Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Këshilla për gruan

Shko poshtë 
AutoriMesazh
rrumejsa

rrumejsa


Numri i postimeve : 23
Join date : 09/08/2009

Këshilla për gruan Empty
MesazhTitulli: Këshilla për gruan   Këshilla për gruan Icon_minitimeWed Aug 19, 2009 10:55 am

Këshilla për gruan Besimineallahun.th
Këshilla për gruan
E pyetën shejh Salih el Feuzan:
Cilat janë rrugët më të mira të cilat e
çojnë gruan për në adhurim dhe bindje
në muajin e Ramazanit?

U përgjigj Allahu e ruajte: Rrugët të cilat e shtyjnë muslimanin burrë qoftë
apo grua për në adhurim dhe bindje në këtë muaj janë:

E para: Frikësimi ndaj Allahut të Madhëruar, dhe besimi se Ai me të vërtetë
është i Dituri ndaj roberve të Tij dhe do t'i logarise të gjitha punët, fjalët
dhe nijetet (qëllimet) e tyre. Nëse muslimani ndjenë këtë ndjenjë atëherë
angazhohet me adhurime dhe lënien e kundërshtimeve si dhe shpejton për
kërkimin e faljes.

E dyta: Shtimi i përmendjes së Allahut dhe leximi i Kur'anit, sepse ajo e bënë
zemrën të butë. Allahu i Madhëruar thotë: "Ata që besuan (në Njësinë e
Allahut, në të Dërguarin e Tij, në Islam) dhe zemrat e të cilëve gjejnë prehje
duke përkujtuar Allahun; Nuk ka dyshim se me përkujtimin e Allahut vertet
që zemrat gjejnë prehje." (err-Rrad: 28)
Ndërsa në suren Enfal ajeti 2 Allahu thotë: "E besimtarë janë vetëm ata të
cilët, kur përmendet Allahu, ndjejnë frikë në zemrat e tyre."

E treta: Largimi i shkaqeve të cilat e ngurtësojnë zemrën, dhe e largojnë nga
Allahu, dhe ajo është çdo e keqe dhe përzjerja me të këqinjtë, ngrënia e të
ndaluarës, dhe shkujdesja ndaj përmendjes së Allahut, dhe shikimi i filmave të
pisët dhe prishës të moralit.

E katërta: Qëndrimi i gruas në shtëpi dhe mos dalja e saj nga ajo, vetëm se
me arsye.

E pesta: Gjumi natën, sepse ai të ndihmon në ngritjen herët në fund të
natës, dhe e lehtëson gjumin e ditës, dhe kryerjen e namazeve në kohët
e tyre, dhe ekalon kohën në adhurime.

E gjashta: Ruajtja e gjuhës nga thashethemet, përgojimi, dëshmia e rremë,
fjalët e ndaluara dhe angazhimi i saj në punë më përmendjen e Allahut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Këshilla për gruan
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 20 keshilla te arta
» Disa këshilla për ramazanin nga Shejh Albani
» Keshilla per Pc e juaj
» Këshilla të Ibën Kajjimit
» Këshilla e Aliut, radiallahu anhu

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Agjërimi i Ramazanit-
Kërce tek: