Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Historia e festes se Shën Gjergji-t

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 40

Historia e festes se Shën Gjergji-t Empty
MesazhTitulli: Historia e festes se Shën Gjergji-t   Historia e festes se Shën Gjergji-t Icon_minitimeWed May 05, 2010 12:09 pm

Historia e festes se Shën Gjergji-t Shengjergji"Shën Gjergji" festë e kujt?
Falënderimet dhe lavdërimet janë vetëm për Allahun. Paqja, mëshira dhe bekimet janë për Muhamedin, për familjen dhe për shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, kurse udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të. Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është lajthitje, e çdo lajthitje të çon në zjarr.
وَمَنْ
أَضَلُّمِمَّنِاتَّبَعَهَوَاهُبِغَيْرِهُدًىمِّنَالل َّهِإِنَّاللَّهَلاَيَهْدِيالقَوْمَالظَّالِمِي نَ

"… e kush është më i humbur se ai që duke mos pasur fakt prej Allahut, ndjek epshin e vet? S'ka dyshim se Allahu nuk udhëzon popullin zullumqar." 1

Të nderuar muslimanë!

Festat te popujt mund të kenë ngjyra të ndryshme; disa prej tyre kanë karakter dëfrimi dhe disa të tjera shërbejnë për të manifestuar imoralitetin dhe shfrenimin. Dashuria, miqësia ndaj mosbesimtarëve dhe festimi i festave të tyre është në kundërshtim me mësimet islame. Allahu i Lartësuar thotë:

"O ju që keni besuar! Mos i zini jehuditë dhe të krishterët për eulija (shokë, miq e mbrojtës). Ata janë shokë, miq e mbrojtës vetëm për njëri-tjetrin dhe nëse ndonjë prej jush i zë ata eulija, atëherë nuk ka dyshim se ai është njëri prej tyre. Sigurisht që Allahu nuk e udhëzon atë popull që është dhalimun (keqbërës, mohues)." 2

Përvetësimi i traditave të huaja festive qoftë edhe formalisht mbjell afërsi në zemrat e njerëzve. Pasimi i të krishterëve nga muslimanët, sidomos në festat e tyre, reflekton gëzimin dhe kënaqësinë; me këtë lartësohen bindjet fetare me prejardhje joislame. Muslimani është i obliguar t’i refuzojë dhe të mos i festojë festat e tyre.
Respekti dhe nderi ndaj të krishterëve dhe çifutëve shprehet edhe në disa mënyra të tjera, si: përngjasimi në veshje dhe fjalë, lakmia pas moralit të tyre, etj.. Kur muslimani fillon të marrë pjesë në kremtet fetare të krishtera, ai vlerëson lart kulturën shpirtërore joislame. Imitimi i kulturës së huaj është ndjenjë e ulët e disa myslimanëve, andaj, pasimi i mosbesimtarëve nuk është i pranuar, pa marrë parasysh se a ka të bëjë me gjëra të vogla apo të mëdha.


"Shën Gjergji" festë e kujt?Kur hulumtojmë burimet historike të festës së "Shëngjergjit" mësojmë se kjo festë nuk ka të bëjë fare me Islamin. Kurse në anën tjetër vetë emri "Shëngjergji" tregon për diçka që është e huaj për myslimanët. Të dhënat historiografike tregojnë se Shën Gjergji ishte një ushtar romak i krishterë i lindur në vitin 303, i cili luftoi për ta mbrojtur krishterimin, duke rënë edhe dëshmor.
Po ashtu legjenda tregon se Shën Gjergji ishte një trim i cili luftoi me kuçedrën dhe kështu u bë i pavdekshëm. Ai po ashtu është një mbrojtës i shenjtë i disa vendeve, qyteteve, profesioneve, organizatave dhe të sëmurëve. Këto janë të dhënat historike mbi personazhin tipik të krishterë "Shën Gjergji".

Të nderuar!

Me keqardhje shprehemi se një pjesë e muslimanëve e festojnë këtë festë duke përkujtuar "Shën Gjergjin" më 6 maj të çdo viti, kjo bëhet në forma dhe mënyra të ndryshme; disa duke bërë rituale të veçanta, disa vizitojnë varret e caktuara duke filluar nga tyrbet, teqetë, kishat, duke kërkuar ndihmën e të vdekurve. Ndezin qirinj, prenë kurban, fëmijët i zgjojnë më herët, i spërkasin me ujë në mëngjesin e hershëm e shumë rite dhe ceremoni të tjera.
Në disa vende bëhen edhe tubime organizative duke u tubuar në vende të hapura të rinj dhe te rejat kështu duke festuar dhe ushtruar imoralitet.

Të nderuar besimtarë!

Festa e "Shën Gjergjit" dhe veprimet që bëhen kanë karakter dhe përmbajtje idhujtarie, injorance dhe pabesimi. Në këtë festë i bëhet shirk Allahut të Lartësuar duke u lutur pranë varreve, duke kërkuar fatin pranë të vdekurve. Këto veprime janë të ndaluara sepse lutja, adhurime, është e rezervuar vetëm për Allahun. Me këto veprime jo të ligjshme vihet në rrezik potencial besimi i muslimanit dhe veprat e tij. Të kujtojmë së bashku këshillën e Llukmanit kur i tha djalit të vet:

"O djali im, mos i përshkruaj Allahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësi më e madhe!"3

"Dhe kushdo që mohon besimin (islam), atëherë puna e tij është e pavlerë dhe në Botën e Pastajme ai do të jetë prej të humburve."4

Zullumi, padrejtësia më e madhe është shirku dhe kjo bëri që të shkatërrohen popujt e mëparshëm.

Allahu i Lartësuar na tregon:
"Ato janë fshatra (vendbanime) që kur bënë zullum, Ne i shkatërruam dhe për shkatërrimin e tyre u patëm caktuar kohë të sakta".5
Janë të pakuptimta ritualet që bëhen në këtë ditë pranë njerëzve të vdekur, pranë atyre që janë të tretur nën dhe! Vallë a këta mund të sjellin fat, dobi, fëmijë dhe pasuri?! Jo assesi një gjë e tillë është e pamundur dhe e kotë.

Allahu i Lartësuar thotë:
"Thuaju: "Thërrisni ata përveç Atij (Allahut) të cilët juve jua merr mendja (për zota: si melekët, Pejgamberët, kushdo qofshin, idhujt etj); Ata nuk kanë fuqi për ta larguar të keqen prej jush, as edhe për ta kaluar atë prej jush te ndokush tjetër. "6
Vëllezër dhe motra!

Mos lejoni përngjasimin me jobesimtarët.
Mos lejoni të rreshtoheni me ata që nuk kanë as besim e as moral.
Mos lejoni t’i përngjani armiqve të Islamit dhe të muslimanëve.
Një fatkeqësi që ka kapluar shoqërinë muslimane është edhe përngjasimi i verbër me jobesimtarët duke i imituar ata në shumë gjëra, madje edhe në festat e tyre.

Vëlla! Kujto fjalët e Allahut të Lartësuar i cili i thotë të Dërguarit të Tij:
"Kurrë, as jehuditë dhe as të krishterët nuk do të jenë të kënaqur me ty (o Muhamed), derisa ti të ndjekësh fenë e tyre. Thuaju: "Vërtet që udhëzimi i Allahut (Islami, besimi i tillë në Një Zot të Vetëm), ky është udhëzim i vetëm." Dhe nëse ti (o Muhamed) do të ndiqje dëshirat e tyre pas asaj që ti ke marrë nga dija e lartë (Kurani), atëherë nuk do të kishe ndaj Allahut as vali (ruajtës a mbrojtës), as ndihmues."7
Të nderuar besimtarë!

Muslimanët kanë program tjetër jetësor, në të cilin nuk lejohet pasimi dhe përngjasimi me jobesimtarët.

Allahu i Lartësuar thotë: "...Për secilin prej jush, Ne caktuam ligje dhe program..."8
Allahu i Lartësuar i drejtohet Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, duke i thënë: "Pastaj Ne të vendosëm ty (O Muhamed) në udhë të qartë të urdhërimit Tonë të rrugës së fesë (në atë rrugë të cilën Ne ua urdhëruam të gjithë të Dërguarve para teje duke u përcaktuar ligjet dhe rrugën e vënies në jetë të besimit të pastër islam në Një Zot të Vetëm). Ndiq pra edhe ti atë dhe mos u shko pas dëshirave të atyre që nuk dinë. Vërtet që ata nuk të vlejnë ty aspak ndaj Allahut (nëse Ai do të ndëshkojë ty). Vërtet që dhalimunët (mohuesit, mosbesimtarët, keqbërësit) janë eulija (mbrojtës e ndihmues) të njëri-tjetrit, por Allahu është Vali (Mbrojtës e Ndihmues) i muttekinëve (i të përkushtuarve ndaj Tij në Besimin e pastër islam)."9

Ndërsa Muhamedi, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, thotë: "Kush i përngjan një populli, ai është prej tyre."10

"Nuk është prej nesh ai që u përngjan të tjerëve përveç nesh. Mos u përngjani çifutëve dhe të krishterëve."11

Muhamedi, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, na ka tërhequr vërejtjen duke thënë: "Do të pasoni adetet e atyre që kanë qenë para jush pëllëmbë pas pëllëmbe e kut pas kuti, saqë po të hynin ata në vrimën e hardhucës, edhe ju do t’i pasoni ata." I thamë: "Kush janë ata, çifutët dhe të krishterët?" Tha: "Kush tjetër përpos tyre?"12

Parimet e Islamit na bëjnë të ditur se imitimi dhe përngjasimi me jobesimtarët është i ndaluar. Gjithë këto argumente ndalojnë imitimin dhe përngjasimin me jobesimtarët në qëllimet dhe veprat e tyre. Islami ka ngërthyer në vetvete nevojat njerëzore që nga lindja deri në vdekje, ka sistemuar jetën shoqërore, ekonomike, politike dhe kulturore duke rregulluar edhe festat fetare.

"Thuaj: "Sigurisht falja ime, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë për Allahun, Zotin e aleminit (njerëzve, xhinëve dhe gjithçkaje që ekziston). Ai nuk ka asnjë shok e të barabartë me Të dhe për këtë unë jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem Vullnetit të Tij si musliman."13

Vetëm prej Allahut kërkojmë ta përmirësojë gjendjen e muslimanëve në çdo vend dhe të na ndihmojë të kapemi pas librit të Allahut dhe Sunetit të Pejgamberit, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të.

"… kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në dynja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër). E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në Ditën e Kiametit do ta ringjall të verbër." 14


1 Kasas: 50.
2 Maide, 51.
3 Llukman, 13.
4 Maide, 5.
5 Kehf: 59.
6 Israë, 56.
7 Bekare, 120.
8 Maide, 48.
9 Xhathije, 18-19.
10 Transmeton Ebu Davudi.
11 Transmeton Tirmidhiu.
12 Transmeton Buhariu

13 Enam, 162-163.


14 Taha: 123- 124

Përgatiti: Ulvi Fejzullahu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Historia e festes se Shën Gjergji-t
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» “Shën Gjergji” festë e kujt?
» Historia e dy lapsave
» Historia e Umerit r.a. dhe shokut te tij te ngushte

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: