Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Qëndrimi i dijetarëve ndaj filozofisë dhe ilmul kelamit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 40

Qëndrimi i dijetarëve ndaj filozofisë dhe ilmul kelamit Empty
MesazhTitulli: Qëndrimi i dijetarëve ndaj filozofisë dhe ilmul kelamit   Qëndrimi i dijetarëve ndaj filozofisë dhe ilmul kelamit Icon_minitimeFri Apr 30, 2010 8:11 am

Qëndrimi i dijetarëve ndaj filozofisë dhe ilmul kelamit Z4uupvCgAUNqLUln_mediumDijetarët musliman i rezistuan trendit të përzierjes së çështjeve të akides-besimit me filozofinë dhe Ilmul Kelamin, e cila filloi nga ata që njiheshin si “Filozofët e Islamit”, si: Ibn Sina (Avicenna). Dijetarët musliman i luftuan njerëzit që u ndikuan nga këto filozofi.

Dijetarët e mëdhenj u ndanë në dy grupe: një grup përbëhej nga ata, të cilët e vërejtën rrezikun e kësaj ideje që nga fillimi dhe i rezistuan këtij trendi që në zanafillë, sikur që ishin Imam Ahmedi dhe Imam Shafiu, Allahu i mëshiroftë.

Imam Shafiu ka thënë: “Gjykimi im sa u përket dijetarëve të Ilmul Kelamit është se ata duhet të rrihen me degë të palmës dhe këpuca, si dhe të ekspozohen para fiseve dhe klaneve dhe duhet të shpallet (lajmërohet)se ky është ndëshkimi i atyre, të cilët e braktisin Kur’anin dhe Sunetin dhe i kthehen ilmul kelamit”.

Grupi tjetër përbëhet nga dijetarët, të cilët pasuan hapat e filozofëve dhe u rraskapitën nga metodat e tyre, pastaj u penduan me keqardhje, por atëherë ishte vonë. Atyre nuk u mbeti asgjë përveç hidhërimit dhe vuajtjes dhe nuk mund të bënin më tepër pos ta lusnin Allahun që t’i falë dhe t’i paralajmëronin ata, të cilët u vinin pas kundër pasimit të rrugës së gabuar, të cilën e kishin trasuar.

Prej këtij grupi ishte: Muhammed ibn Umer er-Razi, i cili në librin e tij “Askam el-Ladhat”, tha:

“Mendja njerëzore mund të arrijë vetëm në një rrugë pa krye dhe rezultatet përfundimtare të përpjekjes njerëzore janë barazi me devijim.

Shpirtrat tanë janë të huajësuar në trupat tanë dhe e tëra që e marrim nga kjo botë është dëmi dhe bezdia.

Ne nuk kemi arritur asgjë nga kërkimi jonë afatgjatë, përveç një përmbledhje të asaj që thonë filozofët.

Sa shpesh kemi parë njerëz dhe popuj, mirëpo ata të gjithë janë zhdukur shpejtë dhe kanë humbur.

Sa shumë male i kanë kaluar njerëzit, mirëpo njerëzit kanë shkuar dhe malet kanë mbetur”.

Er-Razi ka thënë: “Shikova shumë shkolla filozofike dhe shkolla të ilmul kelamit dhe kuptova se nuk kanë asgjë për të ofruar për atë që është i sëmurë dhe ato nuk mund ta shuajnë etjen e njeriut (për dituri)”.

Ai iu kthye metodologjisë kur’anore dhe na dha një shembull të metodologjisë kur’anore sa u përket cilësive hyjnore: “E kuptova se metoda më e mirë është metoda e Kur’anit”. Lexoni këtë ajet, i cili i konfirmon cilësitë e Allahut:

“...tek Ai ngrihet fjala e mirë (besimi)...” (Fatir, 10)

Dhe lexo ku Ai mohon gjërat sa u përket cilësive të Tij:

“...Asnjë send nuk është si Ai,...” (Shura, 11)

“...po dija e tyre nuk mund ta përfshijë Atë”. (Ta Ha, 110)

Pastaj, ai (Er-Razi) tha: “Kush kalon nëpër eksperiencat e njëjta, të cilat i kam kaluar unë, do të mëson atë që unë e kam mësuar”.

Esh-Shehrestani ka thënë të njëjtën gjë duke treguar se pas kalimit të një kohe të gjatë duke studiuar me filozofët dhe dijetarët e ilmul kelamit, ai nuk gjeti asgjë pos konfuzionit dhe keqardhjes.

Ai (Shehrestani) tha: “Tërë jetën time unë shkova te të gjitha shkollat e filozofisë, duke i studiuar ato. Kurrë nuk kam parë diçka përveç njerëzve, të cilët e kishin vendosur mjekrën mbi duar ose njerëzve që i kërcisnin dhëmbët nga keqardhja”.

El-Xhuvejni, njëri nga nxënësit më të njohur të filozofisë islame nga këshilloi që të mos e studiojmë atë: “O shokët e mi, mos e studioni filozofinë (ilmul kelamin). Sikur ta dija se çfarë do të më bënte ilmul kelami, nuk do ta studioja atë”.

Kur po vdiste, ai tha me keqardhje dhe dhimbje: “E hodha vetën në një oqean të madhe dhe i braktisa njerëzit e Islamit dhe diturinë e tyre. Unë u zhyta në atë që ata ma tërhoqën vërejtjen dhe tani nëse Allahu nuk më mbulon me mëshirën e Tij, atëherë mjerë për Ibn el-Xhuvejnin. Këtu po vdes në akiden e nënës sime”.

Ebu Hamid el-Gazali, Allahu e mëshiroftë, ishte nga ata që kaloi kohë të gjatë duke ekzaminuar dhe studiuar ilmul kelamin, duke kaluar nga një grup në tjetrin, deri në fund të jetës së tij, kur u bë hezitues dhe i hutuar lidhur me çështjet filozofike. Ai shkroi një libër të titulluar: “Parandalimi i masave nga studimi i ilmul kelamit”. Ai e konsideroi haram studimin e filozofisë, përveç në rrethana të caktuara: “E vërteta është se ilmul kelami është haram, përveç për dy lloje të njerëzve”.

Në fund të jetës ai u largua nga studimi i ilmul kelamit dhe iu kthye haditheve të të Dërguarit, alejhi selam, dhe ai vdiq me një kopje të Sahih el-Buhariut mbi gjoksin e tij.

Ebu Hasen el-Esh’ariu, u rrit si mu’tezil dhe mbeti në atë gjendje për 40 vite. Pastaj ai ia ktheu shpinën dhe tha se mu’tezilët janë të devijuar dhe i hodhi poshtë ata me fjalë të qarta.

Me vonë doli një grup, i cili e pasonte metodologjinë e saktë, mirëpo ata i studionin veprat e filozofëve me qëllim që t’i njihnin pikat e dobëta të tyre dhe t’i hidhnin ato poshtë sipas metodologjisë së Kur’anit. Ata i luftuan këtë me armën e tyre, duke nxjerrë në shesh atë që ishte gabim.
Udhëheqësi i këtij grupi ishte Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë.

O.E

Përgatiti: Teuhid.NET
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Qëndrimi i dijetarëve ndaj filozofisë dhe ilmul kelamit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rëndësia e diturisë dhe dijetarëve
» QËNDRIMI I MUSLIMANIT NDAJ KATASTROFAVE NATYRORE
» Qëndrimi i Islamit ndaj ditëlindjes të Pejgamberit a.s (pjesa e pare) - Sadullah ef.Bajrami
» Qëndrimi Islam ndaj: FESTAVE TË VITIT TË RI DHE FESTAVE JOISLAME (Enis Rama)
» Qëndrimi i Islamit në lidhje me punësimin e gruas

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: