Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Në cilën natë do të jetë Nata e Kadrit dhe shenjat e kësaj nate

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
Usame


Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

Në cilën natë do të jetë Nata e Kadrit dhe shenjat e kësaj nate Empty
MesazhTitulli: Në cilën natë do të jetë Nata e Kadrit dhe shenjat e kësaj nate   Në cilën natë do të jetë Nata e Kadrit dhe shenjat e kësaj nate Icon_minitimeFri Jul 31, 2009 1:58 am

Nata e kadrit është në dhjetëshin e fundit të muajit ramazan, siç na ka lajmëruar Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ku thotë:

"Kërkone natën e kadrin në dhjetë netët e fundit të muajit Ramazan". [Mutteffekun alejh]

Ka përmendur i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem duke thënë: "Kërkone natën e kadrit në netët teke gjatë dhjetë netëve të fundit të muajit Ramazan!" [Transmeton Buhariu]

Për Natën e Kadrit ka edhe hadithe tjera qe transmeton Imam Muslimi dhe të tjerët se Nata e Kadrit është në natën e njëzet e shtatë dhe se ka hadithe tjera që tregojn që nata e kadrit duhet kërkuar në netët tek në dhjet netë të fundit të muajit ramazan.

Disa dijetar si Ibën Haxheri, Imam Neveviu dhe të tjerët prej dijetarëve kanë thënë se Nata e Kadrit kërkohet në dhjet netë e fundit tekë dhe se nuk mundemi me përcaktu natën e kadrit me një natë të veçant duke e përcaktuar, por ajo natë siç ka ardh edhe në hadith se ajo natë është në dhjet netë të fundit të muajit Ramazan.

Mirësia e fshehjes së kësaj nate të bekuar dhe të madhe e ka lënë All-llahu subhanehu ue te'ala të panjohur që të shtohet me shumë adhurimi dhe të shumëfishohen më shumë istigfaret dhe lutjet.



Prej shenjave të Natës së Kadrit

Ekzistojnë disa shënja të nxjerrura nga hadithet e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, të cilat tregojnë për Natën e Kadrit.

Shenja e parë:

Natë ku nuk do ketë zhurmë e as ulurima dhe do jetë koha as e ftoht e as e nxeht, siç ka ardhur edhe në hadithin e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.

Shenja e dytë:

Natë ku do ketë dritë dhe ku zemrat e njerëzve janë të qeta e që në atë natë do të ketë qetësim dhe nuk do gjuajn yjet atë natë siç ka ardh edhe ne hadithin e Pejgamberit alejhi selam, që transmeton imam Ahmedi.

Shenja e tretë:

Atë ditë kur do të lindje dielli nuk do ketë rreze dhe nuk do jetë sikur në ditët tjera, siç ka ardhur në hadith që transmeton Muslimi.



Ç'farë duhet të bëj musimani në këtë natë?

Duhet që muslimani apo muslimanja të përpiqet duke shtuar namazin, duke shtuar lutjet dhe istigfaret, duke shtuar leximin e Kur'anit etj.

O Zoti ynë na prano agjërimin dhe adhurimet tona, dha na mundëso që të mos privohemi nga nata e kadrit, dhe na bën prej atyre robërve që ua shumfishon sevapet dhe shkallët në Ditën e Gjykimit, sepse vetem Ti o All-llah je Ai i cili i përgjigjesh thirjes tonë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Në cilën natë do të jetë Nata e Kadrit dhe shenjat e kësaj nate
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 26. Nata e kadrit Ulvi Fejzullahu
» Në këtë natë plot me hën (ilahi)
» Veçoritë e Natës së Kadrit
» 15 gjëra që mund t’i bëni në Natën e Kadrit
» Video ligjerate ''Jeta jonë mes brengave të kësaj bote dhe botës tjetër'' Jusuf Hajrullahu

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Agjërimi i Ramazanit-
Kërce tek: