Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Disa qëndrime morale në muajin e Shabanit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 40

Disa qëndrime morale në muajin e Shabanit  Empty
MesazhTitulli: Disa qëndrime morale në muajin e Shabanit    Disa qëndrime morale në muajin e Shabanit  Icon_minitimeMon Aug 02, 2010 2:24 am

Disa qëndrime morale në muajin e Shabanit  ShabanDitë kaluan, muaj mbaruan, historia e bëri rrotullimin e saj, na vijnë ditë të bekuara të cilët na përgëzojnë për ardhjen e muajit të ramazanit, por para kësaj pritje në muajin hënor është muaji i shabanit. Muaj i cili me vete u bën një përkujtim muslimanëve me tërë mirësite që i posedon, prandaj çdo musliman e di se muaji i Shabanit është muaj nga muajt vjetor “Numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë.” (Teube:36) Mirëpo muslimani me ardhjen e muajit Shaban ndjenë në veten e tij kënaqësi të madhe “Thuaj: Me mirësinë e Allahut dhe mëshirën e Tij, me këtë le të jenë të kënaqur kjo është më e mirë nga ajo çfarë grumbullojnë.” (Junus:58) Prej këtu do të ndalemi në disa pika etike e morale që kanë të bëjnë në lidhje me këtë muaj.
1. Dispozita e këtij muaji

Ky është muaji në të cilin shpërndahet mirësi e madhe, për këtë arsye i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) i ka dhënë përparësi nga muajt tjerë nga ana e adhurimit. Specifikë e këtij muaji është se ky është muaji i dashur i Muhamed Mustafasë (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), transmeton imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë) nga Enes ibnu Malik (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) i cili thotë: “i Dërguari i Allahut agjëronte aq shumë sa që mendonim se nuk do ta prish asnjë ditë agjërimin, derisa thonim: Këtë vit i Dërguari i Allahut do ta agjëroj tërë vitin. Pastaj nuk agjëronte një kohë derisa thonim: Këtë vit nuk do të agjëroj i Dërguari i Allahut. Ndërsa agjërimi më i dashur tek ai ishte në muajin Shaban.” Si pasojë qëndrimi ynë etik në këtë pikë është: Vallë a e don atë të cilin e ka dashur i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe a ke ëndje për këtë muaj ashtu siç ka pasur i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) si dhe sa i lidh ti çështjet tua me ato çështje të cilat i ka dashur i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të)? Ky është provim praktik pra ta duash atë që e don Allahu dhe i Dërguari i Tij (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Apo siç ka thënë i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):” Nuk beson ndonjëri prej jush derisa epshi i tij nuk e ndjek atë me të cilën jam i dërguar unë.” [1]
2. Shfaqen veprat

Në këtë muaj ngriten veprat tona te Allahu i lartësuar, transmeton Tirmidhiu dhe Nesaiu nga Usame ibn Zejdi se i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:” Ky është muaj në të cilin ngriten veprat te Zoti i botrave, unë dëshiroj që të ngrihet vepra ime duke qenë i agjërueshëm. [2]Pra në këtë muaj Allahu i nderon robërit e Tij me këtë dhuratë, dhurata e shfaqjes së veprave tona para Allahut, pas kësaj vjen ajo e dëshiruara pranimi i veprave të cilat i do Ai. Këtu patjetër duhet të ndalemi dhe të themi se: Me të vërtet muaji i Shabanit është muaj i ceremonisë së përmbylljes së veprave tona si dhe korja e veprave tona për këtë vit. Prandaj lind pyetja: Vallë so do të përfundon viti yt? Pastaj në çfarë halli je ti kur veprat tua do të shfaqen tek Allahu i Lartësuar? Si dhe me çfarë dëshiron të ngritet vepra yte tek Allahu? Ky është pa dyshim një moment i prerë i vendosur në historinë njeriut, ku do të definohen veprat e tua në bazë të kësaj esence, thotë Allahu në Kuran: “Tek Ai ngritet fjala e mirë dhe vepra e mirë.” (Fatir:10) Prandaj a dëshiron që vepra yte të ngritet duke i zbatuar urdhërat e Allahut? Përpiqu të jesh i qëndrueshëm ne fëne e Tij, i sinqertë, praktikues i fesë së Tij, sakrifikues, bëj xhihad për tek Ai. Pra mos ler të ngriten veprat e tua duke ndejtë rehat, i ulur, pa ambicje të larta, i plogësht, përtac, pa sakrifikuar, pesimist gjatë thirrjes në rrugën e Allahut duke ua lën fajin udhëheqësve apo nxënësve të dijes apo mjeteve financiare. Nga e gjithë kjo bëhu nga ata që e llogarisin vetveten, nxito në vepra të mira para se të ngriten veprat e tua te Allahu në muajin e ngritjes së veprave.
3. Turpërohu nga Allahu

Në hadithin pak para ketij duhet të ndalemi pak dhe të meditojmë mbi gjendjen e të Dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në muajin Shaban. Në të vërehet qartë udhëzimi i tij në praktikën, veprimin me zemër dhe me trup gjatë muajit Shaban. Medito mbi turpin që e ka shprehur i Dërguari i Allahut në hadithin ku thotë:” Dëshiroj të ngritet vepra ime duke qenë i agjërueshëm.” Në hadith vërehet turpi me të cilin është turpëruar i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) pasi që ka dashur që që Allahu ta sheh vetëm se të agjërueshëm. Madje kjo është dhe më parësorja e cila duhet ta brenë muslimanin, pra të ketë turp kur mendon se Allahu e shikon, e ai në ato çaste çfarë është duke bërë.
Prandaj disa prej selefit – të parëve tanë të mirë kanë thënë: Ose falu ashtu siç meriton Allahu apo mer ndonjë Zot të cilit i përshtatet namazi yt. Andaj turpërohu nga Allahu për kohën të cilën e ke humbur duke mos e përmendur Allahun, turpërohu për veprat që nuk kanë qenë në ndihmë të fesë tënde, në thirrjen në rrugën e Allahut, për ti promovuar vlerat e ligjit të Allahut, turpërohu për lapsin dhe mendimin të cilin nuk e ke përdorur për ta përhapur mesazhin islam. Turpërohu për pasurinë të cilën nuk e ke shpenzuar për ta përhapur fenë e Allahut, përkundrazi je treguar koprac, turpërohu nga fletët e librit tënd të cilat janë shënuar nga melekët, të cilët kanë shënuar mëkatet e tua gjatë shikimit në harame e paturpsi, që janë mbushur me neglizhencë dhe humbje kohë në gjëra të padobishme. Të gjitha këto çfarë u cekën vëlla i dashur ta bëjën të patjetërsueshme të kësh turp nga Allahu dhe ta kësh frikë Allahun sa të kesh mundësi.
4. Falje mëkatesh

Muaji i Shabanit është dhuratë nga Allahu të cilën ia ka dhuruar umetit të Muhamedit (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), ngase Allahu me disa dite dhe muaj i nderon robërit e Tij që ata përmes tyre ti afrohen sa më shumë Zotit të tyre. Po ashtu nder i madh prej Allahut për krijesat e Tij është fakti se në natën e mesit të muajit Shaban Allahu ua ka dhuruar besimtarëve të Tij një dhuratë të çmuar., ka thënë Muhamedi (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):” Allahu i Lartësuar në natën e mesme të muajit Shaban ua falë gjithë krijesave të Tij mëkatet përpos mushrikëve dhe grindavecëve.”[3] Ky është një rast i volitshëm për çdo mëkatar që është neglizhent ndaj hakut të Allahut të reflektoj, ky është një rast tepër i mirë për tu pastruar gjokset nga zilia, mosmarëveshjet, grindjet, urejtja, smira që ekziston në mes besimtarëve, për tu çliruar nga prangat e këtyre veseve njëherë e përgjithmonë dhe duke e bërë moton tonë ajetin e Allahut:” O Allah o Zoti ynë na fal neve dhe vëllezërit tanë që ishin para nesh dhe mos na bën që të kemi urejtje në zemrat tona për ato të cilët kanë besuar, o Allah o Zoti ynë Ti je më i Buti, Mëshiruesi.”(Hashr:10)

Disa prej selefit kanë thënë: Veprat më të mira janë: Zemra e pastër joziliqare, liberalizmi i shpirtit dhe këshillimi i besimtarëve, me këto cilësi arihet qëllimi, kurse zotëriu i popullit është ai i cili falë. Prandaj le ta shfrytëzon këtë rast ai i cili ka rënë në mëkat, harëse, lëshim sa do i madh të jetë, po ashtu kjo është një rast i volitshëm për çdo mëkatar të cilin e ka mundur epshi i tij dhe vazhdon në mëkate që të meditoj për gjendjen e tij, për ti dhënë besën vetvetes që të ndaloj nga mëkatet ti luftoj ato, pra të bëj xhihad me nefsin e tij dhe ta bëj profesion të vetin çdo herë që mundet nga epshi i tij teuben dhe istigfarin, pasi që siç dihet i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:” Të gjithë bijtë e Ademit janë mëkatar kurse më i miri prej tyre është ai i cili pendohet.”[4]
Pra ky muaj është një rast i mirë për mua, për ty dhe për çdo kënd tjetër për tu pastruar para muajit të madh të ramazanit, për të hapur një faqe të re në jetën tonë, që në të ,që sot e tutje të shkruhet ndryshe, të mbushen faqet e reja me punë të mira dhe të hajrit të cilat do ti zavëndësojne mëkatet tona duke u bërë përditshmëri e jona puna e dobishme për vete dhe për rrethin që na rrethon.
5. Suneti profetik

Në muajin Shaban tradita e të Dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) përveç bindjes ndaj urdhërave të Allahut dhe namazit të natës ishte edhe agjërimi i shtuar siç na transmetohet për këtë nga Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) e cila thotë:” i Dërguari i Allahut e ka agjëruar të plotë vetëm muajin e ramazanit, kurse më tepër që agjëronte gjatë muajve të vitit ishte në muajin Shaban.”(Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Ndërsa në një transmetim të Tirmidhiut dhe Nesaiut thuhet:” Nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut të agjëron në ndonjë muaj më shumë se në muajin Shaban, e agjëronte tërë muajin përpos pak ditëve, madje mund të thuash tërë muajin.” Gjithashtu në një transmetim tjetër të ebu Davudit thuhet:” Muaji më i dashur i të Dërguarit të Allahut për të agjëruar ishte Shabani të cilit ia ngjasonte ramazanit.”[5] Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) thotë:” Nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut të agjëron dy muaj njëra pas tjetrës përpos Shabanit dhe Ramazanit.”[6] kurse në hadithin e Enesit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) qëndron:” Agjërimi më i preferuar i të Dërguarit të Allahut ishte ai i muajit Shaban.” Për këtë praktikë të agjërimit të të Dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ibn Haxheri (Allahu e mëshiroftë) thotë: Agjërimi në muajin Shaban është më i vlefshëm se në muajt tjerë. Gjithashtu ai ka thënë: Me këto hadithe tregohet për vlerën e agjërimit në muajin Shaban.” Kurse imam Sanani thotë: Me këto hadithe argumentohemi se i Dërguari i Allahut e veçonte muajin e Shabanit me agjërim më shumë se muajt e tjerë.” Ndërsa dijetarët kanë cekur vlerësimin e agjërimit në këto dy muaj për dallim nga muajt tjerë në atë se: Veprat më të mira vullnetare janë ata të cilat janë më afër muajt të Ramazanit qofshin ato pak para tij apo pas tij. E njejtë vlen edhe me agjërimin e Ramazanit, ku agjërimi më afër tij, e ka pozitën sikurse sunetet e forta të namazit që janë para ose pas farzit, të cilat plotësojnë lëshimet që kanë ndodhur në farze, Kurse si përfundim lind pyetja: A ke bë nijet ti që ta pasosh të Dërguarin tënd në këtë praktik të tij në këtë muaj, pra sa ditë e ke bërë nijet që ti agjërosh nga muaji i Shabanit?
6. Nafilet dhe bindshmëria

Për derisa muaji Shaban ishte muaji i agjërimit, për të Dërguarin e Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ai ishte njëkohësisht edhe muaji i adhurimeve vullnetare dhe përforcimi i bindjes ndaj Allahut. Nxitja për besimtarin në këtë çështje duhet të jetë hadithi kudsij ku Allahu i Lartmadhëruar thotë:” Kush e armiqëson një nga të dashurit e Mi, Unë i kam shpallur luftë atij, nuk më afrohet robi Mua me diçka më të dashur se sa më atë të cilën e kam obliguar. Vazhdon robi të më afrohet Mua me veprat vullnetare derisa Une ta dua atë, e kur ta dua Unë atëherë bëhem shikimi i tij me të cilin shikon, bëhem dëgjimi i tij më të cilin ndëgjon, dora e tij me të cilën punon, këmba e tij me të cilën ec, e poqëse më lutet mua Unë do ti jap, e poqëse kërkon ndihmë nga Unë do ta ndihmoj.”(Transmeton Buhariu:6502) Prandaj pasi që muaji i Shabanit është si një hyrje para muajit të Ramazanit, përmban në vete diç të ngjajshme me të, siç është agjërimi, leximi i Kuranit, sadakaja. Pra është si një shkaktarë për të nxitur në të mira dhe në shtim të adhurimeve, si parapregatitje për muajin e Ramazanit apo muaji i Furkani (ai i cili e dallon të mirën nga e keqja) kurse neve na del si obligim që të mundohemi sa më shumë që ta ndryshojme veten tonë në këtë muaj, që muaj pasardhës të na gjej të penduar, të kthjellur, të pregatitur për një maraton në adhurime shpërblimi i të cilit është garantimi i xhenetit dhe falja e të gjitha mëkateve të kaluara.
7. Stërpikje, ujitje

Me të vërtet muaji Shaban i përngjason muajit të ujitjes, për të cilën bëhet gati që pas këtij muaji ta kor atë që e ka pregatitur në Ramazan.
Ebu Bekër el-Belhiju ka thënë (Allahu e mëshiroftë): Muaji i Rexhepit është muaji i të mbjellurave, Shabani muaji i ujitjes së të mbljellurave kurse Ramazani muaji i të korurave. Po ashtu ka thënë: Shembulli i muajit Rexhep është si shembulli i erës, Shabani si shembulli i mjegullave kurse Ramazani si shembulli i shiut. Prandaj ai i cili nuk mbjell në Rexhep, nuk do të ujit në Shaban dhe si ka mundësi të shpresoj që të korë diçka në Ramazan? Pra përgatitja e selefit ka ecur në këto etapa të cilat i cekëm e si pasojë të korurat e tyre në Ramazani kanë qenë çdo herë të shumta e të bujshme.
Seleme ibn Kuhejli (Allahu e mëshiroftë) thotë: Thuheshte muaji i Shabanit është muaji i lexuesve të Kuranit, gjithashtu edhe Hubejb ibn ebi Thabit (Allahu e mëshiroftë) kur hynte muaji i Shabanit thoshte se ky muaj është i lexuesve të Kur’anit. Ndërsa Amr ibn Kajs el-Mulai kur hynte muaji i Shabanit e mbyllte dyqanin e tij dhe veçohej e izolohej nga njerëzit duke iu përkushtuar leximit të Kuranit. Prandaj vëllau im i dashur mbjell sa të mundish nga të mirat në Rexhep çdo herë dhe mundohu ujit gjithashtu sa më shumë në Shaban që mos të mbjellurat e tua ti kap thatësia e të prishen që të mbesësh duar bosh në muajin e të korurave në Ramazan.
8. Pakujdesia njerëzore

Muaji i Shaban është muaji në të cilin njerëzit në përgjithsi i kap pakujdesia ndaj adhurimeve, urdhërave , suneteve apo edhe farzeve vetëm duke kujtuar se tani duhet pak të pushojnë sepse pas këtij muaji do të duhet ti shtojnë ibadetet pasi që vin muaji i Ramazanit. Madje shpesh edhe pse ky muaj është ndëmjet dy muajve të rëndësishëm, muajit Rexhep një nga muajt e shenjtë dhe muajit të Ramazanit, muaji më madhështorë i vitit. Për këtë arsye i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:” Ky është muaj në të cilin njerëzit bien në gaflet (pakujdesi, janë neglizhent).”[7] Prandaj për këtë arsye janë ndarë njerëzit në dy grupe: Grupi i parë i cili i është rekur muajit të Rexhepit me ibadet, agjërim, sadaka etj. duke u munduar që të mbjellurat e tyre të jenë sa më të shumta që në muajt tjerë të korurat e tyre të jenë sa më të shumta. Por duke mos haruar se këtu ka një grup njerëzish të cilët e kanë tepruar negativisht duke shpikur risi-bidate dhe gjëra të kota, e si pasojë e kanë ngritur vlerën e muajt Rexhep më shumë se mauji i Shabanit. Kurse grupi i dytë është ai grup njerëzit e të cilit mjaftohen me shtimin e adhurimit vetëm në maujin e Ramazanit. Mundi dhe sakrifica e tyre është vetëm në këtë muaj e si pasojë tek këta njerëz muaji i Shabanit mbetet muaji i neglizhuar në aspektin e adhurimeve dhe veprave vullnetare, në vëçanti në leximin e Kuranit.
Pikërisht për këtë arsye dijetarët kanë thënë: Ky hadith është argument se duhet të shfrytëzohen kohërat ndaj të cilave njerëzia janë të pakujdësshëm, pasi që tek Allahu janë të dashur ata njerëz të cilët nuk janë të shkujdesur ndaj adhurimit kur një pjesë e madhe e tyre janë të tillë. Për këtë arsye disa nga selefi preferonin që njeriu ta ngjall kohën ndërmjet akshamit dhe jatcisë me namaz nafile pasi që thonin: Kjo është koha e pakujdesisë.
Kjo njëherit na bën që ti pyesim vetet tona: A thua vallë kemi hyrë në radhët e të pakujdëshshmëve gjatë muajit Shaban dhe nuk e vlerësojmë këtë muaj? Vallë a e kemi kuptuar mirë pakujdësinë tonë në të cilën kemi rënë? Kjo është një pikë në të cilën secili prej nesh duhet të ndalet dhe ta pyës veten seriozisht se në çfarë shkalle ka aritur pakujdesia e jonë në këtë muaj, duke u bazuar në ajetin e Allahut ku thotë:” Dhe mos e ndiq atë të cilit ia kemi bërë zemrën të pakujdesshme nga dhikri Ynë (përmendja e Allahut) i cili ndoqi epshin e tij dhe çështja e tij ka marë fund.”(Kehf:28) si dhe ajeti në të cilin thuhet:” Përmende Zotin tënd në vete, me respekt e me frikë dhe jo me shprehje të larta, (përmende) në mëngjes e mbrëmje dhe u bëj prej atyre që nuk kanë kujdes.”(Araf:205) Po ashtu Allahu thotë në Kuran:” Ata kanë zemra me të cilat nuk kuptojnë, kanë sy me të cilët nuk shikojnë dhe kanë veshë me të cilët nuk dëgjojnë, ata janë si kafshët, madje edhe më keq se kafshët, të tillët janë ata të pakujdesshmit.”(Araf:179)
E lusim Allahun të na mbron nga neglizhenca e pakujdesia si dhe nga pasojat e tyre, e lusim të na bëj nga robërit e tij përkujtues dhe nga ata që nxitojnë në kryerjen e urdhërave të Tij.
9.Trokit në dyert e xhenetit

Muaji i Shabanit është si roje para dyerve të muajit të Ramazanit, muaji i cili do na i hap dyert e Ramazanit, pasi që siç dihet me hyrjen e Ramazanit hapen dyert e xhenetit, ashtu siç na ka treguar i Dërguari i Allahut:” Kur vjen muaji i ramazanit happen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e xhehenemit dhe lidhen shejtanët.”(Mutefekun alejh) E atëherë ku janë ata të cilët i kanë përveshur krahët e tyre? Ata të cilët kanë ëndje të madhe për tu takuar me Allahun? Ata të cilët përmallohen për xhenetet e Allahut? Duke e ditur se xheneti bën thirrje dhe thotë: Unë jam para juve, ku jemi o besimtarët e Allahut! Pra mos haro o vëlla dhe ti motër e dashur se pikërisht në këtë muaj e ke rastin të trokisish në këto dyer në çfarë do mënyre. Mos nguro prandaj trokit në dyert e xhenetit me teube – pendim, istigfar – kërkim të faljes, me kthim drejt rrugës së Allahut. Trokit në dyert e xhenetit me frikërespekt ndaj Allahut, me qëndrim modest para saj duke i përsëritur këto fjalë para portës: Nuk do ta lëshojmë këtë derë derisa të na falen mëkatet! Trokiti dyert e xhenetit me agjërim, namaz nate kur të tjerët flejnë. Trokiti me adhurime që të afrojnë tek Allahu, e ato pa dyshim janë të shumta. Mos haro ,lute Allahun me nënshtrim nga se ebu Derda (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) thoshte: Lutuni shumë sepse ai i cili troket shumë herë te dera pritet që sa më herët ti hapet dera në të cilën troket. Prandaj kjo është një thirrje për tu pregatitur, për tu bërë gati për tu ndalë tek rrezja e kësaj dere për të pritur që sa më shpejt të të hapet dera, e të shohësh nurin e Allahut i cili vjen, e Ai është muaji i Kuranit, Ramazani.
10. Revolucioni i mirëserdhjes se Ramazanit

Muaji i Shabanit është recepsion i mirëseardhjes nga Zoti, të drejtohet muslimani nga adhurimi në Ramazan, kështu që gjatë muajit Shaban përgatitet dhe lexon në lidhje me agjërimin dhe specifikat e ramazanit si dhe shfrytëzimin e tij, duke bërë orar rënditës ditor për ibadetet që do ti bën. Kështu që siç cekëm muaji Shaban llogaritet si recepcioni i muajit të ramazanit, si pasojë gjatë këtij muaji besimtari nxiton në leximin e Kuranit sa më shumë, në agjërim vullnetarë në shtimin e ibadeteve të ndryshme, pra ai këtë muaj e shëndron në një nxitës të fortë për bindje ndaj Allahut të Madhëruar. Duke pasur parasysh se ky muaj shpesh është muaji në të cilin njerëzit janë të pakujdesshëm, të mundohemi nëve këtë ta ndryshojmë dhe më përpjekjet tona ta shëndrojmë këtë muaj si një mikpritës i madh i muajit të bekuar të Ramazanit. Duke u munduar që të evitosh një hyrje me probleme në muajin e Ramazanit, përpiqu që ti bësh të gjitha shkaqet, të stërvitesh që këtë muaj ta presish më një gjendje shpirtërore të jashtëzakonshme. Duke u munduar që obligimin kryesore të këtij muaji, atë të agjërimit ta ndjesh edhe gjatë ajgërimit nafile përpara Ramazanit, t’ja ndjesh ëmbëlsinë që ajo veç ta ketë aritur shkallën më të lartë gjatë muajit të Ramazanit. Që agjërimi i yt në çdo aspekt në muajin e Ramazanit të jetë pa asnjë problem, ta ndjesh kënaqësinë e këtij obligimi madhorë në islam. Vullneti yt të jetë në nivel që dhe ta arish atë për të cilën është urdhëruar agjërimi i këtij muaj madhështorë e ajo është devotshmëria.
Nga ajo që u tha nënkuptohet se për të qenë i suksesshëm në muajin e Ramazanit duhet një investim i madh shpirtërorë qysh në muajin paraprak, pra në atë të Shabanit, duke u munduar të jesh i suksesshëm qysh në recepsion, pra duke hartuar një planprogram të cilin do ta praktikosh qysh në fazën përgatitore e ajo fazë është muaji i Shabanit.

11. Përgatitja shpirtërore
- Pendimi i sinqertë në fillim dhe largimi nga mëkatet, lërja e gjërave të ndaluara, drejtimi kah Allahu
si dhe hapja e një faqeje të re e të bardhë në jetë.
- Shpeshtimi i thënies ”O Allah na bën të mundshme ta mbrimë Ramazanin” kjo është një nga llojet më të forta që ndihmon për pregatitjen shpirtërore dhe atë të besimit tonë.
- Të agjëron sa më shumë gjatë muajit Shaban, kjo edukon trupin dhe e prregatit për ardhjen e Ramazanit. Madje agjërimi ëstë mirë të jetë në dy metoda: Ose të agjëron gjysmën e parë të muajit Shaban komplet ose të agjëron të hënë e të enjte çdo javë dhe ditët e bardha të muajit (ditët 13, 14, 15 të muajit hënor).
- Të jeton nën hijen e Kuranit të madhëruar si dhe të përgatitet për ditët e çmuara të muajit të ramazanit, duke lexuar nga një xhuz ose edhe më tepër sa të ketë mundësi brenda çdo dite gjatë muajit të Shabanit duke mos e anashkaluar meditimin mbi atë që lexohet nga Kurani.
- Ta shijon namazin e natës prej tash duke i falur çdo natë të paktën nga dy rekate ,që edhe ta mund gjumin e tij për tu zgjuar në pjesën e tretë të natës për tu falur. Duke mos u bërë me këtë neglizhent ndaj namazit të sabahut dhe atë mundësisht të jetë i rregullt në namazin me xhemat në xhami.
- Ta shijon gjithashtu edhe kënaqësinë e dhikrit, të kënaqet në “kopshtet e xhenetit” në tokë si dhe të mos e haron dhikrin e mëngjesit dhe të mbrëmjes, para gjumit dhe ta përmend Allahun sa më shpesh.

12. Përgatitja nga ana e dijes
- Të lexon libra të cilat kanë të bëjnë lidhje me dispozitat e agjërimit (më së paku të lexon librin Fikhu Sunneh – të Sejjid Sabikut) duke marrë njohuri në çdo gjë që ka të bëj me agjërimin. Të njihet me punët më të pëlqyeshme gjatë agjërimit, më saktë thënë me sekretet e ramazanit (nga libri Ihja ulumudin). Të lexon komentimin e ajeteve Kuranore që kanë të bëjnë me agjërimin (nga libri “Tefsiri i ibn Kethirit”).
- Të lexon disa libra të cilat do të ndikojnë në shpirtin e tij, do të bëjnë që besimtari të ketë ngritje të imanit të tij, libra të cilat përshkruajnë gjendjen e selefit gjatë muajit të ramazanit, se si ata e kanë përjetuar muajin e ramazanit. Apo të mundohet që ti lexoj të gjitha libërthat, broshurat apo fletushkat që shperndahen shpesh para dhe gjatë muajit të ramazanit çdo vit.
- Të ndëgjon ligjerata (kaseta, CD, DVD) nga dijetarë apo nxënës të dijes në lidhje me pritjen e muajit të ramazanit, në lidhje me pregatitjen për të dhe në lidhje me veprat më të dashura në të.
- Ti përsëris pjesët e Kuranit të cilat i di përmendësh, kjo të jetë përgatitja për në namaz gjatë ramazanit pa marë parasysh a është imam apo xhemat i thjeshtë, po ashtu të dëgjon Kuran sa më shpesh dhe ti mëson duatë e kunutit.

13. Përgatitja për thirrje në fenë e Allahut (Dave)
- Të ndihmon në pregatitjen e ligjeratave, tribunave në të cilat do të flitet për rëndësinë e muajit të Ramazanit si dhe këshillimi i të afërmëve dhe shokëve në lidhje me dispozitat bazë të fesë islame dhe zgjerimi i diturisë në lidhje me vlerën dhe rëndësine e thirrjes në rrugë të Allahut me butësi dhe dituri.
- Organizimi i vizitave të ndryshme me qëllim për shpërndarjen e fletushkave, broshurave, CD-ve, DVD-ve etj. apo edhe dhurimin e dhuratave të ndryshme për tua përfituar zemrat shokëve, të afërmve apo edhe atyre që janë të dobët në iman për ti përfituar dhe për ti ftuar në islam.
- Organizimi i shpërndarjes së revistave apo njohtimeve në lidhje me aktivitetet, ligjeratat apo tribunat fetare në vendbanimet ku jeton secili prej nesh, qoftë nëpër shtëpi apo në pallate.
- Organizimi dhe njoftimi i popullatës për mbledhjen e ndihmave për të varfërit, për mbledhjen e zekatit, për organizimin dhe shtrirjen e iftareve për nevojtarët etj.
- Organizimin e kuizeve të dijes fetare dhe asaj të përgjithshme apo edhe të mësimit përmendësh të Kuranit dhe shpërblimi i më të mirëve në to, si stimul për ti nxitur në kërkimin e dijes fetare si dhe të shkencave të ndryshme për të cilat muslimanët kanë nevojë më shum se kurrë.

14. Organizimi familjar
- Të përkujton familjen e tij qoftë prindërit, gruan apo fëmijët tij se si duhet të pritet ky mik i dashur, se si duhet të kalohet koha me këtë mik të dashur dhe si duhet të përcillet ky mik i dashur, pra muaji i Ramazanit, duke u munduar që të hartoj një planprogram sa më të suksesshëm ditorë në saj të obligimeve të secilit prej familjarëve të tij. Vetëm e vetëm që të përjetohet sa më shumë ëmbëlsia e këtij muaji madhështorë, vazhdimimisht duke qenë i angazhuar me adhurime dhe ibadete të ndryshme për ta plotësuar sa më mirë çdo orë të çmueshme të këtij muaji të begatë.
- Të përfitojnë familjet e besimtarëve nga leximi i librave që trajtojnë se si duhet ata bashkarisht ta jetojnë muajin e Ramazanit (si p.sh. libri “Shtëpitë tona në Ramazani – Ekrem Rida”)
- Nxitjen që familjarët ta shfrytëzojnë kohën duke ndëgjuar ligjerata fetare kur janë duke u çlodhur apo duke gatuar iftar apo edhe në kohë tjera.
- Për të mbajtur edhe ndonjë këshillë të shkurt gjatë pritjes së iftarit apo edhe angazhimin e familjarëve për ta bërë një punë të tillë që të ndihen edhe më të ngrohta raportet ndër familjarë gjatë këtij muajit të bekuar.
- Vizita e farfisit apo edhe thirrja në iftar e farefisit që të përforcohen lidhjet ndër farefisnore në këtë muaj të begatë duke patur në brendësin e tyre shumë qëllime, si takimin, këshillimin, vajtjen bashkë në jaci e taravi etj.

15. Kalitja e durimit dhe e qëndrueshmërisë
- Hapja e faqes së rë në raportet me Allahun që nga ky muaj e tutje.
- Ditët e muajit të Ramazanit ti çmon me status të veçantë.
- Zbukurimi i xhamive duke prezantuar në pesë kohët e namazit në xhami me xhemat, nxitja për ringjalljen e suneteve të cilat kanë humbur në shoqëri ose të cilat janë specifikë për ramazanin si p.sh. ndejtja në xhami pas namazit të sabahut deri në lindje të diellit dhe falja e dy rekateve, itikafi.
- Rrëgullimi, pastrimi i “agjërimit” duke u munduar sa më shumë të largohemi nga fjalët dhe veprat e pa dobishme apo edhe këqija.
- Bamirësia, zemërgjërësia, falja dhe pajtimi ndaj gjithë njerëzve që na rrethojnë.
- Të mundohesh që veten çdo herë ta gjesh në vepra të mira në këtë muaj të begatë, të bëjmë nijet për të bërë sa më shumë vepra të mira, qofshin ata individuale apo kolektive.
- Të mundohemi ta përmirësojmë moralin dhe karakterin tonë, duke u munduar ti zbulojmë të metat tona të shumta, ti evitojmë apo ti asgjësojmë ato duke investuar mund dhe sakrificë të madhe madje edhe me ndihmën e familjarëve dhe shokëve në këtë çështje.
- Të mundohemi ta lexojmë Kuranin disa herë, të mësojmë nga ai përmendësh sa më shumë, të mundohemi që edhe në shtëpi ti falim rregullisht namazet nafile.

16. Pregatitja për xhihad (E cila në këtë rast është ”Lufta me epshin”)
- Abstenimi nga luksi i tepërt, të mundohemi që të jemi sa më asket të paktën në këtë muaj, duke u larguar nga smira dhe zilia që zotëron tek në për të mira të kësaj botë që gjenden tek duart e njerëzve për rreth nesh.
- Kujdesi që mos e teprojmë në ngrënie dhe pirje në këtë muaj si gjatë syfyrit ashtu edhe gjatë iftarit.
- Kujdesi që në këtë muaj gjuha jonë të jetë e lagur vetëm se me dhikër apo lexim Kurani dhe të jetë sa më shumë larg fjalëve të cilat nuk na bëjnë dobi as në këtë botë e as në botën tjetër, pra ruajtja e gjuhës nga fjalët e tepërta në përgjithësi dhe nga ata të këqijat në veçanti. Kujdesi apo xhihadi me epshin, me shejtanin etj. madje për këtë mund të referohemi tek libri “Ramazani – xhihadi deri në fitore” e autorit Halid ebu Shadij.
- Të mëson veten e tij të jetoj jetën e muxhahedinëve, duke e ushtruar veten të duron në sprova e fatkeqësi.
- Të ketë kohë specifike gjatë ditës ku e llogarit vetveten, artikull organizativ për muajin e Ramazanit në veçanti siç e cekëm më lartë planprogram ditorë për leximin e Kuranit, kurse ata që nuk dijnë ta lexojnë Kuranin të insistoj në mësimin e tij sa më shpejt.
Abdullah el Hamid

Përktheu dhe përshtati: Nexhat Ceka

Marrë nga: http://saaidd.net





--------------------------------------------------------------------------------

[1] Transmeton El-Begaviu në Sherhu Suneh 1/213, zinxhiri i hadithit sipas Albanit është i dobët, Tehrixh Mishkatu Misbah nr. 166.

[2] Sahih Tergib ve terhib fq.425

[3] Sahih ibn Maxheh nr.1140 fq.233, Albani thotë se është hasen .

[4] Transmeton Tirmidhiu, ibn Maxheh, Hakimi, Albani thotë së është Hasen 2/216 në Sahih Tergib ve Terhib .
[5] Albani e ka konsideruar Sahih në Sunen ebi Davud 2/461, nr.2076 .
[6] Albani e ka konsideruar Sahih në Sahih en-Nesai nr.2354 .
[7] Transmeton Nesaiu nr.2317, Albani e ka konsideruar Hasen në Sahih en-Nesai nr.2356..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Disa qëndrime morale në muajin e Shabanit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Disa qëndrime morale në muajin e Shabanit
» Obligimi i Agjerimit ne muajin e Ramazanit
» Kush e ka për detyrë të agjërojë muajin e Ramazanit?
» Fillim i ri në muajin Shaban (Pregaditje për Ramazan) - Muhammed Husejn Jakub
» Disa këshilla për ramazanin nga Shejh Albani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Agjërimi i Ramazanit-
Kërce tek: