Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Veprat e mira e pastrojnë shpirtin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 40

Veprat e mira e pastrojnë shpirtin  Empty
MesazhTitulli: Veprat e mira e pastrojnë shpirtin    Veprat e mira e pastrojnë shpirtin  Icon_minitimeFri Jan 14, 2011 1:32 pm

All-llahu I Madhërishëm thotë: “Merr prej pasurisë së tyre (që pranuan gabimin) lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat)” .243 Ky është argument që vërteton se punët e mira e pastrojnë shpirtin nga gabimet e kaluara.
Gjithashtu thotë: “Ka edhe të tjerë që i kanë pranuar mëkatet e veta. Atyre do t’ua falë All-llahu, se Ai i falë atij që pendohet”. 244 Me pendim dhe vepra të mira arrihet pastërtia e shpirtit, andaj All-llahu i Madhërishëm thotë: “Thuaju besimtarëve që të ndalin shikimet (prej haramit), t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta”. 245
Po ashtu në ajetin tjetër thotë: “Pendohuni të gjithë tek All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim”.246 Pra, All-llahu I Madhërishëm i urdhërohen të gjithë me pendim, sepse nuk ka njeri që shpëton nga ky lloj mëkati, siç thuhet në një hadith sahih: “All-llahu çdo birit të Ademit ia ka caktuar hisen e tij prej zinasë (amoralitetit)”. 247 Po ashtu në një hadith sahih thuhet se shkaku i zbritjes së ajetit: “S’ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat” ,248 është se një njeri kishte bërë me një grua çdo gjë përveç marrëdhënieve seksuale, e pastaj u pendua për atë vepër, kështu që si shkak i kësaj ndodhie zbriti ky ajet. Myslimani duhet t’i frikohet All-llahut për atë vepër, dhe ta ndalojë shpirtin nga epshi, për të cilin epsh nuk dënohet derisa ta ndjekë dhe ta vërtetojë me vepër. E nëse shpirti lakmon në diçka, por ai e frenon atë për hir të All-llahut, atëherë kjo llogaritet si vepër e mirë.
Transmetohet se pejgamberi a.s. ka thënë: “Muxhahid i vërtetë është ai që e lodhë veten në adhurim ndaj All-llahut” ,249 do të thotë lufton me veten, siç urdhërohet që ta luftojë atë që urdhëron dhe thërret në të këqija, ndërsa në fakt ai më tepër ka nevojë që të luftojë me veten në këtë aspekt, sepse kjo e fundit është “farz ajn” ,250 ndërsa e para është “farz kifaje” ,251 dhe durimi në këtë gjë llogaritet si një ndër veprat më të larta, sepse kjo luftë është esenca e atij xhihadi, siç ka thënë pejgamberi a.s.: “Muhaxhir i vërtetë është ai që braktis të këqijat” .252 Pastaj në këtë të fundit ai nuk do të jetë i lavdëruar përveç nëse del fitues, që nuk është rast edhe me të parën, për të cilën All-llahu I Madhërishëm thotë: “Kush lufton në rrugën e All-llahut e mbytet (bie shehid) ose triumfon, Ne do t’i japim atij shpërblim të madh” .253
Për këtë arsye pejgamberi a.s. ka thënë: “Nuk është i fortë ai që i mund të tjerët në mundje, por ai i cili e përmban veten gjatë hidhërimit” .254 Kjo është kështu për arsye se All-llahu e ka urdhëruar njeriun që ta ndalojë shpirtin nga epshet dhe t’i frikohet paraqitjes para Tij, kështu që ai ka arritur në një shkallë të besimit që i ndihmon për xhihad, e nëse humb, kjo është për shkak të besimit të dobët të tij, dhe me këtë bën lëshim me braktisjen e urdhrave, gjë që nuk ndodh me mosbesimtarin, sepse trupi i tij mund të jetë më i fortë. Mëkatet bëhen atëherë kur shpirti nuk e zbaton atë me të cilën është urdhëruar, kështu që kur i zbaton urdhrat, atëherë nuk i bën të qortuarat, sepse këto janë dy gjëra të kundërta. All-llahu I Madhërishëm thotë: “Ashtu (e bëmë të vendosur) që ta largojmë nga ai të keqen dhe të ndytën” .255 Po ashtu thotë: “Në të vërtetë, ti (shejtan) nuk ke kurrfarë fuqie ndaj robërve të Mi” .256
Pra, robërit e sinqertë të All-llahut, shejtani nuk mund t’i devijojë që ta ndjekin epshin. Andaj, shpirti i atij që anon ka harami, le t’i kthehet All-llahut, ashtu siç është urdhëruar, me sinqeritet të plotë ndaj Tij, sepse kjo ia shndërron të keqen dhe të shëmtuarën në frikë dhe dashuri ndaj All-llahut, dhe ia bën që t’i bëjë ibadet vetëm Atij, e kjo e mbron nga të këqijat.
_________________________________
243.Kaptina Et-Tevbe, ajeti 103.
244.Kaptina Et-Tevbe, ajeti 102.
245.Kaptina En-Nur, ajeti 30.
246.Kaptina En-Nur, ajeti 31.
247.Transmetojnë Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi dhe Ahmedi.
248.Kaptina Hud, ajeti 114.
249.Transmetojnë Tirmidhiu, Ibn Hibbani, Dejlemiu dhe Askeriu.
250.Obligim për çdo mysliman në veçanti.
251.Obligim që nëse kryhet nga një numër myslimanësh, atëherë të tjerët lirohen nga ai obligim dhe nuk dënohen për moskryerjen e tij.
252.Transmetojnë Ibn Hibbani, Hakimi dhe Taberaniu. Ndërsa Ahmedi, Nesaiu dhe Ebu Ja’la me tekst të përafërt.
253.Kaptina En-Nisa’, ajeti 74.
254.Transmetojnë Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi.
255.Kaptina Jusuf, ajeti 24.
256.Kaptina El-Isra, ajeti 65.

Shejhul-Islam Tekijjud-din Ahmed Ibn Tejmijje
Teuhid.net
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Veprat e mira e pastrojnë shpirtin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Veprat e mira
» Veprat më të dashura tek Allahu
» Veprat që lejohen në namaz
» Veprat që të nxerrin nga feja islame
» Veprat e lejuara gjatë agjërimit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Forumi gjeneral-
Kërce tek: