Rruga e saktë dhe udha e drejtë është të udhëhiqesh nga Ligjvënësi (a.s) dhe të shpejtosh drejt ndjekjes së sunetit të tij, sepse ai është i përsosuri që nuk vuan nga asnjë e metë. Shumë krijesa devijuan drejt zuhdit dhe e ngarkuan veten me më shumë seç mbante dhe e zgjuan në fundin e jetës së tyre, atëherë kur trupi kishte mbaruar dhe shumë nga gjërat e vlefshme të dijës kishin shkuar.
Të tjerët devijuan drejt pamjes së dijës dhe e tepruan me kërkimin e saj, dhe kur u zgjuan në fundin e jetës së tyre, puna me të (dijen) kishte marrë fund.
Por rruga e të Zgjedhurit (a.s) ishte dija, puna dhe sjellja e butë me trupin, ashtu siç këshilloi Abdullah ibn Amër ibn El-Asi. r.a duke i thënë: “Vetja jote ka të drejta mbi ty dhe gruaja jote ka të drejta mbi ty.” Kjo është rruga e mesme dhe fjala e prerë. Kurse njeriu i vrazhdë dhe i thatë çon dëm shumë dije, të cilën nëse do ta kishte përfituar, do të përfitonte prej saj më shumë se ç`mund të përfitonte me vepra.
Shembulli i dijetarit është si shembulli i atij që e njeh rrugën, kurse shembulli i adhuruesit është si shembulli i atij që nuk e njeh atë rrugë. Adhuruesi ngrihet dhe ecën nga mëngjesi deri mbasdite, kurse i dituri ngrihet dhe ecën pak para pasdites dhe takohet me adhuruesin. Dijetari ka tejkaluar mirësinë e gjysmës së rrugës së adhuruesit.
Nëse dikush thotë: “Ma sqaro këtë.”
Unë i them se pamja e adhurimit është shërbim për Allahun (xh.sh) dhe përulje para Tij. Ndoshta adhuruesi nuk ia di kuptimin kësaj pamjeje, sepse ai kujton se atij i takon që begatia të burojë nga dora e vet, ose se i takon që t`i puthet dora, ose është më i mire se shumë nga njerëzit rreth tij dhe e gjitha kjo vjen nga padituria e vet.
Kur them dituri, këtu nënkuptoj të kuptuarit e bazave të fesë dhe jo transmetimet e shumta, apo mësimin e çështjeve të debatueshme. Nëse dijetari merret me bazat e fesë, ai ia kalon këtij adhuruesi me sjelljen e tij të mire, me respektin ndaj njerëzve, me thjeshtësinë e tij në vetvete, me udhëzimin e njerëzve drejt Allahu të Lartësuar, e kjo është e vështirë për adhuruesin, i cili në natën e padijes së tij është në gjumë.
Ka të ngjarë që adhuruesi të martohet dhe e detyron veten të tregohet i ashpër, e privon të shoqen nga e drejta e saj, por nuk e divorcon. Kështu, ai kthehet si ajo gruaja që burgosi kotelen e saj; as nuk e ushqen, as nuk la të hante të mirat e tokës.
Ai që sheh me vëmendje shembullin e të Dërguarit Të Allahut (A.s) do të vërejë se ai kishte një sjellje të plotë, i jepte çdokujt atë që i takonte. Një here bënte shaka, një here tjetër qeshte, një here tjetër luante me fëmijët, një here tjetër ndëgjonte poezi, fliste me nënkuptime, shoqërohej mirë me grate, hante atë që kishte mundësi të hante, nëse ishte e ëmbël si mjalti, e zbuste me ujë, i vendosej shtroja në hije dhe nuk kundërshtronte.
Nuk kemi dëgjuar nga ai (a.s) asgjë nga ato vepra që kryen pas tij sufitë dhe zahidët injorantë, duke e privuar veten nga të gjitha kënaqësitë në mënyrë absolute. Ai (a.s) e shoqëronte ngrënien e shalqinit me hurma të buta, puthte dhe thithte gjuhën e gruas së tij dhe i pëlqente gjërat e hijshme.
Kurse përsa i përket ngrënies së bukës së elbit, tharjes së trupit dhe shmangien nga gjërat që të shijojnë, kjo do të thotë të tretësh veten dhe të pishësh trupin. Një gjë e tillë nuk e pranon mendja dhe as nuk e lavdëron Sheriati. Por disa njerëz u kënaqen me pak për disa arsye, si p.sh. nuk ishin të sigurtë për ushqimin që hanin dhe e pakësuan atë, ose ushqimi i tyre ishte i përzier me ushqim tjetër dhe kjo i bëri të tregohen të devotshëm.
I Dërguari (a.s) i jepte adhurimit atë që i takonte, duke u falur natën, apo duke u përpjekur të përkujtonte. Ndiq rrugën e tij (A.s) që është edhe rruga më e plotë, ndiq ligjin e etij (a.s) që nuk ka papastërtira dhe largohu nga historitë e filanit apo filanit nga zahidët, mendo mire për ta dhe mundohu të gjesh justifikime për ta sa të kesh mundësi. Nëse nuk gjen të tilla, ata do të përballen me argumente e vetë veprave të tij (a.s), sepse ai është shembulli i krijesave dhe i pari i të mençurve.
A nuk e prishi njerëzit shmangia nga Sheriati?
Nga sufijtë dhe zahidët kanë rrjedhur shumë të meta, të cilat kanë care rrjetën e Sheriatit duke kaluar përtej saj. Disa prej tyre pretendojnë dashurinë dhe mallin pa njohur të Dashurin. Ata mund t`i shohësh duke klithur, duke kërkuar ndihmë, duke grisur rrobat, e kështu dalin nga kufiri i Sheriatit, nga thithja dhe përmbajtja e tij. Disa nga ata e detyruan veten me uri dhe agjërim të vazhdueshëm, ndërsa nga i Dërguari i Allahut (A.s) është saktësuar se ai (a.s) i ka thënë Abdullah bin Amrit: “Agjëro një ditë dhe çel një dit.”
Dikush ka kërkuar më mire se kaq dhe ai (a.s) i është përgjigjur: “Nuk ka më mire.”
Ka prej tyre që dalin për shëtitje derisa humbin xhamatin, disa prej tyre varrosen librat e dijes dhe uleshin për t`u falur dhe agjëruar, pa dirur se varrosja e tyre është një gabim i rëndë, kjo sepse vetja hutohet dhe ka nevojë që të kujtohet në çdo cast, dhe përkujtuesi më i mirë janë librat e dijes. Por Shejtani zuri vend tek këta njerëz atje ku kishte mundësi dhe qëllimi i tij me varrosjen e librave ishte fikja e pishtarit, që adhuruesi të ecë në errësirë. Nuk ka fjalë më të mire se ajo që kanë thënë dijetarët, kur një burrë pyeti njërin prej tyre; “Dua të shkoj lart në mal.” Ai iu përgjigje: “Kjo do të thotë të luash derën”, pra, të mos kesh punë për të bërë.
Në realitet zahidët luajnë rolin e lakuriqëve të natës, duke varrosur veten në vetmi, larg të sjellit dobi për njerëzit. Kjo gjendje është e mire kur ajo nuk parandalon të mirën karshi bashkësisë, siç është ndjekja e xhenazes, vizita e të sëmurit, vetëm se atë e parapëlqejnë frikacakët. Kurse trimat janë ata që mësojnë veten dhe të tjerët, e kjo është pozita e profetëve (a.s).
A nuk e ke vënë re sesa dallim ka midis adhuruesit dhe fakihut, kur të dyve u bie një fatkeqësi? Pasha Allahun, sikur të gjitha krijesat të parapëlqenin adhurimin, Sheriati do të kishte humbur. Por nëse njerëzit do ta merrnin vesh kuptimin e adhurimit, nuk do të mjaftoheshin vetëm me falje dhe agjërim, por ndoshta plotësimi i nevojës së një muslimani do t`ia kalonte adhurimit të një viti agjërim.
Puna me turp është lëvizja e gjymtyrëve të jashtme dhe dija është lëvizja e organeve të brendshme, siç është mendja, idetë dhe të kuptuarit, e kjo është më fisnike.
Nëse thua sesi mund të kritikosh ata që largohen nga e keqja dhe mohon adhurimin e tyre? Do të thojsha se: unë nuk i kritikoj ata, pork am treguar disa ngjarje, të cilat e kanë themelin e tyre tek padija dhe të metat që shkaktohen nga dija e pakët, duke e ngarkuar veten me gjëra që nuk i përkasin, duke ndryshuar urdhrin e Urdhëruesit me gjëra që nuk i ka lejuar, deri atje sa ndonjëri prej tyre mendon se të bësh diçka që e mundon veten; prerazi është meritë, sa edhe disa idiotë prej tyre janë shprehur; “Hyra në banjo dhe e gjeta veten të hutuar. Parapëlqeva që të bëj tesbih, kaq dhe aq tesbih. Koha zgjati dhe unë u sëmura.” Një njeriu të tillë i thotë mendja të bëjë gjëra që nuk i përkasin.
Disa sufij dhe zahidë janë të kënaqur me pamjen e rrobave duke fshehur nën vete aq injorancë se edhe një libër nuk mund ta përshkruajë.
Allahu e pastroftë token prej tyre dhe i ndihmoft dijetarët kundër tyre, sepse shumica e idiotëve janë me tad he sikur një dijetar të kritikonte ndonjërin prej tyre, njerëzit e rëndomtë do të ktheheshin kundër të diturit me forcën e injorancës së tyre.
Kam pare shumë adhurues të moshuar që bëjnë tesbih me gjëra që nuk lejohet të thuhet dhe të falen me gjëra që nuk janë përcjellur në sunet. Një ditë hyra tek disa nga ata që bëjnë adhurim, ku njëri prej tyre kishte nxjerrë përpara një imam dhe vetë qëndronte prapa me xhematin. Imami fail bashkë me ta namazin e duhasë, duke lexuar me zë. Unë iu drejtova atyre duke u thënë: “I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë; “Namazi i ditës është i heshtur.” Zahidi u zemërua dhe tha: “Sa e sa vetë na e kanë kundërshtuar këtë. Vjen filani dhe e kundështon, vjen tjetri dhe e kundështon. Ne e ngremë zërin që të mos flemë.” I thashë: “Sa çudi. Kush ju ka thënë që të mos flini? A nuk transmetohet se të dy librat e saktë një hadith nga Ibn Amri, se i Dërguari i Allahut (A.s) ka thënë: “ Ngrihu dhe fli.” I Dërguari i Allahut (a.s) flinte dhe ndoshta nuk ka kaluar asnjë natë pa fjetur.”
Më kanë zënë sytë një burrë që quhej Husejn Kazeuejni në xhaminë e Mensurit që ecte në xhami shumë dhe vazhdimisht. Pyeta: “Përse ecën kaq shumë?” Dikush m`u përgjigj: “Që të mos e zërë gjumi.”
Të tilla ngjarje janë budallëqe të shkaktuara nga dija e pakët, sepse nëse trupi nuk ngopet me gjumë aq sa ka nevojë, mendja turbullohet dhe qëllimi i adhurimit humbet për shkak të kuptuarit të largët.
Disa njerëz bemires afër xhamisë të Mesnurit më kanë treguar se një burrë që quhej Kethir u fut në xhami dhe tha: “Unë i premtova Allahut diçka dhe e theva premtimin, dhe kam vendosur ta dënoj veten që të mos ha asgjë për dyzet ditë.” Ai qëndroi pa ngrënë për dhjetë ditë dhe falej bashkë me njerëzit me xhemat. Në ditën e dymbëdhjetë filloi t`i shfaqej dobësia. Pasi filloi ta kuptonte sutuatën, në ditën e trembëdhjetë filloi të falej ulur dhe në ditën e katër mbëdhjetë u shemb përdhe. Kur i mbushi të dyzetat, dikush i solli ujë të përzier me elb dhe ai e piu. Ne e dëgjuam zërin e tij në grykë që i gurgullonte, ashtu siç bie uji në ftere dhe pas disa ditësh vdiq.”
Thashë me vete: “O Allah, sa çudi. Shiko se çfarë bën injoranca me të zotët e saj. Në dukje ai është prej banorëve të Zjarrit, vetëm nëse falet.
Sikur të kuptonte dijen dhe të pyeste dijetarët, ata do t`ia bënin të qartë, se ai duhet të hajë dhe se ajo që i bëri vetes është e ndaluar, por injoranca më e madhe është kur njeriu robëron veten me dijen e tij dhe ngjarje të tilla kanv lindur pak e nga pak derisa kanë zënë vend.”
Kurse tek të parët nuk viheshin re gjëra të tilla ndër ta. Sahabet nuk bënë asgjë prej këtyre gjërave. Ata kënaqeshin dhe hanin, por pa u ngopur dhe bënin durim nëse nuk gjenin ushqim. Ai që dëshiron le të marrë shembull nga i Dërguari i Allahut (A.s) dhe shokëve e vet, aty do të gjejë edhe shërimin e kërkuar.
Mendja nuk duhet të përjetojë imitimin e dikujt që është bërë i njohur mes njerëzve dhe të thotë: “Ka thënë Ebu Zejdi, apo ka thënë Theuriu”, sepse imituesi është i verbër. Sa e sa të verbër kemi pare që refuzojnë të mbajnë shkop. Ai që kupton atë që sapo përmendëm, kërkon më të mirën dhe më të lartën. Allahu i përket mbështetja.
Abdurrahman ibn Xheuzi
Teuhid.net