Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Veprat e lejuara gjatë agjërimit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
Usame


Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

Veprat e lejuara gjatë agjërimit  Empty
MesazhTitulli: Veprat e lejuara gjatë agjërimit    Veprat e lejuara gjatë agjërimit  Icon_minitimeSun Aug 15, 2010 3:11 am

Veprat e lejuara gjatë agjërimit  31448312Vepritmet e mëposhtme i lejohen agjëruesit:

1. Larja me ujë dhe zhytja në të
Ebu Bekër ibn Abdurrahmani tregon se një numër shokësh të Profetit (a.s) kanë thënë se e kanë pare të Dërguarin e Allahut të lagë kokën e tij, ndërsa ishe agjërueshëm, si pasojë e vepës së madhe dhe etjes. [Hadith Sahih; Sahih Ebu Daud 2365]
Në të dy librat e përmbledhjes së haditheve të vërteta të Buhariut dhe Muslimit transmetohet nga Aishja se, kur Profeti (a.s) ishte agjërueshëm, ai ngrihej në mëngjes dhe merrte gusël (larje e plotë e trupit).
Nëse gjatë larjes kapërdihet ujë pa dashje, agjërimi nuk prishet.

2. Përdorimi i kohlit, ilaçeve me pika apo diçkaje tjetër në sy
Këto veprime janë të lejueshme, edhe nëse ndihet shija e tyre në fyt, pasi sytë nuk janë rrugë, përcjellëse për në stomak. Enesi tregon se ai përdorte kohl, ndërsa ishte agjërueshëm , [Hadith Hasen Meukuf; Sahih Ebu Daud 2378] Ky është edhe mendimi i shafive. Ibn El Mundhir ka regjistruar të njëjtin mendim nga Atau, El Hasani, Nekhani, Euzai, Ebu Hanife, Ebu Thauri, dhe Daudi. Transmetohet nga shokët e Profetit: Ibn Umeri, Enesi dhe Ibn Ebu Aufa. Sipas Tirmidhiut asgjë autentike nuk është transmetuar nga Profeti rreth kësaj pike.

3. Puthja për atë që ka mundësi ta kontrolloje veten.
Vërtetohet nga Aishja se Profeti (a.s) puthte dhe përqafonte, kur ishte agjërueshëm pasi ai kishte më shumë se çdo njeri kontroll mbi dëshirat e tij. [Hadith Sahih, transmeton Buhariu dhe Muslimi]
Umeri tregon se kishte puthur njëherë gruan e tij, ndërsa agjëronte. Shlo tek Profeti (a.s) dhe i tha: “Sot kam bërë diçka të tmershme, Putha gruan, ndërkohë që isha agjërueshëm.” Profeti (a.s) e pyeti “Çfarë mendimi ke për shpëlarjen e gojës gjatë agjërimit? Ai tha se nuk përbënte ndonjë problem. Pastaj Profeti (a.s) tha: “Atëherë përse pyet?!” [Hadith Sahih; Sahih Ebu Daud 2385]
Ibn El Mundhiri thotë se Umeri, Ibn Abasi, Ebu Hurejra, Aishja. Atau, Shabi, Hasani, Ahmedi, dhe Is`haku e lejojnë puthjen. Hanefitë dhe shafitë thonë se ajo është e papëlqyeshme, por më e mire është që ajo të shmanget.
Nuk ka dallime midis të riut dhe të moshuarit në këtë çështje. Çështja qëndron nëse ajo ngjall apo jo epshe tek personi. Nëse po është e papëlqyeshme. Nëse jo, nuk është e papëlqyeshme, megjithëse është më mire të shmanget. Nuk ka rëndësi nëse puthja është në faqe, buzë etj. Të prekurit me dorë dhe përqafimi trajtohen në të njejtën mënyrë, ashtu si dfhe puthja.

4. Injeksionet e çdo lloji
Injeksionet nuk e prishin agjërimin, qofshin ato ushqyese apo jo. Nuk ka rëndësi nëse ajo është bërë në lëkurë apo në vena. Po ashtu, nuk përbën, ndonjë problem, nëse ajo ç`ka injektohet arrin në stomak, pasi nuk arrin atje nëpërmjet rrugëve normale (siç bën ushqimi).

5. Nxjerrja e gjakut nga pjesa e pasme e kokës.
Profeti (a.s) ka hedhur kupa, edhe kur ka qenë agjërueshëm. Megjithatë nëse ky veprim çon në dobësimin e personit, atëherë është i papëlqyeshëm. Thabit El Bunami ka pyetur Enesin, nëse e konsideronin të papëlqyeshme apo jo hedhjen e kupave në kohën e Profetit (a.s). Ai është përgjigjur: “Jo, përderisa ajo nuk çon në dobësimin fizik të personit”. E njëjta gjë vlen edhe për “Fasd-in” (marrja gjakut nga çdo pjesë e trupit)

6. Shpëlarja e gojës dhe e hundës
Këto veprime në përgjithësi të lejuara, por nuk pëlqehet të tejkalohet masa si përdorimi i një sasie të madhe uji apo futja e ujit thellë në gojë dhe në hundë gjatë kohës së agjërimit.
Lakit ibn Sabra tregon se Profeti (a.s) ka thënë: “Lajeni sa më thellë hundën përveç rastit kur jeni agjërueshëm”. [Hadith Sahih; Sahih Ebu Daud 2366]
Dijetarët nuk e pëlqejnë përdorimin e pikave në hundë për agjëruesin, pasi ata janë të mendimit se kjo e prish agjërimin. Mendimi i tyre mbështet nga një hadith. Ibn Kudame përmbledh mendimet e ndryshme për këtë çështje dhe thotë se nuk përbën probleme, nëse për dike gjatë shpëlarjes së hundës ose gargarës gjatë të pastruarit (p.sh për namaz), pa dashje dhe jo si pasojë e teprimit i hyn ujë në fyt. Ky është edhe mendimi i Euzait, Is`hakut dhe një deklaratë nga Shafiu. Ibn Abasi ka të njejtin mendim.
Maliku dhe Ebu Hanife janë të mendimit se agjërimi prishtet, pasi hyn ujë në stomak. Nëse personi ka qenë në dijeni që ishte agjërueshëm, agjërimi prishet, ashtu sikur ai të ketë pirë me qëllim.
Ibn Kudame thotë se mendimi i pare është më i saktë, përderisa uji arriti në fyt pa dashje dhe pa tepricë. Kjo është e ngjashme me një mizë që të hyn në gojë dhe të kalon në fyt. Kjo e dallon atë nga një veprim i qëllimshëm.

7. Ato gjëra nga të cilat njeriu nuk mund të mbrohet.
Si për shembull, kalimi i pështymës, pluhurit të rrugës, sitja e miellit e duke përfshirë të tjera si këto. Ibn Abasi thotë: se nuk përbën probleme të provuarit e ushqimeve të lëngshme apo të provuarit e diçkaje që dikush dëshiron ta blejë. Hasani përtypte arra për nipin e tij, ndërsa ishte agjërueshem. Këtë e lejon edhe Ibrahimi. Përtypja e ndonjë lënde pa shije është e papëlqyeshme, nëse nuk ndahet në pjesë. Ata që thonë se është i papëlqyeshëm janë Shuabi, Nahai, hanifitë, shafite, dhe hanbelitë.
Aishja dhe Atau e lejojnë përtypjen, pasi asgjë nuk arin në stomak dhe është e ngjashme me futjen në gojë të një guraleci që nuk ndahet në pjesë, Nëse ndahet në pjesë dhe hyn në stomak, agjërimi prishet.
Ibn Tejmije thotë se nuhatja e parfumeve nuk e prish agjërimin. Më tej ai shton: “Përsa i përket kohlit, injeksioneve, hedhjes së pikave në kanalin urinues për arsye shëndetësore dhe kurimeve për probleme të trurit apo stomakut, ka diskutime, ka diskutime ndërmjet dijetarëve. Disa thonë se asnjëra prej këtyre nuk e prish agjërimin, ndërsa disa të tjerë thonë se të gjitha ato e prishin agjërimin, përveç kohlit. Të tjerë thonë se të gjitha ato e prishin agjërimin, përveç kohlit dhe hedhjes së pikave.”
Ai thotë se mendimi i parë për këtë çështje është më i pëlqyer.



Përfundimi më i dukshëm është se asnjëra prej tyre nuk e prish agjërimin.
Agjërimi është pjesë e fesë islame dhe për regullat e tij duhet të jenë të vetëdijshëm si njerëzit e zakonshëm, ashtu edhe dijetarët. Nëse veprimet e mësipërme do të ishin të ndaluara nga Allahu dhe Profeti i Tij për agjëruesin pasi do ta prishnin agjërimin, atëherë do të kishte qenë detyrë e Profetit për ta qartësuar këtë fakt. Nëse ai do të kishte bërë këtë, shokët e tij do të ishin në dijeni për këtë dhe do tia kishin transmetuar muslimanëve të tjerë. Përderisa nuk kemi asgjë të transmetuar nga Profeti (a.s) në hadithe autentike, të dobët, as në formën mursel dhe as në atë musnad , kjo do të thotë se këto veprime nuk e prishin agjërimin, pasi në të kundërt Profeti (a.s) do ta kishte kundërshtuar një gjë të tillë.



Gjithashtu, Ibn Tejmije thotë se, nëse do të ishte një regull që ndikonte në jetën e përditshme dhe ndikonte tek të gjithë muslimanët, atëherë Profeti (a.s) do të kishte bërë të qartë një një audience të hapur. Dihet se kohli, ishte i përhapur ashtu si vajrat, pastrimet, temjani, dhe parfumi. Nëse ato do ta prishnin agjërimin, Profeti (a.s) do t`i kishte përmendur ato siç përmendi gjërat e tjera që e prishin agjërimin. Përderisa ai nuk e bëri këtë, ato i përkasin kategorisë së parfumeve, temjanit dhe bojrave. Temjani hyn nëpërmjet hundës në kokë dhe përqëndrohet mbi trup. Bojrat ose vajrat thithen nga lëkura dhe trupi freskohet me to. I njëjtë është dhe rasti i parfumit. Përderisa këto nuk janë ndaluar haptazi për agjëruesin, qëndron fakti se përdorimi i tyre është i lejuar dhe i tillë është edhe kohli. Në kohën e Profetit (a.s) muslimanët plagoseshin në xhihad kur ishin agjërueshëm dhe nëse kjo do t`ua prishte agjërimin, do të ishte bërë e qartë për ta nga ana e Profetit (a.s). Përderisa kjo gjë nuk ishte e ndaluar për agjëruesin, atëherë nuk e prish agjërimin. Ibn Tejmije vijon dhe thotë se askush nuk e ha kohlin dhe askush nuk e fut atë në stomak dhe as në hunë e gojë.
Klizmat anale gjithashtu nuk konsiderohen si ushqim. Në të vërtetë ato ndihmojnë trupin të nxjerrë çfarë ka në zorrë dhe nuk arrin në stomak. Po ashtu, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për ilaçet që përdoren për kurimin e lagët ose plagosjet në kokë. Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: “Agjërimi është bërë obligim për ju, ashtu siç ishte dhe për ata para jush”



Ndërsa Profeti (a.s) ka thënë: “Agjërimi është mbrojtje” [Transmeton Buhariu dhe Muslimi] dhe “Me të vërtetë djalli lëviz në trup siç qarkullon gjaku (në trupat tuaj). Ju duhet ta ndaloni lëvizjen e tij me uri dhe agjërim”. [Hadith Sahih pa frazën “Ju duhet ta ndaloni lëvizjen e tij me uri dhe agjërim”; Sahih El Xhami]



Qëllimi i agjërimit është devotshmëria, prandaj agjëruesi nuk duhet të hajë dhe të pijë, pasi të ngrënët dhe të pirët venat mbushen plot me gjak, në të cilat qarkullon shejtani, Pra nëpërmjet të ngrënit dhe të pirët lehtësohet lëvizja e shejtanit dhe jo nëpërmjet klizmave, kohlit apo ilaçeve të përdorura perms organeve gjenitale apo të përdorura pë të kuruar plagët e stomakut dhe të trurit.

8. Agjëruesi mund të hajë, të pijë dhe të kryejë marrëdhënie seksuale deri në agim.
Nëse dikush ka në gojë ushqim në kohën kur hyn agimi, ai duhet ta pështyjë dhe ta nxjerrë atë nëse është duke bërë marrëdhënie me gruan e tij, ai duhet të largohet menjëherë. Në qoftë se vepron kështu, agjërimi i tij është i vlefshëm, por nëse nuk i ndërpret këto veprime, atëherë agjërimi i tij është i prishur.
Buhariu dhe Muslimi kanë transmetuar nga Aishja se Profeti (a.s) ka thënë: “Bilali e thëret ezanin ndërkohë që është ende natë, prandaj hani e pini derisa Ibn Umu Mektumi të thërrasë ezanin (e dytë).

9. Agjëruesit i lejohet ta fillojë agjërimin, edhe nëse është xhunub.
Ai duhet të pastrohet pas agimit. Për këtë temë kemi hadithin e lartëpërmendur të Aishes.


10. Gruaja me Menstruacione dhe lehona.
Nëse gruas me menstruacione dhe asaj që është lehone i ndërpitet hemoragjia gjatë natës, ajo mund të shtyjë pastrimin deri pas agimit dhe të vazhdojë të agjërojë, por ajo duhet të pastrohet para namazit të sabahut.

www.teuhid.net
Veprat e lejuara gjatë agjërimit  31448312
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Veprat e lejuara gjatë agjërimit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kapitulli i agjërimit
» Nijetet e agjërimit
» Merre shpërblimin e agjërimit dy herë!
» Kur`ani dhe leximi gjate muajit te Ramazanit
» ADHURIMI JONË GJATË DIMRIT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Agjërimi i Ramazanit-
Kërce tek: