EBU SUFJANI
Numri i postimeve : 18 Join date : 31/07/2009 Age : 37 Location : Ne token e ALLAHUT
| Titulli: Ata të cilët do të hyjnë në xhenet pa u gjykuar... Sun Oct 11, 2009 4:28 am | |
| Transmeton Muslimi në autoritet të Imran Ibn Husein se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “70 000 njerëz prej Umetit tim do të hyjnë në xhenet pa u gjykuar.” Sahabët thanë: “Kush janë ata o Pejgamber i Allahut?” Ai tha: “Ata janë musliman të cilët nuk i mjekojnë sëmundjet me rukje, e as që besojnë në shenja të këqija dhe të mira (prej zojeve etj.) e as që i nënshtrohen damkes (të shërohen me hekur të nxehtë), por i mbështetën vetëm Zotit të tyre.” (Hadithi Sahih) Ibn El-Mubarek raporton se Ibn Abasi ka thënë: “Në ditën e Gjykimit, një thirrës do të thërret:’Sot ju keni për të mësuar se kush është bujar. Ejani o ju që e keni lavdëruar Allahun çdoherë.’ Pastaj ata do të veprojnë ashtu dhe do të nisen kah xheneti. Thirrësi do të thërrasë prapë: ’Sot ju keni për të mësuar se kush është bujar. Ejani o ju që e keni lutur Zotin tuaj, në frikë dhe shpresë, dhe që keni shpenzuar (në sadaka) prej asaj që i kemi furnizuar me të. Pastaj ata do të veprojnë ashtu dhe do të nisen kah xheneti. Thirrësi do të thërrasë për herë të tretë: ’Sot ju keni për të mësuar se kush është bujar. Ejani o ju që as tregtia e as shitblerja prej përkujtimit të Allahut, e as prej namazit të rregullt, e as prej dhënies të Zekatit. Frika e vetme e tyre ka qenë për Ditën kur zemrat dhe sytë do të rrotullohen. Pastaj ata do të veprojnë ashtu dhe do të nisen kah xheneti.” (Hadithi Sahih) (Et-Tedhkirah prej Imam El-Kurtubi rrahimullah) www.botaislame.com | |
|