1) Zbritja e Kur'anit famëlartë atë natë, i cili është udhëzim për gjithë njerëzimin, që është ndihmues në këtë botë dhe në ahiret, që përmban në vete edhe mrekulli.
Për këtë All-llahu subhanehu ue te'ala thotë: "Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit". [El-Kadr; 1]
2) E ka veçuar All-llahu subhanehu ue te'ala, duke e bërë atë natë më të mirë se një mijë muaj, që do të thotë më shumë se 80 vjet e që All-llahu i lartësuar në librin e Tij Fisnik thotë: "Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!" [El-Kadr; 3]
3) E ka veçuar gjithashtu All-llahu subhanehu ue te'ala, se kjo natë është e bekuar, e bereqetshme e që ka të mira të shumta ku edhe All-llahu në librin e Tij Fisnik ka thënë: "Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit)". [Ed-Duhan, 3]
4) Gjithashtu e ka veçuar se në atë natë zbret Shpirti, engjëlli më i madh, që me zbritjen e tij në qiellin e parë sjell bereqet dhe rahmet për gjithë ata që bëjnë ibadet në këtë natë.
Ndërsa Shpirti këtu është Xhibrili, alejhi selam, me gjithë respektin që ka ky engjëll ku edhe All-llahu i lartësuar ka thënë në librin e Tij Fisnik: "Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje". [El-Kadr; 4]
5) E ka veçuar duke e bërë atë natë paqë që do të thotë e ka bërë për njerëzit paqë ndërsa për shejtanët e ka bërë burg duke i burgosur ata, duke mos lejuar që besimtarët të bejnë mëkat apo vepër të shëmtuar. Kështu që atë natë e ka bërë paqë për besimtarët se do të kenë mundësi të fitojnë xhennetin dhe se kanë mundësi që të largohen nga veprat që të fusin në xhehhennem siç ka ardh edhe në librin e All-llahut të lartësuar ku ka thënë: "Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit". [El-Kadr; 5]
6) Gjithashtu nga veçorit e natës së kadrit është se kush agjëron me besim dhe duke llogaritur në shpërblim do t’i falen gjunahet.
Siç ka ardh edhe në hadithin e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ku ka thënë: "Se Kush e agjëron muajin e Ramazanit me besim dhe duke llogaritur në shpërblim do t’i falen atij gjynahet e mëparëshme". [Muteffekun alejh]
7) Gjithashtu All-llahu subhanehu ue te'ala, e ka emërtu një sure të tërë me emrin “El-Kadër”, që do mbetet deri në Ditën e Gjykimit mes njerëzve.