Disa lloje të njerëzve të mallkuar nga ana e All-llahut xh.sh. dhe e dërguarit të Tij s.a.w.s Mushrikat dhe mushriket (idhujtaret) për këtë thotë All-llahu s.w.t. në Kur’ani Kerim : "E në anen tjetër për t’i ndëshkuar munafikat dhe munafiket, idhujtarët edhe idhujtaret, mendimi i të cilëve ndaj All-llahut ishte mendim i keq. Atyre u raftë e keqja! All-llahu shprehi urrejtje kundër tyre dhe i mallkoi, e Xhehennemin e përgaditi për ta, që është vendbanim i keq." (El-Fet’h: 6)
Përkufizimi i mallkimit është: Mallkimi është largimi prej mëshirës së All-llahut s.w.t.
Kafirat (mosbesimtarët), këtë e vërteton fjala e All-llahut s.w.t. ku ka thënë në Kur’ani Kerim : "Munafikave dhe munafikeve dhe jobesimtareve (kafirave) All-llahu ju ka percaktuar zjarrin e Xhehennemit , ku do te jene pergjithmone,ai mjafton per ta,dhe ata i ka mallkuar All-llahu. Ata kane denim te panderprere." (Et- Tewbe: 68)
Mushrikat dhe mushriket (idhujtaret) për këtë thotë All-llahu s.w.t. në Kur’ani Kerim : "E në anen tjetër për t’i ndëshkuar munafikat dhe munafiket, idhujtarët edhe idhujtaret, mendimi i të cilëve ndaj All-llahut ishte mendim i keq. Atyre u raftë e keqja! All-llahu shprehi urrejtje kundër tyre dhe i mallkoi, e Xhehennemin e përgaditi për ta, që është vendbanim i keq." (El-Fet’h: 6)
Munafikat dhe munafiket (dyftirshat) All-llahu s.w.t. i ka mallkuar dyftyrëshit dhe dyftireshet dhe ka thënë: "Po nëse hipokritet dhe ata që kanë zemra të sëmura, dhe ata që përhapin gënjeshtra në Medine, nuk ndalen, ne do të bëjmë që ti të dominosh mbi ta e pastaj ata nuk do të jenë fqinjë me ty në te vetëm një kohë të shkurtër.(Do të jenë) Të mallkuar, kudo që të ndeshen, do të kapen dhe do të mbyten." (El-Ahzab: 60-61)
Kush është në anën e pushtetarëve të huaj (kush i miqëson ata), transmentojnë ibn Hibbani, Bejhakiju dhe Nesaiju nga ibn Abbasi r.a. se Pejgamberi s.a.w.s. ka thënë: …e ka mallkuar (All-llahu) atë që është në anën e pushtetareve të huaj …
Ata që e shajnë All-llahum s.w.t. dhe të Dërguarin e Tij s.a.w.s., All-llahu s.w.t. në lidhje me këtë tha: "E s’ka dyshim se ata janë të cilët e fyejnë All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ata i ka mallkuar All-llahu në Dunja dhe Ahiret për ta, ka përgaditur një denim të dhembshëm." (El-Ahzab: 57
Ata të cilët në zemrat e tyre kanë sëmundje (p.sh.: dyftyrësija), All-llahu s.w.t. ka thënë në Kur’an: "E ata që besuan po thonë përse të mos na shpallet një sure (që na e obligon luftën)? E kur u shpall sureja e qartë dhe në të u permend lufta, i sheh ata të cilët kanë zemra të sëmura, të shikojnë me një shikim sikur të ishin në agonin e vdekjes. I gjet’ke e keqja! Një respekt dhe një fjalë e mirë (do të ishte më mirë per ta). E kur çeshtja (e luftës) të jetë e vendosur, do të ishte mirë për ata të jenë besnik me All-llahun. A pritet prej jush (hiprokitëve) që nëse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesë Islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërpreni lidhjet e akraballëkut." (Muhammed: 20-22)
Vijon inshaAllah...
Marrur nga libri: 100 prej te mallkuarve nga ana e All-llahut dhe pejgamberit s.a.v.s.