Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lufto me stresin sipas mënyrës pejgamberike

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
Usame


Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

Lufto me stresin sipas mënyrës pejgamberike Empty
MesazhTitulli: Lufto me stresin sipas mënyrës pejgamberike   Lufto me stresin sipas mënyrës pejgamberike Icon_minitimeFri Apr 30, 2010 11:54 pm

Lufto me stresin sipas mënyrës pejgamberike Thumbnail.php?file=lufto_me_stresin_313100152Kur e kanë pyetur Ibën Abasin, se çfarë e dëmton më shumë trupin, hidhërimi apo pikëllimi? Ai tha: “Të dy shkojnë në rrugë të njëjta, por kuptimi është i ndryshëm. Kur lufton me atë që është më e fortë se ti, kjo të frikëson dhe të shkakton pikëllim. Ndërsa kur lufton me atë që është më e dobët se ti, kjo të shkakton hidhërim”.

Jeta është e mbushur plot me strese dhe secili prej nesh është i ekspozuar një lloji shtypjeje. Presioni psikik në vetvete nuk është i dëmshëm, por mënyra se si ballafaqohemi me këto presione ndonjëherë është e gabuar. Njerëzit nuk janë njëlloj rezistentë në vështirësi dhe në presione psikike. Disa adaptohen dhe e kontrollojnë situatën në të cilën gjenden dhe janë të përgatitur të ballafaqohen me problemet. Disa të padisponuar përballen me situatën duke ndier aversion ndaj saj. Disa dorëzohen dhe binden në rrethana të reja (submission).
Ata që përballen me kriza të rënda rëndom kanë dhembje koke, në muskujt e qafës dhe në shpinë. Nuk mund të flenë të qetë. Disa ankohen për marramendje, bark-qitje apo kapsllëk.
Kur e kanë pyetur Ibën Abasin, se çfarë e dëmton më shumë trupin, hidhërimi apo pikëllimi? Ai tha: “Të dy shkojnë në rrugë të njëjta, por kuptimi është i ndryshëm. Kur lufton me atë që është më e fortë se ti, kjo të frikëson dhe të shkakton pikëllim. Ndërsa kur lufton me atë që është më e dobët se ti, kjo të shkakton hidhërim”.
Qoftë i kënaqur Allahu me Ibën Abasin, sa i mençur ka qenë! Është e vërtetë, se edhe njëri, edhe tjetri lëvizin në të njëjtën rrugë. Të dyja gjendjet e ngrenë nivelin e adrenalinës në gjak. Ngrenë presionin e gjakut dhe veprojnë dëmshëm në zemër. Shumica e njerëzve i është ekspozuar një lloji stresi ose brengave të përditshme. Është vërtetuar se 18% e amerikanëve besojnë, se nuk është e nevojshme t`i zvogëlojnë streset që i përcjellin në jetë. Ekzistojnë njerëz që hidhërohen në situata të rënda gjatë krizave. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem, e përshkruan hidhërimin si prushi, i cili ndizet në zemër: “Hidhërimi është prush që ndizet në zemër”.[1]
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem, na nxit në mënjanimin e hidhërimit: “Kush e mbizotëron hidhërimin kur mund të hakmerret Allahu do t`ia mbushë zemrën me siguri dhe besim”.[2]
Allahu i Madhëruar thotë: “Të cilët japin kur janë të çlirët edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e Allahu i do bamirësit”.[3]
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem, e përshkruan ilaçin për hidhërim: “Nëse dikush prej jush zemërohet, le të ulet; nëse zemërimi nuk e lëshon, le të shtrihet!”[4]
Këtë psikologët bashkëkohorë e kanë quajtur ndryshim i “gjendjes trupore” dhe besojnë se ky ndryshim sjell deri te dobësimi i reaksionit dhe largimi i zemërimit. Gjithashtu, shkenca bashkëkohore ka vërtetuar se hormoni i adrenalinës rritet shumëfish gjatë zemërimit. Ky nivel është më i lartë, kur njeriu qëndron në këmbë, ndërsa zvogëlohet kur ulemi ose shtrihemi, mu sikurse i këshillon Pejgamberi ata të cilëve u ndodh pikëllimi ose brengosja. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Zemërimi është shejtani. Shejtani është krijuar nga zjarri. Ai shuhet me ujë. Për këtë, kur të zemëroheni merrni abdes”.[5] Kur Pejgamberin e brengoste ndonjë gjë, sigurinë e kërkonte në namaz. Ai ka thënë: “Gëzimin gjeje në namaz!”
Lloji tjetër njerëzor i dorëzohet presionit psikologjik dhe ngulfatet me pikëllim, mbyllje në vetvete dhe brengosje. Simptomat më të shpeshta të kësaj gjendje janë: ndjenja e depresionit dhe e pikëllimit, ndjenja e pafuqisë dhe e pashpresës dhe dëshira për të qarë. Këta njerëz mund të ndiejnë përzierjen e depresionit dhe të brengës. Ky diskonim mund të lërë gjurmë në trup, duke shkaktuar ndryshime të përkohshme apo afatgjata. Njeriu në këtë gjendje ankohet për: dhembje koke, marramendje, dhimbje të ndryshme, të vjella etj. Kjo bën që këta njerëz të tërhiqen në vetmi dhe të largohen nga njerëzit e tjerë. Në këtë situatë njeriu duhet të pyesë: A mund t`i mbajë të gjitha detyrimet ditore? A do t`i përmbaj brenda emocionet dhe ndjenjat e mia, apo t`i ndaj me dikë, që do të më ndihmojë në zgjidhjen e problemit?
Si mundet të shpëtojë njeriu nga këto brenga dhe të zvogëlojë presionin psikik? A mundemi me fuqinë e dëshirës t`i përballojmë streset? Njeriu i mençur e ka mekanizmin, i cili i refuzon streset dhe i thyen në copëza. Nuk ka dyshim se besimi tek Allahu dhe kërkimi i ndihmës nga Ai, paraqet mekanizmin mbrojtës më të mirë. Besimi në Zotin na nxit për durim ndaj vështirësive dhe në përparim. Durimi është të përballesh me problemin, e jo t`i nënshtrohesh atij. Meqë stresin e presim të përgatitur, njeriu mundohet ta eliminojë dhe ta shërojë atë. Ndonjëherë nevojitet ndihma e një personi tjetër dhe mu ky është qëllimi i ndihmesës, vëllazërisë dhe i dashurisë. E tërë kjo ndihmon që të forcohet mekanizmi i thithjes së stresit.
Dr. Adil Sadik thotë: “Njerëzit që sëmuren nga krizat psikike, u mungon dashuria në jetë. U mungon përkrahja dhe mirëkuptimi i personit tjetër. Askush nuk dëshiron të sakrifikohet për ta në momentet e rënda.” Besimi tek Allahu, durimi, dituria, përvojat e kaluara dhe dashuria e njerëzve të tjerë krijon mekanizmin më të fuqishëm për thithjen e stresit dhe zvogëlimin e tendosjes psikike. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem, na tërheq vërejtjen nga rreziku i grumbullimit të brengave: “Kush ka shumë brenga, i sëmuret trupi”[6].
Ai këshillon lutjen dhe kërkimin e faljes si ilaç për këtë gjendje. Ibën Abasi na përcjell, se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush bie istigfarë pa ndërprerë, Allahu do t`ia mënjanojë çdo brengë, do t`i japë rrugëdalje nga çdo situatë dhe do ta furnizojë nga nuk e shpreson”.[7]
Në Sahihun e Buhariut dhe të Muslimit shënohet, se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem, kur ka qenë në vështirësi ka thënë: “La ilahe ilallahul halimul adhim. La ilahe ilallahu rabul arshil adhim. La ilahe ilallahu rabbus semavati uel erdi ue rabbul arshil kerim. - Nuk ka Zot, përveç Allahut, të Butit dhe Madhështorit. Nuk ka Zot, përveç Allahut, Zotit të Arshit madhështor. Nuk ka Zot, përveç Allahut, Zotit të qiejve dhe të Tokës dhe Zotit të Arshit Fisnik”.
Në Sunenin e Ebu Davudit na përcillet nga Ebu Bekri se Pejgamberi është lutur: “Allahumme rahmeteke erxhu fela tekilni ila nefsi tarfete ajnin ue aslih li she`ni kulehu la ilahe ila ente”. - “O Zoti im, të lutem për Mëshirën Tënde, mos lejo që t`i lëshohem vetes sime asnjë moment dhe bëje gjendjen time më të mirë, nuk ka Zot tjetër përveç Teje”.[8]
Esma ibën Omeri ka thënë: “I Dërguari i Allahut më ka pyetur: “A dëshiron të të mësoj fjalë që t`i thuash në vështirësi: Allahu është Zoti im dhe askush nuk është i barabartë me Të!”[9]
Imam Ahmedi në Musned shënon transmetimin e Ibën Mesudit se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kur njeriu është në vështirësi le të thotë këto fjalë:
“Allahumme inni abduke ue bnu abdike ue bnu emetike. Nasijeti bijedike madin fijje hukmuke adlun fijje kadauke, es`eluke bi kuli smin huve leke semmejte bihi nefseke eu alemtehu ehaden min halkike eu enzeltehu fi Kitabike eu iste`therte bihi fi ilmil gajbi indeke en texh`alel Kur`ane rabi’a kalbii ue nura sadri ue xhelae huzni dhe dhehabe hemmi.”
“Zoti ynë, unë jam robi Yt, i biri i robit Tënd, i biri i robëreshës Sate! Fati im është në Duart e Tua, e kaluara ime në Pronësinë tënde, drejtësia tek mua është përcaktimi Yt. Të lutem me tërë Emrat e Tu, me të cilët e ke quajtur Veten, ose ia ke mësuar dikujt prej krijesave të Tua, ose i ke shpallur në Librin Tënd, apo i ke pronësuar për Vete, ta bësh Kuranin pranverë të zemrës sime, dritë të gjoksit tim, duke larguar pikëllimin dhe brengën time” - Allahu do t`ia largojë pikëllimin dhe brengën, duke ia zëvendësuar me gëzim”.[10]
Një ditë i Dërguari i Allahut hyri në xhami. Ai pa një ensar me emrin Ebu Umame dhe i tha: “Ebu Umame, përse të shoh në xhami jashtë kohës së namazit?”
“Brengat dhe borxhet më kanë kapluar, o i Dërguari i Allahut” - tha ai.
Pejgamberi i tha: “A do të t’i mësoj disa fjalë, të cilat kur t`i thuash, Allahu do të mënjanojë brengën dhe do ta paguash borxhin tënd?”. “Po, o i Dërguari i Allahut” - tha ai. Pejgamberi i tha: “Në mëngjes dhe në mbrëmje thuaj: “O Zot, më mbroj nga brenga dhe pikëllimi, më mbroj nga pafuqia dhe përtacia, më mbroj nga qyqaria dhe koprracia dhe më mbroj nga vështirësitë, borxhi dhe anashkalimi i njerëzve“.[11] Ebu Umame më vonë tregon: “Veprova kështu dhe Allahu ma largoi brengën e më ndihmoi ta kthej borxhin tim”.



________________________________________
[1] Tirmidhiu.
[2] Shënon Ibn Ebi Dunja.
[3] Ali Imran, 134.
[4] Shënon Ebu Davudi, Ahmedi dhe Ibn Hibani “Sahih el-Xhami-is-Sagir”, 694.
[5] Shënon Ebu Davudi.
[6] Ahmedi, 5/388.
[7] Shënon Ibn Sunni dhe Ebu Nuajmi.
[8] Shënon Ebu Davudi, Ahmedi dhe Ibn Maxheh.
[9] Shënon Ebu Davudi (5090), Ahmedi, 5/42, Buhariu në El-Edebul Mufred
[10] Shënon Ebu Davudi (1525) dhe Ibn Maxheh (3882).
[11] Shënon Ahmedi në Musned 1/254 dhe 394.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Lufto me stresin sipas mënyrës pejgamberike
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Muhamedi s.a.w.s sipas këndvështrimit të krishterë
» Shkallëzimi i njerëzve sipas namazit‏
» Sprovimi sipas haditheve të pejgamberit, alejhi’s selam

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: