Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Zënkat,nuse-vjehrrë dhe zgjidhja e tyre

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 40

Zënkat,nuse-vjehrrë dhe zgjidhja e tyre Empty
MesazhTitulli: Zënkat,nuse-vjehrrë dhe zgjidhja e tyre   Zënkat,nuse-vjehrrë dhe zgjidhja e tyre Icon_minitimeSun May 02, 2010 12:08 pm

Falënderimi i takon vetëm All-llahut -azze ue xhel-le- , Paqa dhe mëshira qofshin mbi të dërguarin e All-llahut, mbi familjen e tij dhe shokët e tij…

Të ralla janë ato shtëpi ku nuk ekziston problemi i kundërshtimeve mes bashkëshortes dhe nënës së bashkëshortit, dallon ajo se në disa shtëpi kjo është në sasi më të vogël sesa te tjetri, ose ndodh urrejtje aq e madhe saqë arrin deri te ndarja mes burrit dhe bashkëshortes së tij ose mbetet në shtëpi grindja dhe armiqësia e përhershme mes djalit dhe nënës së tij e më pas edhe me të atin e tij.

Shkakun kryesor në këtë problem mund ta kufizojmë dhe te themi se është sjellja e keqe e bashkëshortes me te ëmën e burrit, e kjo është rezultat i paragjykimeve te gabueshme per vjehrrën, ose rezultat i shtypjeve nga disa anëtarë të familjes së asaj grua. Ose kjo ndodhë nga shkaku i disa sjelljeve të nënës së burrit, që ia drejton të resë, qofshin ato fjalë apo vepra.

E këto sjellje janë si rezultat i mendimeve dhe dëshirave që paraqiten në mendjen e nënës, e cila më parë posedonte të birin e saj nga çdo këndvështrim, e sot erdhi në shtëpi dikush që don ta ndajë këtë pasuri së bashku …ashtuqë u shqetësua dhe filloi ta pengojë atë me të gjitha forcat që i posedon, vetëm e vetëm që përsëri ta kthejë lidhjen dhe dashurinë e vjetër të birit të saj.

E në këtë rast burri luan ose rolin e përmirësuesit ose gjykatësit, nëse është nga i pari dhe arrin t’i përmisojë raportet mes tyre, ky permirësim do të zgjasë deri ne një kohë e pastaj do të rikthehet problemi ashtu si ka qenë, e nëse bëhet si gjykatës mes tyre, atëherë nuk do të mundet që të gjykojë drejt ashtuqë mos të dëmtojë nënën apo të shqetësojë gruan… del për në punë dhe mendon e mendon mos vallë do të gjejë zgjidhje për këtë problem, bile ndoshta do të detyrohet që për këtë problem të flet edhe me shokët e tij, që t’i ndihmojnë në zgjidhjen e problemit, duke u bazuar në përvojat e tyre. Ndoshta do të gjejnë ndonjë zgjidhje të përkohshme, e ndoshta as këtë nuk mund ta gjejnë, e ç’është zgjidhja për këtë problem??!!


Zgjidhjet:


Përgjigjeja nuk është e rëndë, zgjidhja është e lehtë dhe problemi nuk është i madh, përgjigjeja është vetëm te bashkëshortja, nëse ajo ia don të mirën vetvetes. Mund ta arrijë atë poqese i pranon këshillat në vijim:

1. Bëhu e devotshme, në vetmi dhe haptas, duke përkujtuar fjalën e All-llahut -subhanehu ue teala-: “E kush i ka frikë All-llahut, Ai i hap rrugë atij. Dhe e furnizon nga nuk e kujton” (et-Talak 2-3).

2. Bëhu me iman të fortë, bindje të sinqertë dhe e besueshme në premtimet e All-llahut -azze ue xhel-le-, i Cili thotë: “Me të vërtetë All-llahu u del në mbrojtje atyre që janë besimtar”. (el-Haxh 38)

3. Mos e përdor metodën e përgojimit dhe shpifjes ndaj nënës së bashkëshortit tënd, pa dallim e bëre atë para burrit tënd apo prindërve të tu, ngase ti majft mirë i din pasojat e këqija qe i shkakton gibeti dhe shpifja.

4. Dije se burri yt e don nënën e vet, dhe ti nuk mundesh që këtë dashuri ta nxjerrish nga zemra e tij, pra edhe mos u mundo. Mos e lajmëro asgjë për të këqijat e nënës së tij sepse në atë mënyrë ty do të rritet pozita tek ai dhe do të shtohet dashuria tepër e më tepër.

5. Nëse të pyet diç për nënën e tij, përgjigja yte le të jetë: ‘All-llahu e shpërbleftë dhe e faltë’. Dhe mos përmend diç me të cilën ti tregon se je duke bërë sabër dhe je duke shpresuar shpërblimin e të mirëve.

6. Nëse tepër ndihesh e ngushtuar, shtoje përmendjen e fjalës: ‘Hasbijall-llahu ue ni’mel vekil’ (Më mjafton All-llahu dhe sa Kujdesës i mirë që është Ai). Ashtu si ka thënë All-llahu -subhanehu ue teala- : “Atyre të cilëve u thanë: Njerëzit janë tubuar kundër jush dhe keni frikë, e atyre edhe më tepër iu shtua imani dhe thanë: ‘Na mjafton All-llahu dhe sa Kujdesës i mirë që është Ai’. Kështu ata u kthyen me mirësi dhe begati nga All-llahu dhe asnje e keqe nuk i goditi”. (Ali-Imran 174-174).

7. Mos e ngrit zërin lartë kundër nënës së burrit, dhe ke kujdes nga fjala e pakontrolluar, sepse fjala e keqe e plagos zemrën dhe është rëndë te shërohet ajo plagë.

Fjala e mirë:

8. Përkujtoje veten tëndë se fjala e keqe, ofendimi dhe sharja janë armë e gruas së dobët, jo e sigurtë ne vetvete, e mangët psikikisht apo dëshiron që me atë metodë të ulët të arsyetojë ndonjë vepër të veten.

9. Ktheje të keqen me të mirë, duke e nxjerrë në praktikë fjalën e All-llahut -azze ue xhel-le-: “…andaj ktheje të keqen me të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit armiqësi, do të bëhet mik i afërt”. (Fussilet 34).

10. Nxite burrin tënd që t’iu bëjë mirë prindërve të tij dhe që t’i respektojë ata, sepse kur ata dy janë të kënaqur në të, ai gëzohet, e kur ai gëzohet ti je e lumtur. Poashtu edhe e kundërta.

11. Mos u bën xheloze në nënën e tij, e nëse vëren xhelozin e saj në ty, injoroje atë dhe çështjen e saj.

12. Mundohu t’u bësh të mira të gjithëve, edhe nëse nuk janë nga familja e tij, ngase kjo mbjell dashurinë e fortë dhe i mbyll dyert e të këqijave.

13. Ruaju nga të tallurit me nënën e tij, nga komentet lidhur me veprat e saja dhe nga injorimi i çështjes së saj, sepse ajo është nëna e dytë e ytja.

14. Nëse kërkon nga ty që t’ia krysh ndonjë punë, mundohu që ta bësh atë në mënyën më të mirë dhe pa bërë ‘uf’.

15. Dije se në ardhmëri edhe ti do të bëhesg ‘vjehrrë’, dije se si t’ia bësh do ta bëjnë edhe ty, e përfundimi u takon të devotshmëve.

16. Mos ia merr kohën burrit tënd me këso punë apo të ngjashme si këto. Lëre që t’i kryej punët e veta dhe të mendojë në ndërtimin e familjes.

17. Mos ua dërgo familjes tënde fotografinë e jëtës tënde me vjehrrën. Duhet që të armatosesh me sabër dhe mos të del nga goja yte gjë pos fjalëve të mira dhe falënderimeve. Ngase me falënderim mirësitë janë afatgjate, ndërsa sabri është çelës i zgjidhjes së problemit.

18. Mos e shfaq hidhërimin tënd në momente të veçanta që i ndodhin nënës së burrit, si p.sh. sëmundja, por mundohu që t’i ndihmosh asaj, të bësh dua për të, ta kënaqësh atë dhe t’i shërbesh për atë që ka nevojë. E gjithe kjo le të jetë për të arritur kënaqësinë e All-llahut -azze ue xhel-le- I Cili një të mirë e shpërblen me dhjetë të mira.

19. Kujdesu që namazet t’i falish në kohët e saja, sepse kjo është prej gjërave themelore që e sjellin devotshmërinë, për të cilën të këshillum te numri (1) i këtyre këshillave, gjuha yte le të jetë e lagur me përmendjen e All-llahut -azze ue xhel-le- ngase ashtu e arrin lumturinë dhe shpirtgjërësinë. Argument për këtë është fjala e All-llahut -subhanehu ue teala-: “S’ka dyshim se me përmendjen e All-llahut, qetësohen zemrat”. (er-Ra’d 28).

20. Mundohu, e sidomos në raste feste që t’i dhurosh dhurata nënës së burrit, e për këtë nxite edhe burrin tënd, duke përkujtuar fjalën e Resulull-llahut -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem-: “Dhuroni ndërmjet vete, do të duheni”.

21. Ke kujdes që mos të hidhërohesh apo të pyesësh andej-këndej kur burri yt i blen nënës së tij ndonjë dhuratë apo ia kryen ndonjë punë, ngase ajo ka të drejta më shumë se ti dhe familja yte.

22. Dije oj grua se ti je një pjesë e kënaqësisë së kësaj bote, Resulull-llahu -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- ka thënë: “E gjithë kjo botë është kënaqësi, e kënaqësia më e mirë është gruaja e mirë…”. Ndërsa për nënën Resulull-llahu -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- ka thënë: “Kujdesu për të, sepse xhenneti është ndër këmbën e saj”.

23. Mos u vetpëlqe për shkak të rinisë, bukurisë dhe prejardhjes sate, dhe me këtë të ngritesh lartë mbi nënën e burrit, sepse All-llahu e urren mendjelartësinë dhe vetëpëlqimin.

24. Ke kujdes nga shikimi i filmave “të lirë”, e sidomos ato filma që kanë përmbajtje familjare. Aktorët supozojnë se me veprën që bëjnë janë duke zgjidhur ndonjë problem shoqëror ose ndonjë çështje tjetër… por dije se shkencat madhështore fetare t’i ofrojnë të gjitha të mirat, ngase në to ka udhëzim dhe dritë të qartë. Për këtë e kemi argument fjalën e All-llahut -azze ue xhel-le-: “…juve ju erdhi nga All-llahu dritë dhe libër i qartë. E All-llahu me të (Kur'anin) e udhëzon në rrugët e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e Tij, dhe e nxjerr nga errësirat në dritë…”. (el-Maide 15-16).

25. Mbështetu në All-llahun -subhanehu ue teala- sinqerisht, duke e kujtuar fjalën e Tij: “Kush mbështetet në All-llahun, Ai i mjafton atij”. (et-Talak 3).

26. Nëse i pranon këto këshilla, dije se në shikimin e burrit tënd do të bëhesh –nëse don All-llahu- një margaritarë i shtrenjët, dhe nuk do të mundet pa ty asnjëherë. E pas kësaj mund të të themi se ti ke arritur suksesin në jetën tendë bashkëshortore dhe ke ndërtuar nje familje shembullore.

Motoja yte përçdoherë le të jetë fjala e All-llahut -azze ue xhel-le-: “Padyshim se, ai i cili ka frikë All-llahun dhe është durimtar, All-llahu nuk ia humb shpërblimin vepërmirëve”. (Jusuf 90).

Këshilla për të gjithë:

Para se të mbaroj fjalën lidhur me këtë problem, dëshiroj që disa këshilla t’ua drejtoj edhe nënës së burrit, nënës së gruas dhe burrit:

Këshilla për nënën e burrit:


1. Ke frikë All-llahun lidhur me birin tënd dhe gruan e tij, dhe ke kujdes nga zullumi qoftë fjalë apo punë, sepse Resulull-llahu -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- ka thënë: “Zullumi, ditën e Kijametit është i shumëfishuar”.

2. Mos u bën fatkeqësi për gruan e djalit tënd, por bëhu si nënë e dytë dhe këshilluese e sinqertë.

3. Mos e prit pagabueshmërinë dhe plotësinë nga një vajzë e re, sepse ajo ende është në fillim të rrugës.

4. Ruaje gjuhën tënde nga përhapja e të metave të resë tënde, dhe lejo që ajo të jetë e rehatshme ashtuqë mos të të urrejë.

5. Lute All-llahun shumë që t`i ndihmojë asaj dhe birit tënd, ngase duaja yte pranohet sepse je nënë, poashtu nxite burrin tënd që të bëjë lutje për të renë e tij sepse edhe ai është prind.

6. Mos të të prishet qejfi nëse biri yt i dhuron asaj ndonjë dhuratë ose del në ndonjë shëtitje familjare me të apo diçka tjetër të veçantë, ngase ai ty do t`i zëvendësojë këto me diçka më të mirë, nëse i mundësohet rasti.

7. Paraqiti para djalit tënd të mirat e gruas së tij dhe mbylli sytë nga të këqijat e saja, nëse ato të këqija nuk kanë të bëjnë me nderin dhe fenë. E aspak mos u mundo që tek ai të mbjellish urrejtje për gruan e tij.

8. Dije se ti je nënë dhe ajo është bashkeshorte dhe secila nga ju i ka të drejtat e saja, ndihmoi pra birit tënd, që secilës nga ju t`ia plotësojë të drejtat.

9. Mos të të prishet qejfi nga familja e resë sate dhe përkujto momentin kur ti shkoje në shtëpinë e tyre, sa e sa rrugë ke hecur për ta kërkuar bijën e tyre për birin tënd. Poashtu mos i harro premtimet të cilat ua ke dhënë atyre lidhur me bijën e tyre.

10. Nderoje familjen e resë sate ashtuqë edhe ajo të të respektojë ty.

Këshilla për nënën e gruas:

1. Mos u përziej në çështjet e posaçme të bijës dhe dhëndrit tënd ngase secili i ka planet e veta me të cilat është i kënaqur dhe vendos për ato.

2. Vazhdo në këshillimin e bijës sate dhe drejtimin e saj në rrugën e drejtë, sepse feja është këshillë.

3. Nëse të vjen e hidhëruar, lëre le të flasë ç`të dojë, pastaj fillo gradualisht me këshilla, udhëzime dhe sqarime të gabimeve nëse ka, mos lejo aspak hapësirë për ndarje. Poashtu sjelli shembuj nga jeta e përditshme, ngase njeri i mençur është ai që mëson prej të tjerëve.

4. Bëhu si nënë e dytë për dhëndrin tënd dhe drejt tij sillu me kujdesje dhe respekt e mos e ngarko sa nuk mundet.

5. Tregoji burrit tënd për të mirat e dhëndrit tënd dhe për burrërinë e tij, e assesi mos ia përmend të këqijat që mos ta urrejë.

6. Me të vërtetë shoqëria në lidhje me ndarjen e bashkëshortëve, akuzimet ia drejton të dy vjehrrave, nënës së burrit dhe nënës së gruas, e nga kjo gjë ke kujdes mirë dhe mos hec drejt rrugës së akuzimeve dhe dyshimit.

Këshilla për burrin:

1. Ke frikë All-llahun në çdo gjendje, duro nëse maltretohesh dhe shpresoje shpërblimin tek All-llahu subhanehu ue teala.

2. Ruaje gjuhën nga fjalët e ndaluara dhe organin prej haramit, sepse mëkati yt ka ndikim të keq në moralin e bashkëshortes.

3. Secilit jipja hakun e vet, dhe mos e tepro në dashuri ndaj gruas duke e harruar nënën. Dije se Xhenneti është ndër këmbën e nënës.

4. Mos lësho pe nga burrëria yte për shkak të epshit tënd sepse All-llahu azze ue xhel-le të ka ngarkuar me burrëri, shenjtërinë e kurorës e ka lënë në dorën tënde, ta ka lejuar që ta bojkotosh gruan nga shtrati pasiqë e ke këshilluar si dhe ta ka lejuar rrahjen e lehtë ndaj saj nëse ka nevojë.

5. Mos i lejo gruas tënde të t`i tregojë ty të metat e nënës tënde dhe tërhiqja vërejtjen nga përgojimi dhe shpifja.

6. Respektoje babën, nënën dhe vëllezërit e gruas sepse kështu e fiton dashurinë e tyre.

7. Assesi mos u beto për shkurorëzim sepse ajo është e keqe, në shtëpinë tënde mos fut revista të poshtëra dhe mos i lejo gruas që të shikojë filma të “lirë”.

8. Mos e fut fitilin mes nënës dhe gruas tënde sepse më kurrë nuk do të mundesh ta shuash zjarrin.

9. Lute All-llahun shumë dhe ke kujdes nga harami, qoftë i dukshëm ose i fshehur, largohu nga shokët e këqinj, nga largimi prej shtëpisë, nga kalimi i netëve larg familjes dhe nga udhëtimi i largët. Sepse prezenca yte në shtëpi i ngjan një mburoje të fortë për familjen tënde. Kujtoje shpesh fjalën e All-llahut subhanehu ue teala: “All-llahu është me ata të cilët janë të devotshëm dhe bëjnë mirë”. Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve.

Shkroi: Muhammed El-Hatib

Përktheu: Omer Berisha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Zënkat,nuse-vjehrrë dhe zgjidhja e tyre
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zënkat,nuse-vjehrrë dhe zgjidhja e tyre
» Vjehërr e nuse të devotshme
» Selefët tanë dhe namazi i tyre...
» Mos i shoqëroni krishterët në festat e tyre!!!
» Sëmundjet e zemrës dhe shërimi i tyre

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Gruaja dhe Familja në Islam-
Kërce tek: