Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 islami feja me e dashur

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
mirsad shabani




Numri i postimeve : 1
Join date : 11/04/2010

islami feja me e dashur Empty
MesazhTitulli: islami feja me e dashur   islami feja me e dashur Icon_minitimeSat May 15, 2010 7:40 am

esselamu alejkum ve rahmetullahu ve berekatuhu hoxh i nderuar deshta te ua bej nje pyetje. A lejohet mei dhon femi mbi shpyrt mixhes a eshte gjuna apo nuk eshte ju kisha lut mem tregue esselamu alejkum
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 40

islami feja me e dashur Empty
MesazhTitulli: Re: islami feja me e dashur   islami feja me e dashur Icon_minitimeSun May 16, 2010 8:10 am

Welaejkum selam we rahmetullahi we berekatuhu, i nderuare vella me sa dihet nuk lejohet te jipet bishpirt sic e quani ju pasi Allahu ja ka ndalu edhe Pejgamberit s.a.w.s ta therret djal Usame bin Zejdin pasi dihet se Usame bin Zejdi para se mi ardh shpallja te Derguarit s.a.w.s ka jetuare me te Derguarin s.a.w.s.
Do te thote qe nuk lejohet kurse per me shume argumente inshAllah tjera here do te mundohemi te sqarojme me shume.
We selamu alejkum nga vellau juaje ne Islam Ebu Omer
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 40

islami feja me e dashur Empty
MesazhTitulli: Re: islami feja me e dashur   islami feja me e dashur Icon_minitimeMon May 17, 2010 10:24 am

Ja vella peer me gjersisht ku e ky temen sic vijon:
Dispozita islame për adoptimin e fëmijëve

--------------------------------------------------------------------------------

Dispozita islame për adoptin

Dispozita islame për adoptimin dhe dimensionet e tij njerëzore dhe sociologjike:

Shoqëria arabe në kohën e injorancës jetonte sipas botëkuptimit dhe ligjeve të njohur tek shoqëritë e tjera si romakët, grekët e vjetër si dhe sipas botëkuptimit tek disa popuj e qytetrime në këtë periudhë bashkëkohore. Bazamenti i këtij botëkuptimi ishin ligjet racionale, tiparet individuale, zakonet e popujve, si dhe supozimet me dijapazon të ngushtë. Ky botëkuptim nxiste në ekzistimin e disa zakoneve të trashëguara që kundërshtoheshin me bazat e moralit të lartë, parimet e shoqërisë së shëndoshë si dhe me unitetin dhe harmoninë familjare.

Nga këto dukuri të përhpura në shoqëritë e tillë është edhe adoptimi i fëmijve.

Adoptimi definicioni dhe shkaqet:

ET-TEBENNI-(adoptim i fëmisë) – që don të thotë: Lidhja që mes adoptuesit dhe adoptuarit krijon të drejtat dhe detyrat që ekzistojnë mes prindërve dhe fëmijve- është një nga dukuritë negative që u përhapën si përgjigjë instiktit natyror i shfaqur në dashurinë ndaj fëmijve në rast kur prindërit nuk kanë fëmijë, si dhe nga dëshira për adoptim të ndonjë fëmijë me vetëdije për faktin se prindi i vërtetë i atij fëmjë është dikush tjetër dhe se ky nuk është babai i vërtetë i tij.

Nga motivet për këtë dukuri është edhe përkujdesja për fëmijën e braktisur, me prejardhje të panjohur ose fëmijën që nuk ka familje që do të kujdeset për të.

Gjithashtu shkak për të adoptuar ndonjë fëmijë mund të jetë dëshira që fëmiu t’i bashkangjitet trungut gjenealogjik të “prindit adoptues” i cili ka pozitë dhe respekt të madhë në shoqëri. Varfëria, mbrapambeturia, egoizmi si dhe mosmundësia për kryerjen e obligimeve prindërore ndaj fëmisë janë disa nga shkaqet që inicojnë shitjen apo dhurimin e fëmisë i cili do të rritet në ndonjë familje apo shoqëri krejtësisht të huaj. Kjo formë e adoptimit me këto motive është një nga rastet të cilët ne sot i dëgjojmë dhe i shohim nëpër mjetet e mass mediasë elektronike.

Pasiqë bota në vitin 1952 arriti të pajtohet të ndalon robërinë erdhi koha që të ndalon edhe adoptimin i cili është një formë e tjetër e padrejtësisë dhe përplasjes me natyrën njerëzore e cila ndërtohet mbi barazi dhe e cila kërkon që çdo fëmijë t’i atribohet prindërit të tij e jo t’i atribohet adoptuesit (Sipas legjislacionit kosovar: Kur adoptimi i plotë është miratuar, atëherë mbiemri i të adoptuarit shkruhen si mbiemri i adoptuesit. Tek adoptimi i plotë adoptuesi regjistrohet në çërtifikatën e lindjes si prind i të adoptuarit –neni 179-) (Te adoptimi i plotë të drejtat dhe përgjegjësitë ndaj prindërve të tij/saj dhe personave të tjerë në marrëdhënie me fëmijën shuhen –neni180-) (Pas krijimit të adoptimit të plotë njohja e atësisë dhe amësisë së fëmijës së adoptuar nuk është e lejuar –neni 181-). Me këto ligje ndalohet që fëmija e adoptuar ndonjëherë t’i kthehet prindit të vërtet dhe gjithë lidhjet me ta shuhen. A nuk është kjo padrejtësi që i përngjan robërisë. Përgjigjën kësaj dileme do ta jepni vet ju.

Adoptimi tek arabët para Islamit:

Tek arabët adoptimi ka qenë dukuri prezente në kohën e injorancës si dhe pas ardhjes së Islamit, sepse ligjet e Islamit shpallëshin gradualisht, duke e edukuar popullin dal ngadal . Kur ndonjërit prej arabëve kur i pëlqente fuqia apo trimëria e ndonjë fëmisë e konsideronte një nga fëmijtë e tij dhe ai e fitonte të drejtën e trashëgimisë sikur që kishin fëmitë e tjerë. Këtë fëmijë ata e thirrnin me emrin e adoptuesit të tij .

Edhe Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, para se të bëhet i Dërguari i All-llahut, e kishte adoptuar një djalë nga robërit e Shamit (Sirisë) të cilin e kishte blerë Hakim ibën Hizam ibën Huvejlid e ai ia kishte dhuruar hallës së tij Hadixhe binu Huvejlid e cila ishte gruaja e parë e Muhammedid, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, pastaj ajo ia dhuroi Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. I Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e ai e liroi ate nga robëria por Zejdi id ha përparësi mbetjes në praninë e të Dërguarit dhe nuk i kthye në Sham. Kur e Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e adoptoi tha: >O fisi i Kurejshit dëshmoni se ky është biri im dhe ky do të më trashigon mua e unë do të trashëgoi atë<

Kjo traditë është e njejtë me shumë tradita që nuk u ndaluan përnjëherë në fillim të Islamit, por gradualisht si pirja e alkoholit, kamata dhe disa dukuri negative të kohës së injorancës.

Zejdi në atë kohë thirrej: Zejdi biri i Muhammedit. Kjo zgjati deri sa Islami e ndaloi adoptimin e fëmive sepse misioni Islam ishte që ta edukojë shoqërinë dhe t’i largon dukuritë negative që janë prezente në shoqëri në mënyrë graduale. Muhammedi a.s. thonte >Jam i dërguar t’i plotësoj virtytet e larta< (transmeton Buhariu në Edebul Mufred, Hakimi dhe Bejhakiu nga Ebu Hurejreja, radijall-llahu anhu).

Dispozita Islame mbi adoptimin:

Argument për ndalimin e adoptimit të fëmijëve i kemi tre ajete kur’anore siç vijojnë :

“…E as nuk ua bëri djem tuaj të adoptuarit tuaj (fëmijët e tjetërkujt që i adoptoni si të juaj). Këto janë vetëm thënie tuaja që i shqiptoni me gojët tuaja, e All-llahu e thotë atë që është realitet, dhe Ai udhëzon në rrugën e drejtë.” (El Ahzab, 4) “Ju thirrni (mbështetni) ata në etërit e vërtetë të tyre, kjo është më e drejtë tek All-llahu, e nëse nuk ua dini (nuk dini se kush janë) etërit e tyre, atëherë ata janë vëllezërit tuaj dhe të afërmit tuaj në fé. Nuk ëshë ndonjë mëkat juaji ajo për çka keni gabuar, por (është mëkat) ajo që zemrat tuaja e bëjnë qëllimisht, po All-llahu është që falë, është mëshirues.” (El Ahzab, 5) “Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari i All-llahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve, e All-llahu është i dijshëm për çdo send.” (El Ahzab, 40)

Që don të thotë : Muhamedi nuk është babai i vërtetë i asnjërit nga burrat tuaj, e as që është babai i Zejdit. Pas kësaj njerëzit filluan ta thirrin Zejdi biri i Harithes që ishte babai i tij i vërtetë, e jo Zejdi biri i Muhammedit siç thirrej më pare.

Këtë dispozitë poashtu e vërteton hadithi i Muhamedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili thotë : >Kush thirret në emër të dikuj tjetër i cili nuk është babai i tij i vërtetë dhe ai e din atë i është ndaluar hyrja në xhenet < Transmeton Ebu Davudi, Nesaiu, Ibën Maxhe, Ibën Hibani dhe Hakimi nga Ebu Hurejreja. Në hadithin tjetër është thënë: >…mbi të janë mallkimet e All-llahut të njëpasnjëshme deri në ditën e gjykimit< transmeton Ahmedi, Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi dhe Ibën Maxhe nga Sa’d ibën Ebi Vek-kasi dhe Ebi Bekrete.

Islami e anuloi këtë zakon i cili kishte marë hov të madh tek arabët si dhe sot në kohën bashkëkohore, dhe ka urdhëruar mos të thirret dikush pos në emër të babait të tij të vërtetë.

Kjo është kur fëmiut i dihet babai, por, në mungesë të babait të tij thirret si ndihmësi, i mbrojturi nga ose vëlla në fe. Me këtë emërtim ata hynë në familjen e gjërë të Islamit e ngritur mbi bazat e vëllezërisë, solidaritetit, mëshirës, dashurisë dhe kujdesit që mos të humbin lidhjet mes muslimanëve.

Urtësitë e kesaj ndalese:

1- Lidhja e ngushtë familjare në Islam mes prindëve dhe fëmijëve ndërtohet mbi lidhjen që formohet nga gjaku dhe prejardhja e përbashkëte nga një mitër. Kur ky element nuk ekziston paraqiten probleme që burojnë nga vetëdija se kjo familje është artificiale dhe nuk e ka atë lidhshmërinë e gjakut dhe prejardhjes së përbashkët. Kjo mes të afërmëve shkaton, grindje, armiqësi, gjaktrazim (incest) dhe dukuri tjera negative. Për këtë shkak sistemi i adoptimit kundërshtohet me fundamentet e ligjit hyjnor dhe moralet e larta, dhe fëmiu i adoptuar është i huaji në familje me gjitha pasojat që i ka vetëdija për këtë fakt nga anëtarët e tjerë të familjës.

2- Islami në të gjithë dispozitat e tij juridike bazohet në drejtësi. Nga kjo nënkuptohet se fëmiu duhet të thirret në emër të babait të tij të vërtetë, e jo në emër të babait të falsifikuar ngase e drejta e së vërtetës është që ajo të ndiqet dhe të respektohet.

3- Sistemi i trashëgimisë në Islam është i kufizuar në afërsinë nga gjaku dhe nëse nga të afërmit nuk ka trashëgues fëmiu i adoptuar nuk fiton të drejtë trashëgimi. Poqëse ne e lejojmë adoptimin a thua vallë çfarë do të ndodhte (probleme mes trashëguesve me të drejtë dhe të adoptuarve)??!! Ruajtja e drejtave të trashëguesve është obligim të cilin e mbron Islami

4- Adoptimi nuk e realizon të drejtën e atësisë. Ai vetëm e verteton pretendimin që një njeri të bëhet prindër i ndonjë fëmijut. Kur të thirret dikush në emër të dikujt tjetër që nuk i ati i tij kjo thirrje është e falsifikuar, të cilën nuk e pranon as ligj hyjnor e as logjika e shëndosh. Obligim është që fëmiu të thirret në emër të babait të tij të vërtetë . Allahu si ligjëdhënës vendos ligje të drejta, e thotë të vërtetën dhe udhëzon në rrugën e lumturisë.

“Ju thirrni ata në etërit e vërtetë të tyre, kjo është më e drejtë tek Allahu …”

5- Fëmiu i adoptuar qoftë mashkull apo femër ai është i huaj në rrethin e ngusht familjar dhe në këtë gjendje nuk mundet të ketë harmoni morale e as fetare. Kjo ndodhë se ata në vete e ndiejnë një lloj largësie mes njëri tjetrin sepse nuk janë me prejardhje të njejtë. Ky realitet mundet të shkakton çrregullime nga aspekti moral (imoraliteti)

6- Me adoptim i merret e drejta dhe i bëhet padrejtësi prindërit të vërtetë dhe njëkohësisht i mëkëmbet nderi njerëzor dhe të drejtat e tij si prindër (shih nenin 180).

7- Shoqëria homogjene në zakone dhe tradita është bazë e stabilitetit familjar, si dhe bazë e reciprocitet të dashurisë dhe simpatisë mes të fëmijëve dhe prindërve.

Kjo ngjajshmëri që nuk cenohet nga elementi i huaj, i cili ndoshta vjen nga një shoqëri plotësisht të ndryshme, siguron unitetin në pikënisje dhe realizimin e synimeve të përbashkëta që janë trashëgimi kulturore dhe shoqërore e familjës në rrethin e gjërë të shoqërisë homogjene. Në të njejtën kohë largimi i fëmisë së adoptuar nga rrethi i tij kombëtar, fetar, shoqëror e privon nga formimi i tij individual nën hijen e trashëgimisë shoqërore të cilës ai i përket. Kështu tek i adoptuari janë ndërprerë gjitha lidhjet mes tij dhe tiparet kombëtare, fetare dhe shoqërore të familjës së tij. Ai në këtë mënyrë bëhet si druri rrënjet e të cilit janë prerë. Familjet adoptuese në shumicën e rasteve nuk e ruajnë identitetin kulturor të fëmisë dhe nuk i kanë parasysh besimet dhe përkatësinë e tij fetare në origjinë. (Kjo ndodhë kur fëmijtë adoptohen nga familje të huaj prej shteteve të ndryshëm)

ا’zgjidhje ofron Islami:

Fenomeni i fëmijëve të braktisur nuk neglizhihet nga Islami. Nga pikënisja e humanitetit Islami kujdeset për çdo njëri dhe mundohet t’i garanton jetë dinjitoze duke ia garantuar të drejtën për jetë dhe plotësimin e nevojave të tyre. Preventimi është mjeti më i mirë për zgjidhjen e kësaj dukurie. Edukimi i fëmijve, lufta kundër varfërisë, parandalimi i keqpërdorimit seksual, sanksionimi i njerëzve që keqpërdorin naivitetin e vajzave janë vetëm disa nga mjeteve parandaluese.

Fëmiu i braktisur në shumicën e rasteve është fëmijë i marrëdhënieve seksuale jashtëmartësore:

ثndrat e lumturisë dhe premtimet e princave shpeshherë thyhen para realitetit të idhët. Fjalët e ëmbëla harrohen atëherë kur paraqitet problemi i fëmisë së “padëshiruar” ose paplanifikuar. Vajza, e cila me siguri është pala më e dobët në këtë rast shpeshherë vendos të lirohet nga barra e padëshiruar dhe bën abortin ose braktis fëminë e saj.

(Në këtë realitet të idhët, nga i cili vuan tërë bota dhe mikropjesa e saj e njohur me emrin trojet shqiptare, del në shesh urtësia e ndalimit të marrëdhënieve seksuale para legalizimit të tyre me anë të kontratës martësore, kurorëzimin. Në mungesë të kontratës valide fëmiu i padëshiruar është viktima.)

Dispozita Islame mbi fëmijtë nga marrëdhëniet joligjore:

Për këtë fëmijë kujdeset prijesi i shtetit Islam ose personi të cilin do ta cakton prijesi, shënohet si fëmijë i nënës dhe nuk e trashëgon atin e tij e as që trashëgohet nga ai.

Fëmiu nga marrëdhëniet jo të ligjshme ne jurisprudencën Islame nuk përgjigjet për veprën e palejuar që e kanë bërë prinderit e tij e as që do të mirret në përgjegjësi para All-llahut, subhanehu ve teala. All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “Askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit.” (El En’am, 164)

“Kush e udhëzon veten në rrugën e drejtë, ai e ka udhëzuar vetëm vetveten e vet, e kush e humbë (rrugën), ai e ka bërë humbjen kundër vetvetes së vet, e askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. E Ne nuk dënuam askë para se t'ia dërgojmë të dërguarin.” (El Isra, 15)

“Ndërkaq, nuk do ta bartë asnjë mëkatar barrën e tjetrit. Pastaj, e ardhmja juaj është vetëm te Zoti juaj, e Ai do t'ju njoftojë me atë që keni vepruar. Vërtet, Ai e di shumë mirë se çka mbajnë zemrat.” (Ez Zumer, 7)

Shejhul Islam Ibën Tejmijje, All-llahu e mëshiroftë, thotë: Fëmiu nga marrëdhëniet seksuale joligjore (pasiqë arrinë moshën e pjekurisë) do të shpërblihet ose denohet në bazë të veprave të tij. Nëse ka bërë vepra të mira do të shpërblehet dhe nëse ka bërë vepra të ndaluara do të dënohet për të (nëse don All-llahu). Dënimi dhe shpërblimi është i varur nga veprat e njeriut e jo nga prejardhja e tij. (Fetvatë e Shejhul Islamit Ibën Tejmijje, vëll.4, fq.312)

Fëmija i braktisur që nuk është domosdoshëm nga marrëdhëniet seksuale joligjore:

Fëmiu i braktisur në Islam është e lirë dhe obligimi i përkujdesjes për të është obligim kolektiv (Fardul kifaje). Përkujdesjen materiale e ka shteti në rast kur në praninë e tij nuk është gjetur ndonjë pasuri. Në rast kur në praninë e tij është gjetur pasuri ajo shpenzohet për përkujdesjen ndaj tij. Ai që e ka gjetur fëminë e braktisur është kujdestari për të por me kusht që të jetë i drejtë.

Nëse pas një kohë prinderit e tij kërkojnë kthimin e fëmisë u mundësohet kjo gjë sepse kjo është me mirë për fëminë.

Nëse më tepër se një palë pretendojnë se janë prindër të fëmisë përcaktohet me anë të analizës për vërtetimin e atësisë.

Opsioni tjetër:

Nga opsionet zgjidhese Islame në rregullimin e statusit të fëmisë së braktisur është edhe tajitja e fëmisë nga ndonjë grua. Me anë të gjidhënies (tajitje) (tajita: e ushqej me gji një foshnje të huaj, Fjalori i shqipës së sotme, fq.1321) krijohet lidhja prindër (prej gjiri)-fëmijë (prej gjiri) dhe vëlla (prej gjiri)-motër (prej gjiri) mes fëmiut dhe familjës që kujdeset për të si dhe menjanohen problemet që do të ndodhin pas rritjes së fëmisë (vështirësohet jeta sepse femiu i moshëritur bëhet faktikishti i huaj në rrethin familjar me gjitha implikimet që i ka kjo fjalë)

I Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,ka thënë:

“Lidhja familjare e krijuar me anë të tajitjes ndalon ato që i ndalon lidhja e gjakut” që don të thotë: Ndalimi i martesës dhe ndalimet e tjera mes të afërmëve për shkak të lidhjes familjare bëhen të ndaluar edhe kur krijohet lidhja me anë të gjidhënies.

Kjo procedurë i ka kushtet që duhet plotësuar:

1. Numri i tajitjeve të jetë më tepër se pesë herë dhe ato duhen të janë ngopese

2. Qumështi i gjiut të jetë për shkak të shtatëzanisë.

3. Tajitja të ndodhë brenda dy viteve të para nga mosha e fëmiut

4. Nuk është kusht që fëmiu të thithë drejtëpërsëdrejti nga gjiu dhe mundet që atë ta bën edhe nga ndonjë enë.

5. Gjatë ushqimit me qumësht të ngrirë nga bankat e qumështit duhet të dihet nëna, fëmiu dhe numri i tajitjeve

6. Gruaja që dyshon në numrin e tajitjeve e merr për bazë numrin më të vogël nga numrat për të cilët dyshon

7. Për këtë gjë pranohet dëshmia e muslimanes të mençur dhe besnike

8. Vëllëzërit e fëmisë të tajitur (prej gjakut) nuk e marrin dispozitën e tij për nga ndalesa e martesës me fëmitë e tajës (grua që ushqen një foshnjë të huaj, Fjalori i shqipës së sotme, fq.1321)

9. Bashkëshorti i tajës konsiderohet prindër i foshnjës së tajitur me një përjashtim ata nuk trashëgohen mes veti

10. Kujdesi i madhë duhet të kihet parasysh para së të ndërmiret ky hap për shkak të konsekuencave që rrjedhin prej tij

11. Futja e qumshtit me anë të hundës ose ezofagut në rast të pamundësisë të thithjes me gojë e ka dispozitën e njejtë sikur thithja me anë të gojës.


Autor: Dr. Vehbe Ez Zuhejli

Përgatitën për publikim: Enver Azizi

Talha Kurtishi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
Sponsored content





islami feja me e dashur Empty
MesazhTitulli: Re: islami feja me e dashur   islami feja me e dashur Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
islami feja me e dashur
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Islami tradicional dhe 'Islami tradicional' - Ekrem Avdiu - HUTBE
» Veprat që të bëjnë të dashur tek Allahu s.v.t. - Sadullah Bajrami
» Pozita e Lartë që Islami i Dha Grave
» 10 vepra që të nxerrin nga feja
» Përse Islami e ka lënë shkurorëziminvetëm në dorën e burrit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Pyetje dhe Pergjigje rrethe fese Islam-
Kërce tek: