Admin Administratore
Numri i postimeve : 846 Join date : 03/06/2009 Age : 40
| Titulli: Disa prej shenjave të Imanit të dobët . Sun Feb 19, 2012 10:38 pm | |
| Me emrin e All-llahut të Gjithëmëshirshmit, MëshiruesitFalënderimi i takon vetëm All-llahut, vetëm Atë falënderojmë! I kërkojmë ndihmë, falje dhe mbrojtje nga të këqijat e veteve tona e nga te këqijat e punëve tona. Atë që e udhëzon All-llahu nuk ka kush e humbë dhe atë që Ai e humbë nuk ka kush e udhëzon! Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjeter veç All-llahut dhe Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.Te Ehlu-Sunneti imani shtohet dhe pakësohet. Shtohet me vepra të mira dhe pakësohet me vepra të këqija. Në këtë temë do të paraqesim disa nga shkaqet që na bëjnë të kuptojmë se kur imaniështë i dobësuar:
- 1.Përtacia në kryerjen e obligimeve në mënyrën e kërkuar nga All-llahu i Madhëruar. Shembull, vëren besimtarin me iman të dobët nuk i falë pesë kohët e namazit.
All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë:“Namazi me të vërtetë të pengon nga amoraliteti dhe nga çdo gjë e keqe”.[el-Ankebut, 45] Ebu Hurejra radijAllahu anhu thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Çfarë mendoni, sikur të ishte një lum para derës së njërit prej jush, në të cilin do të lahej çdo ditë nga pesë herë, a do të mbetej në të papastërti?” Të pranishmit thanë: “Nuk do të mbetej asnjë papastërti.” Pejgamberi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem atëherë tha: “Ky është shembulli i pesë kohëve të namazit. All-llahu me faljen e namazeve i shlyen mëkatet.”(Muttefekun alejhi) All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë:“Çka u solli juve në Sekar (Xhehennem)?”Ata thonë: “Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin (që bënin namaz);[el- Muddeththir, 42,43] Xhabiri radijAllahu anhu thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-l Allahu alejhi ue sel-lem duke thënë: “Në mes njeriut, shirkut dhe kufrit është lënia e namazit.”(Transmeton Muslimi)Shekik ibni Abdull-llah All-llahu e mëshiroftë, i cili ishte prej tabiinëve dhe ishte i njohur për maturi, thotë: “Shokët e Muhammedit sal-l Allahu alejhi ue sel-lem nuk e shihnin (konsideronin) lënien e asnjë pune kufër (mosbesim), përveç lënies së namazit.” (Transmeton Tirmidhiu me sened të vërtetë)Dyert e pendimit janë të hapura. All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë:“E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hudhen në çdo të keqe (ose në Gaja). Me përjashtim të atij që pendohet dhe beson e bën vepra të mira, të tillët do të hyjnë në xhennet dhe atyre nuk u bëhet kurrëfarë e padrejte.”[Merjem, 59,60] Fjala “Gaja” ka kuptimin: denim i shumëfishuar, e sipas disa shpjegimeve është përrua në xhehennem.
- 2.Mosprezentimi në namazet me xhemat, apo vonimi në to. Zakonisht kjo dobësi manifestohet me vonesa në namaz duke mos arritur tekbirin fillestar apo edhe rekate të tëra. Kjo dobësi nuk ka qenë e shfaqur në traditën e të parëve tanë të mirë.
All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë:“Mjerëpër ata që falen,të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.Ata që vetëm shtiren (sa për sy e faqe).”[el-Maun, 4,5,6] Ebu Hurejra radijAllahu anhu thotë se Pejgamberi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush zgjohet herët dhe shkon në xhami, All-llahu do t’i përgatisë atij banesa në Xhennet, çdo herë që zgjohet herët dhe kur bie vonë.”(Muttefekun alejhi)Ubejj ibnu Ka’bi radijAllahu anhu tregon se ishte një njeri nga ensarët, e nuk e di se ndokush e kishte më larg se ai shtëpinë prej xhamisë, por ai nuk e linte asnjë kohë të namazit pa e falur në xhami. Njerëzit i thonin: “Sikur ta kishe blerë një gomar me të cilin do të udhëtoje deri në xhami dhe anasjelltas, gjatë natës dhe në kohën kur bën vapë e madhe.” Ai u tha: “Unë nuk dëshiroj që shtëpia ime të jetë afër xhamisë, unë dëshiroj që të më shkruhet udhëtimi im për në xhami, si dhe të më shkruhet udhëtimi im kur të kthehem tek familja.” I Dërguari i All-llahut tha: “All-llahu të gjitha këto t’i ka bashkuar.”(Transmeton Muslimi) Xhabiri radijAllahu anhu thotë: “Hapësira rreth xhamisë në Medine ishte e zbrazët dhe fisi Benu Selime dëshironte të vendosej në afërsi të xhamisë. Për këtë mori vesh Pejgamberi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem dhe u tha: “Jam informuar se ju dëshironi të vendoseni në afërsi të xhamisë?!” Ata iu përgjigjën: “Është e vërtetë, o i Dërguari i All-llahut, ne këtë e dëshirojmë.” Atëherë Pejgamberi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem u tha: “O Beni Selime, rrini në shtëpitë tuaja, juve do t’ju shkruhet udhëtimi juaj, juve do t'ju shkruhet udhëtimi juaj! Për largësinë në mes shtëpive tuaja dhe xhamisë All-llahu do t'ju shpërblejë.” Ata i thanë: “Ne nuk i gëzohemi transferimit.”(Transmeton Muslim,Buhariu e transmeton kuptimin e tij sipas rivajetit të Enesit.) Ebu Hurejra radijAllahu anhu thotë: “Një njeri i verbër erdhi tek Pejgamberi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem dhe i tha: “O i Dërguari i All-llahut, unë nuk kam udhërrëfyes që më çon deri në xhami.” E luti Pejgamberin sal-l Allahu alejhi ue sel-lem që ta lirojë nga shkuarja në xhami dhe të falet në shtëpinë e vet. Pejgamberi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem e liroi nga shkuarja në xhami, dhe pasi ai ia ktheu shpinën, Pejgamberi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem e thirri dhe i tha: “A e dëgjon ti thirrjen e ezanit për namaz?” Njeriu i verbër u përgjigj: “Po, e dëgjoj!” Pejgamberi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem i tha: “Atëherë përgjigjiu thirrjes!”(Transmeton Muslimi) Në rivajetin e Tirmidhiut, Uthman bin Affani radijAllahu anhu thotë se Pejgamberi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush e fal namazin e jacisë me xhemat, është njësoj si ta ketë falur gjysmën e natës vetëm, ndërsa kush e fal namazin e jacisë dhe të sabahut me xhemat, është njësoj si të jet falur vetëm tërë natën.”(Transmeton, Tirmidhiu dhe thotë hadithi është hasen-sahih) Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, thotë se Pejgamberi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk ka namaz më të rëndë për munafikët (hipokritët) se namazi i sabahut dhe i jacisë, e sikur ta dinit se çka ka në ta, do të vinit në xhemat, në këto dy namaze edhe zvarrë (zhagaz).”(Muttefekun alejhi)Ebu Hurejra radijAllahuthotë se Pejgamberi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Sikur njerëzit ta dinin vlerën e ezanit dhe të safit të parë, ata nuk do të kishin mbetur pa hedhur short se kush do ta thirrë ezanin dhe kush do të ulet në safin e parë.”(Muttefekun alejhi)
- 3.Nuk prezenton në namazin e sabahut në xhami, apo e falë atëpasi t’i kalojë koha dhe nuk ndien në zemrën e tij pikëllim, mërzi, frikë për këtë mangësi të tij. Vazhdon jetën e tijë sikur nuk ka ndodhur asgjë.
All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë:“…duke menduar se ajo ishte imtësi e parëndësishme, ndërsa te All-llahu ajo është e madhe”[en- Nurë: 15] Thotë, Bilal Ibni Sad, All-llahu e mëshiroftë: “Mos shiko mëkatin e vogël që e bën, por shiko sa i madhëështë Ai të cilit i bënë mëkat”(Ed-dau Ued-Devau)Thotë Ibnul Kajjim El Xheuziu: “Këtu është një pikë shumë me rëndësi, ku njerëzit gabojnë në qështjen e trajtimit të mëkatit, ngase ata nuk i shohin pasojat e mëkatit menjëherë, pasoja të cilat vonohen dhe ai harron, SubhanAll-llah sa njerëz i ka shkatërruar kjo pikë”.Imam Ahmedi, transmeton prej Ebu Derdasë, All-llahu i mëshiroftë: “Adhurojeni All-llahun ashtu sikur ta shihnit, numërojeni veten tuaj në mesin e të vdekurve, dijeni se ajo e cila është e pakët por e mirë ju mjafton nga ajo qëështë e shumtë por ju mashtron, dijeni se e mira nuk humbet dhe mëkati nuk harrohet”Thotë Junusi Alejhi Selam: “Kush e tradhëton All-llahun fshehurazi, All-llahu do t’ia zbulon të metat haptazi”(Ed-dau Ued-Devau). All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë: “Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet;….”[el-Ankebut: 40] Transmeton Imam Ahmedi, prej hadithit të Theubanit, All-llahu qoftë i kënaqur me të: “Ka thënë Pejgamberisal-l Allahu alejhi ue sel-lem: “Njeriu privohet prej furnizimit për shkak të mëkatit që e bënë”. Thonë disa nga selefët tanë: “Kur i bëjmë All-llahut mëkat i vërejmë pasojat e mëkatit në sjelljen e kafshës dhe gruas”(Ed-dau Ued-Devau).
- 4.Vonimi në namazin e xhumasë.
Transmetohet nga Ebu Hurejra, radijAll-llahu anhu, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Në ditën e xhuma melekët qëndrojnë në çdo hyrjetë xhamisë dhe i regjistrojnë një nga një (personat të cilët shkojnë për ta falur xhumanë). Kur imami ngjitet në minber, ata i mbyllin regjistrat dhe shkojnë të marrin pjesë në dëgjimin e hytbes. Ai që shkon më herët në xhuma, është sikur të ketë therur një deve, pastaj ai pas tij sikur të ketë therur një lopë, pastaj ai pas tij sikur të ketë therur një dele, ai pas tij sikur të ketë therur një pulë, ndërsa ai i fundit sikur të ketë dhuruar një vezë.”(Buhariu dhe Muslimi)
- 5.Lënia e suneteve pa falur duke pretenduar se nuk ka llogaridhënie për lënien e tyre, nuk i falë sunetet e ditës, nuk falë namaz nate.
Aishja radijAllahu anha thotë se: “Pejgamberi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem, nuk i ka lënë katër rekate para namazit të drekës dhe dy rekate para namazit të sabahut.”(Transmeton Buhariu)Aishja radijAllahu anha thotë se Pejgamberi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Dy rekatet e namazit të sabahut janë më të dobishme se kjo botë dhe çdo gjë që ka në të.”(Transmeton Muslimi) Aishja radijAllahu anha thotë: “Pejgamberi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem i falte në dhomën time para farzit të drekës nga katër rekate, pastaj dilte dhe falte me xhemat farzin, pastaj prapë hynte në dhomën time dhe i falte dy rekate sunet. Kur e falte farzin e akshamit me xhemat, hynte në dhomën time dhe i falte dy rekate sunet. Kur e falte namazin e jacisë, hynte në dhomën time dhe i falte dy rekate sunet.”(Transmeton Muslimi) Ummi Habibe,radijAllahu anha thotë se Pejgamberi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush i fal katër rekate para namazit të drekës dhe katër rekate pas, All-llahu do ta ruajë atë prej zjarrit.”(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thonë hadithi hasen sahih) All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë: “Ata ngrihen nga shtrati dhe bëjnë ibadet natën.”[es-Sexhde,16] “Vetëm pak natën kanë fjetur.” [edh-Dharrijat,17] Salim ibni Abdull-llah ibni Umer ibni Hattab radijAllahu anhum nga babai i vet Abdull-llahu transmeton se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “I mrekullueshëm është Abdull-llahu, vetëm sikur të falej edhe natën!” Salimi radijAllahu anhu thotë: “Pas kësaj, Abdull-llah ibni Umeri radijAllahu anhu nuk flinte natën, vetëm pak.”(Muttefekun alejhi)Abdull-llah ibni Amr ibnul Asi radijAllahu anhuma tregon se Pejgamberi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Namazi më i dashur tek All-llahu është namazi i Davudit alejhi selam, agjërimi më i dashur tek All-llahu është agjërimi i Davudit alejhi selam. Ai flinte gjysmë nate, një të tretën e kalonte në namaz,pastaj prapë flinte një të gjashtën. Ai një ditë agjëronte, e një ditë hante.”(Muttefekun alejhi)
- 6.Lënia anash e leximit të Kur’anit, apo leximi i Kur’anit vetëm me gjuhë, kalon nëpër ajetet e denimit dhe shpërblimit duke mos lënë gjurmë në zemrën e tijë dhe nuk lotojnë sytë e tij.
Është pyetur nëna e besimtareve, Aishja radijAll-llahu anha për moralin e Pejgamberit, sal-l Allahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: morali i tij ishte Kur’ani. (Transmeton Muslimi) All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë: “Është e vërtetë se ky Kur'an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh.” [el-Isra, 9] “Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej All-llahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm.” [el Bekare, 2] “O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur'ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët.” [Junus, 57] Neve na obligohet që të mësojmë kuptimin e Kur’anit duke mëdituar nëargumentet e Tij. Kështu All-llahu i Lartëmadhëruar na ka obliguar dhe na ka nxitur. All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë: “(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t'i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend” [Sad, 29] Ebu Umame radijAll-llahu anhu thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahutduke thënë: “Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditëne Gjykimit për të zotët e vet.”(Transmeton Muslimi) Ebu Musa El-Esh’ariu radijAll-llahu anhu thotë se Pejgamberi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem kathënë: “Shembulli i besimtarit që lexon Kur’anin është sikurseshembulli i qitrës (etruxhxhetu): aroma e së cilës është e mirë dheshijen e ka të mirë; shembulli i besimtarit që nuk e lexon Kur’aninështë sikurse hurma (temretu): nuk ka erë, por shijen e ka tëëmbël; ndërsa shembulli i munafikut (hipokritit) që lexon Kur’aninështë sikurse shembulli i krizantemës (lule vjeshte) (rejhanetu),aroma e së cilës është e mirë, ndërsa shija e idhët. Shembulli i munafikut që nuk e lexon Kur’anin, është sikurse shembulli i kungullit të egër (handzaletu), që nuk ka aromë, kurse shijen e katë idhët.”(Muttefekun alejhi) Abdull-llah ibnu Amr ibnul Asi radijAll-llahu anhuma tregon se Pejgamberisal-l Allahu alejhi ue sel-lemka thënë: “Zotëruesit të Kur’anit do t’i thuhet: Lexo dhengritu lart, lexoje ashtu si e ke lexuar në dunja. Vendi yt do të jetëte ajeti i fundit të cilin do ta lexosh.”(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thonë hadith hasen sahih)
- 7.Duke lënë anash leximin dhe mëditimin e Kur’anit, neglizhon në përmendjen e All-llahut (dhikrin) dhe lutjen ndaj Tij.Kështu që, pronari i kësaj zemre ndien vështirësi në gjuhën e tij, sapo t’i ngrejë duart për lutje, shumë shpejt i ulë, për shkak se zemra dhe gjuha e tij janë në dy lugina të ndryshme.
All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë:“Zoti juaj ka thënë: “Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në xhehennem”. [Gafir, 60] Ti përmende Zotin tënd në vete (heshtas), me respekt e me dro, jo me shprehje të larta, (përmende) në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bë prej atyre që nuk kanë kujdes”. [el Araf, 205] “E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua”.[el Bekare, 186] Nga Ebu Derdai radijaAll-llahu anhu, transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “A nuk doni t’u lajmëroj për punën më të mirë, për më të pastrën te Krijuesi juaj, për më të lartën sipas gradës, që ëshë më e mirë për ju se ndarja e arit dhe argjendit: që është më e mirë për ju se takimi me armiqtë tuaj, ku ju ua preni atyre kokat?” (As-habët) kanë thënë: “Gjithsesi!” (Muhammedi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “(Kjo është) përmendja e All-llahut.”(Tirmidhiu; Hakim Ebu Abdull-llahu thotë se transmetimet janë sahih) Nga Ebu Ejjub el-Ensarij radijaAll-llahu anhu, transmetohet se Pejgamberi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush thotë dhjetë herë: Nuk ka të adhuruar me meritë tjetër përveç All-llahut të Vetëm. Ai s’ka shok. Atij i takon sundimi dhe falënderimi. Ai është i Gjithëfuqishëm, është sikur t’i falë (nga robëria) katër individë nga pasardhësit e Ismailit.”(Muttefekun alejhi)
- 8.Prej shenjave të imanit të dobët,është mos largimi nga gjërat e dyshimta, kështu pronari i kësaj zemre i ofrohet rrethit të haramit, veprim pas veprimi dhe kjo është realiteti i asaj që na ka lajmëruar Pejgamberi Alejhi Selam.
Si rezultat i kësaj, zvogëlohet frika duke mos u kujdesur për hallallin dhe haramin në fjale dhe vepra. Nga Ebu Abdullah en-Nu'man ibn Beshiri, radijall-llahu anhuma, transmetohet se ka thënë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë: Hallalli dhe harami janë të qartë. Ndërmjet tyre gjenden gjëra të dyshimta, të cilat nuk dihen nga shumica e njerëzve. Kush largohet nga gjërat e dyshimta, e ka ruajtur fenë dhe nderin e tij. Ndërsa kush kryen gjëra të dyshimta është futur në zonën e haramit, ashtu si ai bariu, delet e të cilit kullosin rreth një vendi të ndaluar, nga çasti në çast ato mund të hyjnë në të. Çdo mbret ka një zonë ku ndalohet hyrja e të tjerëve. Zona e ndaluar e All-llahut përbëhet prej atyre gjërave që i ka ndaluar Ai. Në trupin e njeriut gjendet një organ, i cili kur është i shëndoshë, gjithë trupi është i shëndoshë, por nëse ai është i sëmurë, i gjithë trupi është i sëmurë. Ai organ është zemra.” (Muttefekun alejhi)Ibën Rexhebi, All-llahu e mëshiroftë thotë: “Muslimani duhet të vendosë një pengesë ndërmjet hallallit dhe haramit. Kjo pengesëështë lënia e gjërave të dyshimta”.
- 9.Dobësohet sundimi i fesë në zemrën e tij, fillon duke bërë lëshime vepër pas vepre në shumë dispozita fetare të cilat janë të pa ndryshueshme, kështu e vëren që nuk hidhërohet kur nëpërkëmben dispozitat e All-llahut të lartëmadhëruar.
All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë:O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)! [Ali Imran, 102] E, s'ka dyshim se ata që thanë: “All-llahu është Zoti ynë”, dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): të mos u frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde xhennetin që u premtohej. [Fussilet, 30] Thotë Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: “Do të vijë një kohë që durimtari në fe është sikurse ai i cili mbanë gacën në dorën e tij.”(e saktësoi shejh Albani)Thotë Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:“Pas jush do të vijë një kohë e durimit, në të cilën i kapuri për fenë e ka shpërblimin e pesëdhjetë shehidëve prej jush.”(e saktësoi shejh Albani) All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë:,,O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgaditur dhe keni frikë All-llahun që të shpëtoni.” [Ali Imran, 200]
- 10.Dobësimi i ndjenjës ndaj kujdesit për fenë e All-llahut, nuk bënë thirrje në fenë e All-llahut dhe nuk lën gjurmë të këqijat që veprohen rreth tij.
All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë: “Dhe le të ketë nga ju të atillë që thërrasin në atë qëështë e dobishme, urdhërojnë për vepra të mira dhe ndalojnë nga veprat e këqija. Të tillët do të jenë të shpëtuar.”[Ali Imran, 104] All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë: “E kur braktisën atë për të cilën ishin këshilluar, Ne i shpëtuam ata që pengonin nga të këqijat, ndërsa ata që kundërshtuan i kapëm me një dënim të fortë, ngase ishin të shfrenuar.” [el- A’rafë, 165] Nga Ebu Seid el-Hudrij,radijaAll-llahu anhu transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Kush nga ju sheh një të keqe, le ta ndryshojë me dorën e tij, e nëse nuk mund ta bëjë, atëherë me gjuhën e tij, e nëse nuk mund ta bëjë këtë, atëherë me zemrën e tij, porse ky është imani më i dobët.”(Transmeton Muslimi) Nga Ebu Seid el-Hudrij, radijaAll-llahu anhu transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ruajuni uljes nëpër rrugë!” Thanë: “O i Dërguari i All-llahut, ne nuk kemi rrugëdalje nga qëndrimi ynë në rrugë për të biseduar mes vete.” Atëherë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Nëse nuk mund t’ia dilni pa qëndruar (ulur) në rrugë, atëherë jepjani rrugës të drejtën e saj!” Thanë: “E çfarë është e drejta e rrugës, o i Dërguari i All-llahut? Tha: “Ulja e shikimit, mospengimi në të, kthimi i selamit, të urdhëruarit për të mirë dhe ndalimi nga e keqja.” (Muttefekun alejhi) Transmetohet nga Ebu Bekër es-Siddiku, radijaAll-llahu anhu të ketë thënë: “O njerëz, ju e lexoni këtë ajet: “O besimtarë, kujdesuni për vete; nëse jeni në rrugë të drejtë, ai që është i humbur nuk do t’ju bëjë dot asgjë!” [el-Maide, 105], dhe unë e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Vërtet kur njerëzit e vërejnë zullumqarin e nuk e kapin për dore (për ta ndalur e penguar) ekziston rreziku që t’i dënojë All-llahu të gjithë për atë shkak.”(Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu me isnad Sahih) Vazhdon......... Përmblodhi dhe përshtati: Tafil Ramuka | |
|