Admin Administratore
Numri i postimeve : 846 Join date : 03/06/2009 Age : 40
| Titulli: Rëndësia e diturisë dhe dijetarëve Fri Apr 23, 2010 1:07 pm | |
| All-llahu i Madhërishëm thotë: “All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, engjëjt e dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit, e të Urtit”. (Ali Imran:18)
Në këtë ajet nga shumë aspekte theksohet rëndësia e diturisë dhe njerëzve të ditur: në të njerëzit e ditur, veçmas nga të gjjithë të tjerët, janë marrë si dëshmitarë.
Në të dëshmimi i njerëzve të ditur është përmendur tok me dësgmimin e All-llahut të Madhërishëm dhe melekëve të Tij.
Fakti që All-llahu i Madhërishëm I ka përmendur si dëshmitarë, është garanci e ndershmërisë së tyre, ngase All-llahu nga robërit e Tij për dëshmitarë i merr vetëm të ndershmit. Lidhur me këtë, në një transmetim të njohur, thuhet se Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: ”Këtë dituri në çdo gjeneratë do ta transmetojnë më të ndershmit. Ata prej saj do t`i eliminojnë shtrembërimet e ekstremistëve, përvetësimet e gënjeshtarëve dhe komentimet e injorantëve”.
Lavdiploti të diturit i ka marrur për dëshmitarë ne çështjen më të madhëruar dhe më serioze; dëshmimin se nuk ka zot pos All-llahut. Me fjalë të tjera, Lavdiploti për çështjen më të rëndësishme, si dëshmitarë, i ka marrë krijesat më të zgjedhura. Sa dituria është aq e rëndësishme dëshmi është edhe urdhri i All-llahut dhënë Pejgamberit të Tij (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), që të kërkojë prej Tij t`ia shtojë: …Ti mos nxito me Kur`anin para se të përfundojë shpallja e tij te ti, dhe thuaj: Zoti im, më shto dituri!” (Ta Ha: 114) Pra, dituria është nderuar mjaft me faktin që All-llahu I ka urdhëruar Pejgamberit të Tij që të lutet për zgjerimin e saj.
Lidhur me vlerën e diturisë, rëndësinë e fitimit të saj dhe veçimin e njerëzve të ditur, flasin argumentet e vijuese: Duke folur për atë çfarë është tek Ai shkalla e besimtarëve dhe njerëzve të ditur, All-llahu i Madhërishëm thotë: ”O ju që besuat, kur t`ju thuhet: zgjerohuni( bëni vend) në vend ndeje, zgjrohuni, se All-llahu bën zgjërim për ju, e kur t`ju thuhet: ngrihuni! Atëher ju ngrihuni, All-llahu lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. All-llhu është i njohur mire me atë që punoni”. (El-Muxhadele:11)
Duke folur për devotshmërinë e robërve të Tij, All-llhu i Madhërishëm në mesin e tyre posaçërisht i potencon dituri, andaj thoët: ”… Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij, vetëm dijetarët, All-llahu është mbi gjithçka është mëkatfalës”. (Fatir:28)
Ibn Mes`udi (radijall-llahu anhu) ka thënë: ”Shenjë e mjaftushme e devotshmërisë është dituria, ndërsa shenjë e mjaftueshme e mendjemadhësisë është padituria”. Prandaj, dituria është respect para All-llahut të Madhërishëm, ndërkaq njeriu i ditur është ai që ka frikë nga All-llahu . Kështu Esh-Sha`biu, kur dikush e kishte thirrur: ”O i ditur!”, ishte përgjigjur: ”I ditur është ai që ka frigë nga All-llahu”.
All-llahu i Madhërishëm vërteton se atyre që u ka dhënë dituri, në të vërtetë, u ka dhënë mirësi të madhe, andaj thotë: ”Ai ia dhuron urtësinë atij që do, e kujt i është dhënë urtësia, atij pra i dhuruar mirësi e madhe, përveç të mençrve këtë nuk e kupton kush”. (El-Bekare:269)
Ibn Kutejbe dhe shumica e dijetarëve islam thonë: ”Se urtësia është në anën e së vërtetës dhe punë sipas kësaj d.m.th. që urtësia është dituri e dobishme dhe vepra të mira”.
All-llahu i Madhërishëm gjahun e qenit të pastërvitur e trajton të ndaluar (haram) të hahet, ndërkaq gjahun e qenit të stërvitur për gjueti, nga respekti ndaj diturisë, e ka lejuar të hahet: ”Të pyesin ty (Muhammed), çka u është lejuar atyre? Thuaju: U janë lejuar të gjitha ushqimet e mira dhe ai (gjahu) i gjahtarëve (shtazëve) të dresuara që u mësoni ashtu su ju ka mësuar juve All-llahu. Hani, pra,atë që gjahtuan për juve dhe më pare përmendie emrin e All-llahut. Kini dro nga All-llahu pse All-llahu shpejt merr masa”. (El-Madie:4).
Prandaj, sikur të mos ishte virtyti i diturisë dhe respekti që u bëhet, nuk do të kishte dallimn as midisi i gjuetisë së qenit të thjeshtë dhe atij të stërvitur.
All-llahu i Madhërishëm më tej thotë: ”Nuk është e nevojshme të dalin në luftë të gjithë besimtarët. E përse nga çdo grumbull i tyre të mos shkojë një grup për t`u aftësuar në diturinë fetare, për ta mësuar popullin e vet kur të kthehet te ata, në mënyrë që ata ta kuptojnë (e të ruhet)”. (Et-Teube:122). Numri më i madh i dijetarëve ajetin e cituar kur`anor e kuptojnë në domethënien: të gjithë besimtarët nuk duhet të shkojnë ne luftë, por disa duhet t`I përkushtohen luftës, ndërsa të tjerët të mbesin në shtëpi dhe t`i përkushtohen studimit të diturive fetare, kështu që të mund këta, kur të kthehen nga lufta, t`i mësojnë çka ka shpallur All-llahu, çka është e lejuar dhe çka e ndaluar.
Buhariu dhe Muslimi në përmbledhjet e tyre të haditheve të saktë transmetojnë edhe një hadith të cilin e transmeton Muaviu (radijall-llahu anhu), në të cilin thuhet: ”Kam dëgjuar Pejgamberin e All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) të ketë thënë: ”Cilit All-llahu ia do të mirën, e bën të zgjuar në fe”.
Nga hadithi, siç është shqiptuar, tekstualisht mund të kuptohet: cilit All-llahu ia do të mirën, i dhuron zgjuarsi në fe, ndërsa cilint nuk ia do të mirën, nuk i dhuron zgjuarsi në fe. Në këtë kuptim Imam Ahmedi thotë: ”Për njerëzit është më e nevojshme dituria se buka dhe uji, ngase buka dhe uji u duhet një apo dy here në ditë, ndërsa dituria sa here që marrin frymë".
Buhari dhe Muslimi në pëmbledhjen e tyre të haditheve të saktë, gjithashtu, citojnë edhe hadithin të cilin e transmeton Ibn Mes`udi (radijall-llahu anhu), në të cilin thuhet se Pejgamberi I All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: ”Vetëm dy vetëve mund t`u mirret lakmi: njeriut të cilin All-llahu i ka thënë pasuri dhe ai e shpenzon ku duhet dhe njeriu të cilit All-llahu i ka dhënë urtësi dhe gjykon sipas saj dhe I meson të tjerët për këtë”.
Me këtë Pejgamberi i All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka bërë me dije se askush nuk duhet të lakmojë dike tjetër, d.m.th. të dëshirojë të jetë në pozitë të tjetrit, pos në njërin nga dy rastet e theksuar, ku tjetri shfrytëzon diturinë apo pasurinë. Jashtë këtyr dy rasteve, për shkak të dobisë fare të vogël të tjerëve, askujt nuk lejohet t`I marret lakmi.
Në përmbledhjet Sunnen dhe Musned citohet edhe hadithi të cilin e rrëfen Safva ibn `Usali në të cilin thuhet: ”Kam thënë: ”O I Dërguari i All-llahut, kam ardhur për të kërkuar dituri`- dhe ai u përgjigj:` Mirë se ke ardhur, kërkues i diturisë! Ate që kërkon dituri, nga dashuria ndaj asaj që e kërkon, e rrethojnë melekët, me krahët e tyre e freskojnë dhe u ngritin deri në qiellin më të afër tonin”. Pastaj e përmend hadithin mbi fshirjen me dorë të lagur mestet. Ebu Abdullah el-Hakimi thotë se senedi i tij është i saktë, ndërkaq Ibn Abdulberi se ai i përmbushë kushtet e hadithit sahih, hasen, thabit, mahfudh dhe merfu`. Në një version tjetër të këtij hadithi të cilin e citojnë Ebu Davudi dhe Termidhiu, thuhet se Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) kishte thënë: ”Melekët me kënaqësi ia hapin krahët atij që kërkon dituri”.
Hadithi i pare flet se atë që kërkon dituri, deri në qiellin më të afërt, e rrethojnë melekët, ndërsa në tjetrin se ia hapin krahët e tyre. Të hapurit e krahëve është shenjë e modestisë, respektit dhe nderimit, ndërsa mbulimi me krahë është shenjë e mbrojtjes dhe sigurisë. Prandaj, të dy hadithet përmbajnë madhërim, respect, tubim, dashuri, mbrojtje dhe siguri, të cilat ndaj atyre që kërkojnë dituri e tregojnë melekët. Sikur të mos kishte asgjë tjetër, për atë që kërkon dituri, kjo do të ishte e mjaftushme si respect dhe nder.
Nga Ebu Hurejra (radijall-llahu anhu) transmetohet se Pejgamberi i All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: ”Kush shkon rrugës së kërkimit të diturisë, All-llahu do t`ia lëhtësojë rrugën e Xhennetit”. Këtu ligji i fesë dhe fati plotësojnë që shpërblimi i përgjigjet llojit të veprës, andaj gjithnjë kur këkohet rruga për ringjalljen e zemrës dhe shpëtim nga shkatërrimi, All-llahu e ofron edhe mënyrën që kjo edhe të arrihet.
Muslimi perms Ebu Hurejres (radijall-llahu anhu) shënon se Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: ”Kur njeriu vdes, veprat e tij ndërpriten, pos në tre raste: nëse pas vete ka lënë ndonjë vepër të mire që vazhdon, dituri të cilën e shfrytëzojnë të tjerët dhe fëmijë të ndershëm I cili do të lutet për të”.
Kjo tregon më së miri çfarë roli dhe respekti i jepet diturisë dhe sa të shumta janë frytet e saj, ngase sevabet për të vazhdojnë edhe pas vdekjes së njeriut, përderisa të tjerët i shfrytëzojnë ato. Kështu sevabet edhe nga veprat e tij, sikur të ishte i gjallë, edhe më vazhdojnë, njësoj siç vazhdojnë kujtimet për të, ndërkaq që ato janë si jetë e dytë.
Imam Ahmedi, Tirmidhiu dhe Hakimi nga Ebu Kebeshe el-Enmariu, si hadith të besueshëm, shënojnë se Pejgamberi I All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: ”Në këtë botë hise kanë katër veta:
-Njeriu të cilit All-llahu I ka dhënë pasuri dhe dituri, kurse ai me pasuri nderon Zotin e vet, ndihmon të afërmit dhe di si do të plotësojë obligimet nga All-llahut. Njeriu I tillë të All-llahu është në pozitë më të mire.
-Njeriu i të cilit All-llahu I ka dhënë dituri, por jo edhe pasuri, dhe thotë: Sikur të kisha pasuri me të do të veproja si filan filani. I tillë sipas qëllimit është si i pari, andaj edhe shpërblimin e kanë të njejtë
-Njeriu të cilin All-llahu i dhuron pasuri, por jo edhe dituri,andaj me pasurinë e tij vepron pa menduar, me të nuk nderon Zotin e vet, nuk i ndihmon të afërmit dhe nuk di si t`i përmbushë obligimet ndaj All-llahut. Njeriu i tillë të All-llahut është në pozitë më të keqe.
-Njeriu të cilit All-llahu nuk i ka dhënë as pasuri as dituri dhe thotë: Sikur të kisha pasuri me të do të veproja siç bën filan filani. Njeriu i tillë nga qëllimi është si ai para tij, andaj edhe përgjegjësia është e njejtë”.
Pra Pejgamberi i All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) njerëzit në këtë botë i ka ndarë në katër kategori. Më e mira prej tyre është ajo të cilës I është dhënë edhe dituri edhe pasuri, ndërsa ata me diturinë dhe pasurinë e tyre I kontribuojnë të tjerëve. Pas saj, sipas pozitës- ndonëse për nga shpërblimi janë të njëjta- është ajo të cilës All-llahu i ka dhënë dituri, por jo edhe pasuri. Kjo për arsye se për nga qëllimi janë të njëjtë, Në vendin e tretë është ajo të cilës I është dhënë pasuri, por jo edhe dituri, ndërsa në të katërtin ajo të cilës nuk I është dhënë as pasuri e as dituri, mirëpo pë nga qëllimi, sikur t`I ishte dhënë, pasurinë do ta shpenzonin në mosbidje ndaj All-llahut. Me këtë, në tërësi, për lumturi duhet falënderuar diturisë dhe asaj që ajo obligon, ndërsa për mjerim duhet fajësuar paditurinë dhe atë që pason nga ajo.
Kethir ibn Kajsi rrëfen: ”Kam ndejtur me Ebu Derdanë në xhaminë e Damaskut kur një njeri erdhi dhe tha: O Ebu Derdam, kam ardhur nga qyteti i Pejgamberit të All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem). Nuk kam ardhur për asgjë (tjetër, pos të mësoj diç nga ti), andaj ky i tha: E kam dëgjuar Pejgamberin e All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), kur ka thënë: Kush niset në rrugë e kërkimit të diturisë, All-llahu do ta orientojë në rrugën e cila shpie në Xhennet. Melekët, nga kënaqësia, nga ai që kërkon dituri i shtrijnë krahët e tyre. Për të diturin falje kërkojnë gjithçka që është ne qiell dhe në Tokë, madje edhe peshqit në det. Dijetari është më I nderuar se besimtari siç është hëna e plotë më e theksuar se yjet. Dijetarë janë pasardhës të të dërguarve, ndërsa të dërguarit nuk kanë lënë as ari as arrgjend, por dituri. Prandaj ai që e trashëgon atë, ka trashëguar lamturi të madhe”. Kumejl ibn Zijad en-Neha`iu rrëfen: Me një rast Ali ibn Ebu Talibi (radijall-llahu anhu) më mori për dore dhe më çoi drejt shkretëtirës. Kur doli nga shretëtira,ofshëtiu thellë dhe më tha: ”O Kumejl ibn Zijad, zemrat janë enë. Më të mirat janë ato të cilat zënë shum. Mbaj mend çdo të them! Janë tre lloje të njerëzve: dijetari I cili ka hyrë në shkencën e fesë, nxënësi i cili kërkon rrugën e shpëtimit dhe horrat e prishur që synojnë gjithçka dhe anojnë nga çdo erë që fryn. Këta të fundit as i ka ndriçuar drita e diturisë, as janë mbështetur në dike të fuqishëm. Dituria është më e mire se pasuria. Dituria të mbron ty, ndërsa ti e ruan pasurinë, Gjithçka që shpenzohet më shumë (ndërsa sipas në version tjetër “aplikohet”), dituria edhe më shtohet, ndërsa pasuria pakësohet. Dituria është gjykatës, ndërsa pasuria i gjykuar. Dashuria ndaj diturisë është fe e cila predikohet dhe që pas vdekjes të kujtohet për mire, për dallim nga pasuria, efikasiteti i së cilës pushon, sapo shpenzohet. Rojtarët e pasurisë vdesin për të gjalli, ndërsa dijetarët mbesin të gjallë përjetë, sytë nuk i shikojnë, por fjalët e tyre mbahen në zemër. Ja këtu është dituria ( duke treguar në gjoksin e tij). Sikur ta kishte gjetur dike cilit do tëmund t`ia tregoja dhe transmetoja, por ka gjetur: ose mendjehollon i cili kushtonk shpejt, por është I pabesë, ngase fenë e keqpërdor për fitime në dunja, fshihet pas argumenteve të All-llahut kundër miqve të Tij; ose në fjalët besnik ndaj atyre që janë në anën e të vërtetës, mirëpo nuk kanë zgjuarsi dhe inteligjencë, andaj edhe për dyshimin më të vogël, në zemër lind dyshimi, kështë që asnjëri prej tyre nuk është i përshtatshëm (për ta bartur diturinë); ose të dhënë pas kënaqësive dhe të interesuar me epshe dhe ahengje; ose të mashtruar me mbledhjen dhe grumbullimin e pasurisë, kështu që as këta nuk janë të denjë të fitojë në fe, ngase janë të ngjashëm me bagëtin në kullosë. Prandaj edhe dituria po vdes, me vdekjen e atyre që posedojnë”.
Një ndarje e tillë e njerëzve, çfarë e ka bërë sundimtari I besimtarëve, është plotësisht e drejtë dhe precise, ngase nuk ka njeri, madej as me mendje të përsosur ose të kursyer nga të metat, që nuk i përket njërit prej këtyre llojeve të cekur. Prandaj, çdo njeri është ose dijetar, ose nxënës, ose injorant i cili as nuk din, as kërkon dituri. Nuk ka dijetar i cili meriton respect më të madh as pozitë më të madhe se dijetari që thellohet në dituri fetare, dituri me të cilat njihet Zoti. Prandaj edhe është përshkruar me atributin “ hyjnor”, atribut i cili, për shkak të llojit të diturisë, vetëm dijetari i tillë mund ta bartë, dhe askush tjetër.
Në kategorinë e dytë të njerëzve, nxënësit i cili shkon rrugës së shpëtimit, bën pjesë ai që meson atë që është e dobishme, që ka për qëllim të mësoje si të ruhet nga lëshimi i obligimeve të veta, si do të ruhet nga raporti indiferent ndaj tyre dhe ikë nga ngjashmëria me shtazët.
Në kategorin e tretë bëjnë pjesë ata që janë indiferentë ndaj vetvetës, të kënaqur me pozitën e ulët dhe gjendjen e mjerë, në fund të humnerës dhe në shkallën më të ulët të injorancës dhe shkatërrimit.
Fjalët e tij: ”që shkojnë pas çdo gjëje” nënkutojnë: të cilët nuk përgjigjen dhe shkojnë pas çdokujt që i fton, pa marrë parasysh në rrugë të drejtë apo të shtrembër, dhe ngase, pa ditur ku ftohet dhe a është ajo e vërtetë apo gënjshtër, i përgjigjen thirrjes.
Me fjalët “dhe i nënshtrohet çdo ere që fryn” ka krahasuar mendjen e tyre me degën e dobët, ndërsa kërkesat e tyre dhe mendjen e tyre me erën, ngase dega nga era lakohet, ndërsa me fjalë: “as i ka ndriçuar drita e diturisë, as janë mbështetur në dike të fuqishëm” ka sqaruar shkakun për të cilin kanë ardhur në atë gjendje, e ajo është që dituria e tyre nuk ka kurrfarë drite me të cilën do të mund ta dallonin të vërtetën nga gënjeshtra, siç thotë All-llahu i Madhërishëm: “O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun dhe vazhdoni me besim ndaj të dërguarit të Tij, se Ai ju jep dyfish nga mëshira e tij, ju dhuron dritë që ecni me të, ju falë mëkatet tuaja All-llahu është mekatfalës, mëshirues”. (El-Hadid:28) Kjo do të thotë se kur në zemër nuk ka dritë, njeriu është i hutuar dhe u humbur, andaj nuk di ku të shkojë. Prandaj, për shkak të humbjes së tij dhe mosnjohjes së rrugës deri në cakun e kërkuar, pranon dhe shkon pas çdo zëri që e dëgjon.
Fjalët e tij: ”Dituria është më e mire se pasuria. Dituria të ruan ty, ndërsa ti e ruan pasurinë” nënkuptojnë se dituria e ruan sahibin (pronarin) e vet dhe se nuk i lejon të zë në thua dhe të pësojë, për dallim nga pronari I pasurisë i cili pasurinë duhet ta ruaj vetë.
Fjalët e tij: ”Sa më shumë shpenzohet, dituria gjithnjë shtohet, ndërsa pasuria pakësohet”, nënkutojnë: sa më shumë që dijetari e shpenzon diturinë e tij dhe e transmeton te të tjerët, burimet e saj gjithnjë shtohen dhe kështu bëhet më e bujshme, me fuqishme dhe më e qartë. Pos kësaj, duke transmetuar diturinë e vet të të tjerët, dijetari konfirmon atë që e ka mësuar më herët dhe gjithnjë meson diç të re, që nuk ka ditur më herët. Janë dy mënyra për zekatin e diturisë: të mësuarit e tjetrit dhe zbatimi i saj në praktikë. Në këtë aspekt njeri prej dijetarëve të hershëm ka thënë: ”Në fitimin e diturisë jemi ndihmuar duke vepruar sipas saj”. Një tjetër kishte thënë: “Dituria fton veprat, dhe nëse ato përgjigjen mbetet, e nëse nuk përgjigjen- shkon tutje”.
Dijetari Ibn Kajjimi, në librin e tij të çmueshëm Çelësi i shtëpisë së lumturisë, thekson madje dyzet përparësi të diturisë ndaj pasurisë, prej të cilave, shkurt, po i përmendim vetëm disa:
-Dituria është trashëgim nga të dërguarit, ndërsa pasuria e sundimatarëve dhe të pasurve; -Dituria e ruan sahibin (pronarin) e vet, ndërsa sahibi I pasurisë vetë e ruan pasurinë e tij; -Sa shum shpenzohet, pasuria gjithnjë pakësohet, ndërsa dituria shtohet; -Kur vdes, sahibi ndahet nga pasuria e vet, ndërsa dituria shkon në varr me të; -Dituria është gjyqtar i pasurisë, ndërsa pasuria nuk mund t`I bëhet gjykatës diturisë; -Dijetarit i nevojitet të gjithëve, prej sundimtarit e teposhtë, ndërsa sahibi i pasurisë të varfërve dhe të mjerëve; -Pasuria e posedon edhe besimtari dhe jobesimtari, edhe bamirësi edhe mizori, ndërsa dituri të dobishme vetëm besimtari; -Me zgjerimin e diturisë pastrohet shpirti, ndërsa fitimi i saj paraqet nder. Në anën tjetër, pasuria as e pastron as e përsosë, por e bën të ngushtë, koprrace dhe ziliqare. Lakmia e shpirtit për dituri është esence e përsosurisë së saj, ndërsa lakmia pas pasurisë është esenë e mangësisë së saj; -Prej pasurisë buron tirania, zvetënimi dhe mendjelartësia, ndërsa prej diturisë modestia dhe besimi; -Dashuria ndaj diturisë dhe fitimit të saj janë burim i çdo mirësie, ndërsa dashuria ndaj pasurisë dhe fitimit të saj janë burim i çdo prapësie; -Kush i bindet All-llahut, i bindet falë diturisë, përderisa numri më i madh i të pabindurve janë të pabindur për shkak të pasurisë; -Pasuria pronarin e vet e lëvdon që jep dhe shpenzon, ndërsa dituria që me të kënaqet dhe dallohet; -I pasuri duhet të pajtohet që me pasurinë e vet, herët e vonë, duhet të ndahet dhe se për këtë do të vuajë, përderisa dituria e dijetarit nuk do të përfundojë as do të vuajë për hymbjen e saj. Prandaj, kënaqësia e të pasurve është jetëshkurtër, kalimtare dhe e përcjellur me dhembje, ndërsa kënaqësia e dijetarëve është e përhershme dhe vazhdueshme, pa kurrfarë dhembje në fund.
Aliu (radijall-llahu anhu), ka thënë: ”Dashuria ndaj diturisë- ose ndaj dijetarëve – është fe që predikohet”, ngase dituria është trashëgimi e të dërguarve, ndërsa dijetarët janë pasardhësit e tyre. Pos kësaj, dashuria ndaj diturisë shtyn në mësim dhe passim të dijetarëve, andaj edhe kjo është fe që predikohet.
Fjalët e tij: ”Dituria dijetarit i mundëson, që për së gjalli, të tjerët t`i binden dhe që pas vdekjes ta kujtojnë me respect” nënkuptojnë: që dijetarin dituria e bën të denjë për respect, ngase çdo njeriu – prej sundimtarit e teposhtë – i nevojitet dituria. Ngase dijetari urdhëron për bindje ndaj All-llahut dhe Pejgamberit të Tij, njerëzit janë të obliguar t`i binden dhe të dëgjojnë.
All-llahu i Madhërishëm thotë: ”O ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësve nga ju…” (En-Nisa:59) Me fjalët ”përgjegjësve nga ju” mendohet në dijetarët. Kur një dijetar vdes, All-llahu ndër njerëz i ringjallë kujtimin për te. Dijetari edhe kur vdes, është i gjallë, është i vdekur ndër njerëz. Kur mendon pak më mire për dijetarët e mëdhenj islam, siç janë, për shembull, imamët në shkencat e hadithi dhe fikhut, do të shohë se, ndonëse që moti të vdekur, ndër njerëz ende janë gjallë, se kujtohet vazhdimisht, duke I cituar fjalët e tyre. Kjo do të thotë se, ndonëse fizikisht nuk janë të pranishëm, ndër njerëz ende janë të gjallë.
Me fjalët e tij: “për dallim nga pasuria, veprimi i cilës përfundon posa të zhduket”, mendohet në respektin, nderimin, lajkat, mirësinë që tregohet ndaj dikujt për shkak të pasurisë së tij. Mirëpo, kur pasuria të zhduket, jo vetëm që ndërpriten shenjat e përmendura të respektit, porse shpesh as ai që e ka shërbyer me besnikëri, tanimë nuk e pvrshëndet, siç ka shënuar një poet arab:
Kushërinjtë e mi dikur më pritnin me fjalë mirëseardhjeje. Mirëpo, kur e pane se u bëra i varfër, fjalët e mirëseardhjes vdiqën.
Në vazhdim Ibn Kajjimi përshkruan dijetarët e këqij, ruana Zot prej tyre dhe gjendja në të cilën janë ata! Kush dëshiron të dijë shumë për këtë, të shikojë librin e tij Çelësi i shtëpisë së lumturisë. I lutemi All-llahut të na gëzojë me shpërblim dhe më shumë se kjo!
Ebu J`al el-Mevsili, në Musnedin e tij, nga Enes ibn Maliku citon një hadith i cili i përshkruhet Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem),në të cilin ai ka thënë: “Të kërkuarit e diturisë është obligim (farz) për çdo musliman”.
Ndonëse zinxhiri i transmetuesve të këtij hadithi është i dobët, domethënia e tij është e saktë, ngase të besuarit është farz për çdo individi, ndërsa ai përbëhet nga të njohurit dhe të vepruarit. Pos kësaj ceremonitë islame janë obligim i çdo muslimani, ndërsa ato nuk mund të kryhen, siç duhet, pa dituri dhe njohjen e tyre. All-llahu I Madhërishëm të gjithë robërit e Tij, nga barku I nënave të tyre, i ka nxjerrur pa kurrfarë njohurie. Adhurimi I All-llhut është detyrim I robërve të Tij, po a është e mundur kjo pa dituri?! Po dituria, a nuk arrihet me kërkimin e saj?
Dituria njeriun e ngritë nga shkalla e robit dhe e sjell në shoqëri të sundimtarëve. Këtë e konfirmon edhe hadithi i besueshëm të cilin nga Ebu et-Tufejli e transmeton ez-Zuhri, në të cilin thohet se Naif ibn el-Harithi nje here kishte ardhur te Omer ibn Hattabu me Asfanin të cilin Omeri që më herët ua kishte lënë mekkasve mëkëmbës,andaj Omeri i pyeti: ”Cilin e ka lënë të zëvendësojë te banorët e Luginës (d.m.th. Mekkes)?” - për zëvendës timin ua kam lënë Ibn Ubzeun,- u përgjegj ai. “Po kush është ky Ibn Ubzeu?- e pyeti. Një nga robërit tanë të liruar, - u përgjij ky. Pas kësaj Omeri e pyeti: ”Ua ke lënë për zëvendës një rob të liruar?” - Ai e lexon Librin e All-llahut dhe njeh mire obligimet (farzet), - u përgjij ai, pas çka Omeri tha: ”Vallë nuk ka thënë Pejgamberi juaj (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem): All-llahu me këtë dituri njerëzit do t`I lartësojë e disa do t`I rrëzojë”. Ibrahim el-Harbi rrëfen: “Ata ibn Rebbahu shërbente si rob i zi të një grua e Mekkes. Kishte hundë të shëmtuar.Njëherë tek Ata`u kishte ardhur Sulejmani, biri i sundimtarit të besimtarëve, Abdulmelikut, me dy bijtë e vet dhe kishte hasur duke u falur. U ulën dhe, kur ky e përfundoi namazin, filluan ta pyesin për ceremonitë e haxhxhit, ndonëse ua kishte kthyer shpinën. Pastaj Sulejmani bijve të vet u tha të ngriteshin, dhe ata u ngritën. Kur dolën u tha: ”Bijtë e mi, mos ngurroni të kërkoni dituri, ngase nuk mund ta harroj poshtërrimin që përjetuam nga ky rob I zi!”
El-Harbi më tej vazhdon: “Muhammed ibn Abdurrahman el-Evkasi ishte njeri i mbushur, me qafë të ngjitur në turp dhe supe të dalura. Nëna i thotë: ”Kudo që ndodhesh në shoqëri do të përqeshin dhe tallin. Prandaj mëso, ngase dituria do të ngitë!” Më vonë ai u bë kadi në Mekke dhe në këtë post qëndroi njëzet vjet. Ishte aq I ditur sa kundërshtarët, kur uleshin në pranin e tij, dridheshin përderisa largoheshin”.
Abdullah ibn Davudi ka thënë: ”Kam dëgjuar që Sufjan eth-Thevri ka thënë:` Shkenca e hadithit është nder.Kush e dëshiron kt botë, me të do ta gjejë, por edhe kush e dëshiron botën tjetër, me të do ta gjejë”.
Sufjan ibn `Ujejne ka thënë: “Postin më të lartë tek All-llahu e kanë ata që I njohin më së miri raportet midis All-llahut dhe robërve të Tij, e ata janë të dërguarit dhe dijetarët”.
Nderi i përket vetëm të diturve, ata janë në rrugë të drejtë dhe udhëzimi për ata që rrugë kërkojnë. Çdo njeri çmohet sipas sjelljes së tij të mire, Ndërsa injorantët janë armiq të dijetarëve. Fito dituri, me të do jeshë gjithnjë i gjallë, bota është e vdekur, ndërsa njerëzit e ditur të gjallë.
Teuhid.NET | |
|