--------------------------------------------------------------------------------
Ekstremizni ne shpalljen e tjerve bidatxhi s'esht prej selefizmit - Shejh Uthejmini
Pyetje:
Shejh i nderuar, Allahu ju shperbleftë: dëshirojmë të dijmë se ç’është selefizmi si menhexh dhe a duhet t’i mvishemi atij. Gjithashtu a duhet qe ti fajesojmë ata që nuk i përkasin atij ?
Përgjigje:
Selefizmi është pasimi rrugës (menhexhit) së Pejgamberit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) dhe shokëve të tij, sepse ata janë paraardhësit tanë dhe pasimi i tyre është selefizmi.
Mirëpo, marrja e selefizmit si menhexh të posaçëm dhe njeriu të vetmohet me të; ti konsiderojë të humbur muslimanët që nuk pajtohen me të edhe nëse janë në hak, pa dyshim se kjo është e kundërta e selefizmit. Selefët janë të gjithë ata të cilët thërrasin në islam dhe në pasimin e synetit te Pejgamberit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) dhe nuk i largojnë nga rruga e drejtë ata që i kundershtojnë ne ndonjë te’vil (komentim), përveçse në çështjet e besimit. Pra, ata e shohin se kush i kundërshton në to (besim), i tilli është i humbur dhe në lajthitje.
Mirëpo, diteve te sotme disa të cilët e kanë marrë selefizmin si menhexh, dhe i largojnë nga rruga e drejtë të gjithë ata që nuk pajtohen me ta edhe nëse haku është me të, dhe disa prej tyre e kan marrur atë si menhexh grupacioni (hizbij) sikurse menhexhi i grupacioneve tjera, të cilat i mvishen Islamit.
Pra, kjo është ajo e cila mohohet dhe nuk mund te pranohet.
Këtyre u thuhet: Shiqoni në drejtimin e Selefu Salih se si vepronin, në metodën e tyre dhe në gjërësinë dhe çelësinë e gjoksave të tyre në mospajtimin (hilaf) ku ka vend ixhtihadi. Madje, ata kane patur mospajtime në çështje të mëdha; në mesele të besimit (akidës). Psh: I gjenë disa prej tyre, mohonin se Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ve selem) e ka parë Zotin e tij, e disa prej tyre e pohonin një gjë të tillë. Disa të tjerë thonin se ajo që peshohet në Ditën e Gjykimit janë veprat, e disa prej tyre thonin se ato të cilat peshohën janë fletushkat e veprave.
Poashtu, i sheh ata që nuk pajtoheshin në çështje të fikhut, si në kurorëzim (nikah), në farze, në shitblerje etj. Me gjithë këtë nuk e nxirrnin njeri-tjtrin nga rruga e drejtë (nuk i thonin se ti je në lajthitje).
Selefizmi me qëllim që të jesh grup i posaçëm e me specifika të posaçme dhe ti nxjerresh nga rruga e drejtë ata që nuk pajtohen me ta, të tillët nuk janë prej selefizmit në asgjë!
Mirëpo, selefizmi i vërtetë është pasimi i rrugës së selefëve në Akide (besim), fjalë, vepër, moral, unanimitet, mëshirë ndaj njëri-tjetrit dhe dashuri ashtu siç ka thënë Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ve sel-lem): "Shëmbulli i harmonisë së besimtarëve, mëshirës së tyre, butësisë së tyre është si shëmbulli i një trupi, po të vuaj njëra nga gjymtyrët e trupit sëmuret pjesa tjetër e trupit nga ethet dhe shqetësimet.” [Transmeton Buhariu 6011, Muslimi 2586, dhe Ahmedi 268, nga hadithi i Nu’man bin Beshir (radijallahu anhu)].
Ky pra është selefizmi i vërtetë …
Muhamed bin Salih el- Uthejmin
Marrë nga libri: "Likaatul-Babil-Meftuh" Pyetja nr: 1322