Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kush e ka për detyrë të agjërojë muajin e Ramazanit?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
Usame


Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

Kush e ka për detyrë të agjërojë muajin e Ramazanit?  Empty
MesazhTitulli: Kush e ka për detyrë të agjërojë muajin e Ramazanit?    Kush e ka për detyrë të agjërojë muajin e Ramazanit?  Icon_minitimeSun Aug 15, 2010 3:13 am

Kush e ka për detyrë të agjërojë muajin e Ramazanit?  61098483Pyetja: Kush e ka detyrë të agjërojë në muajin e Ramazanit dhe cila është mirësia e agjërimit të Ramazanit dhe e agjërimit të vullnetshëm?

Përgjigje: Muajin e Ramazanit e ka për detyrë të agjërojë çdo musliman e muslimane që ka arritur moshën në të cilën ngarkohet të kryejë adhurimet e urdhëruara.

Është mustehab të agjërojë çdo djalë e vajzë që ka mbushur moshën shtatë vjeç e më shumë, natyrisht nëse shëndeti i tyre e përballon.
Gjithashtu edhe prindërit e tyre kanë detyrë t’i urdhërojnë fëmijët të agjërojnë Ramazanin, ashtu siç kanë detyrë t’i urdhërojnë fëmijët e tyre që të falin namaz në këtë moshë.

Për këtë çështje, Allahu, subhanehu we teala, urdhëron në Librin e Tij:

“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm. (Jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë.” (El-Bekare, 183-184)

Dhe:

“Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme.” (El-Bekare, 185)

Gjithashtu, edhe i Dërguari i Allahut ka thënë: “Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: Dëshmia se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe haxhi në Qabe”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Për këtë çështje flet edhe hadithi i Omerit, radijallahu anhu, i cili përcjell përgjigjen e të Dërguarit të Allahut dhënë Xhibrilit alejhi selam, kur ai e pyeti se ç’është Islami:

“Të dëshmosh se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh Ramazanin dhe të kryesh Haxhin, nëse i ke mundësitë”. (Transmeton Muslimi)

Në dy “Sahihët”transmetohet hadithi i përcjellur prej Ebu Hurejres, radijallahu anhu, i cili tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush agjëron Ramazanin me besim të plotë dhe duke shpresuar edhe shpërblimin, atij i janë falur mëkatet që ka bërë më parë”.

Gjithashtu, i Dërguari i Allahut ka thënë: “Allahu thotë: “Çdo punë e njeriu e bën për veten e tij, puna e mirë shpërblehet me dhjetë të mira si ajo deri në shtatëqind herë më shumë, përveç agjërimit, sepse agjërimi bëhet vetëm për Mua dhe Unë do ta jap shpërblimin për agjërimin. Për mua njeriu ka lënë epshet dhe ngrënien e pijen. Për agjëruesin ka dy gëzime: Njërin gëzim e ka kur hap agjërimin dhe gëzimin tjetër do ta ketë kur të takohet me Zotin e tij dhe, era e gojës së agjëruesit tek Allahu është më e mirë se era e miskut”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Janë të shumta dhe të njohura hadithet që tregojnë vlerat dhe mirësitë e mëdha të agjërimit të Ramazanit dhe të agjërimit në përgjithësi.

Vetëm Allahu udhëzon në veprimin më të drejtë!

Shejh Abdulaziz bin Abdullah bin Baz, Allahu e mëshiroftë.

Përgatiti: Teuhid.NET
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Kush e ka për detyrë të agjërojë muajin e Ramazanit?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Obligimi i Agjerimit ne muajin e Ramazanit
» Disa qëndrime morale në muajin e Shabanit
» Disa qëndrime morale në muajin e Shabanit
» Kush e Feston Vitin e RI
» Kush eshte urtesia e detyrimit per agjerim?Nga shejh Uthejmini

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Agjërimi i Ramazanit-
Kërce tek: