në qoftë se njëra nga juve ka një burrë i cili është i mirë me juve tërë jetën e tij dhe ju shikoni tek ai diçka e cila ju mërzit juve (mbetet qejfi), ju thoni, me të vërtetë ai kurrë nuk ka qenë i mirë me mua”. (Muslim)
Kështu, përsa i përket shokëve të ngushtë të burrit të saj, gruaja duhet të sigurojë që të kujdeset për këto punë (çështje), për atë në qoftë se ajo është e mirë dhe e drejtë atëherë e gjithë shoqëria bëhet e mirë. Por në qoftë se ekzistojnë konflikte dhe grindje në shtëpi, atëherë kjo (gjendje) shpien në shkatërrimin e shoqërisë.
Në Kur’an All-llahu (Subhanehu ve Teala) përmend disa shembuj të grave të drejta. Ai (Subhanehu ve Teala) na dha historinë e katër grave, dy nga të cilat ishin të drejta dhe dy të cilat ishin të liga. Përsa i përket grave të mira, ato ishin gruaja e Faraonit, dhe Merjemja, vajza e Imranit.
Kur gruaja e Faraonit shikoi Musën (Alejhi Selam) në djep, sytë e saj ishin plot dashuri për të. Ajo i tha Faraonit:
“Një ngushëllim i syrit për mua dhe për ty. Mos e vrit, ndoshta ai mund të jetë i dobishëm për neve, ose ne mund ta adoptojmë atë si bir”. (Kur’an: Kasas, 9)
Kështu, ai (Faraoni) e miratoi kërkesën e saj dhe Musa (Alejhi Selam) u rrit në shtëpinë e saj. Kur ai u bë profet dhe filloi të thirrte njerëzit në Islam, ajo iu përgjigj kësaj thirrjeje dhe u bë muslimane, pavarësisht nga fakti se ajo ishte gruaja e Faraonit – njeriut që pretendoi se ishte All-llahu(subahne we teala) vetë, - dhe pavarësisht të gjithave çka ajo zotëronte (posedonte) duke qenë gruaja e një mbreti ajo e refuzoi atë, dhe zgjodhi të jetë në mes të shoqërisë së All-llahut(subahne we teala). Ky është një shembull madhështor se si një grua zgjodhi Ahiretin (jetën e vërtetë) mbi gjitha të mirat e kësaj bote.
Shembulli i Merjem bint Imran (e bija e Imranit) është se ajo u kujdes për veten e saj dhe pjesët e turpshme të saj në një mënyrë të tillë që na tregon neve rëndësinë e madhe të të qenurit grua e dlirë (moralisht e pastër, e papërlyer) dhe duke mos shkuar jashtë shtëpisë e zhveshur etj.
Shembulli i parë i dy garve të liga është ai i gruas së Nuhit (Alejhi Selam). Ajo shkonte dhe i tregonte popullit të tij rreth asaj çka ai po bënte dhe planifikonte, duke punuar dhe komplotuar (punuar pas krahëve) kundra burrit të saj.
Dhe shembulli i gruas së Lutit (Alejhi Selam) është i ngjashëm. Kur dy melaiket erdhën tek Luti (Alejhi Selam), ajo i tregoi popullit të tij që dy djem (njerëz të rinj në moshë) kishin ardhur në shtëpinë e saj. Kështu që njerëzit erdhën me një qëllim (përpjekje) për ti bërë (punë) të liga atyre.
Islami e ka ndaluar që sekretet e shtëpisë (familjes) të dalin jashtë dhe këto dy shmenbuj na tregojnë të ligat (të këqijat) e këtij veprimi. Si pasojë, shembulli i gruas së mirë është ajo e cila nxiton në bërjen e veprave të mira, kujdeset për pjesët e turpshme të saj (mbulohet) dhe nuk i përhap sekretet e shtëpisë së saj. Ajo është e cila do të jetë një thirrëse në të mirë, ajo e cila i mbyll dyert rrugës që të drejton tek e liga (e keqja).
Nga Sunneti ne kemi shemebullin e Umm Salamah - gruan e Resulullahut (Salallahu Alejhi ve Selem), nënën e besimtarëve. Ajo ishte një grua që posedonte një mendje (intelekt) të zgjuar dhe kishte opinion të mirë. Kur Resulullahu (Salallahu Alejhi ve Selem) shkoi të bënte Umren në vitin 6 (PH), Kurejshët e penguan atë dhe e kthyen prapa. Ai (Salallahu Alejhi ve Selem) u tha sahabëve të tij, të cilët ishin veshur në ihram gati për Umre, të presin flokët dhe të therrin kafshët e tyre. Ata ishin të çuditur, dhe ishin të pasigurtë (hezituar) të vepronin ashtu. Ai i urdhëroi ata përsëri dhe ata nuk vepruan ashtu siç i urdhëroi ai (Salallahu Alejhi ve Selem). Resulullahu (Salallahu Alejhi ve Selem) hyri në tendën e Umm Salamah, i mërzitur dhe i shqetësuar nga ç’kishte ndodhur, ai i tha asaj se i kishte urdhëruar sahabët e tij t´i rruanin kokat e tyre dhe të thernin kafshët e tyre por ata nuk kishin bërë asgjë. Umm Salamah tha:
“Shko vetë në mesin e shokëve të tu, priti flokët dhe therri kafshët tua. Ato do të ndjekin shembullin tënd.” Kështu ai e bëri këtë dhe ata të gjithë ndoqën shembullin e tij.
Tjetër shembull nga Sunneti, i grave të drejta është ai i Umm Saleem – gruaja e Abu Talhës (Radijallahu Anhu). Abu Talha ishte pabesimtar kur ai erdhi ti kërkonte dorën e saj për martesë. Ajo refuzoi, duke thënë, “Unë do të martohem vetëm në qoftë se bëhesh musliman”. Kështu që ai u bë musliman dhe ajo bëri (kërkoi) si mehr (pajë) Islamin e tij. Ata ishin bekuar me një djalë, emri i të cilit ishte Abu Umayr. Ai ishte shumë i dashur tek Abu Talha, por megjithatë, pas disa vitesh ai vdiq. Kështu, kur AbuTalha erdhi tek gruaja e tij e pyeti; “Si është Abu Umayri”? , ajo ju përgjigj atij duke thënë , “Ai është shumë mirë (më mirë nuk bëhet)”. Kështu ajo zbukuroi veten për burrin e saj dhe pasi ai u kënaq me të ajo i tha, “Ç’farë mendon, në qoftë se një popull (një grup njerëzish) i kanë dhënë një tjetër populli (grupi njerëzish) pasuri të kujdesen për të, dhe ata kthehen një ditë të kërkojnë pronësinë e tyre, a mendon se ata kanë të drejtë të veprojnë kështu?” Abu Talha tha, “Po, sigurisht.” Kështu, Umm Saleem tha, “Me të vërtetë All-llahu e ka marrë mbrapa (pas) pasurinë e tij.” Në këtë moment Abu Talha u zemërua shumë dhe i tha: “Ti e bëre të gjithë këtë dhe më tregove lajmin rreth djalit tim?” Kështu ai shkoi tek Resulullahu (Salallahu Alejhi ve Selem) dhe i tha atij se çfarë kishte ndodhur. Resulullahu (Salallahu Alejhi ve Selem) tha: “All-llahu ju dhashtë bekimet në atë natë dhe se çfarë keni bërë bashkë.” Atyre iu dhurua një djalë nga po ajo natë dhe emri i tij ishte Abdullah. Abdullahu kishte nëntë djem të tjerë, të gjithë nga ata e kishin memorizuar Kur’anin. Kjo ishte përgjigje në duanë e Resulullahut (Salallahu Alejhi ve Selem).
Një herë, një mysafir vjen tek Resulullahu (Salallahu Alejhi ve Selem), kështu ai i tha sahabëve të tij: “Kush do të kujdeset për mikun tim sonte?” Një nga ensarët tha,” unë do të kujdesem o Resulullah (Salallahu Alejhi ve Selem).” Kështu ai shkoi në shtëpi dhe i tha gruas së tij: “ Çfarë kemi të hamë?” Ajo i tha: “ Kemi mjaft ushqim vetëm për fëmijët tanë.” Ai i tha, “ Vëri fëmijët të flenë megjithëse janë të uritur. Kur mysafiri i Resulullahut (Salallahu Alejhi ve Selem) të vijë, shërbeje ushqimin dhe nxirre kandilin jashtë, dhe bëj sikur je duke ngrënë që ai të mos vërejë se nuk jemi duke ngrënë.” Kështu, ajo iu bind burrit të saj. Mysafiri u kthye përsëri tek Resulullahu (Salallahu Alejhi ve Selem) dhe i tha atij se çfarë kishte bërë ensari dhe gruaja e tij. Kur ensari shkoi tek Resulullahu (Salallahu Alejhi ve Selem) ditën tjetër, ai (Salallahu Alejhi ve Selem) tha:
”All-llahu është mahnitur me atë se çfarë keni bërë ju, përsa i përket mysafirit tuaj.”
Dhe All-llahu (Subhanehu ve Teala) zbriti ajetin:
“Edhe ata që përgatitën vendin (Medinën) dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin te ata dhe nuk ndiejnë në gjoksat e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për të, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar”.
[El Hashr, 9]
Kështu, çka u tha më lart, janë disa shembuj se si një grua mund të bëhet midis grave më të nderuara dhe më të nderuara të krijuara, dhe si rrjedhojë fitojnë Xhennetin – dhe All-llahu(subahne we teala) na bëftë neve nga mesi i njerëzve të Tij – Amiiin.
All-llahu (Subhanehu ve Teala) e di më së miri
[ Shaykh Saleem Hilalee ]