Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Veprat e mira

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
Usame


Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

Veprat e mira Empty
MesazhTitulli: Veprat e mira   Veprat e mira Icon_minitimeFri Jul 31, 2009 1:18 am

Në porositë e Allahut qëndron e vërteta:
"E Allahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se Allahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues". (El-Haxh, 40)
Njeriu punon dhe lufton me jetën e vet në rrugën e Allahut, në rrugën e mirësisë.
"…Ai që është dorëzuar Allahut dhe është bëmirës, ai e ka shpërblimin e vet të Zoti i tij, për ata nuk ka frikë, as nuk kanë pse të mërzitën".
Allahu kërkon nga besimtarët, që besimin e tyre ta deshmojnë me veprat e mira. Allahu gëzohet kur sheh që njëri i afrohet tjetrit dhe, i thotë: "Më thuaj si mund të të ndihmoj? Vëlla, ç'mund të bëj për ty?" Ndihmë është edhe shprehja më e vogël e humanizmit. Dhënia e ndimës, të ndihmosh, të ndihmosh vazhdimisht, ky është besimi i vërtet.
Tregojnë se kur e pyetën një njeri, që kishte qënë shok e mik i ngushtë për tridhjet vjet, me një njeri të ditur e të urtë, ai u përgjigj:
" Pashë se çdokush në jetë ka shokë, miq e dashamirës. Disa shoqërohen me ta, deri sa nuk sëmurën, disa shoqërohen deri në varr, por asnjeri prej tyre nuk shkon në varr me të. Duke menduar për këtë, arrita në përfundim se për njeriun, shoku më i mirë është ai i cili shkon me të në varr, duke i qëndruar edhe atje mik. Dhe shokë të këtillë janë vetëm veprat e mira! Prandaj nuk ju ndahem atyre, sepse ato do të jenë për mua dritë në varrin e errët dhe bashkëbiseduesët e mia atëherë kur të gjithë të tjerët, do të më lënë vetëm…"
O njeri, besimi nuk qëndron vetëm në atë që të tregohesh besimtar para të tjerëve, kurse në të vërtetë përfundon në deshira të pavlera. Besimi i mirëfilltë është vetëm ai, i cili është gdhendur thellë në zemër dhe të cilin e vërtetojnë veprat e mira të njeriut. Merrni mësim nga veprat e mira njerëzore, jo nga fjalët, sepse Allahu nuk e ka dhënë asnjë fjalë, e që si deshmi të mos i ketë caktuar edhe veprën. Vetëm veprat vërtetojnë ose mohojnë të vërtetën e fjalëve të dikujt. Kur dëgjon ndonjë ligjëratë të bukur, ki kujdes, sepse nëse fjalët do të shoqërohen me vepra: ai njeri është më të vërtetë i mrekullueshëm. Nëse veprat e tij nuk do të përputhën me fjalët që ka thënë, ruaju të mos i përngjash atij në asnjë drejtim…
Muslimani kurr nuk duhet të harrojë se është detyrim të bësh mire për çdo ditë, për çdo orë e pandërprerë. O njeri, ki kujdes për veprat e tua! Mendo se një ditë do të takosh Krijuesin dhe Zotin tend ! Me çfarë do t'i dalësh përpara?…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Veprat e mira
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Veprat e mira e pastrojnë shpirtin
» Veprat që lejohen në namaz
» Veprat më të dashura tek Allahu
» Veprat që të nxerrin nga feja islame
» Veprat e lejuara gjatë agjërimit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Gruaja dhe Familja në Islam-
Kërce tek: