Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Si të jesh bashkëshort i suksesshëm?!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
esma




Numri i postimeve : 4
Join date : 14/01/2010

Si të jesh bashkëshort i suksesshëm?! Empty
MesazhTitulli: Si të jesh bashkëshort i suksesshëm?!   Si të jesh bashkëshort i suksesshëm?! Icon_minitimeMon Feb 22, 2010 6:17 am

Si të jesh bashkëshort i suksesshëm?!


1. Vishu dhe parfumosu për gruan tënde që të kesh pamje sa më të bukur. Kur ka qenë hera e fundit që të kesh shkuar të blesh pizhame të dezajnuara? Ashtu siç dëshiron burri që gruaja e tij të duket e bukur, edhe ajo dëshiron që burri i saj të veshet për të. Kujto që Resulull-llahu, sal-all-llahu alejhi ve sel-lem, gjithmonë kur kthehej në shtëpinë e tij përdorte misvak ashtu që gjithmonë kishte erë të këndshme.

2. Përdor emra të shkurtër (që i pëlqejnë) në thirrjen e gruas. Resulull-llahu, sal-all-llahu alejhi ve sel-lem, përdorte emra të dashur për gratë e tij. Thirre gruan tënde me emrat dhe llagapet që më së tepërmi i pëlqejnë, dhe evito përdorimin e emrave që prekin ndjenjat e saj.

3. Mos e trajto atë sikur një mizë. Ne asnjëherë nuk mendojmë rreth mizave deri sa të mos na ‘ngacmojne’ neve. Thjesht, gruaja mund gjithë ditën të bëj gjëra të mira – e të mos e tërhek vërejtjen e bashkëshortit – deri sa nuk bën diçka që ta ‘ngacmoje’ atë. Mos e trajtoni gruan ashtu, jini mirënjohës i veprave te saj dhe fokusohuni në to.

4. Nëse sheh diçka gabim te gruaja yte, mundohu që të mos e komentosh! Kjo është një prej rrugëve të cilat i Dërguari i All-llahut, salAll-llahu alejhi ve sel-lem, përdorte atëherë kur shihte diçka që nuk i pëlqente te gratë e tij – radijAll-llahu anhunne. Kjo është një mënyrë veprimi të cilin muslimanët e kanë zotëruar.

5. Buzëqeshu me gruan gjithherë kur ta shohësh dhe përqafoje shpesh. Buzëqeshja është sadaka ndërsa gruaja yte nuk bën përjashtim nga Ummeti Musliman. Imagjinoje jetën që në mënyrë të vazhdueshme ajo të të shoh të buzëqeshur. Kujto këtë ngjarje kur Resulull-llahu, salAll-llahu alejhi ves-sel-lem, e puthte gruan e tij para se të nisej për në namaz, bile edhe atëherë kur ishte duke agjëruar.

6. Falënderoje për gjithë atë që bën për ty. Mandej përsëri falënderoju! Merre si shembull darkën në shtëpinë tënde. Ajo e përgatit ushqimin, pastron shtëpinë, dhe një sërë punë të tjera përgatitjeje. Dhe ndonjëherë ndodh që të pranoj vetëm pohimin se supa ka nevojë edhe për pakëz kripë. Mos lejo të jesh i tillë; falënderoje!

7. Kërko nga ajo që të t’i shkruaj dhjetë veprimet tua të cilat e kanë gëzuar. Mandej përsëriti ato. Mund të jetë rëndë të dijsh cilat veprime e gëzojnë gruan tënde. Veprat të cilat e gëzojnë atë edhe përsëriti.

8. Mos ua pakësoni atyre dëshirat. Mundohuni që ata të ndjehen konfort (të lira). Ndonjëherë burri mund ta nënçmoj kërkesën e gruas. Resulullahi, salAll-llahu alejhi ves-sel-lem, kur Safijja, radijall-llahu anha, qau nga shkaku, siç tha ajo, ai ia ka dhënë asaj deven e ngadalshme. Ai ia fshiu lotët, e qetësoi, dhe ia solli deven tjetër.

9. Luaj lojëra me gruan tënde. Shikoni se si Resulullahu, salAll-llahu alejhi ves-sel-lem, garonte me gruan e tij Ajshen, radijallahu anha, në shkretëtirë. Kur herën e fundit, ti ke bërë një gjë të tillë?

10. Gjithmonë kujto fjalët e të Dërguarit të All-llahut, salAll-llahu alejhi ves-sel-lem: “Më të mirët ndër ju janë ata që trajtojnë familjet e tyre më mirë. Ndërsa unë jam më i miri ndaj familjes sime.” Mundohu të jesh më i miri!

Konkluzë: Mos harro t’i bësh dua All-llahut – azze ve xhel – që ta bëjë bashkëshortësinë tuaj të suksesshme. All-llahu i Madhëruar e di më së miri!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Si të jesh bashkëshort i suksesshëm?!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» TË JESH NGA TË GUXIMSHMIT NË KËTË RAMAZAN
» Sa më i përulur që je para Allahut, aq më i respektueshëm do të jesh para krijesave
» Sa më i përulur që je para Allahut, aq më i respektueshëm do të jesh para krijesave

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Gruaja dhe Familja në Islam-
Kërce tek: