Usame Moderator
Numri i postimeve : 381 Join date : 05/06/2009
| Titulli: Kënaqësia e mposhtjes së epshit Mon Feb 01, 2010 11:46 am | |
| Kam vërë se shpirti anon nga epshet më shumë seç duhet, aq sa kur anon merr me vete edhe zemrën, mendjen edhe trunin, e kështu njeriut vështirë se mund t`i bëjë dobi këshilla. Një ditë bërtita kur shpirti ishte dhënë tërësisht pas epshit dhe thashë:
“Çtë gjeti?! Prit një cast sa të të them disa fjalë, e pastaj bëj çfarë të duash.” Fol, se po të dëgjoj, - më tha. Thashë: “Tashmë është ditur se ti anon pak nga epshet e paqortueshme, kurse pjesa më e madhe e animit tend është nga epshet e ndaluara. Unë po t`i shpjegoj që të dyja rastet, mbase kështu do ta shohësh të emblem si të hidhur. Përsa i përket epsheve të paqortueshme, ato janë të lira për ty, vetëm se rruga për t`i shijuar është e vështirë, sepse pasruia nuk mund t`i plotësojë, fitimi nga puna nuk i mbulon të tëra dhe koha e çmuar shkon kot me të tilla gjëra. Pastaj, zemrat angazhohet e tëra me to (epshet e paqortueshme), kur ato plotësohen dhe gjatë plotësimit të tyre, ndihet i frikësuar se mos i humbet. Pastaj, epshet e paqortueshme kanë aq mangësi, sa nuk mund t`i fshihen një njeriu me mend. Nëse janë ushqim, mbingopja do t`i shkaktojë sëmundje, e nëse një person, ose do të velitet, ose do të ndahet prej tij, ose do të ketë edukate të keqe.
Pastaj, marrëdhëniet bashkëshortore më të shijshme janë ato ku trupi shpërfillet më tepër, e të tjerë shembuj si këto. Kurse përsa i përket epsheve të ndaluara, ato përfshijnë ato të paqortueshmet që sapo përmendëm, vetëm se ato janë një e metë e nderit, pritet prej tyre një denim në dunja dhe skandal, ka një kërcënim për to në Botën tjetër dhe janë të frikshme sa here që i penduari i përmend.
Tek forca e mposhtjes së epshit gjen një kënaqësi që është më e forte se çdo kënaqësi tjetër. A nuk e ke pare se çdo njeri i mposhtur nga epshi, është i poshtëruar? Sepse ai është i sunduar, në kundërshtim me mposhtësin e epshit, i cili është zemërfortë dhe krenar që e ka mposhtur atë.
Kujdes, shumë kujdes nga shikimi i joshjes me sy të mire, si shembulli i hajdutit kur merr pasurinë nga arka dhe nuk e shikon këtë veprim me syrin e të menduarit rreth prerjes së dorës.
Njeriu le të hapë sytë e mendjes për të paraparë pasojat, le të ketë kujdes nga përmysja e kënaqësisë në shqetësim, nga zmbrapsja e saj nga të qenit kënaqësi për shkak të velitjes, apo prej mangësive të tjera (që e karakterizojnë), apo nga ndërprerja e saj për shkak të mospëlqimit të njeriut të dashur për të bërë shoqëri dhe si pasojë, gjynahu bëhet si ajo çapa e pare që e kapërdin i urituri. Qenin nuk e mbyt uria, por oreksi për ushqimin.
Kështu, njeriu le të kujtojë kënaqësinë e mposhtjes së epshit, duke shoqëruar me meditimin rreth dobive të durimit ndaj tij. Ai që gjen mbeshtetje për ta realizuar një gjë të tillë, paqja do të jetë shumë pran tij.
Abdurrahman ibn Xheuzi
Teuhid.net | |
|
hafiz suad shabani
Numri i postimeve : 26 Join date : 23/02/2010
| Titulli: Re: Kënaqësia e mposhtjes së epshit Thu May 20, 2010 8:42 am | |
| Allahu ju shperbleft mashallah shume temë e bukur Allahu ju shperbleft | |
|