Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Thënia e fjalës “Subhanel Melikil Kudus” pas faljes së namazit të vitrit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
Usame


Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

Thënia e  fjalës “Subhanel Melikil  Kudus”  pas faljes së namazit të vitrit Empty
MesazhTitulli: Thënia e fjalës “Subhanel Melikil Kudus” pas faljes së namazit të vitrit   Thënia e  fjalës “Subhanel Melikil  Kudus”  pas faljes së namazit të vitrit Icon_minitimeFri Jul 31, 2009 1:01 am

- Thënia e fjalës “Subhanel Melikil Kudus” pas faljes së namazit të vitrit
Transmetohet nga Ubej Ibën Kabi [radijallahu anhu] se i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] gjatë faljes së vitrit në rekatin e parë lexonte “Suren A’la”, në rekatin e dytë “Kul ja ejjuhel Kafirun”, suren “El Kafirun” kurse në rekatin e tretë e lexonte “ Kul huvallahu Ehad”, suren “Ihlas”. E pasi që mbaronte namazin dhe jepte selam thoshte tri herë: “Subhanel Melikil Kudus” I madhëruar qoftë Sunduesi i Pastër nga çdo të metë” . [Transmeton Nesaiu, 1702]
Kurse në hadithin që transmeton Abdurahman ibën Ebzi [radijallahu anhu] thotë: “I Dërguari i Allahut, pasi falte namazin e vitrit, thoshte tri herë: “Subhanel Melikil Kudus” - I madhëruar qoftë Sunduesi i Pastër nga çdo të metë”. Kurse në herën e fundit e thoshte me zë të dëgjueshëm duke e zgjatur zërin.” [Transmeton Nesaiu, 1700]



3. Namazi pas kthimit nga udhëtimi

Transmetohet nga Ka’b ibën Maliku [radijallahu anhu] se ka thënë:
“I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], kur u kthente prej udhëtimit, gjëja e parë që bënte ishte të shkojë në xhami dhe t'i falë dy regate namaz.” [Tranmston Buhariu, 3088 dhe Muslimi, 2769]
Ky hadith jep të kuptojmë se është legjislative për njeriun nëse kthehet prej udhëtimit të shkojë në xhami para se të shkojë tek familja e vet dhe t’i falë dy rekate namaz, ngase ky sunet është që e ka vepruar pikërisht i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe poashtu ka urdhëruar për ta vepruar.
Rastin që e ka vepruar i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e cekëm. Ndërsa rastin që ka urdhëruar i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] është ky: Tregon Xhabiri [radijallahu anhu] se ishte me të Dërguarin e Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] me një ekspeditë ushtarake. I dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] u kthye në Medine në mëngjes kurse unë në drekë. E takova të Dërguarin e Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tek dera e xhamisë.
Më pyeti i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]:
- "A tash po kthehesh?"
Iu përgjigja:
-"Po."
I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] më tha:
"Lidhe devenë, futu në xhami dhe fali dy rekate.” [Transmeton Buhariu]
Hoxha i nderuar Ibën Uthejmini [Allahu e mëshiroftë] thotë:
"Shumica e njerëzve sot nuk e veprojnë këtë sunet. E gjithë kjo ndodh nga injoranca edhe pse veprimi i këtij suneti në ditët e sodit është shumë i lehtë, ngase në çdo vend dhe në çdo lagje ka xhami dhe mund të veprohet në cilën do xhami të qytetit."
Imam Neveviu [Allahu e mëshiroftë] ka thënë: "Ky namaz është për qëllim të ardhjes në shtëpi.”

Shkroi:
Sulejman Ibën Muhemad el Luhejmid
Përktheu:
Abdyl Fuga
23 Shkurt 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Thënia e fjalës “Subhanel Melikil Kudus” pas faljes së namazit të vitrit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mëso gjuhën e faljes
» 18 Dobitë e Namazit
» Domethënia e fjalës La ilahe il-lAllah
» Mirësitë e fjalës La Ilahe Il-la Allah
» Audio ligjerate Kushtet e fjales La ilahe il Allah - Shukri Aliu

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Feja dhe shoqëria-
Kërce tek: