Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Domethënia e fjalës La ilahe il-lAllah

Shko poshtë 
AutoriMesazh
DeMiRy

DeMiRy


Numri i postimeve : 14
Join date : 20/04/2010
Age : 35

Domethënia e fjalës La ilahe il-lAllah Empty
MesazhTitulli: Domethënia e fjalës La ilahe il-lAllah   Domethënia e fjalës La ilahe il-lAllah Icon_minitimeTue Jun 01, 2010 2:40 pm

Për të qene sa me afer kuptimi dhe domethenies se kesaj fjale madheshtore, brenda kufijve te kuptimit te tevhidit uluhije edhe domethenia apo permbajtja e fjales La ilahe il-lAllah, duke e bere te ditur se i gjithe kuptimi i tevhidit uluhije si dhe i dy llojeve tjere te tevhidit perfshihet nga kjo fjale madheshtore, pra fjalen La ilahe il-lAllah. Argumentet rreth kesaj jane te shumta, duke pasur parasysh se i gjithe Kur'ani dhe Suneti jane rruget per te arritur kuptimin e vertete te fjales La ilahe il-lAllah. Allahu ne Kur'an thote: "Ky pra eshte Allahu, Zoti juaj, nuk ka Zot tjeter qe meriton adhurimin pos Tij, eshte Krijuesi i cdo gjeje" -Sure El-En'am, 102 Po ashtu edhe nga hadithin e Ubadetu bin Samit, Allahu qofte i kenaqur me te, i cili hadith perfshin nje sere lemish te rendesishme qe kane te bejne medomethenien e fjales La ilahe il-lAllah. Transmetohet nga Ubadetu bin Samit, Allahu qofte i kenaqur me te,thote: Pejgamberi s.a.v.s., ka thene: "Kush deshmon se nuk ka Zot qe meriton adhurimin pos Allahut dhe se Muhammedi s.a.v.s eshte rob i Allahut dhe i derguari i Tij, se Isai eshte rob i Allahut dhe i derguari i Tij dhe fjalen e Tij qe ia dha Merjemes dhe shpirt nga Ai, se Xhenneti dhe zjarri jane te verteta, Allahu do ta shtije ate ne Xhennet aq sa ka vepruar" e transmetojne Buhariu dhe Muslimi. Thenia e tij: "Kush deshmon se nuk ka Zot tjeter pos Allahut", pra kush e deshmon ate si njohes i permbajtjes se saj, punues sipas bazamenteve te saja objektivisht dhe subjektivisht dhe eshte e domosdoshme per dy deshmite njohja, besimi dhe veprimi me permbajtjet e saja, sic thote Allahu i Lartesuar: "Dije se nuk ka Zot tjeter pos Allahut" Sure Muhammed:19, dhe fjala e Tij: "Pervec kush deshmoi te verteten, e ata e dine" sure Zuhruf:86. Kurse shqiptimi i saj pa njohjen e domethenies se saj, pra besim ne te dhe pa veprim te asaj qe permban si largimi nga politeizmi, sinqeriteti ne fjale dhe veper eshte i padobishem sipas mendimit te dijetareve. Kurtubiu ka thene ne El-Mufhem ala Sahih Muslim: kapitull: Nuk mjafton vetem shqiptimi i dy deshmive, por doemos duhet besimi i padyshimte ne zemer. Ky interpretim eshte sqarim per drejtimin e pavlere te sektit gulatul murxhie qe thone se shqiptimi i dy deshmive eshte i mjaftueshem ne besim, eshte drejtim i pavlere ne kuader te jurisprudences (sheriatit), per arsye se kjo perfshin edhe lejimin e hipokrizese dhe gjykimin se besimi i hipokritit eshte i vertete, e kjo thenie padyshim eshte e pabaze "Dhe ne kete hadith gjendet ajo qe argumenton per te, e qe eshte fjala e tij: "Kush deshmon" ngase deshmia nuk vlen pervec nese eshte burim nga dituria, besimi, sinqeriteti dhe Neveviu ka thene: "Ky hadith eshte madheshtor dhe shkelqyes per argumentim dhe eshte prej haditheve me permbledhese te permbajtjeve akaidore (te besimit), ngase Pejgamberi s.a.v.s. permblodhi ne te cka nxjerr prej grupeve politeiste qe dallohen ne besimet e tyre te largeta nga e verteta. Pejgamberi s.a.v.s. shkurtoi me keto pak fjale dukei ndare anash te gjithe ata politeiste. Kurse domethenia e fjales La ilahe il-lAllah eshte "Nuk meriton adhurimin e vertete askush pos Allahut, e qe ne Kur'an gjendetne shume vende. Thote i Lartesuari: "Zoti juaj eshte Nje, ALlahu, nuk ka Zot pos Atij qe eshte Meshireplote, gjithnje meshiron" Sure Bekare:163. Dhe Allahu thote: "Ne nuk derguam asnje te derguar para teje e te mos i kemi shpallur atij se nuk ka Zot tjeter pervec Meje, pra me adhuroni" sure Enbija:25. Allahu thote ne suren el-Araf:65: {Edhe te Adi, vellaun e tyre Hudin, e ai tha: O popull, adhuronie Allahun, ju nuk keni Zot pos Atij} e iu pergjigjen me kritik duke i thene: {A na erdhe qe ta adhurojme vetem Allahun e te braktisim ate cka adhuronin prinderit tane}. Sure Earaf:70. Thote Allahu i Lartesuar: "Kjo ngase Allahu eshte Ai i verteti dhe ate qe lusin ata pos Tij eshte e kote, Allahu eshte i vertete Ai i larti, i madhi" sure Haxh:62. Keto permbajne negacionin hyjnor pos Allahut, e qe eshte adhurimi dhe konfirmimi i saj per Allahun, nje te Vetem, te Pashoq, e Kur'ani prej fillimit e deri ne fund e rreh kete ceshtje e perkrah dhe udhezon per te. Pra adhurimime gjithe llojet e veta buron per hyjnezimin e zemres me dashuri, perulje, nenshtrim me vet deshire dhe me frikesim, e te gjitha keto nuk i meriton askush pos Allahut te Lartesuar. E kush kryen dicka prej ketyre per hir te tjeterkujt pos Allahut, atehere ai i ka shoqeruar idhull, e qe ne kete rast nuk vlen as fjala e as puna e tij. El-Vezir Ebu Mudhafer ka thene ne El-lfsah: "thenia e tij "Deshmia se nuk ka Zot tjeter pos Allahut" nevojitet qe te jete deshmuesi njohes se nuk ka Zot tjeter pos Allahut, sic thote i Lartesuari: "Dije se nuk ka Zot tjeter pos Allahut" Emri Allah pas "il-la" vie ngase eshte obligim qe hyjnia t'i takoj Atij dhe se nuk e meriton kete askush pos Tij, te Lartemadheruarit". Gjithashtu ky dijetar thote: "Ne kete fjali gjenden dobi se kjo fjali perfshin mosbesimin ndaj djajve dhe besimin ne Allah, sepse kur ben negacion idhujtarine dhe konfirmon pergjigjen ndaj Allahut xh.sh., atehere je prej atyre qe i bejne mosbesim djajve dhe qe i besojne Allahut".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.demiry19.piczo.com
 
Domethënia e fjalës La ilahe il-lAllah
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Qëndrimi i dijetarëve rreth shprehjes “La ilahe il-lAllah”
» Mirësitë e fjalës La Ilahe Il-la Allah
» Kushtet e Fjalës La ilahe il-laAllah.
» Audio ligjerate Kushtet e fjales La ilahe il Allah - Shukri Aliu
» Shkarko audio ligjeraten '' Kushtet e fjales LA ILAHE ILALLAH '' nga hoxha Omer Bajrami

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Forumi gjeneral-
Kërce tek: