Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Katër lloje njerëzish

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 40

Katër lloje njerëzish Empty
MesazhTitulli: Katër lloje njerëzish   Katër lloje njerëzish Icon_minitimeTue May 25, 2010 8:24 am

Katër lloje njerëzish ColorMixTrianglePër këtë shkak, njerëzit ndahen në katër lloje; lloji i pare ata që punojnë në emër të Allahut me trimëri dhe me falje ata janë besimtarë të cilët meritojnë Xhenetin; lloji i dytë, ata që punojnë diçka në emër të dikujt, jashtë emrit të Allahut me trimëri dhe falje- ata kanë dobi në këtë botë, por jo edhe në ahiret; lloji tjretë, ata që punojnë në emër të Allahur, por gesa e imanit, në pajtim me veprat e tyre; lloji i katërt, ata që punojnë në emër të Allahut, as që kanë guxim, as që falin ata nuk kanë asgjë, as në këtë botë, e as në ahiret.

Nuk ka dyshim se besimtari ka nevojë për këto vlera morale si në përgjithësi, ashtu edhe posaçërisht në kohën e intrigave dhe të fatkëqësive të mëdha. Besimtarët kanë nevojë për përmirësim, por edhe për t`u mbrojtur nga gjynahet, atëherë kur apra syve të tyre paraqitet ndonjë intrigue. Gjithashtu kanë nevojë që të urdhërojnë mire të tjerët dhe të pengojnë nga kryerja e të këqijave, sipas mundësive të tyre. Secila prej këtyre dy veprimeve është e vështirë, por ato janë të lehta për ata të cilëve Allahu ue lehtëson, sepse Allahu u ka urdhëruar besimtarëve imanin dhe veprat e mira dhe i ka urdhëruar që t`i thërrasin njerëzit në besim, në luftë për të besuar dhe për vepra të mira.

Kështu , Ai thotë:

“E All-llahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se All-llahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues. (Ai ndihmon) Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes. All-llahut i takon përfundimi i çështjeve.” (El-Haxh, 40,41)

Dhe thotë:

“Ne patjetër do të ndihmojmë të dërguarit tanë në jetën e kësaj bote, edhe ata që besuan, e edhe në ditën e prezentimit të dëshmive.” (El-Gafir, 51)

Pastaj thotë:

“All-llahu ka përcaktuar (shkruar në Levhi Mahfudh): “Unë dhe të dërguarit e Mi patjetër do të ngadhënjejmë!” All-llahu është i fortë, ngadhënjyes.” (El-Muxhadele, 21)

Dhe thotë:

“Dhe se ushtria jonë do të jenë ata ngadhënjyesit.” (Es- Saffat, 173)

Por, pas urdhërimi në të mire dhe ndalimi i të keqes dhe lufta në rrugën e Allahut janë sprova dhe privime, disa njerëz si arsyetim për lëshimin e asaj që në këtë aspect për ta ka qenë e detyrueshme, kanë deklaruar se kështu dëshirojnë të arrijnë rehatinë dhe shpëtimin nga sprovat.

Për këtë Allahu, subhanehu ue teala, duke i përshkruar hipokritët thotë:

“Dhe prej tyre ka të tillë që thonë: “Më lejo mua (të mos shkoj në luftë) e mos më vë në sprovë!” (Et-Teube, 49)

Përmendet në tefsir se ky ajet është shpallur për shkak të Xhed b. Kajsit kur i Dërguari i ALlahut, salallahu alejhi ue selem, e kishte urdhëruar që të përgatitet për betejë kundër bizantiansve- dhe mendoj se ka thënë:

“A i dëshiron grate e bijve të verdhët? Ai në këtë pyetje, u përgjigj “O i Dërguari i Allahut, unë nuk mund të kem durim kur është fjala për grate, unë kam frikë nga grate e tyre. Më lejo dhe mos më vendos në sprovë.”

Ky është Xhedi që nuk mori pjesë në besatimin “Ridvan” nën një pemë dhe ishte fshehur pas një deveje të kuqe, ndërsa për të është transmetuar një hadith:

“Secili prej jush u është falur, përveç atij me devenë e kuqe.” (Muslim 2780)

Pastaj, Allahu subhanehu ue teala, ka shpallur:

“Jo, ata kanë rënë pikërisht në sprovë.” (Et-Teube, 49)

Thotë- ka dëshiruar që kinse për shkak të sprovave të grave, të mos shkojë në luftë, me qëllim që të mos sprovohet për shkak të tyre, si dhe me qëllim që të mbrohet nga ndalesat që t`u afrohet atyre dhe luftës shpirtërore e cila i shkakton dhembje ose që mund ta çojë në gjunah. Kështu bëhet edhe ai që sheh ndonjë pamje të bukur dhe që e dëshiron. Kështu, që nëse i mundësohet që të vijë deri tek ajo, qoftë për shkak të asaj se është e ndaluar apo për shkak të mundësisë që të arrijë deri te ajo, zemra e tij vuan, ndërsa nëse i jepet rasti dhe ai e bën haramin, ai do të shkatërrohet. Por, që të realizohet ajo që është e lejuar në atë që kinsiderohet si sprovë me grate, ekziston zgjidhja, siç është në fjalën: “Ja, ata kanë rënë pikërisht në sprovë!” Largimi i tij nga xhihadi (që është uaxhib), por edhe ikja prej tij, paraqesin dobësi të imanit të tij dhe sëmudnje të zemrës për shkak të të cilëve i është hijeshuar lënia e xhihadit. Ndërsa, pikërisht kjo ishte ajo sprova e madhe në të cilën kishte rënë. Si mund të kërkojmë mbrojtje ai nga një intrigue më e vogël e cila as që e kishte goditur, kështu, bie në sprovë më të madhe, e cila e kishte goditur?

Allahu subhanehu ue teala, thotë:

“Luftoni ata derisa të mos mbetet idhujtari (besimi i kotë), e i tërë adhurimi të bëhet vetëm për Allahut.” (El-Enfal, 39)

Ai që e lë luftën për shkak të largimit nga intrigat, të cilën Allahu, subhanehu ue teala, e ka urdhëruar, bie në sprovë për shkak të intrigues që e ka goditur zemrën e tin dhe për shkak të sëmudnjes së shpirtit të tij. Kjo është për shkak se e ka lënë atë që e ka urdhëruar Allahu, subhanehu ue teala.

Mendo mire rreth kësaj, sepse kjo është një situate mjaft e rrezikshme. Në këtë aspekt njerëzit ndahen në tri grupe:

-Grupi që urdhëron në të mir, ndalon të keqen dhe lufton me dëshirë që të çrrënjoset intriga, edhe ajo në atë mënyrë se si e kuptojnë ata. Në këtë mënyrë, akti i tyre bëhet sprovë edhe më e madhe. Të tillv janë për shembull, luftëtarët në luftë përbrenda umetit, sikurse harixhijtë.

- Grupi i cili as urdhëron, as ndalon, e as që lufton në luftë me qëllim që të mbetet vetëm fea e Allahut dhe me qëllim që fjala e Allahut të jetë më e larta edhe gjithë këtë me qëllim që të mos bjerë në sprovë- ndërsa veçse kanë rënë në sprovë! Rreth asaj sprove dhe rreth asaj se si kanë rënë në të, flitet në suren Et-Teube, për të cilin janë shpallur ajetet e mëparshme. Kjo ndodh me një numër të madh besimtarësh, me ata që e lënë si urdhërimin në të mire dhe ndalimin e të keqes, po ashtu edhe luftën për fenë e Allahut (domethënë luftën me të cilën fjala e Tij do të ishte më e larta), për shkak të arsyetimit se atëherë do të sprovohen me pasione të ndyshme – prej të cilëve, siç pohojnë edhe vetë, ata ikin.

- Grupi që pohon se mbi ta është që të pranojnë detyrimet dhe të largohen nga ndalesat, me të cilat e kushtëzojnë njëri-tetrin. Njerëzit e tillë largohen që të thërrasin në të mire dhe në ndalimin e së keqës për shkak të vendimit që t`i bëjnë që të dyja, apo t`i lënë ato. Një situate e tillë është me shumicën e atyre të cilët e duan udhëheqjen (liderizmin), paratë dhe epshet. Nëse një person i tillë urdhëron në të mire, ndalon nga e keqja dhe lufton në rrugë të Allahut, ai duhet të bëjë diçka edhe nga ajo që është e ndaluar.

Ai e ka për detyrim që të shqyrtojë se cila prej këtyre dy gjërave mbisundon: nëse shpërblimi për të urdhëruarën është më e madhe sesa për lënien e të ndaluarës, këtë nuk guxon ta anashkalojë nga frika se bashkë me të do të bëjë diçka në të cilën dëmi është më i vogël. Por, nëse në lënien e të ndaluarës shpërblimi është më i madh, atëherë nuk do ta lërë atë për shkak shpërblimit për kryerjen e detyrimit që është më pak e vlefshme se ajo. Kjo ka të bëjë me situatën në të cilën paraqitet mundësia e dyenashme edhe për shpërblim edhe për gjynah dhe kjo është ajo. Ndërsa nëse fillojmë ta sqarojmë, atëherë sqarimi do të zgjasë shumë.

Të gjithë njerëzit në Tokë duhet të urdhërojnë dhe të ndalojnë, ashtu siç kanë nevojë edhe t`u urdhërohet dhe t`u ndalohet. Madje edhe nëse njeriu është i vetëm, ai vetes duhet t`ia urdhërojë të mirën dhe nga vetvetja ta ndalojë të keqen.

Siç ka thënë Allahut i Lartësuar:

“se epshi është shumë nxitës për të keqen” (Jusuf, 53)

Esenca e urdhërimit në të mire kërkon aksion apo veprim dhe të dëshiruarit e asaj, ndërsa ndalimi i të keqes kërkon lënien e diçkaje dhe të dëshiruarit i të njëjtës. Çdo qenie e gjallë ka epsh dhe dëshirën për realizimin e dëshirës së tij, si dhe nxitjen e të tjerëve për këtë, sipas mundësive. Njeriun e gjallë e lëviz dëshira e tij, ndërsa njerëzit nuk jetojnë me njëri tjetrin, përveçse për bashkëpunim të ndërsjellë. Nëse takohen dy apo më shumë veta, atëherë ndërmjet tyre duhet të ekzistojë ai që do t`i urdhëheqë. Për këtë shkak, xhematin në namaz e përbëjnë më sa paku dy veta, siç është thënë: “Dy dhe më shumë paraqesin xhemat.” Por, edhe tek ata duhet ta udhëheqin xhematin njëri prej tyre kur tjetri është muktedij.
Kështu, i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, i ka thënë Malik b. Huvejrithit, radijllahu anhu dhe shokut të tij:

“Nëse hyn koha e namazit, thirreni ezanin dhe ikametin dhe le t`ju udhëheqë më i moshuari nga ju të dy”. (Muslimi 658) Kush ishin afërsisht të njëjtë në dituri

Sa i përket gjërave të zakonshme, në Sunen transmetohet se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:

“Tre vetave nuk u lejohet të udhëtojnë, përveç nëse caktojnë njërin prej tyre për udhëheqës të rrugës.” (Ebu Davudi 2608)

E dime se urdhërimi në të mire dhe ndalimi i të keqes është e detyrueshme dhe e nevojshme në mesin e njerëzve. Pra, kush nuk urdhëron atë që ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe nuk ndalon atë që e ka ndaluar Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe nëse nuk i urdhërohet që të punojë atë që ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe nëse nuk i ndalohet ajo që e ka ndaluar Allahu dhe i Dërguari i Tij, atëherë ai duhet të urdhërojë dhe të ndaloj. Atij duhet t`i urdhërohet dhe ai duhet të ndalohet në atë që është në kundërshtim me atë. Në të kundërtën, do të njëjësohet e vërteta të cilën e ka shpallur Allahu, subhanehu ue teala, me gënjeshtrën në cilën Allahu nuk e shpalli. Dhe, nëse njeriu më pas e merr këtë për fe, atëherë për fe të tij ka marrë risitë. Sipas kësaj, çdo njeri lëviz sipas vullnetit të vet; ai ua jep kujdesin gjërave dhe i ruan ato. Ndërsa, nëse ai, qëllimi i të cilit nuk është i mire, nëse edhe veprat nuk i ka të mira apo nëse kryhen ato vepra për dike tjetër e jo për Allahun, subhanehu ue teala, atëherë veprat e tij do të shkatërohen. Allahu thotë:

“Vërtet, veprimi juaj është i llojllojtë.” (El-Lejl, 4)

Të gjithë këto lloje të veprave janë të gabueshme dhe me këto dallohen jobesimtarët.
Allahu, subhanehu ue teala, thotë:

“Ata të cilët vetë nuk besuan dhe penguin edhe të tjerët nga rruga e Allahut, Ai ua ka asgjësuar veprat e tyre.” (Muhamed, 1)

Në një ajet tjetër, thotë:

“E veprat e atyre që nuk besuan janë si valët (nga rrezet e diellit) në një rrafshinë ku i etshmi mendon se është ujë derisa kur t’i afrohet atij nuk gjen asgjë, por aty e gjen All-llahun dhe Ai do t’ia japë llogarinë e tij. All-llahu është i shpejtë në llogaritje.” (En-Nur, 39)

Dhe thotë:

“E Ne i kthehemi ndonjë vepre që e bënë ata dhe e bëjmë atë hi e pluhur.” (El-Furkan,23)

Allahu, subhanehu ue teala, në Librin e Tij ka urdhëruar që të jemi të dëgjueshëm ndaj Tij, ndaj Pejgamberit të tij dhe ndaj personave kompetentë në mesin e besimtarëve. Për këtë Ai thotë:

“O ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë.” (En-Nisa, 59)

Kompetentë janë ata të cilët janë vendosur dhe që përpiqen në shoqëri për të mirën e të gjithë njerëzve, ata u urdhërojnë njerëzve e të ngjashme me to. Në këtë njëjësohen ata të cilët kanë fuqinë dhe pushtetin, dijetarët dhe oratorët. Për këtë shkak, kompetentët ndahen në grupe: dijetarët dhe udhëheqësit. Nëse ata janë të mire, edhe njerëzit do të jenë të mire. Por nëse këta prishen, as njerëzit nuk do të jenë të mire.

Në këtë mënyrë Ebu Bekri, radijallahu anhu, i është përgjigjur Ahmesijut kur e kishte pyetur; “Deri kur do të qëndrojmë në këtë? Ai tha: “Deri atëherë kur udhëheqësit tuaj të drejtohen.”

Në mesin e njerëzve kompetentë hujnë: udhëheqësit,shejhët, ministrant, por edhe secili person të cilin e pasojnë të tjerët dhe që i takon organeve kompetente. Secili prej tyre e ka për detyrë të urdhërojë atë që e ka urdhëruar Allahut, subhanehu ue teala dhe të ndalojë atë që e ka ndaluar Ai. Të gjithë ata të cilët duhet të jenë të dëgjueshëm ndaj tij, duhet të jenë të dëgjueshëm në dëgjueshmëri ndaj Allahut, ndërsa nuk do t`u nënshtrohen në bërje gjunahesh ndaj Allahut. Kur i mori kompetencat mbi muslimanët, Ebu Bekër Es-Sidiku, radijallahu anhu, ie drejtua atyre dhe jut ha:

“O njerëz! Dhunuesi në mesin tuaj është i dobët për mua, derisa t`ia marrë të drejtën. I dobëti në mesin tuaj tek unë është u fuqishëm, derisa t`ia jape të drejtën e tij. Dhe përderisa jam i dëgjueshëm ndaj Allahut, edhe ju të jeni të dëgjueshëm ndaj meje! Nëse bëj gjunah ndaj Allahut, atëherë nuk jeni të detyrueshëm që të më nënshtroheni mua!”

Shejhul Islam Ibën Tejmije
www.teuhid.net
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Katër lloje njerëzish
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Disa lloje të njerëzve të mallkuar nga ana e All-llahut s.w.t. dhe e dërguarit të Tij s.a.w.s.
» Disa lloje te njerezve te mallkuar nga ana e All-llahut xh.sh. dhe i derguari i tij s.a.w.s.
» Katër parimet që e ndajnë Dinin e muslimanëve nga feja e Sekularistëve
» Katër Bazat nga Sheikh ul-Islam Muhamed ibn Abdul-Wahab
» Tregim per kater shoket qe defroheshin ne klube te nates !!! Sadullah Bajrami

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: