Autori, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Sihri (magjia), e prej saj është edhe sarfi dhe atfi, kush e bën apo kënaqet me të, bën kufër, argument për këtë është fjala e Allahut:
“(E hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që e thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit. Po Sulejmani nuk ishte i pafé, djajt ishin të pafé, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (ndoqën) Edhe çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t’i thonin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pa fé!” E, mësonin (njerëzit) prej atyre dyve atë (magji) me çka ndanin burrin prej gruas së vet, por pa lejën e All-llahut me atë askujt nuk mund t’i bënin dëm dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehuditë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën e Zotit). Po ta dinin, ata se për ç’ka e shitën vetveten, ajo është shumë e keqe.” (El-Bekare, 102)
Sihër në gjuhën arabe i thuhet sendit që fshihet, nuk dihet prej nga vjen dhe është preciz.
Prej këtij lloji është edhe fjala e arabëve për ndonjë gjë të fshehur mirë “më e fshehtë se sihri”.
Definicioni i tij në Sherijat është: “Nyje dhe fryrje të magjistarit me të cilat arrin që t’i shfrytëzon shejtanët që t’i bëjë dëm të bërit magji prej njerëzve”. Përpos këtij definicioni, kemi edhe të tjerë.
Shenkiti, rahimehullah, thotë: “Dije se sihrit nuk mund të definohet me një definicion përmbledhës-pengues, sepse ka shumë lloje që hynë në të, e me këtë nuk ka mundësi të përmblidhen të gjithë me një definicion që i kaplon e mos të kesh ndonjë tjetër. Pikërisht për këtë dijetarët nuk janë të pajtimit gjatë definimit të tij, dhe kanë dallime të qarta”.
Prej llojeve të sihrit janë edhe sarfi dhe atfi.
Sarf do të thotë: të largosh njeriun nga ajo që don ai, si p.sh.: të largosh nga të dashurit e bashkëshortes së tij në urrejtjen e saj.
Atfi është vepër e sihrit sikur sarfi, por e bën njeriu ta don atë të cilin nuk e don (e urren), me anën e shejtanëve. Sihri është i ndaluar në të gjitha ligjet e pejgamberëve.
Kaptina e sihrit
Me sihrin kanë të bëjnë disa çështje, do të përmendim bashkë me disa prej fjalëve të dijetarëve, për shkak të rëndësisë së kësaj kaptine, dhe shpërndarjes së tij në shumicën e vendeve në botë.
Çështja e parë: A është sihri i (realitet) vërtetë?
Na argumenton fjala e Allahut:
“Dhe prej dëmit të tyre që lidhin dhe fryjnë nyje”. (Felek, 4), ngase sihri është (realitet) i vërtetë, përndryshe nuk do të na urdhëronte Allahu, subhanehu we teala, që të kërkojmë mbrojtje për këtë.
Gjithashtu fjala e Allahut:
“(E hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që e thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit. Po Sulejmani nuk ishte i pafé, djajt ishin të pafé, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (ndoqën) Edhe çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t’i thonin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pa fé!” E, mësonin (njerëzit) prej atyre dyve atë (magji) me çka ndanin burrin prej gruas së vet, por pa lejën e All-llahut me atë askujt nuk mund t’i bënin dëm dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehuditë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën e Zotit). Po ta dinin, ata se për ç’ka e shitën vetveten, ajo është shumë e keqe.” (El-Bekare, 102)
Ky ajet na argumenton se sihri ka vërtetësi që bëhet shkak i ndarjes së burrit prej gruas.
Prej argumenteve është edhe hadithi i Aishes, radijallahu anha, se Pejgamberit, sal’allahu alejhi we selem, iu bë sihër, derisa i dukej se bënte një vepër, por ai në realitet nuk e bënte. Asaj (Aishes) i tha: “Më erdhën dy melekë, mu ul njëri tek koka, ndërsa tjetri tek këmbët dhe tha: “Çfarë dhimbje ka njeriu? U përgjigj: “I është bërë sihër”. Tha: “Kush i ka bërë sihër?” U përgjigj: “Lebid ibn El-Easami i ka bërë sihër në qime të flokës dhe mjekrës në brendësinë e një hurme”. (Transmeton Imam Ahmedi, Buhariu dhe Muslimi)
Ky mendim është mendimi i Ehli Sunnetit dhe shumicës prej dijetarëve islam.
Mendimi i disa të tjerëve është se sihri nuk ka vërtetësi, ky është mendimi i mu’tezilive të larguar nga Kur’ani dhe Sunneti. Këtë e kanë argumentuar me fjalën e Allahut, subhanehu we teala:
“Kur ja, atij iu duk se nga ajo magji e tyre litarët dhe shkopinjtë lëviznin (si gjarpërinj).” (Ta Ha, 66)
Pra, nuk tha se në të vërtetë lëvizin, dhe thonë se sihri është supozim dhe ëndërr dhe se nuk është i vërtetë, se është një lloj bestytnie.
Ibn Kajjimi rahimehullah, thotë: “Ky mendim është në kundërshtim me mendimin unanim të sahabëve dhe selefit (të parëve tanë), gjithashtu edhe me pajtimin e fukahave, komentatorëve të Kur’anit, transmetuesve të hadithit, dhe pronarët e zemrave të shëndosha dhe ibdatçinjtë. Është në kundërshtim me shumicën e njerëzve të mençur. Sihri i cili ndikon duke e sëmurë njeriun, rënduar, zgjidhur e lidhur, dashuruar, urrejtur, duke zbukuruar gjërat, dhe shenja tjera të cilat i dijnë të mençurit nga shumica e njerëzve”.
Kurtubiu, rahimehullah, pasi që përmend mendimin e mu’tezilive dhe argumentin e tyre, thotë: “Në këtë nuk ka argument, sepse ne nuk mohojmë që të ëndërruarit mund të jetë prej sihrit, por më shumë se kjo, kemi vepra që tejkalojnë mendjen, por ka ardhur Sherijati me to. Prej këtij lloji është të përmendurit e sihrit dhe të mësuarit e tij”. Ka për qëllim fjalën e Allahut, subhanehu we teala:
“(E hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që e thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit. Po Sulejmani nuk ishte i pafé, djajt ishin të pafé, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (ndoqën) Edhe çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t’i thonin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pa fé!” E, mësonin (njerëzit) prej atyre dyve atë (magji) me çka ndanin burrin prej gruas së vet, por pa lejën e All-llahut me atë askujt nuk mund t’i bënin dëm dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehuditë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën e Zotit). Po ta dinin, ata se për ç’ka e shitën vetveten, ajo është shumë e keqe.” (El-Bekare, 102)
Po të mos kishte sihri vërtetësi (realitet), nuk do të mund të mësohej e as nuk do të na lajmëronte Allahu subhanehu we teala, se mund t’iu mësohet njerëzve, pra kjo na argumenton se sihri ka vërtetësi.
Gjithashtu, fjala e Allahut subhanehu we teala:
“E kur hodhën ata (shkopinj e litarë), magjepsën sytë e njerëzve, i frikësuan ata dhe sollën një magji të madhe.” (El-A’raf, 116)
Sureja Felek ka zbritur për shkak të sihrit të bërë nga ana e Ledid ibn El-Easam me pajtimin e të gjithë komentatorëve të Kur’anit. Pastaj e ceku hadithin të cilin e cekëm, dhe më pastaj tha: “Në këtë hadith është fjala e Pejgamberit, sal’allahu alejhi we selem, kur u lirua nga sihri dhe Allahu subhanehu we teala, më shëroi, ndërsa shërimi bëhet me largimin e sëmundjes, pra kjo është argument se sihri ka vërtetësi (realitet).
Ky është lajm i prerë me lajmërimin e Allahut dhe Pejgamberit, sal’allahu alejhi we selem, për ekzistimin e tij. Të këtij mendimi janë të gjithë ata (që iu mirret) me të cilët vendoset koncenzusi, ndërsa fjala e mu’tezilive nuk mirret parasysh në kundërshtimin ndaj pasuesve të së vërtetës.
Çështja e dytë: Dispozita ndaj magjistarit
Dijetarët kanë polemikë rreth magjistarit, a bën kufër (del prej Islamit) apo jo.
Mendimi i autorit të librit është se bën kufër, për shkak të fjalës së Allahut, subhanehu we teala:
“(E hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që e thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit. Po Sulejmani nuk ishte i pafé, djajt ishin të pafé, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (ndoqën) Edhe çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t’i thonin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pa fé!” E, mësonin (njerëzit) prej atyre dyve atë (magji) me çka ndanin burrin prej gruas së vet, por pa lejën e All-llahut me atë askujt nuk mund t’i bënin dëm dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehuditë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën e Zotit). Po ta dinin, ata se për ç’ka e shitën vetveten, ajo është shumë e keqe.” (El-Bekare, 102)
Ky është mendimi i Imam Ahmedit, rahimehullah, Malikut, Ebu Hanifes dhe shumicës së dijetarëve.
Ndërsa mendimi i Shafiut është se nëse e mëson magjinë, i thuhet atij, na përshkruaj neve magjinë tënde. Nëse na përshkruan me diç që është kufër, siç është sihri i babilonasve që i adhurojnë yjet, dhe veprojnë atë që kërkojnë nga ata, ky pra është kafir. E nëse nuk arrin deri në kufër, por beson se ky haram është hallall, në këtë rast nuk bën kufër.
Shenkiti, rahimehullah, thotë: “Më e vërteta në këtë çështje është se nëse është magjia prej llojit që madhërohet dikush tjetër përpos Allahut subhanehu we teala, si p.sh. yjet, xhinët e tjerë, gjë kjo e cila të dërgon në kufër, është kufër pa dyshim.
Prej këtij lloji është magjia e Harutit dhe Marutit e cekur në suren Bekare, është kufër pa polemikë, siç argumenton edhe fjala e Allahut, subhanehu we teala:
“(E hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që e thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit. Po Sulejmani nuk ishte i pafé, djajt ishin të pafé, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (ndoqën) Edhe çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t’i thonin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pa fé!” (El-Bekare, 102)
Dhe fjala e Tij:
“(ndoqën) Edhe çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t’i thonin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pa fé!” (El-Bekare, 102)
Në qoftë se sihri është kufër siç është të kërkuarit ndihmë nga disa njerëz të veçantë duke iu bërë ujdi etj, kjo është haram i madh, porse nuk arrin vepruesi i saj deri në kufër (dalje nga Islami)”.
Kjo ishte e vërteta rreth kësaj çështjeje, në të cilën kanë polemikë dijetarët.
Dije se magjistari duhet mbytur në të dy rastet, ky është mendimi i vërtetë i dijetarëve, ngase ai është prishës në tokë, ndan burrin prej gruas. Të mbeturit në sipërfaqen e tokës është rrezik i madh për njerëzit dhe shoqërinë. Ndërsa, me mbytjen e tij këpusim fesadin, trazirat, i rehatojmë robërit e Allahut, pastrojmë tokën prej fëlliqësirave.
Në vijim do të pasojë diç mbi unanimitetin e sahabëve për mbytjen e magjistarit.
Çështja e tretë: Mbi mbytjen e magjistarit dhe magjistares
Dijetarët janë të ndarë përkitazi në këtë çështje në dy mendime:
Mendimi i parë: Është mendimi i shumicës se duhet të mbytet. Ky është mendimi i Imam Malikut dhe Ahmedit.
Mendimi i dytë: Nuk mbytet, vetëm atëherë kur të veprojë vepër të kufrit. Ky është mendimi i Shafiut.
Pasuesit e mendimit të parë argumentuan me këto argumente.
Transmetimin e Tirmidhiut, Hakimit, Ibn Adiut, Derekutnit e tjerë, nga rruga e Ismail ibn Muslin El-Mekit, nga Haseni nga Xhundubi se ka thënë: Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem ka thënë: “Dënimi i magjistarit është t’i pritet koka”.
Tirmidhiu thotë: “Ky hadith nuk njihet si fjalë e Pejgamberit, sal’allahu alejhi we selem, vetëm nga kjo rrugë e hadithit, ndërsa Ismail ibn Muslin El-Meki është i dobët në hadith. Me e vërtetë është se kjo është prej fjalës së Xhundubit.
Për Ismail ibn Muslin, Imam Ahmedi thotë: “Ktij i refuzohet hadithi”.
Imam Maini thotë: “Nuk posedonte njohuri të hadithit”, ndërsa Dhehebiu thotë: “Janë pajtuar se është i dobët”.
Gjithashtu, kanë argumentuar me atë që ka transmetuar Ahmedi etj, me zinxhir transmetuesish të vërtetë dhe autentik nga Bexhale se ka thënë:
“Na erdhi letra e Omerit radijallahu anhu, një vit para se të ndërronte jetë që të mbytni çdo magjistarë, ndani çdo martesë të ndaluar të zjarrputistëve (adhuruesit e zjarrit) dhe ndaloni nga ZEMZEMETU (fjali që përshpëritnin gjatë hajes zjarrputistët”. (Hadithi është i nxjerru në Buhari)
Argumentojnë po ashtu me etherin e Hafsas, radijallahu anha, që urdhëroi të mbytet një robëreshë e saj e cila i kishte bërë magji. Këtë ether e transmeton Maliku në “Muata”, ndërsa zinxhiri është i këputur. Transmeton Abdullahu, djali i Imam Ahmedit në “Mesail”, Bejhakiu me zinxhir të vërtetë, këtë ether e ka bërë të vërtetë Shejhul Islam Muhamed ibn Abdulvehabi në librin e tij “Kitab-Teuhid”.
Ky mendim për mbytjen e magjistarit në përgjithësi është mendimi më i vërtetë, sepse nuk dihet se dikush ek a kundërshtuar Omerin, Hafsën dhe Xhundubin në këtë çështje.
Transmetohet nga Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, se ka thënë: “Merrni shembëlltyrë dy (persona) pas meje, Ebu Bekrin dhe Omerin”. (Transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu).
Dhe gjithashtu ka thënë: “Allahu subhanehu we teala, e ka bërë të vërtetën në gjuhën dhe zemrën e Omerit”. (Transmeton Tirmidhiu, hasen sahih). Ky hadith është i vërtetë.
Sa i përket mendimit të atyre që thonë se magjistari nuk mbytet nëse nuk arrin me magjinë e vet në kufër, kanë argumentuar me fjalën e Pejgamberit, sal’allahu alejhi we selem: “Nuk lejohet gjaku i muslimanit vetëm se me njërën prej tri rasteve: zinaqari i martuar, shpirti për shpirt, lënësi i fesë”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Por në të argumentuarit me këtë ka dyshim në shumë aspekte. Ndërsa sa i përket mosmbytjes së Lebid ibn El-Easam nga ana e Pejgamberit, sal’allahu alejhi we selem, është për shkak të mospërhapjes së fitnes, ndërsa Allahu e din më së miri!
Disa dijetarë thonë: “Kjo është e veçantë për ata që paguajnë tatim nga kafirat që t’i mbrojnë muslimanët, por më e vërteta është se ky edhe muslimani janë të barabartë në mbytjen e tyre".
Shërimi nga të bërit sihër
Ajo është fryerja që i bëhet të sëmurit që të shërohet.
Ibn Kajjimi, rahimehullah, thotë: “Shërimi i sihrit nga i sëmuri nga sihri bëhet në dy mënyra:
1.Shërimi me anë të sihrit njësoj, kjo është prej veprave të shejtanëve, në këtë mënyrë bartet fjala e thënë nga Hasan el-Basriu: “Nuk mund ta zgjidh sihrin vetëm se sehiri (magjistari)”.
Në këtë mënyrë afrohet ai që bën hajmalinë tek shejtani me atë që don shejtani, dhe me këtë prish veprën e bërë ndaj të bërit sihër (të sëmurit prej sihrit). Kjo mënyrë është e ndaluar.
2.Të shëruarit me anë të fryerjes, me rukje, kërkon mbrojtje me lutje dhe ilaçe që lejohen në Islam. Kjo mënyrë është e lejuar.
Sa i përket asaj që transmeton Buhariu pa zinxhir nga Katadeja, që thotë: “I thashë Ibn Musejebit: Një njeriut i është bërë sihër, pengohet prej gruas së tij, a lejohet që të zgjidhë atë me hajmali. Tha: Nuk shoh të keqe, duan që të përmirsojnë me këtë, ajo që bën dobi, nuk është e ndaluar”.
Kjo bartet në atë lloj të lejuar të hajmalive, sepse hadithi është i vërtetë nga Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, kur u pyyet për hajmalitë, tha: “Ato janë prej veprave të shejtanit”. (Transmeton Ahmedi dhe Ebu Davudi prej rrugës Ahmedit nga Abdu Rrezaku, na ka treguar Akil ibn Ma’kal se ka dëgjuar këtë hadith nga Vehb ibn Munebih nga Xhebiri nga Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem)
Sa i përket të shkuarit te magjistarët, bestytënjakët dhe fallxhorët që t’i pyet ata, kjo është krim i madh dhe rrezik i madh. Me këtë nuk i pranohet namazi katërdhjetë netë, sepse transmeton Muslimi prej hadithit të Jahja ibn Seidit nga Ubejdullahu nga Nafiu nga Safija nga disa prej grave të Pejgamberit, sal’allahu alejhi we selem, nga i Dërguari i Allahut, se ka thënë: “Kush shkon te fallxhori që ta pyet për diçka, nuk i pranohet namazi katërdhjetë netë”.
Por nëse i pyet ata dhe iu beson atyre, bëhet kafir ndaj asaj që i ka zbritur Muhamedit sal’allahu alejhi we selem.
Transmeton Hakimi me zinxhir të vërtetë nga rruga e Aufit nga Halasi dhe Muhamedi nga Ebu Hurejra, radijallahu anhu, se Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, ka thënë: “Kush shkon tek fallxhori dhe i beson asaj që flet, me të vërtetë e ka mohuar atë që i ka zbritur Muhamedit, sal’allahu alejhi we selem”. (Transmeton Bezzari me zinxhir të vërtetë nga Ibn Mes’udi – meukul)
Kush shkon te fallxhori apo magjistari dhe i besoj asaj që flet, me të vërtetë e ka mohuar atë që i është zbritur Muhamedit, sal’allahu alejhi we selem.
Sulejman el-Ulwan
Teuhid.NET