Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 15 gjëra që mund t’i bëni në Natën e Kadrit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
rrumejsa

rrumejsa


Numri i postimeve : 23
Join date : 09/08/2009

15 gjëra që mund t’i bëni në Natën e Kadrit Empty
MesazhTitulli: 15 gjëra që mund t’i bëni në Natën e Kadrit   15 gjëra që mund t’i bëni në Natën e Kadrit Icon_minitimeWed Aug 19, 2009 10:52 am

15 gjëra që mund t’i bëni në Natën e Kadrit Ramadankareem.thPasi të keni përfunduar së vlerësuari veten tuaj, ju mund të planifikoni se çfarë do të bëni më tutje, të paktën edhe për dymbëdhjetë muajt e ardhshëm.Kadr (Nata e Fuqisë) është përshkruar në Kur’an si:
“… më e mirë se njëmijë muaj” (97: 3)
Çdo vepër e bërë në këtë natë si: leximi i Kur’anit, përkujtimi i Allahut, etj. është më e mirë se vepra e bërë për njëmijë muaj të cilët nuk e përfshijnë natën e Kadrit.

I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të, përpiqej më tepër për devotshmëri gjatë dhjetë netëve të fundit të Ramazanit sesa në çdo kohë tjetër. (Muslimi)

Ajshja, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka transmetuar se Profeti, paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Kërkoni Lejletul Kadrin (Natën e Kadrit) në netët e numëruara gjatë dhjetë netëve të fundit të Ramazanit.” (Buhariu)

Profeti, paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Kushdo që falet gjatë natës së Kadrit me besim dhe shpresë për shpërblimin e saj do t’i falen të gjitha mëkatet e tij të kaluara.” (Buhariu dhe Muslimi shënuar nga Ebu Hurejra).

Këtu janë disa këshilla për gjërat që mund t’i bëni në Natën e Kadrit dhe kohën para dhe pas saj.

1. Merr pushim për Allahun

Ne marrim pushim për punët tona për pothuaj çdo ditë në jetë. Përse të mos fokusohemi në adhurimin dhe falenderimin për Krijuesin tonë.

Nëse kjo nuk është e mundur merrni së paku disa ditë pushim nëse mundeni. Kjo do t’ua lehtësonte zgjimin natën për të bërë ibadet shtesë, duke mos u mërzitur se keni për të shkuar në punë ditën tjetër.

2. Bëje këtë dua të veçantë

Ajshja, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: E kam pyetur të Dërguarin e Allahut:
“O i Dërguari i Allahut, nëse e di cila është nata e Kadrit, çka duhet të them gjatë saj?” Ai tha: “Allahumme inneke ‘afuëun tuhibbul ‘afëa fa’fu ‘annee”
(Thuaj: O Allah, Ti je Falës dhe Ti e don faljen, më fal mua.)
(Transmetojnë: Ahmedi, Ibn Maxhe dhe Tirmidhiu)

3. Lexoni Kur’an

Ndoshta ju mund t’i zgjedhni suret ose ajetet nga Kur’ani të cilat i keni dëgjuar në Teravi gjatë këtij Ramazani për t’i lexuar.

Nëse jeni duke ndjekur ndonjë kurs për mësimin e leximit të Kur’anit, kjo është kohë e mrekullueshme për ta vënë dijen tuaj në praktikë.

4. Mendoni rreth kuptimit të Kur’anit

Zgjedhni suret e fundit që i keni dëgjuar në Teravi dhe lexoni përkthimin dhe tefsirin e tyre. Pastaj mendoni thellë rreth kuptimit të tyre dhe se si ndikojnë te ju në drejtimin personal.

5. Flakni mëkatet tuaja

Ebu Hurejra transmeton se I Dërguari ka thënë: “Cilido që qëndron (në namaz) në Natën e Kadrit derisa ushqen besimin e tij me vetëbesim, duke pritur shpërblim prej Allahut, do t’i falen të gjitha mëkatet e tij të kaluara.” (Buhariu dhe Muslimi).

Mos u falni duke përdorur vetëm suret e shkurtra të cilat i dini. Mundohuni ta bëni namazin më të gjatë, më të thellë dhe më kuptimplotë. Nëse jeni familjarizuar me suret më të gjata, lexoni përkthimin dhe shpjegimin e tyre dhe pastaj faluni duke i lexuar këto sure dhe duke menduar me kujdes për kuptimin e tyre derisa faleni.

Edhe nëse jeni familjarizuar vetëm me sure të shkurtra, lexoni përkthimin dhe shpjegimin e tyre më parë dhe pastaj faluni duke menduar në mesazhin e sureve.

Kjo është mënyrë e mirë që ta zhvilloni shprehinë e koncentrimit, qoftë edhe në namazet e rregullta në të cilat shumë prej nesh janë të shqetësuar ose të hutuar lehtë.

6. Bëni listën e duave personale

Pyeteni veten se çka doni vërtet prej Allahut. Bëni listën për secilën dëshirë pa marrë parasysh sa e vogël ose e madhe është ajo, qoftë për këtë botë ose për tjetrën. Allahu dëshiron të dëgjojë prej nesh. Kur kjo listë të jetë gati, ju mund t’i bëni tri gjëra:
- Kërkoni prej Allahut t’ua jap ato gjëra
- Mendoni se çfarë veprimesh duhet të merrni për t’i pasur ato gjëra
- Formojeni një plan të punës për t’i realizuar këto gjëra në të ardhmen.

7. Vlerësojeni vetveten

Pyetni vetveten me pyetjet që duhet ta pyetni. Bëjeni një vlerësim se ku jeni dhe ku do dëshironi të shkoni. Le t’ju drejtojë ky vlerësim për të ndier lumturi për të mirat që i keni bërë dhe pendohuni për të këqijat që i keni bërë. Këto ndjenja të mëvonshme mund t’ua lehtësojnë të kërkoni sinqerisht faljen nga Allahu kur bërja e duave nënkupton punën e parë.

8. Bëni dua të gjata, të sinqerta dhe të thella

Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka transmetuar se Profeti, paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të, ka thënë:
“Kur të mbetet një e treta e natës, Zoti ynë, Lavdiploti zbret në drejtim të qiellit të dynjasë dhe deklaron: Kush është ai që më lutet mua dhe t’ia pranoj lutjen? Kush është ai që më kërkom Mua diçka dhe t’ia jap atij? Dhe kush është ai që kërkon faljen Time dhe ta falë atë?” (Buhariu, Muslimi).

Kjo nënkupton për shembull, të zgjohemi një orë para Syfyrit për të kërkuar prej Allahut çdo gjë që dëshirojmë dhe që është hallall. Kjo mund të bëhet me anë të duave të Sunetit (duatë nga Muhamedi, paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të) por gjithashtu edhe duatë e bëra në gjuhën amtare, me sinqeritet dhe bindje.

9. Mësoni përmendësh dua të ndryshme çdo natë

Ato s’duhet të jenë të gjata. Ato mund të jenë vetëm një rresht. Dhe të jesh e sigurt, ta dish se çka nënkuptojnë ato në përgjithësi, qoftë nëse nuk e dini përkthimin e saktë në gjuhën shqipe.

Ju mund t’i mbani ato gjatë ditës, t’i shikoni gjatë punës, duke vozitur, duke pritur në rend, etj. Pastaj t’i praktikoni ato në namaz gjatë natës.

10. Bëni Iftar me familjen

Nëse e kaloni kohën e Iftarit gjatë ditëve të punës në dhomën tuaj vetëm me disa shokë, tani janë ditët e fundit të Ramazanit që mund t’i kaloni me familjen tuaj. Shfrytëzojini ato me mençuri.

11. Merreni familjen tuaj në Teravi

A kanë munguar gruaja dhe fëmijët tuaj në namazin e teravive me xhemat gjatë muajit të Ramazanit për shkak se ju nuk keni mundur t’i dërgoni ata në xhami e cila është larg për të shkuar? Nëse po, atëherë bëja vetes një të mirë dhe mundohu që t’i sjellësh ata në teravi të paktën dhjetë netët e fundit të Ramazanit.

12. Merrni pjesë në Duanë pas përfundimit të leximit të Kur’anit

Pothuajse në të gjitha xhamitë në të cilat imamët e tyre synojnë ta përfundojnë tërë leximin e Kur’anit gjatë namazit të teravive, një gjë të tillë e bëjnë në dhjetë netët e fundit. Ata mundohen ta përfundojnë në njërën prej netëve tek dhe pastaj ta lexojnë duanë në fund të përfundimit të leximit të Kur’anit. Merrni pjesë me familjet tuaja në këtë natë të veçantë të faljes së teravisë. Nëse mundeni, mundohuni që të prezentoni në xhami të ndryshme në namazet në të cilat e përfundojnë të lexuarit e Kur’anit.

13. Përfundojeni së lexuari nje libër për Profetin a.s.

Lexoni rreth jetës se Profetit a.s., gjë e cila mund t’ua shtojë dashurinë për të dhe për Islamin dhe të shikoni se sa ka luftuar ai për hir të Allahut. Kjo mund t’ju inspirojë që të mundoheni dhe të punoni edhe më shumë në këto dhjetë netët e fundit. Pra, kjo shoqëri është ndërtuar me sakrificë.

14. Planifikoni për vitin e ardhshëm

Pasi të keni përfunduar së vlerësuari veten tuaj, ju mund të planifikoni se çfarë do të bëni më tutje, të paktën edhe për dymbëdhjetë muajt e ardhshëm.

15. Nata e Kadrit

Bëjeni një listë për Natën e Kadrit e cila mund t’ju ndihmojë se si do të dëshironit ta kalonit një natë e cila është më e mirë se një mijë muaj. Zgjedhni gjërat nga kjo listë dhe vendosni se çfarë do të dëshironit të bëni. Kjo do t’ju ndihmojë në shmangien e humbjes së kohës në biseda joproduktive gjatë Natës së Kadrit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
15 gjëra që mund t’i bëni në Natën e Kadrit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Në cilën natë do të jetë Nata e Kadrit dhe shenjat e kësaj nate
» Emrat qe nuk mund ti perdorim ne dosjet
» Veçoritë e Natës së Kadrit
» 26. Nata e kadrit Ulvi Fejzullahu
» Ketu mund te shikoni ligjerata me video nga Sadulla Bajrami

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Agjërimi i Ramazanit-
Kërce tek: